Historia e pallatit, shkon paralelisht me atë të lindjes së kombit gjerman. Pas dy konkurseve arkitektonike, punimet filluan më 9 korrik 1884, ku legjenda thotë se Perandori William I, si shenjë e fatit të mirë, goditi gurin e parë tre here, para se kazma të thyhej në duart e tij. Kaiseri, në fakt, nuk ishte aspak i kënaqur me ndërtesën që mishëronte një kthesë të padëshiruar gjysmë-demokratike të mbretërisë.
Vetëm pas shumë mendimesh, ai e pranoi projektin për ndërtimin e një kupole prej guri që do ta bënte Reichstag-un më të gjatë se kështjella e tij.
Punimet përfunduan pas 10 vitesh. Ndërkohë, perandori i ri ishte bërë William II, nipi i William I. Ai gjithashtu nuk kishte simpati të madhe për ndërtesën: ai e quajti kupolën “majën e shijes së keqe”, diskreditoi arkitektin, i dha Reichstag-ut pseudonimin “Reichsaffenhaus” (shtëpia e majmunëve të Rajhut) dhe nuk pranoi që mbishkrimi “Dem Deutschen Volke” (Për popullin gjerman) të vendosej mbi të.
Vetëm në vitin 1916, në mes të Luftës së Madhe, tabela u vendos në hyrje të ndërtesës dhe përsëri këtu, sapo përfundoi konflikti, deputeti Philipp Scheidemann shpalli krijimin e Republikës.
Më 27 shkurt 1933, u ndez një zjarr i cili shkatërroi si sallën e mbledhjeve, ashtu edhe kupolën. Dinamika e ngjarjeve është ende e mbuluar me mister, por ajo u shërbeu socialnacionalistëve si pretekst për të diskredituar kundërshtarët e tyre politikë, duke iniciuar ngritjen e partisë.
Nga ajo kohë, deri në fund të Luftës së Dytë Botërore Parlamneti zhvilloi vetëm 19 seanca të Parlamentit, megjithatë, jo më në Reichstag, i cili ishte bërë i papërdorshëm, por brenda një dhome të Teatrit Kroll aty pranë. Dëmtuar rëndë nga bombardimet, Reichstag, i cili pas ndarjes së Berlinit e gjen veten në perëndim, në distancën kohore mes vitit 1961 dhe 1971 u rindërtua pa kupolë, sipas modelit të arkitektit Paul Baumgarten.
Me rënien e Murit të Berlinit, ribashkimin dhe transferimin e kryeqytetit të Republikës Federale nga Bon në Berlin, Bundestag (d.m.th. parlamenti i shtetit aktual Gjerman) vendosi të rizgjedhë Reichstag-un si selinë e tij. Sidoqoftë, ishte e nevojshme një punë e kujdesshme restauruese dhe rindërtimi i kupolës. Projekti iu besua arkitektit Sir Norman Foster i cili, përveç që bëri ambientet e brendshme të ndërtesës moderne dhe funksionale, bëri një kryevepër autentike me rindërtimin e kupolës, të rindërtuar në xham dhe të arritshme nga brenda falë një shkalle spirale madhështore që ende ofron sot një nga pamjet më të bukura të qytetit.
Adresa:
Platz der Republik 1 10557 Berlin
Ky artikull, duke përfshirë tekstin dhe fotot janë pronë intelektuale e TRAVELBAR. Artikulli gëzon të drejtën e copyright dhe ndalohet çdo kopjim ose riprodhim i tërësishëm apo i pjesshëm.