MARTI MYRA

nga admin
5/5

Vendndodhja

Marti Myra ndodhet midis dy qyteteve antike, Olympos dhe Phaselis, në plazhet e paprekur të Tekirovës në Kemer. Hoteli është 17 km larg nga qyteti i Kemerit, 60 km nga qendra e Antalyas dhe 70 km nga Aeroporti i saj. Plazhin e ka me guralecë.

Akomodimi

Marti Myra ofron konfort me: 326 dhoma standarte (36 m2), 119 dhoma deluxe (38 m2), 81 dhoma familjare (44 m2), 6 Vacation Club units (176 m2), 1 Presidential Suite (320 m2). Të gjitha dhomat kanë sistem qendror të ajrit të kondicionuar, dysheme me pllaka qeramike, pastrim ditor të dhomës, hyrje me kartë elektronike, tualet (dush, WC), tharëse flokësh, TV satelitor, linjë direkte telefonike, kasafortë dhe minibar, të gjitha dhomat kanë ballkon ose tarracë, baby cot është e disponueshme.

Ushqimi dhe Pijet

Restorant kryesor – Solymos me dy kate dhe me një kapacitet prej 700 vendesh, ofron mëngjesin, drekën dhe darkën me menu të hapur.

Tarraca Arykanda ofron një kapacitet prej 350 vendesh.

Letoon Snack Bar, ku mund të gjeni mish të pjekur në zgarë, restoant A`la carte me 70 vende, të cilat ofrojnë produkte deti si dhe gatime të kuzhinës turke.

Baharat Bazar, Le club Restaurant, bufe speciale për fëmijë e shoqëruar me animatorë.

Shërbime

Bilardo, ping pong, shah, tavull, dhomë lojrash, stampime gotash dhe bluzash, qendër kompjuterash dhe interneti, fusha tenisi me drita, Fitness Centre (aerobi, bodybuilding, step, yoga), Far East sports, kurse të ndryshme në Aquapark, pishinë në ambjentet e jashtme dhe në ambjente të brendshme, windsurfing, kurse zhytjeje në pishinë (scuba), sporte në ujë, siç janë banana, xhiro me parashutë, ski në ujë, zhytje, PADI, CMAS, barracuda, qendër bukurie dhe shëndeti, sallë konferencash.

Pozicioni i Hotelit në Hartë

Lexoni rreth Turqisë

Shkruani një koment

Mund t'ju pëlqejnë edhe: