Home REVISTA 10 GJËRA PËR TU PARË NË BARCELONË

10 GJËRA PËR TU PARË NË BARCELONË

nga admin

Barcelona, kryeqyteti i Katalonjës, është një qytet kozmopolit, aktiv, modern, por në të njëjtën kohë, i pasur me histori dhe ndërtesa interesante arkitektonike: prandaj është një destinacion thelbësor, që mund të plotësojë shijet e ndryshme të çdo turisti.

Shëtitja në këmbë nëpër rrugët e qytetit të vjetër, pranë zonave ujore dhe zonave gjelbra, do ju bëjë që të kuptoni se qyteti ka qenë në gjendje të nxjerrë më të mirën nga e kaluara e tij për ta integruar atë me të tashmen dhe të ardhmen e inovacionit, ngjarjet ndërkombëtare dhe vokacionin e madh turistik.

Pjesë të tjera të meritës së qytetit janë kultura gastronomike dhe karakteri mesdhetar, i gjithi për tu jetuar përgjatë bregdetit. Ndër atraksionet e shumta të Barcelonës, ne kemi zgjedhur 10 që nuk duhet t’i humbasim.

1. SAGRADA FAMILIA

Një nga simbolet e Barcelonës, kryevepër e arkitektit së Antonio Gaudi. Një projekt ambicioz, ende në zhvillim që me të vërtetë mund t’ju kënaqë, falë kullave të larta imponuese, nga të cilat ju mund të shijoni një pamje unike të qytetit dhe Muzeut, që tregon fazat e ndryshme të punës së kishës.

Vendi i ndërtimit është një atraksion i madh turistik me ekipet e punëtorëve dhe skulptorëve që punojnë për të përfunduar këtë tempull të madh, kushtuar Familjes së Shenjtë. Po këtu, është edhe varri i Gaudit, i cili mund të vizitohet nga turistët.

2. LA RAMBLA

Ja, ky është destinacioni i parë, apo qëllimi i çdo turisti, sapo zbret në aeroport, të gjithë duan ta vizitojë Barcelonën. The Rambla, është bulevardi i gjatë që të çon nga Plaza de Catalunya te statuja e  Kolombit, vetëm pak hapa nga deti.

Këtu, i zhytur në gjallërinë e turmës, ju mund të vendosni, nëse do të admironi artistët e rrugës, nëse doni të hyni nëpër muzetë e ndryshme, apo doni t’i hidhni një sy tregut ushqimor La Boqueria, ku do të gjeni të gjitha llojet e mallrave, apo doni të ecni përgjatë Rambla de les Flores, mbretërisë së luleshitësve ku do të ndjeni aromën e luleve dhe ngjyrave.

3. PARK GÜEL

Parc Güell është një nga destinacionet e nevojshme për t’u parë në Barcelonë.

I lindur nga një probjekti i financierit Eusebi, i cili në fillim të 1900 kishte porositur arkitektin Gaudi për  ndërtimin e një kopshti të madh të qytetit, parku tani është vendi i përsosur, për të shpëtuar nga streset e jetës së përditshme dhe për t’u arratisur në një botë përrallash, zanash e skulpturash të bukura dhe vepra unike arkitektonike.

E cilësuar si një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, ky park ndodhet në El Carmel Hill në lagjen Gràcia dhe ofron një pamje spektakolare të qytetit.

4. MUSEU PICASSO

Museu PicassoIl, nderon piktorin e njohur Pablo Picasso, i lindur në Malaga, por që e konsideronte  Barcelonën si qyteti i tij, prandaj edhe sot këtu është muzeu që përmban koleksionin më të madh të veprave të tij (3800) në një kompleks ndërtesash, që  datojnë në shekujt XIII dhe XV, në lagjen La Ribera.

Periudha pikturore e Picasso-s, që mund të admirohet në muzeun e dedikuar atij, mbi të gjitha i përket peridhës së rinisë, duke lejuar të njihet dhe vlerësohen punimet dhe formimi i tij artistik. 

Përveç koleksionit të përhershëm dhe ekspozitave të përkohshme, ka aktivitete të shumta të organizuara nga Muzeu duke përfshirë udhëtime udhëzuese për të zbuluar historinë mesjetare të ndërtesave.

5. EL BARRIO GOTICO

Qendra mesjetare e Barcelonës, larg nga dyndja dhe zhurma e njerëzve, një vend për t’u vizituar patjetër në këmbë. Këtu, mes rrugëve dhe rrugicave të shtruara, ju do të hyni në një atmosferë unike, e pasuruar nga prania interesante e monumenteve të bukura gotike dhe mbetjeve të lashta nga epoka romake.

Në Barrio, shpalos të gjithë bukurinë e saj madhështore, Katedralia e Barcelonës që daton në shekullin e katërmbëdhjetë, duke shkëlqyer shembullin e stilit arkitektonik gotik katalanas. Por këtu do të gjeni edhe muze të tjerë të shumtë për të vizituar pa ngut duke përfshirë Muzeun Dioqezan dhe Muzeun e historisë së qytetit.

6. TREGU BOQUERIA

Një ndalesë e paharrueshme: tregu më i madh në Barcelonë dhe në të gjithë Spanjën, plot me ngjyra dhe gjallëri, me një përzgjedhje të madhe të produkteve.

Një treg i organizuar mirë, me kioska shumë të bukura dhe një rregullim të kujdesshëm të produkteve që shkojnë nga fruta të thata, deri në perimet, peshku, mishi, për të përfunduar me ëmbëlsirat. Përveç 300 kioskave, këtu gjendet gjithashtu një zonë ngrënie dhe një librari e mushur plot e përlpot me libra, dedikuar ekskluzivisht për gatimin dhe ushqimin.

Prandaj, La Boqueria paraqitet si një vend origjinal për të blerë dhe si një pikë takimi për ata që janë të interesuar në kulturën gastronomike.

7. CASSA BATLLÓ

Kryevepër e padiskutueshme e arkitektit Gaudi në Barcelonë, Casa Batlló është një nga ndërtesat më ekstravagante dhe origjinale në Europë, si dhe pjesë e Trashëgimisë që nga viti 2005 dhe një nga shtatë mrekullitë e Barcelonës që nga viti 2007.

Nga jashtë të surprizon (mjafton të shihni kulmin e mbuluar me luspa me ngjyra për të simuluar pjesën e prapme të një dragoi dhe ballkonet që ngjajnë me  kafkat, të mbështeturanë një kollonë të ngjashme me rruaza), por surpriza e vërtetë është brenda: asnjë vijë të drejtë, por një çmenduri rrotullimesh dhe kthesash, valë dhe spirale, dritë natyrore në çdo mjedis dhe vëmendje maksimale në çdo detaj.

Vizita përfshin dy katet e para të ndërtesës duke përfshirë Katin Fisnik ku jetonte familja Battló.

8. LA BARCELONETA

Nga zona më e degraduar e qytetit, sot një nga zonat që duhet ta vizitoni patjetër dhe që tërheq mjaft turistë, falë një transformimi të jashtëzakonshëm, të realizuar përpara Olimpiadës së vitit 1992.

Sot kjo lagje, ju lejon të zhyteni në Barcelonën e 150 viteve më parë, midis rrugëve, rrugicave, barkave të vjetra dhe shtëpive të peshkatarëve.

Një realitet krejtësisht i ndryshëm nga dritat e klubeve të natës dhe bujaria e kësaj bote ku ju mund të shijoni pjata të shkëlqyera peshku në shumë restorante që ndodhen këtu.

9. PARC DE LA CIUTADELLA

Mushkëria e gjelbër dhe qendër sociale e Barcelonës, sot është një vend i kohës së lirë dhe relaksit, por jo vetëm. Në fakt, parku ruan një trashëgimi historike dhe kulturore që duhet  vizituar patjetër.

Këtu, në mesin e shumë atraksioneve, ju mund të admirojnë Cascade Monumental, projektuar nga  Josep Fontseré, Kështjellën e tre dragonjve, një nga shembujt e parë të ndërtesave moderniste, Barcelona Zoo, Parlamentin e Katalunas dhe liqenin, ku mund të lundroni me një varkë me rrema të marrë me qera.

Përveç kësaj, në park organizohen mjaft aktivitetet për kënaqësinë e të rinjve dhe të moshuarve.

10. SHATERVANI MAGJIK I MONTJUIC

Shatërvani Magjik është një atraksion që nuk duhet humbur në Barcelonë. Shfaqja e ujit dhe e dritave është me të vërtetë një përvojë magjike …

Shatërvani Magjik ndodhet në kodrën Montjuic dhe është ndërtuar në vitin 1929 me rastin e Panairit Botëror të Barcelonës. Edhe sot burimi është një nga vendet më të famshme në Barcelonë me rreth 2.5 milionë vizitorë çdo vit.

Ky artikull, duke përfshirë tekstin dhe fotot janë pronë intelektuale e TRAVELBAR. Artikulli gëzon të drejtën e copyright dhe ndalohet çdo kopjim ose riprodhim i tërësishëm apo i pjesshëm.

Shkruani një koment

Mund t'ju pëlqejnë edhe: