Home TURIZËMALL INCLUSIVE JADORE DELUX HOTEL & SPA

JADORE DELUX HOTEL & SPA

nga admin
5/5

Vendndodhja

Jadore Deluxe Hotel & Spa 5* është i lokalizuar në qytetin e Antalyas rreth 75 km nga aeroporti kryesor në Antalya, 85 km nga qendra e qytetit, 300 m nga plazhi.

Akomodimi

Hoteli ka 380 dhoma të standarteve të ndryshme të arreduara në mënyrë mjaft komode për të realizuar pushime sa më relaksuese. Dhoma standarte ka një sipërfaqe 34 m2 ku janë një French bed dhe single bed, ku mund të akomodohen 3 të rritur e pajisur me tharëse flokësh, shoëer, kasafortë, ëifi, telefon, LCD TV, ajër të kondicionuar, balkon me karrike dhe tavolinë për të shijuar kafen, minibar, makineri për kafe dhe çaj, bath cosmetics. Dhoma superior, dhoma family kanë të njëjtin arredim me të gjitha kushtet e nevojshme por kanë një sipërfaqe më të madhe se dhoma standarte.  Dhoma Suite është e dizenjuar në mënyrë të mrekullueshme, për t’i bërë pushimet tuaja të paharrueshme.

Ushqimi dhe Pijet

Restoranti kryesor ku ju keni mundësi të konsumoni mëngjesin, drekën dhe darkën buffe me një shumëllojshmeri gatimesh.

Snack restorant ka shërbim 24 orë, ku ofron shërbim A La Carte ku keni mundësi të konsumoni gatime të shumëllojshme. Hoteli ka dhe shuma restorante A La Carte:

  •  Ottoman A La Carte, ku keni mundësi të konsumoni gatimet e kushinës turke,
  • Italian A La Carte ku keni mundësi të konsumoni gatimet e kuzhinës italiane,
  • Fish Restaurant ku keni mundësi të konsumoni prodhimet e freskëta të detit,
  • Mexican A La carte
  • Far East Asian A La carte ku keni mundësi të konsumoni gatime të kulturave të ndryshme.

Hoteli ka gjithashtu disa bare si: Longe Bar, Irish Pub Bar, Lobby Bar, Pool Bar, Beach Bar, Disco Bar, Snack Bar ku ju keni, mundësi të konsumoni pijen tuaj të preferuar në ambiente të ndryshme mjaft komode.

Shërbime

Lojra në dhomë, Klasa Kërcimesh, Live music, beach party një herë në javë, lojra në pishinë, Acrobatic shoë, Aktivitete kulturore, Land Sports, Kurse për koktele, Turkish night çdo të martë, Darka Gala çdo të premte. Hoteli ofron gjithashtu aktivitete të ndryshme gjatë ditëve për fëmijë dhe të rritur.                                      

Hoteli ka 3 pishina: një pishinë e madhe për të rritur në të cilën kryhen aktivitete ujore ditore, një akuapark me rrëshqitëse, një pishinë dhe një klub lojrash për fëmijë, si dhe një pishinë e brendshme. Aktivitetet ditore janë: lojra, kurse kërcimi (pagese ekstra), muzike live, parti në plazh çdo dy javë (në varësi të motit), shoë akrobatik etj.

Pozicioni i Hotelit në Hartë

Lexoni rreth Turqisë

Shkruani një koment

Mund t'ju pëlqejnë edhe: