Home TURIZËMALL INCLUSIVE QUATTRO FAMILY CLUB DEM HOTEL

QUATTRO FAMILY CLUB DEM HOTEL

nga admin
5/5

Vendndodhja

Hoteli ndodhet në zonën turistike në Alanya, është 11.7 km larg qendrës së qytetit dhe 13 km larg aeroportit të Antalyas.

Hoteli ndodhet në vijën e parë të plazhit dhe është i rrethuar nga gjelbërimi, në një sipërfaqe toke prej 33,000 m2. Ka shumë pemë frutore, lule botanike dhe bimësi. Përvec pishinave me rrëshqitëse, hoteli ka edhe një skle ëtë bukur mbi detin Mesdhe për klientët të cilët mund të marrin rreze dielli aty me zhezlong dhe çadra dielli. Fjala më e mirë për të përshkruar hotelin tonë është Hotel Familjar.

Akomodimi

Hoteli ofron 264 dhoma të rehatshme prej të cilave 224 janë dhoma familjare dhe 38 dhoma standard, të cilat ndodhen në ndërtesën kryesore ose në ndërtesat e Kopshtit.

Të gjitha dhomat janë të kompletuara me kondicionerë, TV satelitor, wifi, mini frigorifer, mikrovalë, telefon, kasafortë, tharëse flokësh, deduktor tymi dhe tavolina me karrige në ballkone. Dhomat janë me pamje nga kopshti, pishina ose deti.

Ushqimi dhe Pijet

Gjatë qëndrimit tuaj në hotel ju mund të zgjidhni një nga restorantet për të provuar ushqime të shijshme të përgatitura nga shefat e kuzhinës.

Në hotel gjendet: 1 restorant kryesor, 2 Restorante A’la Carte, 2 bufe snack, 2 kënde për aperitiv pranë pishinës dhe 1 pastiçeri.

Shërbime

Quattro Family Club Dem Hotel ka 6 pishina të jashtme me madhësi të ndryshme dhe vendndodhje të ndryshme.

  • Pishina e Plazhit është 500 m2 në përmasa dhe afër zonave të aktiviteteve,
  • Relax Pool është me madhësi 550 m2 dhe ndodhet në mes të blloqeve Aqua.
  • Aqua Park është me madhësi 150 m2 dhe ka 4 rrëshqitje.
  • Pishina e Lagunës është me madhësi 165 m2 dhe e pozicionuar posaçërisht për dhomat e Lagunës.
  • Pishina e fëmijëve Aqua Tower është me madhësi 300 m2, me 3 rrëshqitje dhe ndodhet në mes të Dhomave Familjare të Kopshtit.
  • Pishina e Relax Kids ndodhet afër Pishinës Relax e cila është me madhësi 40 m2.

Hotel ofron qendër Spa, sauna, banjo turke, masazhe, qendër fitness, trajtime të ndryshme për trupin dhe fytyrën.

Në banjën turke, poret tuaja do të hapen dhe do të ndiheni të relaksuar dhe të rinuar pas trajtimit të veçantë me shkumë dhe lëkurës së trashë. Nxehtësia në saunën finlandeze ju lejon të largoni stresin dhe lodhjen.

Pozicioni i Hotelit në Hartë

Lexoni rreth Turqisë

Shkruani një koment

Mund t'ju pëlqejnë edhe: