CALISTA LUXURY RESORT

calista

CALISTA LUXURY RESORT – ALL INCLUSIVE, ndodhet në mes të një pylli me pisha dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 120 000 metra katrore. Këtu do të dëgjoni këngën e zogjve dhe zhurmën e dallgëve të detit.

Në një distancë jo shumë të largët ju do të mund të vizitoni: qendrën e Antaya-s (35 km larg) dhe  Belek-un ( 4 km larg).  Aeroporti i Antalya-s ndodhet vetem 27 km nga hoteli. Ky është një resort i shkëlqyer për familjet me fëmijë, që duan argëtimin dhe luksin.

Calista Luxury Resort disponon 502 dhoma standarte (nga këto 6 dhoma janë të përshtatura për persona me aftësi të kufizuara), 63 dhoma familjare duplex, 18 corner suite, 2 Presidential suite, 1 king suite, 10 twin villas, 3 single/superior villas, 1 VIP villa leo.

Të gjitha dhomat janë te pajisura me: smart TV, kondicioner, minibar, tavolinë, kasafortë, peshore elektronike, telefon, tharëse flokesh, dollap për rrobat, pasqyre, vaske, pasqyre, ballkon ose tarracë, zhezllon në ballkon ose tarracë, hekur për hekurosje, wi-fi falas, internet kabllor(me kërkesë tek recepsioni, ofrohen falas).

Resorti ofron 6 pishina, nje pishine te jashtme me siperfaqe 3800 metra katrore, nje pishine te brendshme 300 metra katrore, semi Olimpik 310 metra katrore, Aquapark 510 metra katrore, pishine e jashtme per femijet 115 metra katrore, pishine e brendshme per femijet 25 metra katrore.

Ky resort zotëron 10 restorante që kënaqin shijet e të gjithëve.

BELLUM  eshte restoranti kryesor ne te cilin sherbehen mengjeset, drekat dhe darkat bufe duke nderthurur kuzhinen tradicionale Turke me ate nderkombetare.

TIMO ne kete restorant ju do te keni mundesine te shijoni nje menu te pasur te kuzhines Italiane duke filluar nga pastat e shijshme, pizzat e deri tek vererat e ndryshme.

SAKURA ju ofron mundesine te provoni shijet ekzotike te kuzhines Aziatike, pergatitur me shume kujdes nga shefat profesionist Aziatik.

CAFÉ CALISTA ku ju do te mund te shijoni sanduice, embelsira te ndryshme, bakllava, biskota te shoqeruara me kafe ose caj.

WHITE & BLACK BAR  gjendet ne hollin kryesor ku sherbehen pije te ndryshme  vendase dhe te huaja nen tingujt e muzikes ne piano.

COOL eshte nje disko bar ku ju mund te shijoni pije te ndryshe dhe te kerceni.

THE JAZZ eshte nje bar per ata qe pelqejne muziken Jazz. Ne kete bar ofrohet muzike live dhe evente te ndryshme.

CALLOS VITAMIN BAR eshte per ata qe kerkojne nje alternative me te shendetshme, ky bar  ndodhet ne ambjentet e SPA dhe ju do te keni mundesine qe pas nje trajtimi te shijoni lengje te shtrydhura frutash, cajra bio dhe kafe.

Game center ku ju mund te luani lojra te ndryshme si video games, bowling, Air Hockey, play station.
Kinema Moviola, 2 here ne dite do te keni mundesine te shikoni filmat me te mire.
Calista ka menduar dhe per argetimin e te rinjve duke ofruar aktivitete te ndryshme si party me Dj dhe muzike live nga Jazz deri te rroku.

NE ÇMIM PERFSHIHET

  • Fluturimi direkt me Charter
  • Transfertat aeroportuale drejt resortit
  • Akomodimi në resort
  • Ushqim dhe pije të pakufizuara
  • Ajër i Kondicionuar
  • Futboll
  • Pishinë e mbyllur
  • Pishinë e hapur
  • Pishinë për fëmijët
  • Restorant
  • Palzh ranor
  • Snack bar
  • Ping Pong
  • Fusha Tenisi
  • Video
  • Pishinë me ujë të ngrohtë
  • Skuadër Animacioni
  • Basketboll
  • Volejboll në ujë
  • Bowling
  • Disko
  • Exchange
  • Fitness
  • Klub Fëmijësh
  • Minibar
  • Plazh Privat
  • Roje Sigurie
  • Banjo Turke
  • Volejboll
  • Rreshqitese uji
  • Çadra, shezlongu dhe peshqirët
  • Bare
  • Restoratet
  • Ajër i kondicionuar
  • Basketboll

NE ÇMIM NUK PERFSHIHET:

  • Sallon Bukurie
  • Salle Konferencash
  • Doktor
  • Fax
  • Qender Masazhi
  • Sporte Ujore
  • Golf
  • Lavanderi
  • Shërbim ne Dhomë
  • SPA
  • Telefon

NISJA

Nga Aeroporti Rinasit :
02:10
Mbërritja në Antalya:
06:00

Këshillohet të jeni në aeroport 2 orë para nisjes.
Mbërritja në destinacion, ku ju presin agjentët tanë, të cilët pasi ju akomodojnë në autobus komod, ju drejtojnë tek resorti që keni zgjedhur. Gjatë rrugës ata ju njohin me informacione të vlefshme në lidhje me resortin, në mënyrë që ju të përfitoni sa më shumë nga çfarë resorti ofron.

KTHIMI:

Nga Aeroporti i Antalyas:
23:55
Mbërritja në Tiranë:
01:25

Agjentët tanë të udhëtimit do të kujdesen për ju që të jeni gati në kohë pë kthimin. Ata do ju marrin sërish nga resorti me autobuz, në kohën e duhur, sipas informacionit paraprak që do jua japin gjatë qëndrimit atje dhe do ju shoqërojnë për në aeroport, ku pas procedurave, do të jeni në charter, gati për t’u kthyer në Tiranë.

You can send your inquiry via the form below.

CALISTA LUXURY RESORT

Trip Facts

  • Belek
  • Charter
  • 5 yje
  • All Inclusive
  • Autobus
  • 20 kg valixhe +10 kg bagazh dore