Home Uncategorized 10 GJËRA PËR TU PARË PATJETËR NË DUBAI

10 GJËRA PËR TU PARË PATJETËR NË DUBAI

nga admin

Çfarë të shohim në Dubai? Përse pëlqehet kaq shumë nga turistët që udhëtojnë për atje nga e gjithë Bota? Cilat janë vendet më interesante? Çfarë të shohim në mënyrë të veçantë? Ja 10 gjërat që nuk duhen humbur kurrsesi!

Tradita dhe tendenca janë të ndërthurura në Dubai, nga modernia tek luksi. Me një horizont ku ndodhen gradaçelat më të lartë në botë, luksin e ekzagjeruar, tregjet tipike, qendrat tregtare mbresëlënëse, detin kristal dhe plazhet e arta, shkretëtirat, shpatet e skive dhe parqet ujore mahnitëse, ky oaz urban në shkretëtirë, zbulon unitetin dhe dëshirën e njeriu për të kapërcyer çdo kufi.

1. BURJ KHALIFA

Me 828 metrat e saj është padyshim ndërtesa më e lartë në botë. Është e domosdoshme të ngjitesh në majë të gradaçelës, për një pamje që të lë pa frymë! Pamje panoramike dhe të paharrushme janë sidomos ato ndërmjet kateve 124-të dhe 148-të.

2. SHATËRVANI I DUBAIT

Poshtë këmbës së Burj Khalifa ndodhen shatërvanët vallëzues më të mëdhenj në botë, me valët e ujit që arrijnë deri në 150 m lartësi dhe përkunden për një kohë me muzikën.

 

3. PALM JUMEIRAH

Madhështi e shpikjes njerëzore, është ky ishull artificial me formë palme, që gjendet jashtë brigjeve. Aty kanë gjetur strehë vila dhe rezidenca luksoze si dhe një park ujor.

4. BURJ AL-ARAB

Karakterizuar nga forma e pagabueshme e velës, simboli i Dubait, është hoteli më i lartë në botë.

Më se luksoz (7 yje) është shtëpia e apartamenteve elegante, bareve dhe restoranteve të rafinuara, të rreshtuara me akuarime të mëdha, spa të shkëlqyeshme dhe të rehatshme.

5. DUBAI CREEK

Duke e ndarë qytetin në dy pjesë, Deira në veri dhe Bur Dubai në jug, midis lagjeve të çuditshme, xhamive dhe ndërtesave moderne, ky kanal është një luginë natyrale e detit që vjen direkt nga Gjiri Persik. Shëtitje të paharrueshme në portin tregtar si dhe një udhëtim në një abra, një taksi tipike e ujit.

6. GOLD SOUK

Duke kaluar Creek, ju keni arritur në lagjet historike të qytetit me tregjet e saj tipike: Gold Souk, më i madhi në botë dedikuar arit; erëzave, ku gjenden të gjitha aromat e Arabisë, të pëlhurave, ku mëndafshi është protagonist i padiskutueshëm; me aroma, vajra të përgatitura ad hoc; dhe të artizanëve vendas, Madinat Jumeirah dhe Al Bahar.

7. DUBAI MALL

Eshtë meka e re e shopping-ut, është qendra komerciale më e madhe në botë.

Mirëpret rreth 1200 dyqane të firmave të mëdha, restorante ndërkombëtare dhe etnike, një park të madh zbavitës, një pistë patinazhi, një ujvarë të madhe të mbuluar, një Akuarium dhe Kopësht zoologjik mbresëlënës, kinema dhe salla lojrash.

8. MALL OF EMIRATES

Ski në shkretëtirë? Në Dubai mundesh. Në këtë qendër komerciale ndodhet një pistë e mjaft e madhe e mbuluar skish, teleferikë të përfshirë. Eshtë e famshmja Ski Dubai. Një alternativë zbavitëse dhe origjinale për shopping.

9. PARQE UJORE

Zbavitje e sigurtë me pishina, rrëshqitëse dhe atraksione të përshtatshme për të gjithë. Të paharrueshme janë Wild Wadi WaterPark dhe për një eksperiencë me delfinët Dolphin Bay dhe Atlantis Aquaventure The Palm.

10. SAFARI NË SHKRETËTIRË

Dubai është i mbushur me kontraste, mjaftojnë pak kilometra për tu gjendur mes plazheve me rërë të butë. Aventurierët mbi quad apo fuoristrada, nuk mund të heqin dorë nga shëtitjet me deve, apo një darke poshtë tendave të beduinëve me një spektakël kërcimesh orientale.

Ky artikull, duke përfshirë tekstin dhe fotot janë pronë intelektuale e TRAVELBAR. Artikulli gëzon të drejtën e copyright dhe ndalohet çdo kopjim ose riprodhim i tërësishëm apo i pjesshëm.

Shkruani një koment