Home TURIZËMALL INCLUSIVE CAVES BEACH RESORT

CAVES BEACH RESORT

nga admin
5/5

Vendndodhja

Kujdes! Viza kushton 27 USD për person dhe merret në Aeroport në momentin e mbërritjes.

Resorti ndodhet vetëm 18 km larg nga Aeroporti Ndërkombëtar i Hurghadës, 23 km larg nga Grand Aquarium, ndërsa Senzo Mall është vetëm 27 km larg nga Caves Beach Resort.

Dizajni i jashtëm i hotelit është në një stil unik dhe të mrekullueshëm, i njëjtë me peisazhin, zonat e pishinës me drita dhe bimë të integruara përreth pishinës dhe në të gjitha hapësirat publike në të gjithë 40 000m sipërfaqe të zonës së peizazhit, ujërave të ndryshme dhe ndriçimit.

Akomodimi

Hoteli disponon 383 dhoma. Dhomat janë të arreduara me shumë stil, duke i ofruar klientëve relaks pas një dite të ngarkuar dhe të mbushur me aktivitete. Çdo dhomë është e paisur me TV, banjë me vaskë dhe dush, tharëse flokësh, recepsion 24 ore, dyqane, etj. Disa nga dhomat kanë tarracë ose ballkon.

Ushqimi dhe Pijet

Rock Restaurant është restoranti kryesor i hotelit që shërben me bufe të hapur për mëngjes, drekë dhe darkë dhe ofron mënu tematike që ndryshon dita ditës. Rock Restorant ka një tarracë me pamje nga pishina. I vendosur në ndërtesën kryesore në katin e parë, i projektuar në stilin e madh të shpellës me akuarium të madh rreth mureve, shërben për 600 mysafirë në të njëjtën kohë.

Restorantet:

  • Rock Restaurant
  • Flintstone Restaurant
  • Dino’s Beach restaurant

Bare:

  • Barney’s Pool Bar
  • Betty’s Pool Bar
  • Tea Time (Fred’s Bar)
  • Rock Pool Bar

Pirja e duhanit është e ndaluar në restorantin kryesor. Kodi i veshjes kërkohet gjatë vaktit të darkës, ndërkohë që pantallonat e shkurtra mund të përdoren vetëm gjatë mëngjesit dhe drekës, ndërsa bluzat pa mëngë nuk lejohen për meshkujt në çdo kohë.

* Uji mineral shërbehet me shishe gjatë vakteve dhe Lobi Bar, pije freskuese, Birrë, Verë shërbehen me gota në të gjitha pikat e shitjes.

* Programi All Inclusive përfundon në orën 16:00 të mesditës në datën e nisjes.

 

 

Shërbime

Resorti ka një pishinë të hapur gjatë gjithë vitit, Barbecue dhe dhe të ftuarit mund të shijojnë një pije në bar. Gjithashtu masazh dhe qendra wellnes. 

Në këtë resort klientët mund të provojnë një sërë aktivitetesh, si snorkeling dhe windsurfing. Pishinë e jashtme, plazh privat, pishinë e hapur gjatë gjithë vitit, barbecue.

Pozicioni i Hotelit në Hartë

Lexoni rreth HURGHADËS

Shkruani një koment

Mund t'ju pëlqejnë edhe: