CALIDO MARIS

nga admin
5/5

Vendndodhja

Hoteli Calido Maris është i lokalizuar në zonën e Sides, 15 km nga Avsallar, 23km nga Side, 15km Manavgat, 40km Alanya dhe 75km nga aeroporti Gazipasa-s dhe 150m larg plazhit me gurë dhe rërë.

Akomodimi

Calido Maris ofron për mysafirët e saj 426 dhoma të dekoruara me stil modern, me dritë të bollshme nga natyra, me orendi më komode dhe moderne, ballkonet shumë të këndshme ku mund të shijoni ajrin e freskët të Mediteranit. Të gjitha dhomat kanë pamje nga deti. Dhomat e lartëpërmendura janë të pajisura me kondicioner, telefon, kasafortë, televizion e satelitor, muzikë, frigorifer të vogël, tharëse për flokë, banjon dhe tualetin, terracën dhe ballkonin, ku këtu do të gjeni çdo gjë që ju nevojitet për një pushimë të këndshëm.

Ushqimi dhe Pijet

Restorantet:
Hoteli Calido Maris ofron kuzhinën më të mirë tradicionale turke dhe ndërkombëtare në një atmosferë shumë komode, moderne e gjithëpërfshirëse . Përveç restorantit kryesor në të cilën shërbehet mëngjesi dhe mëngjesi i vonshëm, dreka, snacku, darka dhe supa e mesnatës, hoteli ofron edhe dy restorante Al a Carte me ushqim të pasur tradicional ottoman dhe restorantin italian.
Al a Carte restorantet janë :
Restoranti Italian – shërben kuzhinën tradicionale italiane me ushqimet më njohura dhe më të mira të këtij vendi.
Restoranti Ottoman – shërben kuzhinën tradicionale turke me një llojllojshmëri ushqimesh.
Calido Maris ka një përzierje perfekte të kuzhinave trandicionale turke dhe atyre ndërkombëtare më gjithëpërfshirëse vetëm për shijen tuaj.

Baret:
Calido Maris ka tre lloje të bareve ku Bistro Bar-i punon prej orës 10:00-24:00, baret tjera janë baret që do të përshtaten me shijen dhe komoditetin tuaj janë Pool Bar-i dhe Beach Bar-i. Hoteli po ashtu posedon edhe Pattiserinë e cila gjendet në hollin e hotelin ku shërbehen pije jo alkoolike dhe snack të llojllojshëm.

Shërbime

Hoteli Calido Maris ka shumë afër plazhin, është e pajisur me një zonë shumë private për relaksim dhe not. Ky hotel ka pishinën e brendshme dhe të jashme me gjashtë rrëshqitëse shumë ngazëllyese. Peshqirët, dyshekët dhe çadrat janë të gjitha pa pagesë. Mund të përfitoni edhe nga aktivitetet e ndryshme siç është vollejbolli në plazh.
Sherbimet e Hotelit:
Sherbimet e perfshira pa pagese:
Miniklubi, Qendra e lojërave, Qendra e Fitnesit & Gymit, Masazhe, Terapitë e ndryshme holistike, Sallon për përkujdesja ndaj lëkurës, Banjat me avull, Banjat turke (Hammami), Pishina e brendshme me nxemje, Sauna, Xhakuzi
Sherbimet e perfshira me pagese:

  • Sportet ujore si Jet-ski, Banana
  • Sërfi në erë

Pozicioni i Hotelit në Hartë

Lexoni rreth Turqisë

Shkruani një koment

Mund t'ju pëlqejnë edhe: