MIRADA DEL MAR

mirabell

MIRADA DEL MAR – ULTRA ALL INCLUSIVE, që përkthehet “duke parë detin”, ofron një festë të lumtur dhe të paqtë, plot momente të paharrueshme me plazhin e saj të të artë dhe me pishat qindra-vjeçare që krijojnë një kopësht që i jep hotelit mjaft freski.

“Mirada Del Mar Hotel”, e vendosur në një zonë të gjelbër prej 100.000 m² në rajonin e Kemer-it, ndodhet 35 km nga qendra e qytetit të Antalya-s dhe 45 km nga Aeroporti Ndërkombëtar. Ju këtu mund të përjetoni momente të paharrueshme në një plazh me rërë, të gjatë 260 metra, ku natyra dhe dielli takohen në detin e qetë.

Plazhi ku ndodhet Hoteli Mirada Del Mar ka fituar çmimin “Blue Flag”për 2017, 2018 dhe 2019 për shkak të ujit mjaft të pasër.

Hoteli ka 542 dhoma, çdo dhomë ka ajër të kondicionuar, TV (transmetim satelitor), telefon,  minibar, banjo me dush, tharëse flokësh dhe çdo aksesor tjetër të nevojshëm.

Dhomat e hotelit janë konceptuar si dhoma standarte, familjare dhe suita.

Restoranti kryesor është Restorant Vista, ku do të gjeni thesaret e fshehura të kuzhinës turke dhe ndërkombëtare. Mëngjesi, dreka dhe darka shërbehen në bufe të hapur, ku do të gjeni edhe Bufe të hapur për fëmijët dhe Buffe për personat që janë në dietë.
Kuzhinat franceze, italiane, nga Lindja e Largët, Mesdheu, si dhe kuzhina me produkte deti, ju tërheqin, jo vetëm me shijen, por edhe paraqitjen e tyre estetike.
Këta do t’i gjeni në restorantet:
 Anatolia (kuzhinë turke), Pescado (restorant peshku), La Brezza (kuzhina italiane), Picanto (Kuzhina meksikane), Susima (Lindja e Largët dhe Sushi).

Në mjedisin e ngrohtë të Mesdheut, ju mund të shuani etjen tuaj në barin e lobit, bar pishinë, në bar plazh dhe të shijoni qetësinë në bar Siesta duke pirë kokteje të përgatitura posaçërisht për ju.

You can send your inquiry via the form below.

MIRADA DEL MAR

Trip Facts

  • Kemer
  • Charter
  • 5 yje
  • Ultra All Inclusive
  • Autobus
  • 20 kg valixhe +10 kg bagazh dore