Home TURIZËMALL INCLUSIVE SULTAN OF DREAMS

SULTAN OF DREAMS

nga admin
5/5

Vendndodhja

I vendosur përgjatë brigjeve mesdhetare, ky hotel përmban një plazh privat, pishinë të hapur dhe një pishinë të brendshme.

Hoteli ndodhet në zonën turistike të Antalyas, është 15 km larg qendrës së Manavgatit, 50 km larg qendrës së Alanyas dhe 75 km larg aeroportit të Antalyas. Ka një sipërfaqje 40.000 m2.

Akomodimi

Hoteli ka në total 350 dhoma komode. Të gjitha dhomat janë të kompletuara me ajër të kondicionuar, tualet me dush dhe aksesorët e nevojshëm, telefon, tharëse flokësh, televizor satelitor, minibar, kasafortë, ballkon (një pjesë e dhomave), pamje nga deti (një pjesë e dhomave).

Ushqimi dhe Pijet

Restoranti kryesor ofron shërbim buffe me menu të pasur tradicionale dhe ndërkombëtare.

Ndërkohë që ofron buffe të veçantë për fëmijë në vaktet e mbrëmjes dhe zona për ngrënie për fëmijë.

Restorante:

Restoranti kryesor ka një kapacitet prej 800 persona në ambjentin e brendshëm, dhe 400 persona në ambjentin e jashtëm.

Ka dy restorante A’la Carte që janë të hapur përgjatë orëve 19:00-21:30

  • Italian a la Carte me një kapacitet prej 35 personash
  • Ottoman a la Carte me kapacitet prej 35 personash.

Mëngjes buffe 07:00-10:00

Mëngjes i vonë 10:00-10:30

Drekë buffe 12:30-14:00

Snack 23:00-24:00

Darkë buffe 19:00-21:00

Bare:

  • Lobby bar është 24 orë i hapur
  • Pool bar (10:00-24:00)
  • Disko bar (23:30-02:00)

 

Shërbime

Hotel përmban një plazh privat, pishinë të hapur dhe një pishinë të brendshme.

Shërbime pa pagesë:

Mini club për fëmijë, fushë lojërash për fëmijë, mini disko, water slide, pishinë të jashtme për të rritur dhe fëmijë, animacione, aqua park, sallon bukurie, makinë me qera, staf multilingual, shërbim mjekësor, qendër biznesi, librari, banjo turke, dhomë me avull, sauna, qendër fitness, dart, boccia, ping-pong, volleyball, çadra dhe shezllonge, peshqir, internet wifi, kasafortë.

Shërbime me pagesë:

Sporte ujore, qendër spa & wellnes, sallon bukurie, trajtime të ndryshme fytyre dhe trupi, manikyr, pedikyr, shërbim lavanderie, internet cafe, masazhe, bilardo, makina me qera, shërbim mjekësor.

Pozicioni i Hotelit në Hartë

Lexoni rreth Turqisë

Shkruani një koment

Mund t'ju pëlqejnë edhe: