- TURQI - ANTALYA - KEMER
- LUXURY HOTEL
- ALL INCLUSIVE ALL EXCLUSIVE
- CHARTER
- BAGAZHE 20 kg + 10 kg BAGAZH DORE
- TRANSFERTA
Vendndodhja
Hoteli është i lokalizuar në Tekirova, në një nga anekset e kaltra të Mesdheut. Rrethuar nga pemë pishe dhe nga një pamje malore mitike. Ndërtuar mbi një sipërfaqe prej 186.000 m2, kompleksi është vetem 10 minuta larg nga qendra e biznesit dhe e argëtimit e Tekirovës, 17 km larg nga qendra turistike e Kemerit dhe 73 km larg nga Aeroporti i Antalias, 60 km nga qendra e Antalyas. Ndodhet në vijë të parë me detin, me plazhin e tij privat prej rëre dhe guralece. I rinovuar plotësisht në vitin 2014.
Akomodimi
Struktura e hotelit është e përbërë nga 2 godina qendrore dhe vilat në pjesën e pasme, me një numer total prej 770 dhomash. Hoteli ka 8 pishina, pishina kryesore zë një sipërfaqe prej 3319 metra katrorë.
Në zonën e vilave gjendet një tjetër pishinë me një sipërfaqe prej 5548 metra katrorë. Në brendësi të dhomave ka minibar, tv satelitor, linjë direkte telefonike si në tualet dhe në dhomë, kondicioner, ballkon, sensor kundra zjarrit, tualet dhe vaskë, tharëse flokesh.
Ushqimi dhe Pijet
Restoranti kryesor ku shërbehet: Mëngjes i hapur buffe, mëngjes në orë më të vona, dreka dhe darka, 6 Restorane A La Carte janë të hapur për darka me rezervim paraprak.
- La Rosetta – restorant me gatime Italiane
- Cactus – restorant me gatime amerikane
- A La Turca – ku keni mundësi të shijoni specialitetet e kuzhinës turke
- Mermaid – në të cilin keni mundësi të shijoni prodhime të freskëta deti
- Mandarin – restorant me specialitete të Lindjes së largët
- Exclusive Club restaurant- është i hapur gjatë gjithë javës,
À la Carte Restaurants- janë të hapura 6 ditë gjatë javës.
Pijet shërbehen në shishe në të gjitha restorantet dhe baret e brendshme.
- Për qëndrime më pak se 4 netë restorantet a la carte janë me pagesë.
- Për qëndrime 4 netë, ose më shumë Alaturca dhe Mandarin Restorant janë free of charge gjatë qëndrimit.
Në baret e hotelit mund të shijoni soft drinks, pije alkoolike dhe jo-alkoolike.
Shërbime
Hoteli dallohet për Aquaparkun më të madh dhe më modern në zonën e Kemerit
Fushë tenisi, sauna, palestër, masazh, ambient për fëmijët, bilardo, ping-pong, karaoke, canoe, bowling, zhytje, pishinë e mbyllur, pishinë e hapur, shërbim dhome, ambiente për mbledhje dhe për bankete, shërbim për mbajtjen e fëmijëve, lavanderi, pastrim kimik, berber, sallon bukurie, shërbim hekurosje, shërbim interneti, shkembim valute, dyqane dhuratash dhe suveniresh, dreka të paketuara, makinë me qera, faks dhe fotokopje, restorant, bar, 24 orë recepsion, kopësht, dhoma ku ndalohet pirja e duhanit, dhomë dhe lehtësira të tjera për njerëzit me aftesi të kufizuar, parking pa pagesë, ashensor, kasafortë, sistem ngrohjeje, dyqane brenda kompleksit, Pishinë e madhe me katër seksione, pishinë qëndrore, pishinë për fëmijët, shezllonet, peshqirët dhe çadrat e plazhit.