Home TURIZËMALL INCLUSIVE ALBATROS CITADEL SAHL HASHEESH

ALBATROS CITADEL SAHL HASHEESH

nga admin
5/5

Vendndodhja

Kujdes! Viza kushton 27 USD për person dhe merret në Aeroport në momentin e mbërritjes.

Citadel Albatros me arkitekturën e jashtëzakonshme është largimi i përsosur për tu relaksuar ne brigjet e bukura të Detit të Kuq. Ky vend i veçantë në Sahl Hashees është i njohur për motin e këndshëm gjatë gjithë vitit duke e bërë atë një destinacion ideal për sportet e ujit dhe aktivitete të tjera. Citadel Albatros me 5 yje me një atmosferë të ngjashme me atë të porteve në Francën Jugore ose bregdetin Amalfi të Italisë, përfshin një marinë të madhe, ku mund të shijoni atmosferën e një fshati të vogël mesdhetar me portin e vet.

Resorti ka një vijë bregdetare prej 1.6 km të gjatë, është 13 km larg aeroportit ndërkombëtar të Hurgadës.

Akomodimi

Resorti ofron këto tipe dhomash: Junior Suite, Deluxe room, Standard room.

Të gjitha dhomat janë të bollshme dhe të kompletuara me televizor, minibar, ajër të kondicionuar, free wifi.

Ushqimi dhe Pijet

Restorante:

Restoranti kryesor Citadel ofron një kuzhinë të freskët me një menu sezonale, që përfshin gatime me prodhime vendase deti prodhime mishi, makarona të freskëta, sallata të llojeve të ndryshme dhe pjata të vogla të krijuara me pasion.

Restoranti Italian “La Gondola” përfshin gatime tipike Italiane.

Restorant “Harbor Inn” ofron gatime të ndryshme ndërkombëtare.

Restorant “Asian” me një menu të lindjes së largët ju ofron specialitete të veçanta dhe kreative.

Restorant oriental “Omar” ju ofron menu orientale në një ambjent relaksues, duke dëgjuar ritmin e butë të valëve që përplasen në breg.

Bare:

Beach Bar, Lobby bar, Columbus Café, Infinity Pool bar, Palm Pool bar, Irish Pub.

Shërbime

Resorti ofron 24 orë recepsion, shërbim dhome, shërbim lavanderie dhe pastrim kimik, vend për të lënë bagazhet, fee wifi, fax, fotokopje, shërbim transferte, shërbim taksi, wellness center, babysitting, sporte ujore, diving, volleyball, canoe, aerobi, water polo, bilardo, boccia, darts, sauna, dhomë me avull, jacuzi, masazhe, qendër fitness, pishinë të jashtme, fushë lojerash për femijë.

Pozicioni i Hotelit në Hartë

Lexoni rreth HURGHADËS

Shkruani një koment

Mund t'ju pëlqejnë edhe: