Home TURIZËMALL INCLUSIVE NIRVANA DOLCE VITA

NIRVANA DOLCE VITA

nga admin
5/5

Vendndodhja

Nirvana Dolce Vita ka një vendndodhje ideale, aty ku malet Taurus bashkohen me Mesdheun, brenda një parajse të fshehtë rrethuar nga pyje me pisha. Resorti ndodhet vetëm 2 km larg nga qendra e Tekirovës, 18 km nga Kemeri, 58 km nga Antalya dhe 75 km nga aeroporti i Antalya.

Akomodimi

Nirvana Dolce Vita ofron për bujtësit e vet 700 dhoma të bollshme, të dekoruara me stil dhe pajisur me orenditë më moderne.

Të gjitha dhomat janë projektuar me arkitekturë të veçantë dhe janë të pajisura me: sistem elektronik të dyerve, alarm antizjarri, maksibar, pajisje për kafe dhe çaj, TV LCD, kanale televizive kombëtare dhe ndërkombëtare HD, DVD, telefon si në dhomë ashtu edhe në banjë, ajër të kondicionuar qëndror (i cili komandohet nga menaxhimi i hotelit në varësi të kushteve metereologjike), krevat matrimonial ose dy shtretër të ndarë, kasafortë elektronike, ballkon, set tavoline dhe karrike në ballkon, tharëse flokësh, pasqyrë dhe set make-up, raft për valixhet, set Burtini, peshqir trupi dhe pantofla për të rritur, peshqir trupi dhe pantofla për fëmijë, WI-Fi falas.

Shërbime pa pagesë në dhomë: Kasaforta elektronike, krevat për bebe (me kërkesë), vaskë për bebe (me kërkesë), ndërrimi i çarcafëve dhe rregullimi i shtretërve bëhet përditë, ndërrimi i peshqirëve bëhet përditë, pastrimi i dhomës përditë, maksibari mbushet një herë në ditë, pajisja për kafe dhe çaj mbushet një herë në ditë.

Hoteli disponon disa tipe dhomash:

  •  Dhoma Club Standard (me pamje nga parku): Hoteli ka 382 dhoma të tilla me sipërfaqe 40m2, të vendosura në godinën Club. Dhomat kanë 1 dhomë gjumi (me krevat matrimonial ose dy shtretër të ndarë), banjë, 1 dhomë garderobe ose garderobë dhe ballkon. 21 prej këtyre dhomave komunikojnë me dyer të brendshmedhe mund të përdoren si dhoma familjare.
  • Dhoma Club Suite (me pamje nga parku): Hoteli ka 2 suita të këtij tipi me sipërfaqe 65m2, të vendosura në godinën Club. Suitat kanë 1 dhomë gjumi me krevat matrimonial, një dhomë ndenje, 1 banjë me Jacuzzi 1 dhomë garderobë dhe verandë.
  • Dhoma për persona me aftësi të kufizuara (me pamje nga parku): Hoteli ka 4 dhoma të tilla me sipërfaqe 40m2, të vendosura në godinën Club. Dhomat kanë 1 dhomë gjumi, dy shtretër të ndarë, 1 banjë me pajisje të veçanta për ta, dyer të gjëra dhe 1 dhomë garderobë.
  • Dhoma Standard Deluxe (179 Dhoma me pamje nga deti dhe 94 Dhoma me pamje nga parku):

Hoteli ka 273 dhoma Standard Deluxe me sipërfaqe 40m2, të vendosura në godinën Deluxe.

Dhomat kanë 1 dhomë gjumi (me krevat matrimonial, ose dy shtretër të ndarë), banjë, 1 dhomë garderobë, ose garderobë dhe ballkon. 20 prej këtyre dhomave komunikojnë me dyer të brendshme dhe mund të përdoren si dhoma familjare.

  • Deluxe Junior Suitë (me pamje nga deti): Hoteli ka 17 suita të këtij tipi me sipërfaqe 63m2, të vendosura në godinën Deluxe. Dhomat kanë 2 dhoma: 1 dhomë gjumi me krevat matrimonial dhe një dhomë ndenjeje që komunikojnë me dyer të brendshme, 1 banjë dhe ballkon.
  • Dhomë familjare Deluxe (me pamje nga deti): Hoteli ka 5 dhoma të këtij tipi me sipërfaqe 70m2, të vendosura në godinën Deluxe. Dhomat kanë 2 dhoma: 1 dhomë gjumi me krevat matrimonial dhe një dhomë gjumi me një krevat të ndarë që komunikojnë me dyer të brendshme, 1 banjë dhe ballkon.
  • Deluxe Suite (5 me pamje nga deti dhe 2 me pamje nga parku): Hoteli ka 7 suita të këtij tipi me sipërfaqe 80m2, të vendosura në godinën Deluxe. Këto suita kanë 1 dhomë gjumi me krevat matrimonial, një dhomë ndenjeje, studio, kuzhinë të stilit amerikan, banjë, dhomë garderobe dhe verandë (disa prej dhomave për shkak të arkitekturës nuk kanë kuzhinë).
  • Deluxe Major Suite (me pamje nga deti): Hoteli ka 2 suita të këtij tipi me sipërfaqe 175m2. Këto suita kanë 2 dhoma gjumi me krevat matrimonial që komunikojnë me dyer të brendshme, dhomë ndenjeje, kuzhinë të stilit amerikan (vetëm në njërën prej suitave), dhomë garderobe, Jacuzzi, 2 banja dhe verandë 75m2.

Vilat:

  • Villa Grand (me pamje nga deti): Hoteli ka 3 vila dykatëshe të këtij tipi me sipërfaqe 380m2, të cilat kanë pishinë personale me ngrohje, të vendosura në zonë të veçuar afër detit. Vila ka 4 dhoma gjumi me krevat matrimonial në katin e sipqrm dhe kuzhinë të stilit amerikan/dhomë ngrënjeje, dhomë ndenje, dhomë fitness, sauna dhe dhomën e personit të shërbimit në katin përdhes. Po ashtu vila ka edhe verandë.
  • Villa Deluxe (me pamje nga deti): Hoteli ka 5 vila dykatëshe të këtij tipi me sipërfaqe 230m2, të cilat kanë pishinë personale me ngrohje, të vendosura në zonë të veçuar afër detit. Vila ka 2 dhoma gjumi (njëra me krevat matrimonial dhe tjetra me dy krevate të ndarë) në katin e sipërm dhe 1 dhomë gjumi me krevat matrimonial, kuzhinë të stilit amerikan/dhomë ngrenjeje dhe dhomë ndenjje në katin përdhes. Po ashtu vila ka edhe verandë.
  • Villa Superior: (me pamje nga parku): Hoteli ka 10 vila dykatëshe moderne të këtij tipi me sipërfaqe 220m2, të ndërtuara në bllok (dy shtëpi me hyrje të ndryshme nga njëra- tjetra) të cilat kanë pishinë personale. Kati i sipërm ka: 2 dhoma gjumi me banjë më vete. Këto dhoma kanë edhe hapësira ndenjeje dhe ballkone të bollshëm. Kati përdhes ka: kuzhinë të stilit amerikan/dhomë ngrënjeje dhe dhomë ndenjeje, dhomë gjumi dhe banjo.

Ushqimi dhe Pijet

Në restorantin qëndror dhe në 10 restorantet A la Carte të hotelit do të gjeni shërbim cilësor, ushqim të gatuara me kujdes dhe shumëllojshmëri. Restoranti qëndror ka tre zona të dekoruara ndryshe, një pub irlandez dhe bar.

Shërbime

Aktivitete të përditshme, lojëra speciale, aktivitete kulturore, mbrëmje muzikore, muzikë live, karaoke, kurse kërcimi, disko, dart, boccia, parti në plazh dhe kopësht, akuapark, minilibrari, internet kafe, miniklub (për moshat nga 04 – 12 vjeç), pishinë për fëmijë, kënd lojrash për fëmijë, minidisko, 9 fusha tenisi (6 nga të cilat janë fusha për profesionist) të ndriçuara, basketboll, volejboll në plazh, minifutboll, akupark, aerobi, gjimnastikë, gjimnastikë në ujë, water polo, ping – pong, wind surf (kërkohet çertifikatë), water bike, kanoe, joga, lojëra elektronike, banjo turke, sauna (në qendrën e Spa), banjo me avull, jakuzi.

Shërbime me ekstra pagesë: Masazhe të ndryshme, wellness centre, trajtime të ndryshme të trupit dhe lëkurës, spa, hidroterapia.

Pozicioni i Hotelit në Hartë

Lexoni rreth Turqisë

Shkruani një koment

Mund t'ju pëlqejnë edhe: