JAZ BELVEDERE RESORT

Jaz Belvedere Resort

JAZ BELVEDERE RESORT 5* – ALL INCLUSIVE – STANDARD HOTEL

I vendosur pikërisht në Montaza Beach, ky resort me 5 yje kombinon një gamë mbresëlënëse të veçorive, të lehtësive dhe të qetësisë. Jaz Belvedere Resort përmban një plazh privat, 2 pishina, pishinë për fëmijë dhe klub. Resorti ndodhet vetëm 10 km nga Aeroporti Ndërkombëtar Sharm El-Sheikh dhe 20 km nga qendra e qytetit.

Atraksioni kryesor këtu është plazhi i virgjër, por Jaz Belvedere ka krijuar një emër mjaft të mirë edhe nga aktivitetet entuziaste, argëtimet dhe shërbimi i kujdeshëm.

Stiluar sipas stilit tradicional arabo-maroken, hoteli është një nga më të mirët në Sharm El Sheikh. Në Belvedere, ju mund të shijoni ngrohtesine e detit, shërbim individual, programe argëtimi me cilësi të lartë dhe mundësi të paharrueshme për larje dhe zhytje në një nga pikat më të bukura nënujore në botë.

Resorti ka një restorant me buffe te hapur, ku serviren vaktet kryesore te dites, nje restorant elegant me kuzhine mesdhetare dhe 3 bare.  Te tjera sherbime perfshijne aksesin ne plazh, pishine e mbyllur dhe pishine e hapur, 2 fusha tenisi dhe nje miniclub.

Resorti ofron edhe nje Qender Wellness, nje palester, sauna dhe banjo turke.

Një sërë aktivitetesh mund të shijohen në këtë resort, duke përfshirë tenis, volejboll, sporte ujore, zhytje, snorkeling, etj. (Disa prej tyre me pagese).

Kujdes: Për hyrjen në Sharm el Sheikh nuk nevojitet vizë. Pajisja me vizë do të jetë e nevojshme për çdo udhëtim jashtë këtij gadishulli dhe kostoja do të jetë 25 USD.

You can send your inquiry via the form below.

JAZ BELVEDERE RESORT

Trip Facts

  • Sharm El Sheikh
  • Charter
  • 5*
  • All Inclusive
  • Autobuz
  • 20 Kg + bagazhe dore