• 04/03/2020

    KORONAVIRUSI NUK “HIPEN” DOT NE AVION

    Në kohën e koronavirusit, a është e sigurt të fluturosh, apo ka të ngjarë të infektohesh nga ata që e kanë sëmundjen?

    Me urgjencën shëndetësore që shkëputi lidhjet midis Kinës dhe pjesës tjetër të botës dhe anuloi disa fluturime me Italinë, shumë e kthyen vëmendjen e tyre drejt kabinës së avionëve, veçanërisht u përqëndruan tek ajri me të cilin marrin frymë pasagjerët edhe për 17-18 orë (në rastin e fluturimeve ndërkontinentale).

    Përgjigja e pyetjes, e cila tani shtyn mijëra njerëz të anulojnë rezervimet dhe të shtyjnë pushimet ose udhëtimet e punës, është veçse një: Përveç, nëse i sëmuri, është i ulur pranë jush (distanca e sigurisë mes dy personave duhet të jetë 1.8 metra) nuk ka rreziqe.

    Në kabinë

    Dyshimet në fakt, janë mëse të ligjshme. Avionët janë ambiente të mbyllura, ku pasagjeri është në kontakt të ngushtë me udhëtarët e tjerë, pothuajse të gjithë janë të panjohur dhe e kaluara, kontaktet dhe udhëtimet e mëparshme të tyre, nuk dihen.

    Kështu që, edhe teshtitja apo kollitja më e vogël shkakton sirenën e alarmit, këto ditë edhe më shumë. Nuk është rastësi që kur flasim për mjedisin në aeroplan, përshkrimet më të shpeshta janë “të ndyra, të mbushura me mikrobe, të neveritshme”.

    Studimet

    “Në realitet, ajri është shumë i pastër dhe me të vërtetë i sigurt”, sqarojnë nga IATA, shoqata ndërkombëtare që mbledh 300 linja ajrore në të gjithë globin.

    Dhe për të konfirmuar këtë janë dy studime, që datojnë nga viti 2017, nga EASA, agjencia e pavarur evropiane për sigurinë e aviacionit.

    Këto dokumente pretendojnë se cilësia e ajrit në kabinë është e ngjashme, ose edhe më e mirë se ajo që regjistrohet normalisht në mjedise të mbyllura siç janë zyrat, shkollat, shtëpitë.

    Po si është e mundur? Sistemi është projektuar për të qarkulluar ajrin i cili, 50% merret nga jashtë dhe 50% është i brendshëm, por i filtruar.

    Në disa raste, të tilla si Delta Air Lines ‘Boeing 717s, ajri merret tërësisht nga jashtë.

    Filtra të sofistikuar

    Shkurtimisht: thithim diçka që është “gati” sterile.

    Po në çfarë sasie?

    Avionët, veçanërisht ato të gjeneratës së fundit, “kanë filtra të tillë efikas dhe modern, të quajtur ajër grimcash me efikasitet të lartë (Hepa), që janë identike me ato të spitaleve dhe për këtë arsye arrijnë të kapin dhe bllokojnë deri në 99,97% të mikrobeve të pranishme “, përllogarit IATA.

    Një përqindje e cila, siç tregojnë disa kompani fluturimi, në bordet e tyre rritet në 99.999%, duke ndaluar kështu edhe viruse të vegjël me madje 0.01 mikrometër në diametër.

    Koronaviruset kanë një madhësi që varion nga 0.08 në 0.16 mikrometra.

    Ajri i freskët çdo 2-3 minuta

    Jo vetëm kaq.

    Ata theksojnë në Airbus “A350 ajri në kabinë ndrërrohet çdo 2-3 minuta”. E njëjta gjë ndodh edhe me Boeing 787.

    Nuk duhet harruar që kjo gjë zakonisht nuk ndodh në klasa, kinema ose në punë. Mjedisi i brendshëm i avionit gjithashtu dezinfektohet rregullisht.

    “Rreziku i kontaktimit të virusit nga një person i infektuar në lartësi të madhe është me të gjitha gjasat më i ulët se ai i hapësirave të mbyllura siç janë zyrat”, vazhdon IATA, e cila kujton se si të gjitha linjat ajrore anëtare u kërkohet të rinovohen, duke u konsultuar me një bazë të dhënash speciale të brendshme për shoqatën ndërkombëtare.

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 27/12/2019

    PARISI ME FEMIJET, SI TA EKSPLOROJME

    Nëse ka një vend, ku arti krijon njeriun, ky vend është Parisi. Nëse ka një vend, që mund të ndikojë pafund tek fëmija yt, që ai të dojë librat dhe dijen, artin dhe kulturën, të vlerësojë arkitekturën dhe pikturën, sigurisht që ai vend është Parisi.

    Por, nëse do që fëmija yt, edhe të argëtohet në një botë përrallash, siç ti do të doje të ishte jeta e tij, ekziston një vend ku “përralla”, bëhet reale: Në Disneyland, Paris.

    Ka shumë arsye, pse fëmijët tuaj, duhet të vizitojnë patjetër Parisin. Jo thjesht si një vizitë tek të afërmit emigrantë, por si turistë të vërtetë dhe aspirantë të një bote më të kulturuar, më të hapur e më të emancipuar nesër.

    1. Galeritë e artit

    Mjafton të ecni rrugëve të Parisit, për të parë numrin e pafund të galerive të artit, që ekspozojnë artistë të çdo lloji, që nga arti realist, deri tek ai konceptual.

    Nuk ka rëndësi nëse hyni për t’i vizituar këto galeri (do ishte shumë mirë sikur të mundnit), rëndësi ka të ecni me fëmijët tuaj rrugëve, ku nga përtej vitrinave mund të shihni lirisht me qindra krijime frymëzuese, në teknika të ndryshme nga artistë të famshëm, bashkëkohorë, por edhe artistë të rinj.

    Një mënyrë fantastike për t’i tërhequr të vegjëlit si me magji, në botën e së bukurës.

    2. Luvri nuk matet me pëllëmbë

    Luvri (Louvre) është destinacioni ikonik i artit. Aty në oborrin e brendshëm të Pallatit madhështor të Luvrit, ndodhen Piramidat e Qelqta, të cilat iu shtuan kompleksit mesjetar, në vitin 1989 nga një arkitekt kinez me famë botërore.

    Po aty ndodhen disa kube të vendosur në mënyrë jo aq të çrregullt sa duket, por pikërisht të llogaritur mirë, që vizitorët, duke shfrytëzuar iluzionin viziv, të pozojnë duke krijuar idenë se “po mbajnë Luvrin mes pëllëmbëve”.

    Vërtet që fëmijët argëtohen pa masë duke pozuar “me Luvrin mes krahëve”, por është momenti t’u tregojmë atyre se Luvri nuk është piramida lodër e qelqit dhe nuk është aspak i vogël sa për t’u mbërthyer ashtu mes krahëve.

    Ish pallati mbretëror, i kthyer në Muze Arti, është më i madhi dhe më i madhërishmi në botë. Mjafton t’u themi se aty fle e bukura Mona Lisa, e cila edhe pse është realizuar nga një piktor i famshëm italian, Leonardo da Vinci, prej më se tre shkekujsh i përket Francës dhe Muzeut të Luvrit, pasi mbreti i Francës, François I, e kishte sekuestruar atë bashkë me disa piktura të tjera.

    Duke nisur nga diçka e thjeshtë, por shumë elitare, nga Mona Lisa, patjetër do të fillojë interesi për të parë sa më shumë nga tre katet gjigandë të kryeveprave botërore, ku gjenden kryeveprat e trashëgimisë së artit botëror.

    3. Librat

    Në çdo cep të Parisit fëmijët tuaj do të shohin librari, të vogla e të mëdha, me vitrina të bollshme, ku librat të këshillohen edhe me një filxhan çokollatë të nxehtë.

    Mund t’u tregosh fëmijëve shumë gjëra që lidhen me librat, por duke dashur që shëtitja në Paris, të ketë më shumë formën e një ekskursioni kulturor, se sa një orë mësimi, mund të ndaleni përballë Notre – Dame de Paris, në fillim të Quartier Latin (lagjia latine) dhe të sodisni librarinë më të vjetër në Europë, “Shakespear and company”.

    Nuk ka dyshim që nëse i flisni me dashuri për këtë vend, fëmija yt do të dojë të hyjë patjetër aty, të marrë një libër në duar, të pijë një çaj dhe të provojë madje edhe të shtrihet në ndonjërën nga kanapetë e katit të dytë, ashtu siç bënin artistët bohemë.

    4. Çokollata & Makarons

    Nuk ka dashuri të shijes më të madhe për një fëmijë, sesa shija dhe aroma e çokollatës. Me të gjitha përmasat dhe shijet, në forma ndjellëse dhe kombinime nga më të çuditshmet, me kokrra kakaoje, pluhur, apo të shkrirë….Në Paris fëmijët do ta ndiejnë veten në mbretërinë e çokollatës.

    Krijoni mundësinë që ata të sodisin vitrinat e mrekullueshme të ëmblësirave, të cilat ndodhen në çdo qoshe dhe të provojnë jo vetëm çokollatën, por edhe Makarons (ëmbëlsirat e vogla në formë biskote, të ngjitura në mes, me shije dhe ngjyra të ndryshme). Jo vetëm do t’i shijojnë, por mund t’i blejnë dhe t’ia bëjnë dikujt dhuratë, me paketime tepër të bukura dhe shije parajse.

    5. Shopping

    Askush nuk i shpëton tundimit për pak shopping në Paris, e njëjta ndjesi vlen edhe për fëmijët. Në qendrat tregtare të Champs Elysees, ato do të ndjehen si të rritur, pasi vitrina pa fund, të arreduara me shumë shije dhe supriza, me fokus botën përrallorë të fëmijëve, do të fitojnë vëmëndjen e tyre.

    Pas një shëtitje të tillë, vajzat do të ndihen më zonjusha, ndërsa çunat, zotërinj të rinj!

    Zgjedhja e një parfumi apo esence në Paris është po kaq e rëndësishme sa zgjedhja e një baguette (bagetë-bukë franceze), apo libri të mirë.

    6. Arkitektura dhe gjelbërimi

    Ndërtesa me fasada pak a shumë të njëjta, të stilit neo-klasik, me të njëjtën lartësi dhe ngjyrë, hapësirat e bollshme dhe rrugët e gjëra, kopshtet e shumta me gjelbërim të pafund, e kanë përgjigjen për pyetjen e fëmijëve: si është e mundur që qyteti është kaq i bukur?!

    Ne duhet t’u tregojmë fëmijëve se në Paris që nga mesi i shekullit të 19-të, kur u rrafshuan lagjet labirinthe, zbatohet një kod ndërtimi që nuk i luan presja as tani. Ky kod lejon që ndërtesat e reja të zbatojnë lartësinë, fasadën dhe raportin me gjerësinë e rrugës.

    Ndërsa parqet, me të cilin parizienët krenohet dhe ku e kanë zakon shpesh të shkojnë për piknik, nuk i shkon mendja askujt t’i prishë për të ndërtuar pallate.

    Dy nga parqet më madhështore, Parisi i ruan që nga shekulli i 16-të: Jardin des Tuileries (Kopështi i Tulierëve) dhe Jardin du Luxembourg (Kopështi i Luksemburgut) që u ndërtuan për dy nga mbretëreshat dhe pallatet e tyre.

    Por ka edhe një lulishte shumë të veçantë, Jardin des Plantes, e krijuar nga një mjek për të rritur bimët mjekësore, me të cilat shëronte të sëmurët. Kopështet tani janë pronë publike dhe mund të vizitohen nga kushdo.

    7. Les Guignols

    Les Guignols janë pjesa kryesore e çdo fëmije në Paris dhe kjo gjë ka ndodhur për qindra vjet. Guignol është një kukull që u shpik nga një dentist menjëherë pas Revolucionit për të shpërqendruar pacientët që kishin dhimbje tek dhëmbët.

    Shfaqjet e kukullave kanë ndryshuar pak me kalimin e viteve dhe ato mund t’i gjeni në parqet e qytetit. Shfaqja, edhe pse në frëngjisht, kërkon pak shpjegime, por e kapërcen lehtë pengesën gjuhësore. Performancat janë zakonisht të shtunën, të dielën dhe të mërkurën pasdite, kur nuk ka shkollë, por në ditë pushimesh i gjeni çdo ditë.

    Kontakti me teatrin nis në rrugë, por përfundon në salla teatrosh të të gjitha llojeve dhe Parisi numëron teatro pafund.

    Ja pse parizienët e duan kaq shumë teatrin dhe nuk i prishin ato.
    Nuk ka gjë më të mirë për fëmijët sesa të përfitojnë nga kjo përvojë.


    8. Magjia e Disneyland

    Ja ku kemi mbërritur në krye të klasifikimit të argëtimit në Paris për fëmijët, në Disneyland. Nuk është e thënë të jesh fëmijë në fakt për ta shijuar, por sidoqoftë ka një të vërtetë, duke qenë fëmijë e shijon si askush tjetër.

    Të gjitha personazhet e dashura që kanë udhëhequr jetën e fëmijëve tanë, por edhe tonën ndër vite, e gjen tek ky park madhështor që shtrihet në dy pjesë, në Disneyland Park dhe Walt Disney Studio Park. Pasi të keni shkelur këtu e të keni provuar magjinë, mund të filloni të besoni përsëri tek përrallat, bashkë me fëmijët.

    Personazhet apo situata të nxitura nga filmat e Walt Disneyt, që nga Mickey Mouse, miu epik i çdo brezi, deri tek Star Track, i japin jetë dhe gjallëri të jashtëzakonshme, këtij parku të ndodhur 32 km larg qendrës Parisit, në drejtimin lindor.

    Atraksionet këtu nuk janë thjesht lojra, por realizimime të mirëfillta kinematografike, ku animacioni, regjia, skenografia, skenari, fabula, muzika, bashkë me suspense (suspancë) që është në çdo lojë e pranishme, e kthejnë Parkun në qëndrën për fëmijë më të njohurën dhe të vlerësuar në Europë.

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 09/08/2019

    DISNEYLAND, SI TE SHKONI DHE SA KUSHTON

    Disneyland Paris mund të shkoni direkt nga aeroportet:
    Nëse ndodheni në aeroportin Charles de Gaulle, apo në aeroportin Orly, është shumë e thjeshtë për të shkuar në Disneyland.

    Mjafton të merrni autobuzin Magical Shuttle Charles de Gaulle, ose autobuzin Magical Shuttle Orly, të cilët shkojnë direktDisneyland Paris dhe kushtojnë 23 € për të rriturit, 10 € për fëmijët nga 2 deri në 12 vjet, falas për fëmijët nën 2 vjeç.

    Kjo është linja më ekonomike, sepse ka edhe linja të tjera më të shtrenjta, si përshembull autobuzi i i linjës private Disney Minicab, që nga Orly kushton 70 € për person, ndërsa nga aeroporti i Beauvais 130 €.

    Këto zgjidhje janë veçanërisht të përshtatshme për ata që qëndrojnë në një nga hotelet e Parkut.

    Biletat e Disneyland Paris: çmimet dhe llojet

    Disneyland Paris përbëhet nga dy parqe:

    1. Parku Disneyland
    2. Walt Disney Studios

    Disneyland Park është parku kryesor, është vendi ku personazhet e përrallave shfaqen në jetën e viziorëve, njëlloj si në përralla.

    Nga ana tjetër, Walt Disney Studios është parku ku zbulohen të gjitha sekretet që fshihen pas tregimeve të Disney.

    Lexo edhe: DISNAYLAND, BILETAT SA KUSHTOJNE DHE SI T’I BLEJME

    • Biletat e hyrjes për Disneyland Paris mund të blihen online ose direkt në zyrat e biletave të Parkut. Le t’i shohim çmimet së bashku:
    • Nga 53 € deri në 79 € për të rriturit të hyrënjërin nga dy Parqet dhe nga 48 deri në 72 € për fëmijët nga 3 deri në 11 vjeç. (Biletë ditore), në varësi të ofertave në internet dhe sezonit
    • 99 € për të hyrë në dy Parqet (biletë ditore)
    • Biletat e Disneyland Paris për dy ditë kanë çmime që fillojnë nga 150 € për të rritur dhe 133 € për fëmijë, nga 3 deri në 11 vjeç
    • Bileta tre-ditore duke filluar nga 185 € për të rritur dhe 166 € për fëmijë
    • Bileta katër ditore që fillojnë nga 266 € për të rritur dhe 180 € për fëmijë, 89 € biletë për të rritur për të hyrë në një Park + autobuzi, 85 € bileta për fëmijë nga 3 deri në 11 vjeç
    • 106 € bileta për të rritur për dy Parqe + autobuz, 99 € për fëmijë
    • ka edhe bileta për ngjarje speciale siç është Halloween (69 € për të hyrë nga ora 17.00 dhe për të qëndruar deri në orën 2 të mëngjesit) dhe për Vitin e Ri (99 € për të hyrë nga ora 17.00 deri në 1 të mëngjesit)
    • paketa për vigjiljen e Vitit të Ri, ku përfshihet hyrja në Park dhe darka në një nga restorantet, me çmime që shkojnë nga 199 € deri në 289 € për të rritur dhe nga 119 € deri në 144 € për fëmijë
    • paketat hyrësedarkë me çmime që variojnë midis 65 dhe 80 €.
    • Ekzistojnë gjithashtu paketa Hotel + Hyrje në Park, madje edhe paketa Fluturime+ Hotel + Hyrje në Park, të cilat mund të rezervohen në faqen zyrtare të internetit të Disneyland Paris.
    • Gjatë ditës mund të dilni dhe të ktheheni në parqe disa herë, duke treguar biletën e tuaj hyrëse dhe duke përsëritur kontrollet e sigurisë.

    Disneyland Paris: data dhe koha e hapjes

    Parqet Disney janë të hapura gjatë gjithë vitit, por oraret varen nga stinët dhe ngjarjet e veçanta. Për t’i njohur ato në detaje ju sugjerojmë të lidheni me këtë link dhe të zgjidhni ditën që ju pëlqen nga kalendari.

    Sidoqoftë, Disneyland hapet në 10 të mëngjesit dhe mbyllet pas shfaqjes së muzikës, dritave dhe fishekzjarreve në Kështjellën e Bukuroshes së Fjetur (diku mes orës 20.00 dhe 23.00), ndërsa Walt Disney Studios hapet nga ora 10.00 e mëngjesit dhe mbyllet diku mes orës 18.00 deri në 21.00.

    Ata që kanë zënë hotel për të fjetur në një nga hotelet Disneyland mund të shijojnë gjithçka me qetësi, dy orë shtesë në Park para orëve të hapjes.

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 08/08/2019

    DISNEYLAND, BILETAT SA KUSHTOJNE DHE KU T’I BLEJME

    Për të vizituar Disenyland Paris mund të zgjidhni njërën nga këta alernativa të biletës:

    • për një ditë të vetme, për një park të vetëm (1J / 1P), 1 ditë/1 park
    • për një ditë të vetme, për të dy parqet (1J / 2P), 1 ditë/2 parqe
    • për dy, tre ose katër ditë.

    1. Çfarë duhet të dimë për biletat!

    Lexo edhe: DISNEYLAND, SI TE SHKONI DHE SA KUSHTON

    Për biletat njëditore:

    • nëse blihet në internet, çmimi ndryshon në varësi të periudhës ose ditës së javës së zgjedhur,
    •  nëse blihet në zyrën e biletave në park çmimi është unik, por më i kushtueshëm.

    Për bileta për dy, tre ose katër ditë:

    • shërbejnë gjithmonë për të dy parqet,
    • çmimi është unik dhe i barabartë si në internet ashtu edhe në zyrën e biletave të parkut,
    • ato janë të vlefshme menjëherë, mund të përdoren brenda një viti nga blerja dhe ditët gjithashtu mund të jenë jo-radhazi, por jo më vonë se 7 ditë nga hyrja e parë.
    • për vizita që përfshijnë 3 ose më shumë ditë, më mirë shërben një biletë vjetore.

    Fëmijët nën 3 vjeç janë falas!

    Fëmijët nga 3 deri në 11 paguajnë çmim të reduktuar.

    Uljet e vetme të çmimit të biletave janë ato për personat me aftësi të kufizuara, të dokumentuar. Blihen vetëm në sportelet e biletave të parkut.

    Nuk ka ulje çmimi për studentët dhe personat mbi të 60-tat.

    Natyrisht, një herë të hyni brenda dhe të gjitha atraksionet janë të përfshira dhe ju mund t’i bëni ato aq shpesh sa dëshironi.

    Mund të dilni dhe të riktheheni sa herë të dëshironi, përveç problemeve me rradhën kur të ktheheni.

    Nëse keni një biletë 2P ju mund të kaloni lirshëm sa në njërin Park në parkun tjetër pa kaluar përsëri në kontrollin e sigurisë.

    Nëse keni një biletë për vetëm një park 1P nuk ka rëndësi se cilin dëshironi të vizitoni, do të mund të vizitoni cilin të doni.

    2. Sa kushtojnë biletat për Disneyland Paris?

    Siç kemi thënë, çmimi mund të ndryshojë në varësi të ditës ose periudhës së vitit.

    Disa bileta janë të vlefshme vetëm për një javë, të tjerët përjashtojnë pushimet shkollore franceze.

    Çmimi nis nga 56 € për një park në mesjavë, deri në 107 € për dy parqe në ditët kryesore.

    Eshtë më mirë të planifikoni me kujdes datat e udhëtimit tuaj bazuar në orarin e tarifave të Disneyland Paris.

    3. Detaje për biletat

    Bileta MINI është e vlefshme vetëm në ditët e gjelbërta, zakonisht nga e hëna në të premte, por jo gjatë verës. Ata janë më të lirat.

    Bileta MAGIC është e vlefshme në ditët blu, zakonisht fundjavave, por jo gjatë Krishtlindjes, fundit të tetorit dhe festave.

    Bileta SUPER MAGIC është e vlefshme në ditët rozë, zakonisht në disa fundjava dhe periudha të pikut.

    Përveç kësaj ka karta speciale që janë të vlefshme në disa ditë të veçanta si Halloween dhe natën e Vitit të Ri.

    Biletat MINI, MAGIC dhe SUPER MAGIC mund të blihen vetëm në internet dhe jo në sportele. Ato janë të vlefshme nga dita pas blerjes.

    Për ta bërë edhe më të komplikuar jetën tonë gjatë blerjes, ngjyrat e ditëve në faqen e websait-it janë e kaltër e lehtë, e kaltër më e thellë dhe blu. Por koncepti është i njëjti.

    Nëse keni blerë një biletë dhe dëshironi ta përdorni në një datë e cila nuk është e përfshirë në biletën tuaj, do të duhet të kaloni në sportel për të paguar diferencën.

    Përkundrazi, mund të përdorni një biletë Superore në çdo datë më të ulët, pa të drejtën e rimbursimit.

    Më në fund, nëse keni nevjoë urgjente për të kaluar një ditë në Disney, ju mund të blini biletën në sportelet e parkut, por çmimi është unik, pavarësisht nga dita, dhe më i shtrenjtë se kurrë. Natyrisht që është hyrja juaj aktivozhet menjëherë.

    Në tabelën më poshtë, kemi përmbledhur të gjitha biletat që mund të blihen në faqen zyrtare të DisneylandParis, ose në sportelet e Parkut.

    4. Si dhe ku t'i merrni biletat për Disneyland

    Ju mund t’i blini ato në faqen e internetit të Disneyland Paris, në pjesën e Biletave për parqe.

    Në biletat nuk ka dallime çmimesh në varësi të vendit nga jeni, kështu që zgjidhni si opsion për të proceduar, gjuhën që njihni më mirë.

    Në ekranin e parë do të duhet të zgjidhni nëse do të blini biletën për një ditë ose për disa ditë.
    Pastaj do t’ju kërkohet data që ju të zgjidhni për vizitën. Më pas do të pyeteni nëse dëshironi të shikoni njërin apo të dy parqet.

    Më tej do të duhet të tregoni numrin e të rriturve dhe fëmijëve (3-11 vjeç).

    Më në fund, kompletoni blerjen në internet duke paguar me kartë krediti, gjithashtu të parapaguar ose me kontratë, duke i kushtuar vëmendje shkrimit të emrit, mbiemrit të të gjithë pjesëmarrësve dhe adresës së postës elektronike.

    Më pas merrni biletën elektronike në formatin pdf (mund të zgjasë deri në një orë), të cilën duhet ta shtypni në format A4 (bardh e zi ose me ngjyra nuk ka rëndësi, thjesht duhet të dallohet mirë bar kodi).

    Silleni me vete, mos e harroni në shtëpi !!!

    Çdo vizitor duhet të ketë të printuar biletën e tij, e cila është nominuese dhe ka të ngjarë që t’ju kërkohet edhe dokumenti i identifikimit (pasaporta e udhëtimit) për të verifikuar korrespondencën.

    Një sugjerim: përveç printimit, dërgoni skedarin .pdf në disa arkiva, (si Google Drive). Nëse humbni biletën e printura, mund të hyni në një Internet Kafe dhe ta printoni përsëri biletën.

    Në ditën e vizitës, mund të paraqiteni në hyrje me fletën e printuar, ose si alternativë së pari mund të kaloni nëpër sportele, për shkëmbimin e Voucher ku pasi të paraqitni fletën A4, do të merrni një biletë letre, të madhe sa një kartëvizitë, më e përshtatshme dhe më praktike. Kjo biletë e vogël do të mbetet gjithashtu si një suvenir.

    Dhe së fundmi, mund të blini edhe biletën me “çmim të plotë”Dyqanin Disney në Paris (44, a Avenue des Champs Elysèes) ose pranë agjencisë Travelbar Tiranë.

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 05/07/2019

    KORFUZ: SI TE ZGJIDHNI ZONEN ME TE MIRE!

    Duket një konsideratë e parëndësishme, por duhet të bëni kujdes, sepse bërja e një gabimi në zgjedhjen e vendit ku do të shkoni, mund t’ju prishë pushimet.
    Shumë agjenci udhëtimi, për të siguruar një kontratë me norma konkuruese, krijojnë paketa të lira udhëtimi, duke zgjedhur destinacione jo komode për të qëndruar, si psh Kavos, vend i cili kërkon një tipologji të veçantë turistësh.

    Në të vërtetë, Kavos është një qytet plot me turistë anglezë, të cilët kalojnë gjithë natën duke pirë birra dhe duke qeshur e kënduar nëpër rrugë, prandaj është një vend i rekomanduar vetëm për ato që kërkojnë argëtim dhe jetë nate.

    Për më tepër, duke qenë në jugun ekstrem të Korfuzit, Kavos është i papërshtatshëm për të eksploruar ishullin, pasi plazhet më të bukura në ishull janë mbi 50 km larg nga Kavos!

    Pra, ato para që kursehen nga akomodimi këtu, do të shpenzohen nga kostoja e karburantit dhe koha për të shkuar në ato plazhe të mrekullueshëm që e kanë bërë Korfuzin të famshëm në të gjithë botën.

    Ky shëmbull na tregon qartë se sa i rëndësishmëm është zgjedhja e vendit akomodues, për të cilin duhet të merrni sugjerimet e duhura.
    Përfundimisht, nëse e keni identifikuar Korfuzin si vendin tuaj të pushimeve dhe po kërkoni një vend të mirë për të fjetur, konsultohuni me Travelbar Agency për të zgjedhur në zonën e duhur dhe me çmimin më të mirë, sipas asaj që pëlqeni!

    Lexo edhe: PUSHIMET NE GREQI NISIN NGA KORFUZI

    Lexo edhe: 18 ISHUJT ME TE BUKUR TE GREQISE QE DUHET T’I VIZITONI

    Një ide e përgjithshme për plazhet e Korfuzit

    Bregdeti, nga Barbati Kassiopi, është më i miri për plazh, plot limane për t’u zbuluar. Gjithashtu bregu perëndimor është shumë i bukur, por uji është mjaft i ftohtë, në veçanti Paleokastritsa dhe Arillas.

    Ndërsa në jug perëndim të ishullit, ujërat janë më të ngrohta, por ka më shumë erë, ideale për windsurf.

    Mos harroni se në anën lindore (nga IpsosKassiopi) plazhet janë plot me guralecë, ndërsa plazhet me rërë janë në veri, nga Sidari përgjatë bregur perëndimor, deri në jugun e skajshëm, në Kavos.

    Për ta bërë më të lehtë zgjedhjen e zonës se ku do të qëndroni në Korfuz, e kemi ndarë ishullin në katër zona kryesore, të cilat zakonisht janë më të njohurat:

    1. Bregu lindor: Nga Benitse, Kerkyra deri në Kassiopi
    2. Bregu i Veriut: Sidari
    3. Bregu perëndimor: Paleokastritsa
    4. Bregu i jugut: Kavos

    1. Plazhet e bregut lindor

    Edhe pse plazhet nuk janë me rërë, por me guralecë të vegjël, bregu lindor dhe në veçanti Riviera Barbati, është pjesa më e mirë, me det të shkëlqyer dhe mbi të gjitha ujë të ngrohtë, ndryshe nga zona respektive nga bregu tjetër, Paleokastritsa, ku ujërat janë të ftohta.

    - Pushime për familjet

    Benitses - Messonghi - Moraitika

    Benitses, Messongi dhe Moraitika janë zona bregdetare të qeta, me komoditete dhe shërbime: hotele dhe apartamente të përballueshme afër detit, supermarkete dhe dyqane, restorante dhe kafene për të kaluar mbrëmjen.

    Plazhet janë të bukura, të sigurta dhe të pajisura me gjithçka që ju duhet. Janë destinacione ideale për familjet ose çiftet që kërkojnë relaks në ishullin e Korfuzit.

    Benitses, për shkak të vendndodhjes së saj qendrore në bregun lindor, çmimeve të mira, është destinacioni më i mirë dhe më ekonomik që ne si Travelbar ju rekomandojmë, nëse doni ta përshkoni ishullin me makinë.

    Benitses ndodhet në një pikë strategjike që të jep shumë akses.

    Lexo edhe: 10 PJATAT ME TE SHIJSHME GREKE SIPAS TRAVELBAR

    Barbati - Nissaki - Kalami - Kassiopi

    Bregu veri-lindor i Korfuzit, midis Barbatit dhe Kassiopit, është më interesanti i ishullit nga natyra dhe deti. Barbati, Nissaki, Kalami dhe Kassiopi ofrojnë shumë mundësi për qëndrimin.

    Ju do të gjeni vila super të mira, apartamente për familje, studio ose dhoma të thjeshta me qera. Shumica e këtyre banesave janë të vendosura në zonat kodrinore, që ofrojnë një pamje spektakolare të gjelbërimit, që shtrihet deri afër detit.

    Por këto zona, ndodhen në veri dhe nëse niseni nga këto destinacione për të shëtitur të gjithë ishullin, mund të jetë e vështirë dhe do të harxhoni kohë, pasi rruga nga bregu kalon përms një rilievi të thyer.

    Por nëse nuk keni dëshirë të lëvizni, atëherë Barbati, Nissaki, Kalami dhe Kassiopi janëdestinacione të përkryera për ujin e pastër dhe bregun fantastik, strukturat shumë të mira dhe ushqimin e shijshëm që tavernat ofrojnë. Le t’i shohim veçoritë e tyre.

    Kassiopi

    Për shumë turistë, Kassiopi është ndër plazhet më të bukura të Korfuzit, ka det të bukur dhe të pastër si kristal, ndaj për ata që vijnë në Korfuz për të vlerësuar bukurinë e ujërave dhe natyrës së tij, Kassiopi është vendi ideal.

    Plazhet si në të gjithë bregdetin janë me guralecë dhe shkëmbinj.

    Fshati është gjithashtu shumë i bukur dhe karakteristik, plot me restorante dhe dyqane të vogla. Me pak fjalë, si një bazë për të vizituar ishullin, Kassiopi është një nga vendet më të mira për të qëndruar në Korfuz, këtu do të gjeni pak e gjithçka, paqe dhe qetësi, det të bukur, restorante dhe bare për mbrëmje.

    Kassiopin e bën edhe më interesant fakti, se përballë tij ndodhet gjiri i Sarandës.

    Kalami

    Edhe Kalami është një fshat i bukur dhe i qetë me plazhe guralecësh dhe det të pastër si kristal, ideal për familjet apo çiftet jo shumë të rinj!

    Nëse kërkoni një zonë shumë të qetë, Kalami mund të jetë një zgjedhje e mirë për të fjetur në Korfuz, por përveç ndonjë taverne e dyqani, nuk ka gjë tjetër.

    - Pushime për të rinjtë

    Vendet më të mira për të qëndruar në Korfuz për të rinjtë janë: Gouvia, Dassia dhe Ipsos, duke qëndruar në këtë zonë ju do të jeni shumë afër kryeqytetit Kerkyra, që meriton të vizitohet. Mos e nënvlerësoni afërsinë e Rivierës së Barbatit për të shijuar detin e bukur.

    Ipsos

    Eshtë zona më e mirë e Korfuzit për të fjetur dhe për të shijuar jetën e natës, një vend turistik i frekuentuar kryesisht nga të rinjtë italianë që kërkojnë argëtim dhe strehim të lirë.

    Eshtë si traditë, që pas marrjes së maturës, në grupe miqsh ata vijnë në Korfuz dhe kalojnë pushimet e para si të rritur, jashtë atdheut. Duke qenë afër me Italinë dhe duke pasur linja të lira tragetesh, dikur vinin prindërit e tyre, e tani vijnë fëmijët.

    Gjëja më normale në Korfuz është të shohësh apo dëgjosh të rinj Italianë me motorrët e marrë me qera, tek shëtisin apo bëjnë pushimet e tyre në ishull.

    Dassia

    Dassia është pak më e qetë se Ipsos, me një det më të mirë, më të pastër dhe më të cekët, plazhi është me guralec dhe zhavor, i përshtatshëm për sportet e ujit. Sigurisht që sa i takon plazhit, Korfuzi ofron plazhe më të mira se plazhi në Dassia.

    Dassia është ideale për çiftet e të rinjve që kërkojnë det dhe klube për mbrëmje. Këtu mund të gjesh disa taverna më të lira se në Ipsos, dhe po ashtu si Ipsos është strategjik për ta përdorur si pikë nisje për të eksploruar ishullin.

    Gouvia

    Gouvia, është një vend i vogël që ofron një jetë nate të mirë dhe që ndodhet rreth 7 km nga kryeqyteti Kerkyra. Ajo është shumë e bukur, e gjallë, plot drita.

    Akomodimet janë pak më të shtrenjta se në Dassia dhe Ipsos, por me cilësi më të lartë. Ka një port të madh jahtesh dhe ofron elegancë.

    Plazhi është rërë dhe guralecë, deti nuk është më i bukuri që ka Korfuzi, prandaj për plazh është më mirë të shkoni në Barbati.

    Gouvia rekomandohet për ata që nuk duan të lëvizin shumë në mbrëmje, por janë të gatshëm të kalojnë ditën duke kërkuar për plazhet dhe limanet më të bukur.

    - Pushime kulturore

    Qyteti i Korfuzit, ose Kërkyra, është një nga qytetet më të bukura në Greqi. Qendra e saj historike është një xhevahir i arkitekturës. Duke ecur nëpër rrugët e saj të ngushta ju do të zbuloni ndërtesa elegante historike dhe pamje magjepsëse.

    Ju mund të përdorni zgjidhje të ndryshme për të qëndruar në qytet, veçanërisht hotelet e vendosur në ndërtesat elegante në qendrën historike, ose të vendosura në pjesën moderne të kryeqytetit.

    Ju mund të zgjidhni qytetin e Korfuzit si vend për të qëndruar nëse dëshironi të alternoni, gjatë ditës plazh dhe gjatë mbrëmjes të rrini në një mjedis të mbushur me bukuri kulturore dhe artistike.

    Nëse nuk doni të merrni makinën, kjo është zgjidhja më e mirë sepse autobusët shkojnë në shumicën e vendeve dhe plazheve të ishullit.

    Lexo edhe: SHPIRTI GREK, UZOJA ÇFARE ESHTE DHE SI TA PISH

    2. Plazhet e bregut verior

    Sidari është zona e ishullit me plazhe me rërë dhe ujë të cekët shumë të përshtatshëm për fëmijët. Plazhi është i mbajtur mirë, por deti, edhe pse jo i ndotur, nuk është më i miri. Shumë më e mirë është Riviera Barbati !!

    Në Sidari, nëse shkoni, mos humbisni Canal D’amour, i cili ofron pamje që të lënë pa frymë.

    Vendi është plot bare, restorante dhe dyqane suveniresh dhe ka një jetë nate plot gjallëri.

    Bregdeti verior, ku përveç Sidarit ndodhen edhe Roda e Achavari, janë zhvilluar në dekadat e fundit pas bumit turistik në ishull. Frekuentohen kryesisht nga turistë nga Europa veriore, të cilët në përgjithësi nuk kanë kërkesa të veçanta për cilësinë e detit dhe nuk duan të largohen shumë larg nga akomodimi i tyre. Gjithashtu janë zona të shkëputura të cilat nuk të japin lehtësi në aksesin për të vizituar asgjë tjetër në Korfuz.

    E vetmja gjë interesante e kësaj zone për ne është se përballe ke gjithmonë Rivierën Shqiptare !

    3. Plazhet e bregut perëndimor

    Duhet thënë se plazhet më të mira e më të bukura, janë të vendosura në bregun lindor, megjithatë, nëse ka diçka që i bën turistët të kthejnë kokën nga perëndimi i ishullit, padyshim që është Paleokastritsa.

    Paleokastritsa

    Paleokastritsa është një vend pushimi fantastik për familjet dhe çiftet, i njohur për detin fantastik. Ajo ofron strehim të qetë, me pamje të këndshme.

    Çmimet janë më të larta se mesatarja e ishullit, por nëse e doni detin dhe natyrën, Paleokastritsa është vendi i përsosur për të qëndruar, veçanërisht nëse keni ndërmend të bëni një pushim në këtë gji ku ndodhen gjashtë plazhe.

    Për të shkuar në disa prej tyre duhet të merrni varkën dhe pasi të mbërrini atje nuk do të pendoheni aspak. Janë ndër më të bukurit në Korfuz.

    Paleokastritsa është një fshat plot me dyqane, kafene dhe restorante.

    Rekomandohet që të qëndroni në Paleokastritsa si në çift, apo dhe në familje, mbani në mend se është rreth 20 km nga kryeqyteti Kerkyra.

    4.Pushime në plazhet e jugut

    Kavos

    Eshtë një tjetër qendër e jetës së natës në Korfuz, e frekuentuar nga të rinjtë britanikë. Mjedisi është shumë i gjallë dhe aspak i rrezikshëm.

    Akomodimi në Kavos mund të paraqitet si një problem për ata që duan të vizitojnë atraksionet dhe plazhet fantastike të ishullit.

    Në të vërtetë, Kavos ndodhet në pikën më jugore, një pozicion që nuk ju ndihmon shumë për të bërë udhëtime një ditore nëpër ishull.

    Arsyeja e vetme për të zgjedhur Kavos ështe hotele të lira ose hotele të mira me çmime konkuruese për ata që duan të festojnë si të çmendur, me festa ditën në plazh dhe natën alkoolin që rrjedh si lumë!

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 04/07/2019

    PUSHIMET NE GREQI NISIN NGA KORFUZI

    Korfuzi është ishulli grek më afër vendit tonë. Me të na ndan një distancë aq e shkurtër, sa mbrëmjeve nga brigjet e dy vendeve, shihen dritat respektive, të Sarandës dhe Korfuzit.

    Për shkak të afërsisë me brigjet tona, por edhe standarteve të shkëlqyera që ofron, prania e shqiptarëve që shkojnë atje për pushime është në rritje.

    Në Korfuz gjatë sezonit të verës mund të gjesh turistë nga e gjithë bota. Kryesojnë italianët të cilët e frekuentojnë shumë Korfuzin, për shkak të afërsisë me vendin e tyre dhe mundësisë për të shkuar atje lehtësisht me traget ose me fluturime direkte.

    Korfuzi gjithashtu është një nga destinacionet më të njohura për udhëtimin pas maturës për të rinjtë britanikë. Por gjithnjë e më shumë po rritet edhe numri i turistëve shqiptarë që zgjedhin të bëjnë pushime në Korfuz.

    1. Çfarë duhet të dini për Korfuzin

    Me një sipërfaqe prej rreth 600 km², Korfuzi ka rreth 110 000 banorë dhe është mjaft i populluar. Shumica e tyre merren me bujqësi, blegori ose në sektorin e turizmit, i cili për disa dekada ka qenë një nga më të rëndësishmit për ekonominë e ishullit.

    Grekët dhe të huajt e quajnë Kerkyra [Κέρκυρα], nga emri i lashtë latin Corcira, i cili gjithashtu u jep emrin zyrtar banorëve të saj, që quhen Corfiots.

    I famshëm për jetën e natës intensive, Korfuzi është një nga ishujt më të populluar në Greqi. Megjithatë, përtej natës, Korfuzi ofron një përvojë të jashtëzakonshme udhëtimi.

    Në më shumë se 200 km bregdet, ai ka dhjetëra plazhe me rërë ose me guralecë, disa prej të cilave janë ndër më të bukurit në Europë; fshatra të brendshëm ende të lidhur me traditën dhe folklorin; vende arkeologjike, muzeume, monumente, kisha dhe manastire, të cilët tregojnë historinë e tyre interesante.

    2. Kerkyra

    Qyteti i Korfuzit, ose Kerkyra është kryeqyteti i ishullit. Arkitektura veneciane e kombinuar me atmosferën që të kujton Napolin, e bën atë një nga qytetet më të bukura në Greqi.

    Qendra e tij historike është një xhevahir i arkitekturës. Duke ecur nëpër rrugët e saj të ngushta ju do të zbuloni ndërtesa elegante, plot histori dhe pamje magjepsëse.

    Qendra elegante e vjetër e qytetit përbëhet nga rrugë të mrekullueshme me kalldrëm, me dyqane të të gjitha llojeve, sheshe të bukura plot bare dhe restorante me tavolina përjashta.

    3. Për cilët turistë e rekomandojmë Korfuzin?

    Për të gjithë, pasi ishulli është i përshtatshëm për çdo lloj kategorie: grupe miqsh që kërkojnë argëtim; çifte dhe familje me fëmijë që kërkojnë qetësi; dashamirësit e detit dhe natyrës; të apasionuarit pas historisë, artit dhe arkeologjisë. Ishulli gjithashtu ofron hapësirë ​​për nudistët me një plazh gjysmë zyrtar dhe shumë plazhe të qeta, ku ata mund të kenë jetën private.

    4. Informacione të nevojshme për Korfuzin

    Monedha zyrtare e Greqisë është euro. Kartat e kreditit pranohen nga pothuajse të gjitha restorantet, hotelet dhe dyqanet. Tërheqja është e garantuar nga një numër i mirë i ATM-ve të pranishme në vendpushimet turistike dhe në fshatrat e ishullit.

    Është e lehtë për të shkuar në ishullin e Korfuzit duke përdorur tragetin.
    Për të lëvizur rreth Korfuzit, rekomandohet një makinë. Korfuzi nuk është një ishull i vogël: motorri është shumë i përshtatshëm për të lëvizur në distanca të vogla. Por nuk është i përshtatshëm për të mbuluar të gjitha distancat, nëse doni të zbuloni të gjitha qoshet e ishullit. Prandaj, më e udhës është të përdorni makinën tuaj. Në të kundërt mund të merrni me qera një makinë.

    Çmimi për qeranë e një makine në Korfuz është rreth 35-40 euro kur makina është e vogël dhe rreth 15-20 euro për një motorr 50cc.
    Çmimet përcaktohen nga kategoria dhe zhvendosja, ato ulen me rritjen e numrit të ditëve të qirasë.

    Natyra e harlisur e ishullit që shpërthen në pranverë me lulëzimin e luleve, fshatrat plot me ullinj, pisha dhe qiparisa e bëjnë Korfuzin një ishull të gjelbër, aq të ndryshëm nga ishujt e tjerë që janë të famshëm, por që kanë reliev të ashpër.

    Klima është dashamirëse, si në dimër, me ditë me shi, ashtu edhe në verë me ditë të këndshme me diell dhe temperatura që, megjithëse tejkalojnë 30 ° C, për shkak të nivelit të lagështirës së ajrit, japin përceptim për më freskët.

    5. Si të shkoni në Korfuz?

    Ka dy mënyra për të shkuar në Korfuz, njëra përmes linjës me traget Sarandë – Kerkyra, ndërsa tjetra përmes linjës së tragetit Igumenicë – Lefkimi.
    (Ka edhe linjë Igumenicë – Kerkyra, por koha e udhëtimit është më e gjatë dhe bileta kushton më shtrenjtë!)

    Lefkimi është njëri nga dy portet e Korfuzit (Kerkyra dhe Lefkimi), në jug të Korfuzit.

    Ne nga Travelbar, sugjerojmë si më ekonomiken, linjën Igumenicë – Lefkimi, për shkak të çmimeve të leverdishme dhe numrit të madh të trageteve që bëjnë këtë linjë gjatë orareve të ndryshme të ditës. Kështu, nëse humbisni njërin traget, mund të merrni tjetrin.

    Për të shkuar në Igumenicë mund t’i drejtoheni pikës kufitare të Qafëbotës. Nisuni herët, në orët e para të ditës së re, me qëllim që orët e para të mëngjesit t’ju gjejnë në Qafëbotë për të shmangur rradhën në pikën e kalimit kufitar si dhe për të kapur sa më shpejt orarin e nisjes së tragetit për në Lefkimi.

    Biletën e tragetit e blini direkt në port. Porti i Igumenicës është relativisht i vogël dhe aty mund të orientoheni lehtësisht. Mjaft t’i drejtoheni bilaterisë ku çmimet dhe oraret janë të afishuara.

    Kujdes! Me sistemin e kohëmatjes, grekët janë një orë para nesh. Prandaj me të mbërritur në kufi, rregulloni akrepat e orës dhe çdo planifikim të trageteve, duhet ta bëni nisur nga ora greke. Në të kundërt rrezikoni të humbni tragetin. Megjithëse, s’ka problem. Prisni tragetin e radhës pas një ore.

    IGUMENICE – LEFKIMI

    20 QERSHOR – 19 KORRIK
    06’30 – 08’30 – 10’30 – 12’30 – 14’00 – 15’30 – 17’30 – 20’30

    20 KORRIK – 2 SHTATOR
    06’30 – 08’00 – 10’00 – 12’00 – 13’30 – 15’00 – 17’00 – 18’30 – 21’30

    LEFKIMI – IGUMENICE

    20 QERSHOR – 19 KORRIK
    06’30 – 08’30 – 10’30 – 12’00 – 13’30 – 15’00 – 16’00 – 19’00

    20 KORRIK – 2 SHTATOR
    06’30 – 08’00 – 10’00 – 11’45 – 13’00 – 14’00 – 15’30 – 17’00 – 20’00

    Lista e Çmimeve Vajtje – Ardhje

    Pasagjer i rregullt                                7.00 €
    Fëmijë (5-10 vjeç)                               3.50 €
    Fëmijë ( deri në 4 vjeç)                       0.00 €
    Makina                                                25.00 €
    Motorrçikletë(<250 cc)                       5.00 €
    Motorrçikletë (>250 cc)                      7.00 €

    6. All inclusive apo vetëm akomodim?

    Kjo është një pyetje që përgjigjen e merr nga nevojat e secilit për pushime, pra varet çfarë kërkoni. Ne si Travelbar  ofrojmë shërbimin tonë në të dyja këto variante. Por në këtë artikull do të shtrojmë argumentat Pro e Kundër që ju ta vlerësoni vetë se çfarë dëshironi vërtet.

    All Insclusive

    Ju do të përfshiheni në një udhëtim të organizuar, ku nuk do të mendoni për asgjë. Mjafton t’i bashkoheni autobuzit të organizuar me këtë rast bashkë me turistë të tjerë dhe menjëherë do të mbërrini në destinacion, nga Tirana në hotelin tuaj, ku ju pret një akomodim korrekt, me ushqim të garantuar dhe pije në tre vaktet kryesore të ditës dhe ku keni gjithashtu akses në plazh ku keni të paguar çadrën dhe zhezlongun si dhe pishinën e hotelit.

    Hotelet All Inclusive, në shumicën e tyre ofrojnë shërbime në bar, restorant, shesh lodrash për fëmijë, sporte të ndryshme të organizuara, etj, gjithmonë brenda të njëjtës pagesë dhe të njëjtit ambient. Ushqime të bollshme dhe higjenë maksimale.

    Pro

    Keni gjithçka të përfshirë në pagesën që keni bërë.

    Do bëni pushime relaksi.

    Nuk keni shpenzime shtesë për tragetin.

    Do ndjeni se të tjerët po kujdesen për ju!

    Kundër

    Nuk keni mundësi të eksploroni ishullin.

    Duhet të merrni makinë me qera nëse doni të lëvizni.

    Nuk keni mundësi të provoni traditat greke, pasi resortet orientohen drejt një kuzhinës internacionale.

    Do laheni gjithmonë në të njëjtin plazh.

    Vetëm akomodim

    Eshtë një nga mënyrat për t’u akomoduar në Korfuz, bazuar mbi llojin e pushimeve, buxhetin që keni dhe karakterit të secilit. Korfuzi ofron struktura akomoduese pa fund, që nga hotelet (vetëm akomodim), bed & breakfast ( fjetje & mëngjes), half board (fjetje, mëngjes dhe darkë), deri tek apartamentet dhe studiot, që janë shumë të përhapura në Greqi.

    Studio është një shtrukturë akomoduese, që ofron fjetje dhe gatim brenda të njëjtit ambient.
    Studiot kanë çmime të ndryshme, që përcaktohen nga vendi ku ndodhen, cilësia që ofrojnë, opsionet ekstra që kanë, etj.

    Studiot janë një opsion shumë i kërkuar në Greqi, si një zgjidhje më ekonomike dhe që të ndihmon për të kursyer, pasi edhe mund të gatuash vetë.

    Duhet sqaruar se aksesorët e gatimit janë minimalistë, të përshtatshme për vakte të thjeshta e jo të komplikuara, ashtu siç e kërkojnë edhe pushimet e një natyre dinamike dhe të bukur.

    Zakonisht studiot ofrojnë edhe një verandë të vogël, ose ballkon duke e bërë edhe më të këndshëm qëndrimin.

    Pro

    Janë më ekonomike.

    Mund të alternosh vaktet, brenda dhe jashtë në restorante.

    Ke mundësi të lëvizësh nga njëri plazh në tjetrin dhe në darkë kthehesh sërish.

    Mund ta parkosh makinën lehtë në plazhet ku do të shkosh, pasi ka vende free pa pagesë.

    Mund të shfrytëzosh plazhet publike, pa pagesë, sepse në të gjitha plazhet e Korfuzit, raporti plazh privat/plazh publik, kalon në favor të plazheve publike. 

    Je më alternativ në zgjedhjet e restoranteve apo plazheve.

    Ke një kohë të palimituar për të bërë gjërat.

    Ke mundësi të vizitosh vendet e interesit, pasi nuk je i lidhur totalisht pas strukturës akomoduese.

    Kundër

    Duhet ta bësh me makinë individualisht udhëtimin deri në Igumenicë.

    Duhet të paguash siguracionin e makinës në kufi.

    Duhet të paguash biletën e tragetit dhe të makinës.

    Duhet shtuar shpenzimi i kraburantit për lëvizjet brenda ishullit.

    Duhet t’i heqësh kohës së pushimit, kohën e gatimit.

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 03/07/2019

    KU TE AKOMODOHENI NE MYKONOS, ZONAT ME EKONOMIKE

    Nëse kërkoni të kuptoni se cila është zona më e mirë ku të qëndroni në Mykonos, përgjigjen do ta gjeni në këtë artikull.

    Mykonos është i famshëm për jetën e tij të natës, për këtë arsye është shumë e kërkuar nga të rinjtë, të cilët pëlqejnë të argëtohen në bare, lokale dhe diskoteka.

    Por Mykonos nuk ka vetëm kaos dhe trasgresion, ishulli ofron plazhet e tij me ujë të kristaltë dhe është shumë i përshtatshëm për çiftet dhe për familjet, që janë në kërkim të një pushimi, ku të ketë diell, plazh dhe relax.

    Në bazë të pushimit që kërkoni, këtu më poshtë do të gjeni vendin se ku do të qëndroni në Mykonos.

    Lexo edhe: MYKONOS, PARAJSA E PLAZHIT DHE E ARGETIMIT

    1. Mykonos Town - argëtim dhe turizëm kulturor

    Zgjidhja më e përshtatshme për të qëndruar në Mykonos në përgjithësi është Mykonos Town, kryeqyteti i ishullit, e njohur ndryshe edhe si Chora.

    Avantazhi i fjetjes në Mykonos Town është që gjatë ditës mund të shkoni në plazhet më të mira, ndërsa në mbrëmje do të keni mundësi të shëtisni nëpër rrugicat simpatike të qytetit pa pasur nevojë të lëvizni, me makinë, motor, apo autobus.

    Natyra e ishullit është pothuajse tërësisht e përqëndruar në Chora, përveç dy klubeve të njohura të natës, Cavo Paradiso dhe Paradise Club, të cilat ndodhen në Paradise Beach në jug të ishullit, tek të cilat gjithashtu mund të shkohet me autobus.

    2. Pushime pranë detit

    Nëse jeni duke kërkuar një vend më të qetë dhe mbi të gjitha me një det të bukur pranë vendit ku do të qëndroni, atëherë do të duhet të kërkoni një hotel pranë plazhit. Në këtë rast zonat më të mira për të qëndruar në Mykonos janë Ornos ose Platys Gialos.

    - Platys Gialos

    Platys Gialos është një vend i mrekullueshëm, ka plazhe të bukura, restorante dhe bare. Vendndodhja është gjithashtu strategjike për të shëtitur të gjithë ishullin, ndodhet vetëm dy hapa larg nga plazhi Psarou (2 km), 5 minuta me motor nga Ornos dhe më pak se 10 minuta nga qyteti i Mykonos.

    Nga Platys Gialo ju mund të lëvizni të qetë edhe me autobus dhe të shkoni në plazhe të tjera si Elia, Paradise dhe Super Paradise.

    Nëse doni të qëndroni afër detit dhe jo shumë larg jetës së natës, Platys Gialos është vendi më i mirë për të qëndruar në Mykonos.

    Një zgjidhje e shkëlqyer ku të qëndroni në Platys Gialos janë apartamentet, të cilat ofrojnë një raport të mirë cilësi/ çmim. Për ato që duan të shpenzojnë më shumë, ka mundësi shumë të mira për hotele.

    - Ornos

    Si një alternativë e Platys Gialos është Ornos, një zgjidhje tjetër interesante, se ku të flini në Mykonos.

    Plazhi i bukur i Ornos, është shumë tërheqës, ka dy dalje të hapura në det, ka det të kristaltë si ujërat e të gjithë ishullit, ka taverna, bare dhe restorante. Eshtë një zgjedhje e shkëlqyer qëndrimi.

    Avantazhi i Ornos-it në krahasim me Platys Gialos është se Ornos është i vendosur edhe më afër qytetit të Mykonos, 5 minuta me autobus, distancë shumë e shkurtër dhe e përshtatshme për të kaluar një mbrëmje të këndshme në rrugicat e qytetit.

    Zgjedhja e Ornos si një vend për të qëndruar në Mykonos është ideale për ata që kërkojnë diell, det dhe relaksim dhe që dëshirojnë të qëndrojnë jashtë kaosit të natës, por edhe të përfshihen sa herë që duan në këtë kaos.

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 03/07/2019

    MYKONOS, PARAJSA E PLAZHIT DHE ARGETIMIT

    Kozmopolitan, modern, spektakolare, i tepruar, me shumë fytyra, Mykonos është një nga ishujt më të famshme Cikladike në botë. Zgjidhet si destinacioni i pushimeve verore, çdo vit nga mijëra turistë nga e gjithë bota.

    Sidomos të rinj, tërhiqen nga plazhet e Mykonos, por më shumë nga mundësia për të gjetur vendin më high në Europë, sa i përket argëtimit dhe jetës së natës gjatë sezonit të verës: diskot dhe baret gjithmonë plot, nga perëndimi i diellit në dritën e parë të agimit.

    Lexo edhe: KU TE AKOMODOHENI NE MYKONOS,ZONAT ME EKONOMIKE

    1. Plazhet

    Në fakt, çdo moment është i përsosur për të krijuar dhe për të bërë gjëra të reja: nga pasditja deri në perëndim, mund të kërceni në baret e plazheve si, Paradise, Super Paradise e Paraga; në mbrëmje rrugët e qytetit të Mykonos, kryeqytetit të vogël të ishullit, pushtohen nga zhurmat e njerëzve që kalojnë nga një vend në tjetrin, në një atmosferë festive që përfshin të gjithë qytetin.

    Natën e kanë radhën festat e plazhit ose party në disko.
    Plazhet e tjera më të njohura të Mykonos janë Platys Gialos dhe Psarrou. Ndonjëherë ata janë të mbushur me shumë njerëz dhe kështu që ju duhet të kërceni mbi motor, ose të merrni timonin e makinës dhe të rrotulloheni nëpër ishulli, në kërkim të një qosheje të qetë.

    Bregdeti jugor i Mykonos karakterizohet nga plazhe të plota, ndërsa pjesa veriore, e goditur nga Meltemi (erë që godet Greqinë dhe Turqinë), është një parajsë për të dashuruarit pas windserf dhe kitesurfing.

    2. Çfarë nuk dimë

    Sfidues deri në fund, por me një shpirt elegant, Mykonos filloi të fitonte reputacionin e kryeqytetit veror dhe kryeqytetit të tolerancës, në vitet ’80 dhe ’90, kur ai u bë një destinacion i preferuar për turizmin homoseksual.

    Sot për të thënë që Mykonos është ishulli i homoseksualëve është një paragjykim i pavlerë, sepse përveç çifteve të të njëjtit seks që kalojnë pushimet e tyre këtu në fshehtësi të plotë, frekuentohet shumë edhe nga çiftet heteroseksuale që janë në kërkim të romancës, nga djemtë që kërkojnë aventura verore dhe nga familjet që kërkojnë pushim dhe qetësi.

    Të bësh pushimet në Mykonos nuk nënkupton vetëm që të përfshihesh nga lumi i të rinjve dhe të moshave të tjera, të cilët kanë argëtimin nëpër festa si qëllim të tyre të vetëm, por edhe të shtrihesh në plazh, duke lënë diellin t’ju përkëdhelë dhe të laheni në ujërat e tij të freskëta blu; të humbisni nëpër rrugicat e tij në perëndim të diellit dhe të darkoni në tavernat tipike duke dëgjuar sirtaki ose rebetiko.

    3. Peizazhi dhe historia

    Megjithëse kërkesa turistike është gjithmonë e fortë, ishulli kurrë nuk e ka ulur kokën e tij para betonizimit: nuk ka megastruktura të shëmtuara të hoteleve, sepse Mykonos ka dashur të ruaj hijeshinë e saj autentike. Identiteti i ishullit zbulohet në arkitekturën cikladike dhe në gëzimin e tij për të krijuar momente të paharrueshme.

    Mykonos është një ishull i thatë dhe shkëmbor: toka e saj është djegur nga dielli, por përkëdhelet nga Meltemi, një erë që vjen në verë për t’i dhënë një frymëmarrje lehtësuese të vogël. Bukuria e plazheve me pamje nga deti Egje dhe bardhësia verbuese e shtëpive me dritare dhe dyer të kaltër, shtigjet e shtruara dhe mullinjtë e saj, janë imazhe universale të njohura, simbole të një historie që kurrë nuk do të përfundojnë, gjithmonë e gatshme për të treguar diçka të re dhe interesante.

    Në ishull ka shumë kisha: tradita tregon se banorët e saj, marinarët (si dhe piratët), kur rrezikuan jetën e tyre të përfshirë në stuhi, u zotuan të ndërtonin një kishë nëse do të shpëtonin.

    Informacione të nevojshme

    Të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, mund të hyjnë në Greqi, vetëm me pasaportë, e cila duhet të jetë e vlefshme te pakten deri në 3 muaj brenda datës së skadencës.

    Gjuha zyrtare që përdoret në Mykonos është greqishtja moderne, por të gjithë aty flasin anglisht dhe një pjesë e madhe, flet edhe italisht. Të gjitha tabelat e rrugëve janë gjithmonë të shkruara edhe në alfabetin latin, përveç se në disa vende jo turistike.

    Klima në Mykonos

    Mykonos ka klimë mesdhetare që në verë shkojnë nga 30 ° C deri në 35 ° C, por nivelet e lagështisë së ajrit e bëjnë të përballueshme temperaturën e perceptimit.

    Ndonjëherë mund të jetë e nevojshme që të hidhni diçka krahëve, sidomos nëse lëvizni me motor, si dhe mbrëmjeve. Sezoni i plazhit është shumë i gjatë: mund të bëni banjo dielli nga maji deri në shtator dhe, ka raste kur temperaturat janë kaq të përshtatshme, sa që mund të bëhet plazh edhe në prill dhe në tetor.

    Gjatë muajve të verës, era tipike e veriut që fryn nga deti Egje, arrin në pjesën veriore të ishullit: se shpesh paraqitet si një gji i këndshëm ku bën shumë ngrohtë, duke shkaktuar edhe dallgë në det.

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 02/07/2019

    NE MALTE, NDRYSHE NGA TE TJERET

    Sipas pushimeve që keni në mendje, duhet të zgjidhni mirë edhe vendin se ku do të akomodoheni në Maltë.
    Sa më të kujdesshëm të jeni në zgjedhje, aq më shumë do të përfitoni nga këto pushime, si nga ana ekonomike ashtu edhe nga kënaqësia.
    Në Maltë gjen për të gjitha shijet, që nga akomodimet për grupe të rinjsh, e deri tek çiftet e familjet që kërkojnë qetësinë.
    Në përgjithësi Malta ofron vende për të fjetur mjaft të leverdisshme, ndonëse edhe këtu si kudo tjetër, në verë çmimet kanë tendencën e rritjes.

    Malta është e vogël, por ka densitet shumë të lartë popullsie.
    Për t’u spostuar edhe pak kilometra duhet të përshkoni fshatra njëri pas tjetrit.
    Ne do t’ju tregojmë zonat më të rëndësishme të Maltës, mundësitë që keni për t’u akomoduar atje dhe faktorët pro dhe kundër për secilën prej tyre.

    Në dimër – kur aspekti historiko-kulturor është arsyeja kryesore e pushimeve, destinacionet më të mira janë Valletta, Sliema dhe St. Julian.

    Të qëndruarit në Valletta kushton më shumë, por përveç përfitimit nga bukuria e qytetit, do të gjeni veten në vendin që ju lidh më së miri me të gjithë Maltën.

    Sliema është shumë më e përshtatshme: është shumë afër Valletta-s, ka shumë shërbime dhe është edhe kjo e lidhur shumë mirë me pjesë të tjera të Maltës, edhe pse jo si Valletta. Nëse vini për një fundjavë, ose dëshironi të bëni pak nga çdo gjë, Sliema është në përgjithësi zgjidhja më e mirë. St Julian është kryeqyteti i natës së Maltës, është mirë nëse doni të festoni, por të flini diku tjetër.

    Nëse vini në verë – për të kaluar çdo ditë në det, është më mirë të qëndroni diku tjetër: zona e gjirit të St. Pauls’Bay ofron më shumë lëvizje dhe çmime më të ulëta, duke e përgjysmuar kohën për të arritur në plazhe. Mellieha është shumë afër plazheve të mëdha, prej këtu mund të shkosh shumë lehtë në Gozo dhe Comino, por është larg nga çdo gjëje tjetër: vizitimi i pjesës tjetër të Maltës me transport publik merr shumë kohë në autobuz.

    Marsaskala ka turizëm, por qyteti nuk jeton me turizëm, dallimi ndihet në llogarinë e restoranteve dhe të dyqaneve. Por është një vend shumë i mirë, nëse keni makinë, ose nëse nuk ju intereson të shkoni në St. Julian në mbrëmje.

    Gozo ofron plazhet më të mira, ndonjëherë, përveç se në përgjithësi është më i lirë se Malta (i referohemi ishullit kryesor) është një vend i shkëlqyeshëm në verë, nëse doni qetësi, por nuk mund të lëvizni nga këtu.

    1. Sliema - St. Julian

    Një në tre hotele në Maltë ndodhet mes Sliemës dhe San Julian-it, me oferta të ndryshme të përshtatshme për çdo buxhet, duke nisur nga hostelet deri tek hotelet e luksit.

    Të dy lokacionet janë praktikisht ngjitur me njëri- tjetrin, të dy janë shumë të pëlqyera nga turistët gjatë verës, por zona ku përqëndrohet jeta e natës është lagjia PacevilleSt. Julian.

    Ja diferencat mes ketyre dy lokaliteteve:

    Eshtë më e thjeshtë të lëvizni nga Sliema se sa nga St. Juliani.

    Në Silema kalojnë shumë linja autobuzi dhe nga moli i Sliemës mund të merrni anijen për në Valletta, ose të bëni ekskursione në Gozo dhe Comino.

    Sliema është më ekonomike se sa St. Julian, si në nivelin e hoteleve, ashtu edhe të restoranteve, por nëse kërkoni cilësi, atëherë zgjidhni St Julian.

    Jeta e natës malteze zhvillohet në lagjen Paceville të St. Julian, ku ndodhen të gjitha discobaret.

    Gjenden shumë apartamente me qera mes këtyre dy lokaliteteve, kështu që çmimi është i përballueshëm. Mund të themi se të bësh pazar në këtë pjesë kushton 1/3 më shumë se sa në lokalitetet e tjera malteze.

    Kjo është zona më internacionale në Maltë.

    Parkimi është mjaft i veshtirë në këto zona sidomos gjatë orarit zyrtar.

    Të gjitha vendet e tjera që gjenden mes Sliema-s dhe Valletta-s (Gzira, Msida, Pieta, Ta-xbiex) janë të lidhura mjaft mirë, kështu që nuk ka problem për të lëvizur nga njëri vend në tjetrin.

    PRO

    Janë të lidhura me autobus.
    Janë qendra të jetës së natës malteze.
    Mund të bëni ekskursione me varkë nga Sliema.

    KUNDER

    Nëse kërkoni qetësi, evitoni St. Julian.
    Eshtë e vështirë për parkim.
    Kostoja e shpenzimeve është e lartë (restorantet dhe blerjet).
    Nuk ka plazhe të vërteta përreth.

    2. Valletta

    Kryeqyteti maltez është një muze në qiell të hapur i cili dhuron pamje mahnitëse në pak metra, me një ofertë të pasur historike dhe kulturore.
    Nuk është rastësi që e gjithë Valletta bën pjesë në trashëgiminë kulturore të UNESCO-s.

    Një tjetër avantazh praktik është lëvizja me autobuz, drejt gjithë pjesëve të tjera të Maltës. Në mbrëmje qyteti ofron larmi baresh dhe restorantesh ku mund të argëtoheni.

    Shumica e hoteleve ndodhen në brendësi të qendrës historike dhe janë të restauruara me shumë kujdes. Nese jeni në kërkim të diçkaje të veçantë atëherë Valletta është gjëja e duhur.

    Në Maltë si kudo, pozicioni paguhet, dhe kryeqyteti nuk bën përjashtim kështu përgatituni për hotele të shtrenjta.

    Në diferencë me lokalitetet e tjera është më pak sezonale, prandaj kosto mbetet gjithmonë e lartë.

    PRO

    Nuk ju ndodh çdo ditë të flini brenda një trashëgimie botërore të UNESCO-s.
    Ka lidhje shumë të mira me autobus.
    Aktivitete të shumta kulturore.
    Nuk ka nevojë për makinë me qera.

    KUNDER

    Hotele janë më të shtrenjta se në zonat e tjera.
    Duhet të rezervoni në kohë.
    Akomodime të limituara për familje.
    Asnjë plazh përreth.

    3. Saint Paul's Bay

    Zona e St Paul’s Bay, BUGIBBA, është zona më e rëndësishme, është zona e dytë turistike mbas Sliema-St Julian me një numër të madh apartamentesh e hotelesh në afërsi të detit.

    Por fakti që janë afër detit nuk do të thotë që je pranë plazhit!!!

    Nëse kërkoni plazh me rëre do t’ju duhet të shkoni diku tjetër, por në krahasim me Sliemën do të kurseni të paktën një orë në ditë për të shkuar në plazh.

    Zona ofron të gjitha shërbimet për turistët (pak a shumë si në St. Julian)
    Lidhjet urbane janë të mira, por jo në nivelin e Sliemës.

    PRO

    Afër plazheve me rërë, por jo shumë larg nga rruga.
    Më lirë se në Sliema.
    Shumë shërbime të dedikuara për familje.
    Lidhje të mira urbane me pjesët e tjera të Maltës.
    Mundësi për ekskursione me varkë për në Comino dhe Gozo.

    KUNDER

    Shumë e populluar gjatë verës.
    Duhet të lëvizni për të shkuar në plazhet me rërë.
    Restorantet janë pak më të shtrenjtë se në vendet e tjera.

    4. Mellieha

    Mellieha ndodhet në ishullin verior të Maltës, afër imbarkimit për Gozo dhe Comino.

    Nëse synoni vetëm detin dhe nuk qëndroni në Gozo, atëhere ky është vendi më i mirë.

    Eksplorimi i pjesës tjetër të Maltës, nisur nga Melliaha, zgjat shumë më tepër, sidomos nëse bëhet me autobus, prandaj rekomandohet të merrni makinë me qera.

    Nëse po kërkoni një vend të qetë, Mellieha është për ju, por nëse kërkoni edhe jetë nate, atëherë shkoni diku tjetër. Në Mellieha ka hotele brenda dhe jashtë qytetit, ose në bregdet.

    Në realitet hotelet nga të cilat mund të dilni në plazh me rërë janë të pakët.

    PRO

    Ka restorante të mira.
    Shpenzime ekonomike.
    E lehtë për të shkuar në Gozo dhe Comino.
    Plazhet janë shumë afër.

    KUNDER

    E vështirë për të lëvizur pa makinë.
    Eshtë më periferike me lidhjet urbane në krahasim me pjesët e tjera të Maltës.

    4. Marsaskala

    Marsaskala ndodhet në pikën lindore të Maltës.

    Gjenden vetëm tre hotele, por ka apartamente të shumta që jepen me qera.
    Në përgjithësi, në raport me vende të ndryshme që kemi marrë në konsideratë më lart, Marsaskala është më ekonomike, vendi është shumë i populluar, sidomos nga maltezët të cilët e pëlqejnë shumë.

    Ata shkojnë shpesh aty për plazh, ose për të drekuar, pasi është më lehtë për të parkuar dhe ka më pak turistë.

    Nëse jeni duke kërkuar qetësi, detin afër, dhe restorante të mira, atëherë

    Marsaskala është për ju. Nëse, përkundrazi, doni të qëndroni tre ditë dhe të shihni Maltën atëherë shkoni diku tjetër.

    PRO

    Shumë e qetë, ka pak turistë.
    Shpenzime ekonomike.
    Ka detin afër me akomodimin, cilido qoftë.

    KUNDER

    Ka pak vende akomodimi.
    Lidhje e kufizuar urbane.
    Duhet një makinë me qera për të lëvizur në vende të tjera.

    4. Zona të tjera

    Pothuajse të gjitha hotelet e ishullit të Maltës janë të vendosura në një nga vendet e përshkruara më lart.

    Pra, nëse keni gjetur një vend për të fjetur, patjetër që ku vend do të ndodhet në një nga zonat e përmendura më lart, prandaj mbetet për t’u sqaruar vetëm transporti.

    Nëse merrni me qera një veturë, atëherë ju jeni i pavarur, por do të keni probleme me parkimin, në disa vende gati është e pamundur!!

    Me trafikun e vështirë, maltezët ndeshen çdo ditë.

    Nëse planifikoni të përdorni transportin publik, atëherë kontrolloni sa linja kalojnë pranë vendndodhjes suaj. Ka gjithmonë të paktën një autobus për Valletta, kudo që të ndodheni, por nganjëhere ka me të vërtetë vetëm një.

    Gozo

    Në terma të përgjithshëm Gozo është më i qetë për t’u akomoduar dhe më karakteristik sesa ishulli mëmë i Maltës.

    Plazhet më të mira janë në Gozo, i cili është i arritshëm në çdo cep edhe në këmbë. Nuk ka dallime thelbësore mes fshatrave të ndryshëm, megjithatë ndër më të njohurit janë Marsalform dhe Xlendi me restorante të ndryshme peshku përgjatë bregut.

    Në përgjithësi çmimet e akomodimit në Gozo janë më ekonomike se në Maltë.
    Gozo në sezon ka pak vende akomodimi, por në shtator, madje edhe në tetor, atje vera vazhdon dhe mundësitë e akomodimit janë më të mëdha dhe më të lira.

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 01/07/2019

    COSTA BRAVA: KESHILLA SI TE ZGJIDHNI PUSHIMET TUAJA

    Costa Brava është një zonë shumë e veçantë e Spanjës, në gjendje të japë ndjesi unike për ata që e vizitojnë atë. Kjo shtrirje e bregdetit katalonas është e njohur për gjiret e saj, peisazhet e egra, fshatrat e simpatikë në bregdet dhe parqet natyrore; është një destinacion ideal për një pushim të shkurtër.

    Gjeni se cilat janë destinacionet më të mira për të kaluar pushimet tuaja në Costa Brava bazuar në llojin e qëndrimit që ju preferoni.

    Pushime në qytet
    Pushime deti
    Pushime luksoze
    Pushime ekonomike
    Pushime familjare
    Pushime në fshat
    Jeta e natës

    Costa Brava është e lidhur në mënyrë të përsosur me autostradën AP-7 dhe është lehtësisht e arritshme, në sajë të distancës së shkurtër që e ndan atë nga aeroporti i Barcelonës dhe Gironës. Nga Shqipëria nuk ka fluturime direkte për në Barcelona apo Girona, por për fluturime direkte, mund të përdoren linjat e fluturimit për në Barcelona nga aeroportet afër, si Podgorica ose Shkupi.

    Një mundësi tjetër është të përdorni tranzitin nga Italia për në aeroportin e Barcelonës ose aeroportin e Gironës. Gjithçka që duhet të bëni, është të jeni në kontakt me Travelbar agency per çmimet e fluturimeve për të kapur ofertën më të mirë. Mos i lini biletat për në momentin e fundit, sepse çmimet “fluturojnë”.

    Costa Brava ofron për të gjithë

    Costa Brava ofron destinacione për çdo nevojë, dashamirësit e qytetit mund të vizitojnë qytete si Girona dhe Figueras, por gjithashtu mund të vizitojnë edhe shumë vende që kombinojnë bukurinë natyrore të bregdetit me kulturën dhe historinë mesjetare. Me plazhe, muze, vende historike, bare dhe restorante, me siguri do të keni shumë gjëra për të zbuluar dhe eksploruar në Costa Brava.

    Ky bregdet është i famshëm për plazhet e bukur e të artë. Tossa de Mar dhe Cadaqués janë vetëm dy nga destinacionet më të pëlqyer në Costa Brava plot hijeshi dhe atraksione, ideale për ata që i gëzohen një pushimi me diell në plazh. Këtu ju mund të shijoni bukurinë dhe qetësinë e Mesdheut në plazhet urbane të pajisura me të gjitha shërbimet, ose në gjiret e virgjër, me limane të shkëlqyera.

    Nëse jeni duke kërkuar për një pushim luksoz në Costa Brava, nuk ka vend më të mirë se Empuriabrava. Sistemi ekskluziv i kanalit të qytetit ju lejon të eksploroni me anije.

    Nëse doni të shpenzoni më pak, ju rekomandojmë të qëndroni në Estartit dhe Escala, qytete që ofrojnë plazhe të mrekullueshme dhe argëtime të shumta, ku mund të qëndroni me një buxhet më të vogël, pa humbur asgjë nga ajo që ofron Costa Brava.

    Kush udhëton me familjen mund të kërkojë me emrin e markës “Turizmi Familjar”, emër që qeverisja katalanase ia jep zonave të tilla si, Roses dhe Platja d’Aro dhe që garantojnë shërbime të projektuara posaçërisht për familjet.

    Fshati Pals për shembull, ofron një pushim ideal për ata që nuk i pëlqejnë turmat; ky fshat ndodhet në majë të një kodre me pamje nga fushat e orizit. Këtu mund të eksploroni natyrën duke u endur në shtigje duke bërë hiking, me autonomi të plotë, ose me biçikletën tuaj.

    Qytetet e Lloret de Mar ose Blanes, nga ana tjetër, janë perfekte për ata që e duan gjallërinë e natës spanjolle, në të vërtetë ka shumë klube që organizojnë festa dhe evente që përfundojnë në orët e hershme të mëngjesit.

    Zgjidhni ku të qëndroni në Costa Brava dhe zbuloni disa ide se çfarë duhet të bëni në këto vende gjatë pushimeve tuaja.

    1. Pushime në qytet

    Shtëpitë e pushimit në plazhin e Costa Brava janë të përsosur për të shijuar mot të mirë gjatë pushimeve tuaja, me një pamje të bukur. Ky bregdet është i mirënjohur për plazhet e tij të gjatë, me rërë të shkëlqyer me ngjyrë të artë dhe plazhet e organizuara mirë.

    Këtu ju mund të relaksoheni në një nga baret e shumta në plazh, ose të bëni banjo dielli. Për të apasionuarit e sporteve të ujit ka mundësi të marrin me qira pajisje për snorkeling, windsurf dhe kayak, aktivitete që janë shumë të njohura në këto zona.

    Tipari dallues i bregdetit të Costa Brava janë pa dyshim limanet e fshehura dhe gjiret e vogla, të mbyllura midis shkëmbinjve të pjerrët. Jo larg nga qyteti i Roses dhe Cadaqués ju mund të vizitoni limanet e Cape de Creus. Shumë të njohura për bukurinë e tyre janë Grotte di Player, Portaló dhe Culleró ku, nëse jeni me fat, do të keni rastin të gjeni një gji të vogël vetëm për ju.
    Qyteti i Cadaqués është shtëpia e plazheve të mrekullueshme, disa prej të cilave janë të vendosura brenda hapësirës urbane si Playa Grande, Playa es Sortell ose Playa es Pianc. Nëse doni plazhe të egra, atëherë ju mund të shijoni perëndimet befasuese mbi gjirin e Capo di Creus, ku do të vlerësoni pamjet e një bukurie të paprekur në Costa Brava. Zbuloni shtëpitë më të mira të pushimit në Cadaqués, merrni me vete kremin e plazhit dhe gëzoni diellin, detin dhe rërën e artë.

    Kudo që të shkoni në Costa Brava do të gjeni plazhe të pabesueshme, por për t’ju ndihmuar me kërkimin tuaj, këtu janë disa këshilla nga Travelbar për plazhet më të mira në Costa Brava.

    Tossa de Mar ju mund të gjeni akomodim në shtëpi që ndodhen vetëm dy hapa larg nga plazhi, pranë Playa Gran, i cili është vetëm një nga plazhet e bukura të Tossa de Mar.

    Këtu ju mund të relaksoheni shtrirë në diell dhe të bëni shëtitje përgjatë mureve imponuar mesjetare që rrethojnë plazhin. Cala Futadera dhe Cala Giverola janë vetëm disa nga plazhet spektakolare të Costa Brava-s, vende ideale për një shëtitje në kontakt me natyrën, ku edhe ju mund të eksploroni thellësitë e detit në një ekskursion mbi një varkë me fund transparent.

    Hotel në Cadaques: Hostalet de Cadaques

    - Girona

    Girona ndodhet disa kilometra nga Costa Brava dhe është qyteti i dytë më i madh në Katalonja; në këtë vend ju do të jeni në gjendje të vlerësoni aspektet e historisë dhe kulturës, të çliruar nga ngutja dhe kaosi tipik i qyteteve të mëdha. Ju mund të kaloni ditët tuaja duke shëtitur në labirintin e rrugëve të shtruara dhe në mesin e ndërtesave shekullore të lagjes hebraike (më të ruajturat dhe më të mirat në Europë). Admironi katedralen madhështore që dominon qytetin nga lart dhe muret e tij të lashta romake, duke shijuar panoramën e shkëlqyer të Pirenejve në distancë.

    Girona mund të vizitohen gjatë gjithë vitit, megjithatë një periudhë e rekomanduar veçanërisht është muaji maj, kur festohet “Temps de Flors” (Festivali i Luleve). Rrugët e qytetit mbushen me kompozime me lule, të çdo lloji dhe ngjyra, të cilat mbulojnë çdo ballkon.

    Mos hezitoni të rezervoni shtëpinë tuaj të pushimit në Girona për një qëndrim të paharrueshëm në qytet.

    Hotel në Girona: B & B Hotel Girona 3* 

    - Figueres

    Figueres është një tjetër destinacion ideal për një pushim të shkurtër në qytet, në Costa Brava. Pavarësisht se është e vogël, qendra historike është plot me jetë, sidomos gjatë muajve të verës, kur qyteti pret një numër të madh ngjarjesh ndërkombëtare. Ndër atraksionet më të njohura të këtij vendi janë Muzeu i Lojrave dhe Muzeumi i Verës Empordà.

    Një pikë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Figueres është Muzeu i Teatrit Dalí. Projektuar nga vetë artisti katalanas, për të ekspozuar veprat e tij, muzeu është veçanërisht i dallueshëm në sajë të ngjyrave të tij dhe të kupolave rrethore.

    Hidhni një sy sugjerimeve tona për një pushim në Figueres dhe zbuloni vende si Castillo de San Fernando, kështjella më e madhe në Europë. Admironi artin e Salvador Dalí dhe sekretet e Costa Brava-s duke prenotuar shtëpinë tuaj të pushimit në Figueres.

    Hotel në Figueres: Duran Hotel & Restaurant 3 *

    2. Pushime në plazh në Costa Brava

    3. Pushime luksoze në Costa Brava

    Falë 214 kilometrave të gjatësisë së bregut, Costa Brava ofron peizazhe dhe pamje shumë të ndryshme, të cilat mund të kënaqin çdo lloj interesi për pushimet tuaja. Empuriabrava dhe Calella de Palafrugell janë destinacionet ideale për ata që kërkojnë një pushim luksi.

    Nëse nuk ju mjafton fakti që, duke u akomoduar këtu, do të jeni të rrethuar nga plazhe të një bukurie të pabesueshme dhe parqe natyrore, atëherë duhet të shtoni argumentin se duke marrë me qera një vilë në Empuriabrava, mund të hyni në shtëpi direkt nga anija, në sajë të sistemit të veçantë të kanaleve në qytet.

    Empuriava në fakt është quajtur “Venecia e Spanjës”; ju mund të merrni me qera një varkë, të relaksoheni në diell dhe, duke vazhduar të lundroheni, mund të kaloni drejtpërdrejt në bankinë në një nga fushta e shumta të golfit.

    Një qytet sinonim i luksit është Calella de Palafrugell, këtu ju mund të gjeni shtëpi pushimi luksoze të shumta. Peizazhi karakterizohet nga ndërtesa të bardha dhe plazhe të veçuara me ujëra bruz, që ju kujton imazhin klasik të qytetit tipik mesdhetar.

    Përveç plazheve të saj të pabesueshme, Calella organizon evenimente të shumta gjatë gjithë vitit dhe është e njohur për restorantet e saj, ku mund të kaloni momente romantike me qirinj të ndezur mbrëmjeve dhe të shijoni pamjen e detit.

    Këtu gjendet edhe kopshti botanik i Cap Roig, i cili me pamje nga Mesdheu, shpesh organizon ekspozita dhe lloje të ndryshme ngjarjesh me artistë ndërkombëtarë.

    Për të admiruar këtë cep të parajsës, rezervoni shtëpinë tuaj të pushimit në Calella de Palafrugell dhe lëreni veten të përkëdheleni nga bukuria e këtij vendi.

    Hotel në Empuriabrava: Ampuria inn 3*

    4. Ku të flini me çmime ekonomike

    Nëse largoheni nga chiringuitos (janë bare dhe restorante buzë detit) dhe shëtitoret, do të gjeni bare dhe restorante me çmime më të ulta. Ju gjithashtu mund të gjeni shumë shtëpi të lira me qera në Costa Brava pa pasur ndjenjën e humbjes së cilësisë.

    Zonat më të lira për të qëndruar në Costa Brava janë Estartit dhe Escala, ju mund të gjeni shtëpi me qera në Estartit nga € 27 në natë. Në Estartit, ju keni mundësinë të vizitoni tre plazhe të ndryshme urbane, por edhe limane më të vogla, më të izoluara.

    Një vend tjetër për të bërë pushime të lira është Escala, që ndodhet vetëm 90 minuta nga Barcelona dhe afër aeroportit të Girona-s. Ky qytet është shumë i populluar nga ato që praktikojnë sporte të ndryshme të ujit dhe gjithashtu mund të admirojnë dunat e saj të mahnitshme të rërës.

    Hotel në Estartit: Hotel Nereida 3*

    5. Ku të kaloni pushime me familjen në Costa Brava

    Nëse jeni duke udhëtuar me familjen tuaj është e rëndësishme të zgjidhni një destinacion që ofron aktivitete të shumta për të argëtuar fëmijët. Shumë lokalitete në këtë zonë janë të specializuara për pushime familjare, duke e bërë më të lehtë të kërkoni shtëpi pushimi për familjet në Costa Brava.

    Qytetet e Roses dhe Platja d’Aro kanë akuaparqe të mëdhenj, si Aquadiver dhe Aquabrava, të cilët me siguri do ta bëjnë çdo fëmijë të lumtur. Këtu ka shumë atraksione për të gjithë familjen: rrëshqitjet, pishinat që krijojnë valë dhe kazanët e nxehtë, por gjithashtu mund të vizitoni parqet aventureske si Parc AventuraPlatja d’Aro. Ju mund të argëtoheni duke zbritur me litar mes pemëve, mund të bëni hedhje elastike nga ura të lidhur në mes, si dhe shumë gjëra të tjera. Zgjidhni shtëpinë tuaj të pushimit në Platja d’Aro për një pushim të paharrueshëm të familjes.

    Një nga aktivitetet më të mira për të gjithë familjen në Costa Brava është shtegu i Paratge de la Tudela në Cap de Creus. Gjatë këtij ekskursioni do të keni mundësinë të prekni me duart tuaja formacionet e pazakonta gjeologjike që frymëzuan disa nga veprat e Salvador Dali. Këtu ju mund të lini imagjinatën tuaj të egër për të identifikuar formën e një gorille, një luani apo edhe një deveje, duke ecur në këtë peizazh që të lë pa frymë.

    Roses është e mundur të eksploroni zonat përreth nga bordi i një treni, duke bërë tur me tren, i projektuar veçanërisht për fëmijët, për të admiruar peizazhet e bukura; ose, nëse ju pëlqen pak aventurë dhe veprim, vozisni përgjatë plazheve në kajak ose kanoe. Nëse vendosni të qëndroni në Roses, fëmijët tuaj me siguri do të gëzohen shumë dhe çdo ditë do të jetë si një festë plot aktivitete në natyrë.

    Me kështjellën e saj imponuese dhe të zhytur në atmosferën e saj mesjetare, Tossa de Mar ofron aktivitete të shumta për familjen si paintball, plazhe që të bëjnë të ëndërrosh, ose eksursione duke ecur përgjatë shtigjeve të tij.

    Hotel në Roses: Hotel Risech 2*

    6. Pushime në fshat në Costa Brava

    Gjithnjë e më shumë njerëzit po kërkojnë destinacione pushimi në fshat, për t’u larguar nga rutina e jetës së përditshme. Aspekti më i këndshëm i turizmit rural në Costa Brava është që ju të mund të shijoni paqen dhe qetësinë e fshatrave të vegjël dhe njëkohësisht të keni mundësi të eksploroni historinë dhe kulturën duke vizituar qytetet më të mëdha aty pranë.

    Fshati simpatik i Pals është një destinacion i preferuar për ata që kërkojnë një pushim romantik në Costa Brava. I vendosur në majë të një mali të vogël, Pals është i rrethuar nga një natyrë mahnitëse që krijon një atmosferë pothuajse përrallore.

    Qendra historike, e cila ndodhet në afërsi të Parkut Natyror Montgri, është e rrethuar nga rrugë të shtruara dhe shtëpi guri, të cilat kanë ruajtur bukurinë e tyre mesjetar.

    Gastronomia në Pals bazohet tek orizi, i cili kultivohet gjerësisht në ligatinat fqinje. Këto kultura mund të vizitohen duke bërë ture me biçikleta. Nëse dëshironi të ktheheni nga pushimet tuaja të mbushura me energji dhe të ndiheni plotësisht të pushuar, mos hezitoni të rezervoni një shtëpi me qera në Pals.

    Qëndrimi në Begur është një tjetër mundësi e shkëlqyer për t’u larguar nga valët e bregdetit, në fakt ky është një qytet i vogël, i rrethuar nga kodra dhe fshatra të kultivuara. Këtu ndodhet një kështjellë mesjetare, ku mund të admironi disa nga pamjet më të bukura panoramike të Costa Brava. Zbuloni “shtëpitë indiane” në Begur, të cilat janë ndërtuar në stilin latin-amerikan, nga banorët që emigruan në Kubë në shekullin e 19-të.

    Nëse doni të dini historinë mesjetare të Costa Brava-s, Calonge është vendi ideal për të qëndruar; ky qytet është i ndarë në dy pjesë të dallueshme dhe aty ndodhet një kështjellë imponuese, e cila ruan një ekuilibër të përsosur midis modernizmit dhe traditës.

    Nëse zgjidhni Costa Brava-n për pushimet tuaja në fshat, ju do të shijoni bukurinë e qyteteve, bukurinë e plazheve të saj dhe të limaneve të pacënuar.

    Hotel në Colonge: Hotel Mars 1670

    7. Jeta e natës në Costa Brava

    Qytetet në Costa Brava janë mjaft të vegjël dhe në mot të mirë, duke filluar nga fundi i majit, ata tërheqin shumë turistë, falë shumë festivaleve që karakterizojnë natën e këtij bregu.

    Lloret de Mar është padyshim një nga destinacionet më të mira për të ndjekur festat në Costa Brava. Qyteti është vetëm 70 kilometra nga Barcelona dhe është shumë i njohur për organizimet e tij. Gjatë ditës ju mund të shijoni plazhin dhe trashëgiminë e tij kulturore, që përfshin një varrezë moderniste, kishën e Santa Romës dhe kopshtet e Santa Clotilde. Por kur dielli perëndon, ju do të zhyteni në atmosferën e gjallë të chiringuitos, bareve dhe restoranteve të modës. Ka shumë diskoteka ku mund të kërceni deri në agim duke përfshirë: Hollywood Disco, Disco Tropics, Disco Colossos dhe Moëf Gaga.

    Platja d’Aro, Blanes dhe Empuriabrava janë gjithashtu të njohur për jetën e natës, kështu që në Costa Brava, ju nuk do të humbisni kurrë asnjë shans për të festuar. Nëse preferoni një mbrëmje paksa të qetë, qytetet si Cadaqués, Roses dhe Tossa de Mar kanë bare dhe restorante ku mund të shijoni një atmosferë më të këndshme.

    Ka shumë arsye të mira për të vizituar Costa Brava, si për të mësuar rreth qyteteve të pasura me kulturë dhe histori, ashtu edhe për pushime në plazh, apo edhe për të gjetur një gji të izoluar në det. Zbuloni të gjitha gjërat që bregdeti katalanas ka për t’ju ofruar dhe ju nuk do të zhgënjeheni.

    Hotel në Lloret de Mar: Hotel Maeva 1*

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 20/06/2019

    10 PJATAT ME TE SHIJSHME GREKE SIPAS TRAVELBAR

    E zhytur në histori dhe e mbuluar nga deti Mesdhe, Greqia është shtëpia e disa përbërësve gastronomikë më të mirë në botë. Provoni një pjatë tradicionale greke së bashku me një gotë ouzo.

    Greqia ka qenë prej shumë kohësh një ndër destinacionet e pëlqyer të familjeve, me ujërat e saj blu, plazhet e vegjël dhe ushqimin e bollshëm, të përgatitur nga përbërës të freskët. Sigurohuni që t’i shijoni të gjitha, pasi ky vend ka shumë për t’ju ofruar. Në po propozojmë për ju dhjetë pjatat më tradicionale, pa përfshirë ëmbëlsirat, të cilat janë një mbretëri më vete.

    Para se të fillojmë me këto pjata të shijshme, vlen të përmendet se Greqia është e njohur për ullinjtë dhe vajin e ullirit, kështu që këta dy përbërës do të jenë pjesë e shumicës së këtyre pjatave.

    LEXO EDHE: 18 ISHUJT E BUKUR TE GREQISE QE DUHET T’I VIZITONI

    1. Taramasalata

    Eshtë një tip salce që gekët e përdorin si antipastë ose sic e quajnë ata, “meze”.

    Ajo gatuhet nga vezët e peshkut, (putarkat) dhe ka një shije shumë delikate. Grekët e kanë shumë të preferuar në tryezat e tyre.

    LEXO EDHE: SHPIRTI GREK: UZOJA, ÇFARE ESHTE DHE SI TA PISH

    2. Tzatziki

    Tzatziki është një tjetër recetë klasike greke, e cila përdoret për të shoqëruar pjatat me mish, peshk, ose të skuqurat.

    Është e gatuar me kos, kastravec, hudhër dhe pak kopër. Ka shije të freskët dhe shijon gjithmonë, por sidomos në stinën e verës.

    3. Dolmades

    Një recetë klasike për të cilën zihen se e kujt është, grekët, turqit, shqiptarët, serbët, boshnjakët, gati i gjithë Ballkani.

    Por ajo që na intereson në këtë shkrim, është shija e tyre. Japrakët janë shumë të pëlqyer në Greqi.

    Receta dihet nga të gjithë, por grekët i bëjnë me mish qingji brenda dhe e konsumojnë si finger food.

    4. Moussaka

    Moussaka është një nga pjatat më popullore greke në të gjithë botën dhe është më e paharrueshme për udhëtarët që vizitojnë Greqinë.

    Gatuhet me patëllxhane, patate dhe mish të grirë, sipër i hidhet salcë beshamel. Është shumë e shijshme dhe e mirë për ta ngrënë të ngrohtë.

    5. Gyros and Souvlaki

    Moussakas është popullore, por Gyros dhe Souvlaki janë mbretërit e ushqimit të shpejtë grek.

    Mishi i Gyros mund të jetë si mish derri ashtu edhe mish pule, si bazë e mbushjes përdoren pita (petë brumi të pjekura) të mbushur me përbërës të tjerë të shijshëm sipas zgjedhje së klientit.

    Kjo është një pjatë shumë e lirë dhe e gjithanshme dhe mund të hahet e mbyllur ose e hapur si një racion.

    6. Levreku në skarë

    Me klimën mesdhetare, me detin Egje dhe Jon dhe me kodrat e saj, Greqia është e njohur për prodhimet e detit.

    Një nga pjatat më tradicionale është levreku i skarës, ose sardelet e skuqura, të cilat mund t’i gjeni në të gjitha tavernat pranë detit, tek të gjithë fshatrat grekë.

    7. Qofte me kunguj

    Qoftet me kungull, janë të ngjashme me qoftet me mish, por në vend të mishit, ato bëhen me kungull të njomë, patate dhe erëza të tjera.

    Janë shumë të shijshme dhe të përkryera si meze. Nëse i provoni, s’do të doni që t’ju largonin prej tyre.

    8. Oktapod skare

    Siç u pëlqen grekëve të mburren, ushqim i detit grek është një nga më të mirët në botë dhe oktapod i pjekur në skarë është nënshkrim saj.

    I shoqëruar me vaj ulliri me dhe limon, është një pjatë e këndshme, ndërsa sodisni detin me ujërat e kristaltë.

    9. Feta dhe Saganaki

    Djathi i bardhë, djathi klasik shqiptar, po kaq klasik është edhe në Greqi.

    Megjithatë e gjithë bota e njeh si Feta Grek dhe me këtë emër eksportohet në të gjithë botën.

    Është shumë i shijshme dhe shumë i shëndetshëm. Por shija fiton edhe më shumë, kur djathi Feta skuqet dhe bëhet më i shumë se i shijshëm.

    10. Pastiçio

    Së fundi, kemi pastiçion, pjatën më popullore tradicionale greke.

    Ngjason me moussaka se bëhet me mish të grirë dhe salcë beshamel, por ndryshimi është se në vend të patëllxhanit, kjo recetë gatuhet me makarona.

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 14/06/2019

    18 ISHUJT E BUKUR TE GREQISE QE DUHET T’I VIZITONI

    Greqia është një nga ato vende që nuk ju mërzit kurrë duke e shëtitur. Me mijëra ishuj të vegjël dhe me shtrirjen e mrekullueshme në kontinent, është një vend që vetëm të shtohet dëshira ta vizitosh. Ky i yni, është një udhëtim në disa nga ishujt më të bukur të Greqisë.

    Me ishuj të vegjël si Skiathos si dhe me ishujt e mëdhenj (dhe të mrekullueshëm) si Kreta – secili ka hijeshinë e vet të veçantë, malet e gjelbëruara, ushqimin e shkëlqyeshëm dhe plazhet mahnitëse.

    LEXO EDHE: 10 PJATAT QE DUHET T’I PROVONI PATJETER NE ATHINE

    Këtu ne po ju prezantojmë janë disa nga ishujt më të bukur grek, që të paktën njërin prej tyre, është mirë që ta fusni në agjendën më të afërt të udhëtimeve të këtij viti.

    1. Santorini

    Po, e dimë, ndoshta po fillojmë me ishullin më të bukur të ishujve grekë, por kjo gjë e ka një arsye të mirë. Eshtë më se e sigurtë që Santorini është ndër ishujt më të famshëm në Greqi.

    LEXO EDHE: GUIDE E STILIT GREK: ÇFARE TE VISHNI NE SANTORINI

    Me fshatrat e tij plot shkëmbinj dhe pamjet e mahnitshme, ai është një nga ishujt unike grekë, që janë formuar masivisht nga një shpërthim vullkanik disa mijëra vjet më parë. Legjenda thotë se ishulli është në të vërtetë shtëpia e Atlantidës të cilën e gllabëroi deti para disa mijëra vitesh.

    2. Mykonos (Mikena)

    Mykonos është një vend i mrekullueshëm, veçanërisht me limanet e vogla dhe qytetin piktoresk.

    Sigurohuni që të endeni nëpër rrugët me kalldrëm të qytetit Mykonos, të shkoni në ishullin Delos mbi një kaiki (varkë e vogël) dhe të vizitoni Manastirin e Panagia Tourliani. Mos harroni të shihni mullinjtë e famshëm të erës, që ndodhen në ishull dhe që në perëndim të diellit kanë një pamje të mrekullueshme.

    Për një vakt të shijshëm, mos e lini pa provuar një pjatë të shijshme me fruta deti. Kudo që të shkoni për të ngrënë, do të jetë shumë mirë!

    3. Corfu (Korfuzi)

    I ndodhur në anën perëndimore të Greqisë dhe shumë pranë Shqipërisë, Korfuzi është një nga ishujt më të mëdhenj të veriut që ju duhet patjetër ta vizitoni.

    Në të vërtetë ekziston një keqkuptim i zakonshëm që Korfuzi ka të bëjë me paketat tursitike sidomod për të rinjtë që shkojnë atje dhe bëjnë festa nga më të çmëndurat.

    Në fakt, ka disa zona, të frekuentuara nga të rinj italianë që sapo mbarojnë maturën vërshojnë për të eskploruar Korfuzin në grup. Ka edhe shumë të rinj britanikë që bëjnë festa me birra deri në orët e para të mëngjesit. Por kjo gjë ndodh vetëm në zona të caktuara. Pasi shumica dërrmuese e ishullit është aq e qetë dhe e mrekullueshme për pushime! Një vend ideal për për ta eksploruar.

    Bëni çmos të vizitoni Cape Drastis, Vlacherna Monastery dhe të shihni Kanalin e çuditshëm të dashurisë, Canal d’Amour.

    4. Crete (Kreta)

    Kreta është, pa dyshim, më i madhi dhe ndër më të bukur ishuj të Greqisë.
    Gjëja më e mirë për Kretën është se ka kaq shumë gjëra për të parë, që do të thotë se fare mirë mund të justifikoni një ose dy javë qëndrimi. Shkoni atje edhe për një muaj në qoftë se ju dëshironi!

    Përderisa jeni duke eksploruar ishullin, shkoni në ishullin Spinalonga për të parë kështjellën historike, merrni një varkë në fshatin e izoluar grek, Loutro dhe shëtisni rreth Lagunës Balos. Do t’ju dalë para sysh një pamje epike.

    5. Rhodes (Rodi)

    Rhodes është një ndër ishujt e famshëm të Greqisë. Ndërsa ju jeni atje, në fshatin Lindos, do të shihni Akropolin dhe sitin mesjetar brenda vetë qytetit të vjetër.

    Për receta tradicionale autentike greke, shkoni në Ta Kardasia, ata bëjnë moussaka më të mirë në të gjitha Rodos-in.

    6. Amorgos

    Pjesë e grupit të ishujve Cicladi, Amorgos është një nga ata ishuj që ndodhet pak jashtë vëmendjes së turistëve, në raport me Santorinin përshembull.

    Gjëja më e mirë e Amorgos është që shumë mirë mund ta kaloni kohën në ishull, vetëm duke u relaksuar, duke ngrënë peshk të freskët që vjen çdo mëngjes dhe duke parë pamje të mahnitshme, si përshëmbull Hozoviotissa, manastiri që ndodhet mbi shkëmbinj.

    Për të ngrënë pulën më të mirë, drejtohuni në Chora dhe shkoni në restorantin e TranzisTo Raki. Vetëm sigurohuni që të arrini atje që herët, ose do të prisni për një tryezë. Ky vend është përherë i mbushur plot si nga vendasit, ashtu edhe turistët.

    7. Zakynthos

    I rrethuar nga deti Jon, Zakynthos është një ishull mahnitës për t’u vizituar. Me vende si Navagio Beach, Blue Caves (Shpella Blu) dhe Porto Limnionas, ju do të keni plot vende mahnitëse për të eksploruar.

    Sigurisht, shumica e turistëve në ishull patjetër do të duan të shohin Navagio Beach, që do të thotë se do të ketë shumë ture me varka për të shkuar në plazh.

    Ujërat janë magjepsëse blu dhe para sysh do t’ju dalin pamje mahnitëse. Si një vend mjaft i komentuar për bukuritë e tij, ju prisni që të shkoni atje dhe të gjeni fare pak njerëz, ta gjeni ishullin gati të virgjër, por plazhi do të jetë i mbushur plot me njerëz. Pasi ky plazh është një domosdoshmëri, ndërsa ju jeni në ishull.

    Gjithashtu, mos harroni të vizitoni ishullin Marathonisi, aty afër.

    8. Kefalonia

    Një vend tjetër i mrekullueshëm në detin Jon, Kefalonia është një nga ishujt e bukur në Greqi që ju duhet të vizitoni patjetër.

    Sigurohuni që të vizitoni kryeqytetin kodrinor historik të Argostolit, të eksploroni Melissani Cave (Shpellën mahnitëse Melissani) dhe të shkoni në Myrtos Beach.

    Edhe pse nuk ju lejohet të notoni në Melissani Cave, mund të bëni një turne me varkë në këtë vend mahnitës. Duhet ta shihni që ta besoni!

    9. Lefkada

    Lefkada është një nga ishujt e vetëm në Greqi që mund të shkohet me rrugë tokësore, pasi është i lidhur me kontinentin nga rruga.

    Eshtë një ishull shumë i veçantë për t’u vizituar posaçërisht pas eksplorimit të pikave të mrekullueshme në Greqinë kontinentale. Ju do ta shihni se është më i qetë (me vizitorë) se shumë ishuj të tjerë grekë.

    Kaloni ditën duke bërë plazh tek Porto Katsiki dhe shijoni të gjithë ushqimet që ka në Restorant Basilico (në Nidri), ku gatuajnë kallamarin më të mirë të pjekur në skarë.

    10. Paros

    I vendosur në Detin Egje, ishulli i Parosit është rreth 80 km në veri të Santorinit. Kaloni ca kohë në Portin e VjetërNaoussës, zhytuni në Kolymbithres Beach dhe gërmoni në Markakis Restaurant (në Piso Livadi).
    Ju me të vërtetë nuk do të gjeni një tavernë më autentike greke.

    11. Andros

    Andros është një ishull malor dhe dramatik që do të dëshironit të vizitoni. Me një grumbull të tërë të maleve dhe fshatrave të thyer bregdetar, do ju duket sikur jeni kthyer pas në kohë.

    Për një plazh të mrekullueshëm me rërë, shkoni në Agios Petros. Nëse keni dëshirë të eksploroni historinë, shkoni në Manastirin e Panachrantos.

    Gjithashtu, nëse doni të ushqeni pasionin tuaj të eksploruesit, zbrisni në shpellën dramatike Foros. Me të vëretët do t’ju çudisë.

    12. Milos

    Shumë afër me Kretën, Milos është një ishull mahnitës, pak vullkanik, që me të vërtetë ju kujton Santorinin – sidomos me shkëmbinjtë e tij.

    Një nga vendet e preferuar për pak relax, është Firopotamos. Eshtë një vend fantastik për t’u zhytur në ujë.

    Për darkë, në Ergina Restuarant. Nuk do të zhgënjeheni.

    13. Antipaxos

    Antipaxos është një ishull i vogël me vetëm rreth 20 njerëz që jetojnë në të, prandaj do të priteni me mjaft dashuri.

    Një nga mënyrat më të lehta për të arritur në Antipaxos është nga vetë ishulli Paxos (që është rreth 2 km larg), që është një udhëtim mjaft i lehtë për aq kohë sa mund të merrni me qira një varkë.

    Vërtet që ishulli është i vogël, por konsiderojeni si një udhëtim që nuk duhet humbur!

    14. Syros

    Syros është një ishull i vogël dhe mjaft popullor për banorët e qytetit të Athinës, të cilët vijnë shpesh këtu për një pushim të vogël dhe kuptohet lehtë pse.

    Ky është një ishull i mrekullueshëm për t’u eksploruar. Ecni nëpër rrugët e ngushta të Hermoupolis, shihni bukurinë e Teatrit Apollon dhe drejtohuni tek Allou Yialou për disa ushqime tipike të ishullit.

    15. Inouses

    Ishulli i Inouses është vetëm rreth 3 km nga Turqia kontinentale, i vogël në krahasim me ishujt si Kreta, por kjo nuk duhet t’ju ndalojë që ta vizitoni.

    Ishulli është krejtësisht i bukur! Ju mund të merrni edhe me qira një varkë dhe të bëheni vetë kapiten duke vozitur për një udhëtim një ditor.

    Vetëm sigurohuni që të merrni shumë furnizime si ujë dhe bateri për celularin. Është i mrekullueshëm për një largim të vogël.

    16. Lesbos

    Lesbos është një nga ishujt më të bukur në Greqi. E ku tjetër mund të eksploroni Kështjellën Molivos, të shihni një pyll të ngurtësuar dhe të vizitoni një fabrikë që prodhon Uzo (në Plomari).

    LEXO EDHE: SHPIRTI GREK: UZOJA, ÇFARE ESHTE DHE SI TA PISH?

    Për një vend të bukur për të ngrënë (me ushqim të shijshëm), drejtohuni drejt Tropicana (në Molyvos), ku ata shërbejnë qengjin më të mirë të pjekur me kumbulla. Do ta pëlqeni vërtet.

    17. Skiathos

    Skiathos është një nga ishujt më të vegjël grekë, i mrekullueshëm për ta vizituar për një pushim relaksues. Pasi të keni kaluar orë të tëra në Lalaria Beach, shkoni në Kastro, për të parë muzgun dhe për t’u kënaqur me ushqimin e përzgjedhur grek, në dhjetëra taverna të vogla.

    Restoranti Windmill (në qytetin Skiathos) është i mahnitshëm, nëse jeni duke kërkuar një eksperiencë me kuzhinë speciale.

    18. Symi

    Shtëpitë me ngjyra në Symi duken shumë piktoreske ashtu siç janë dhe e bëjnë ishullin ndër më të bukurit e Greqisë, që duhet vizituar patjetër.

    Pak larg nga shtëpitë e bardha të Santorinit, por Symi plot ngjyra dhe gjallëri, është një ishull që ju do ta adhuroni patjetër.

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 08/06/2019

    10 GJERA QE DUHET T’I HANI PATJETER NE ANTALYA

    Çfarë të hani në Antalya? Resorti që ju keni zgjedhur ofron gjithçka, pa limit dhe çdo gjë me shije.

    Por duke pasur parasysh se bufetë e hapura janë të mbushura plot e përplot dhe ju nuk do të keni kohë dhe mundësi t’i provoni të gjitha; duke patur parasysh edhe që për shkak të numrit të madh të turistëve gjermanë dhe rusë që frekuentojnë këto resorte, menaxherët e tyre kanë futur edhe shumë receta nga vendet përkatëse, ne propozojmë që ju të përqëndroheni tek kuzhina turke.

    Pasi është një mundësi e mirë për të provuar çfarë ka më të mirë nga Turqia.

    Në propozimet tona, ju do të shihni se të gjitha janë receta që ne i njohim shumë mirë për shkak të huazimeve kulinare nga kuzhina otomane dhe ndikimit të saj në vendit tonë.
    Por mos harroni një gjë: është krejt si nata me ditë po t’i provosh në vendin nga kanë lindur recetat dhe ku gatimi është pasion dhe njëkohësisht respekt për ushqimin. Prandaj mos lini pa provuar këto që ne po propozojmë:

    1. Shish kebap

    Nëse mendoni se kjo pjatë tipike e Turqisë i ngjan shishqebapëve klasikë “të importuar” edhe në Shqipëri, jeni gabim. Shish kebab – një nga ushqimet më të kërkuara në qytetin turk, një version “më i lehtë” dhe më i shijshëm.

    Turqit përdorin për këtë recetë rreptësisht mish qengji, të shoqëruar me qepë të kuqe, spec të kuq të cilin e marinojnë me lëng linoni. Më pas e kalojnë në shkop dhe e pjekin në zgarë. Një delikatesë e vërtetë.

    Në resorte i gjeni të sapo bërë në zgarë, gati për t’i ngrënë, e nëse jeni më tejkanjoz, rrini pak minuta në rradhë dhe prisni që mjeshti i zgarës t’i pjekë ato në çast!

    2. Gözleme

    Antalya është një destinacion popullor për ushqimet e shijshme. Përveç shishqebapit klasik (shishkebap), një nga gjërat më të mira, që nuk duhet humbur, është gözleme. Bëhet fjalë për një lloj byreçke, të mbushur bujarisht me spinaq, djathë, patate, mish të grirë dhe erëza.

    Nëse jeni jashtë resorteve, mund ta blini si street food, por nëse keni fat e jeni në resort si pushues, gjatë paradites, apo pasditeve, mund ta konsumoni si snack në ambientet e caktuara.

    Mos u habisni fare kur të shihni gra që në sofra të vogla, ulur këmbëkryq, hapin petët në mënyrë spektakolare para pushuesve, që bëjnë parosinë me shijet që duan, ndërsa presin që porosia e tyre të piqet në saç. Mund ta shoqëroni me kos, dhallë, apo birrë! Kjo është në dëshirën tuaj!

    Në jo pak raste, turistet femra, sidomos nga vendet nordike ku mungon tradita e hapjes së petëve me petës (okllai), kërkojnë ta provojnë vetë hapjen e petëve. Amvisat turke janë kurdoherë të gatshme për të ndarë eksperiencën e tyre.

    Me këtë rast, femrat shqiptare, mund të tregojnë publikisht aftësitë e tyre duke korrur edhe duartrokitje!

    3. Mëngjesi tipik

    Në Antalya, dita nuk mund të fillojë pa ngrënë një mëngjes të konsiderueshëm. Nuk ka një ushqim tipik për vaktin më të rëndësishëm të ditës, sepse mëngjesi turk – dhe Antalya në veçanti – është në vetvete një tryezë e bollshme ku do të gjeni miksime të ndryshme: Pra, do të gjeni në dispozicion një tabaka të mbushur me reçel, kos, djathë, mjaltë, vezë, gjalpë, perime, ullinj, proshutë, petulla, bukë të ndryshme, kek, biskota, drithëra, etj, etj, të gjitha të shoqëruara nga një çaj të shijshëm, lëng i freskët portokalli dhe pa dyshim, kafe.

    4. Bakllava

    Një nga ëmbëlsirat tipike turke, jo vetëm shqiptare. të gjithë e dimë se si është dhe çfarë përmban. Por duhet ta provoni patjetër në Antalya për të kuptuar se çfarë i mungon bakllavasë sonë: mjalti dhe frutat e thata (bajame, stika). Një domosdoshmëri e kuzhinës turke.

    5. Paşa çorbası( Supa e Pashait)

    Supa e Pashait, sa mund të jetë e pakuptueshme si recetë për turistët e tjerë, aq e afërt na duket ne. Me përbërësit e saj kuzhina shqiptare është familjare, pasi gatuhet me mishin e deles (pjesë nga koka, truri dhe madje edhe këmbët), të gatuara në supë. Ngjan si një lloj paçeje, vërtet e shijshme. Nuk duhet humbur!

    6. Krahët e pjekura të pulës

    Antalya është e njohur për recetat e saj të mishit, njëra prej të cilave është aq e thjeshtë sa është edhe e shijshme: një pjatë me krahë të pjekur pule, shoqëruar me lloje të ndryshme salcash dhe sallatrash.

    Sekreti i shijes së mirë të kësaj pjate varet nga marinimi. Çdo shef i respektuar turk ka recetë e tij, një armë e fshehtë për t’i bërë këto krahë të vogël të shijshme për mysafirët.

    7. Pide

    “Pide”, i thonë turqit, “pite” shqiptarët. Por nuk bëhet fjalë për ndonjë gatim me petë, siç mund ta merrnim me mendje.

    Është ekuivalente e pices, edhe pse ndryshon nga ajo për shumë arsye. Pida turke është një ushqimet më të konsumuara në Antalya. Eshtë e përgatitur me brumin e ardhur me maja birre, që mbushet me përbërës të ndryshëm, që u jepet forma e varkës dhe piqet në furrë.

    Mbushja bëhet që nga perimet e djathi, për të kaluar në versionin më të “fortë”, në të cilin pida është “përmbytur” me speca dhe mish viçi.

    8. Meze

    Nuk ka nevojë për shumë hyrje nëse përmendim fjalën “meze”. Të gjithë e dinë se nuk po flasim për një pjatë të vërtetë, por një meze mbushur me të gjitha llojet e ushqimeve delikate.

    Mund ta konsiderojmë mezen si një lloj aperitivi, të përbërë nga salca me erëza (të tilla si acılı ezme) ose jogurt (la haydari) që shoqërojnë japrakët (dolma dhe sarma) si dhe shumë lloje të tjera. Sapo t’i shijoni, do ta kuptoni se sa shumë gjëra të gatuara shijshëm, mund të përmblidhen në konceptin “meze”.

    9. Dondurma

    Ose akullore. Por nuk është akullorja e zakonshme, por një produkt i ëmbël, bazuar tek qumështi, sheqeri dhe salepi (miell i marrë nga orkidea). Konsistenca është elastike dhe ajo shkrihet shumë më ngadalë se kremrat e zakonshme, pa ndikuar në shijen dhe kremshmërinë e saj.

    10. Börek (Byrek)

    Nuk është se ju mori shumë malli për byrekun, pasi nuk mungon kurrë në tryezat tona. Por duhet ta provoni patjetër në Antalya. I mbushur me djathë, mish të grirë, spinaq, etj, ka një shije vërtet fantastike, të cilën duhet ta provoni patjetër

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 05/06/2019

    PUSHIME EKONOMIKE NE VJENE, ENDRRA E ÇDOKUJT

    Pushimet ekonomike në Vjenë tashmë janë një ëndërr për çdo udhëtar. Por a është vërtet e mundur kjo gjë në Vjenë, një nga vendet më elitare të Europës?

    Vjena, kryeqyteti i Austrisë, është konsideruar edhe si një nga qendrat kulturore dhe artistike të Europës dhe të gjithë besojnë se çmimet atje janë shumë të kripura.

    Por, udhëtarët që ushëtojnë drejt Vjenës, një qytet plot pallate madhështorë që reflektojnë historinë madhështore të Austrisë, bien dakord mbi faktin se qyteti nuk është kaq i shtrenjtë. Austria nuk është një qytet që kërkon edhe aq shumë për ta vizituar.

    Sigurisht duhen zbatuar ca këshilla të mira për të bërë pushime me sa më pak shpenzime në Vjenë.

    Së bashku do bëjmë planifikimin e udhëtimit tuaj për 3 ditë në Vjenë. Sigurisht, këtu nuk përfshihet çmimi i biletës së avionit (kontaktoni TRAVELBAR për të marrë çmimin më të mirë në treg), por këshillat tona ne besojmë se do jenë një ndihmë e mirë, për të gjithë ato që dëshirojnë ta vizitojnë Vjenën.

    1. Mundësi për të fjetur në Vjenë

    Për ata që duan të qëndrojnë në qendër të Vjenës (në rrethin Innere Stadt), nuk ka nevojë t’ju themi se çmimet janë të larta. Akomodimi në hotele pranë qendrës së qytetit fillon mesatarisht 80 € në ditë (çmimet janë të 2019-ës).

    Avantazhi i qëndrimit në qendër të qytetit është se jeni afër me çdo gjë. Prandaj, kostot e transportit i keni më të vogla. Megjithatë, nëse paguani mesatarisht 240 euro për tre netë, do t’i dëmtoni planet tuaja për pushime të lira. Por ka një opsion: hostelet.

    Qëndrimi me dhoma të përbashkëta në hostele është një mundësi ideale për të qëndruar në Vjenë me një buxhet të reduktuar në Vjenën qëndrore. Sidomos në qoftë se ju do ta përdorni vendin vetëm për të fjetur.

    Në Vjenë mund të qëndroni në dhomat e hotelit në qendër të qytetit për një mesatare prej 15 euro në ditë. Këshilla jonë është të merrni me qira dhomën për rreth 25 euro (kontakto TRAVELBAR). Dhomat janë më të pastra dhe punonjësit janë më se miqësorë.

    Buxheti tre-ditor për një qëndrim në Vienë do të kushtojë 75 euro. Sigurisht, mos harroni të rezervoni paraprakisht. Ju gjithashtu mund të gjeni çmime më të lira nëse mund të kombinoni udhëtimin në Vienë me çmimet shumë të ulëta gjatë ditëve të javës.

    2. Transporti publik në Vjenë

    Transporti publik në Vjenë është kaq i avancuar saqë mund ta konsiderojmë edhe një nga më të mëdhatë në Europë. Linjat e Qytetit të Vjenës, të cilat quhen Wiener Lienen, sigurojnë transport në të gjitha pjesët e qytetit nëpërmjet shërbimeve të ndërlidhura të metrosë, tramvajit dhe autobusëve.

    Ka disa mundësi për kartat e transportit në Vjenë. Çmimi i një bilete të vetme është 2.40 €. Sugjerimi ynë është që të blini një opsion bilete për tre ditë. Çmimi është 17.10 euro. Kështu që ju mund të përdorni transportin publik deri në 3 ditë.

    Ka edhe një kartë të veçantë për turistët në Vienë: Vienna City Card. Kjo kartë e kuqe është gjithashtu e disponueshme me transport opsional të aeroportit. Nëse dëshironi të blini këtë kartë ju mund ta përdorni atë për 3 ditë me çmimin prej 41.40 euro.

    Nëse nuk kërkoni transport për në aeroport, çmimi është 26.10 euro. Për më tepër, kjo kartë ju jep ulje të ndryshme në shumë vende. Detajet e plota mbi Vienna City Card janë në dispozicion në faqen zyrtare.

    Së fundi, le të flasim për Vienna Pass Card. Shumë aktivitete kulturore në Vjenë paguhen me të. Pakoja e Vienës ofron hyrjen falas në shumicën e tyre.
    Ju gjithashtu mund të përdorni opsionin Travelcard (17.10 euro për tri ditë) dhe të përdorni transportin publik aq herë sa dëshironi.

    Për të bërë një pushim ekonomike në Vjenë, Vienna Pass Card rrit buxhetin tuaj por dhe ka shumë atraksione turistike brenda. Sipas mendimit tonë, më e arsyeshme është Vienna City Card, e cila siguron transport nga aeroporti.

    3. Këshilla ekonomike për ushqimin në Vjenë

    Kafenetë vieneze janë të famshme sepse këtu ka një kulturë të avancuar të kafesë. Ia vlejnë gjithmonë, pavarësisht çmimit. Tani, vijmë në Vienë për këshilla të ushqimit të lirë.

    Në Vjenë mund të merrni në konsideratë ushqimin që shitet në tezgat e rrugës, si p.sh. hot dog, apo restorantet vegjetariane që shesin ushqime ekonomike si p.sh. sallata e patateve. Përveç kësaj, çmime më të lira të ushqimeve mund t’i gjeni në tregjet e hapura, në pjesë të ndryshme të qytetit, nga e hëna deri të shtunën. Për shembull, Naschmarkt.

    Naschmarkt, tregu ushqimor i krijuar ndërmjet Kettenbrückengasse dhe Karlsplatz (me nëntokë U4); ofron një festival të plotë të tezgave me produkte të mishit, perimeve, frutave, qebap dhe qofte. Për më tepër, çmimet janë më të lira se në restorante.

    Një tjetër formulë për ushqim të lirë në Vjenë janë supermarkete. Ju mund të gjeni ushqim shumë të lirë në supermarkete si Hofer.

    4. Gjëra që mund t'i bëni në Vjenë pa pagesë

    Në fund ne do t’ju propozojmë gjëra që mund t’i bëni pa pagesë në Vjenë. Duke i pasur këta detaje, ju mund ta hartoni mirë e bukur planin tuaj të udhëtimit.

    • Hyrja në Kështjellën Schönbrunn është pa pagesë dhe lejohet të shëtisni në kopështet e tij. Njerëzit vijnë për t’u qetësuar këtu.
    • Mund të merrni me qira një biçikletë në Vjenë për 1 orë falas. Nëse doni të eksploroni qytetin me biçikletë, mos e humbisni si rast.
    • Festivali më i madh pa pagesë, i hapur në natyrë në Evropë, mbahet në Vjenë. Festivali i Ishullit të Danubit, “Donauinselfest”, mbahet në javën e fundit të qershorit. Nëse mund ta përshtasni udhëtimin tuaj në këtë periudhë, ju mund të merrni pjesë falas në këtë festival.

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 05/06/2019

    CRYSTAL ADMIRAL 5* SIDE / 525 EURO

    Resort Ultra All Inclusive vetem 50 m nga bregu i detit ne Side dhe laget nga uji i kristalte i Mesdheut nga i cili ka mare dhe emrin  80 km nga Aeroporti nderkombetar i Antalias dhe  85 km nga qendra e ketij qyteti.

    Detaje

    • 525 euro
    • Ultra All Inclusive
    • Antalya
    • nisja 14 qershor
    • 6 netë/7dite
    Informacion per dhomat:
    Hoteli ka ne total 837 dhoma, nga te cilat 694 jane me pamje nga deti dhe 143 me pamje nga parku, 801 dhoma jane me ballkon dhe 36 jane pa ballkon. Dhomat jane te ndara ne:
    Dhoma standarte – keto dhoma jane te pajisura me: celes elektronik, sistem qendror ajrosjeje, TV, kanale muzikore, Wi-Fi, mini bar, kasaforte, linje direkte telefoni, tualet, telefon ne tualet, tharese flokesh dhe vaske.
    Dhoma familjare Duplex – konsistojne ne 2 dhoma gjumi, qe lidhen me nje dere te brendshme ndermjet tyre, 1 tualet dhe jane te pajisura si dhomat standarte.
    Dhoma Connection – 1 dhome eshte me shtrat dopio, me ballkon, dhe 1 tualet, ndersa dhoma tjeter eshte me 2 shtreter tek, pa ballkon. Dhomat jane te pajisura si dhomat standarte.
    Suita Junior – 1 dhome gjumi, 1 dhome ndenjeje, 1 tualet. Jane te pajisura sikurse dhomat standarte.
    Suita familjare Duplex – 2 dhoma gjumi, 1 dhome ndenjeje, tualet. Jane te pajisura si dhomat standarte.
    Suita Senior – 1 dhome gjumi, 1 dhome ndenjeje, 1 tualet me Jacuzzi, dush, Tv Plazma, DVD-Player. Pajisjet e tjera jane si ato te dhomes standarte.
    Suita De Luxe – 2 dhoma gjumi te ndara, 1 dhome ndenjeje, 2 banjo te ndara nga njera tjetra me dush, Jacuzzi, Tv Plazma, DVD-Player. Pajisjet e tjera jane si ato te dhomes standarte.
    Suite Royal – 2 dhoma gjumi te ndara, 2 banjo te vecanta me vaske, Jacuzzi, Tv Plazma, DVD-Player dhe cdo pajisje tjeter si tek dhoma standarte.

    Restorantet dhe Baret:
    Hoteli ofron 8 restorante, ne te cilat ofrohet kuzhine turke, italiane, meksikane, ushqime deti:
    Restorant Admiral – restoranti qendror, ne te cilin do te konsumohen dhe pjesa kryesore e vakteve te perfshira ne sherbimin Ultimate All Inclusive.
    Aspendos Snack Restaurant – restoranti ku do konsumohen snacks te ndryshme.
    Caretta Beach Snack Restaurant – perseri restorant ku mund te konsumoni snacks te llojeve te ndryshme.
    Mexico a’la carte – ketu mund te provoni specialitete te shumta te kuzhines meksikane.
    Venezia a’la carte – dhe pse ne Antalya per 1 – 2 ore mund te ndiheni si ne Venezia duke shijuar disa nga gatimet tradicionale te kuzhines italiane.
    Istanbul a’la carte – do te gjeni specialitete te kuzhines turke.
    Sailor a’la carte – gatime me prodhime deti dhe peshku ju presin vetem juve ne kete restorant.
    Turkish Grill House – gatime tradicionale turke te zgares. 
    Gjithashtu per te plotesuar kerkesat tuaja hoteli ka vene ne dispozicion 11 bare ku ju mund te provoni pije vendase dhe te importuara, koktejle nga me te ndryshmet: Vital Bar, Caretta Beach Bar, Patisserie, Lobby Lounge, Fuaye Bar, Lagoon Bar, Veranda Bar, Irish Cocktail Bar, Cafe Turca, Cosmic Disco Bar, Aspendos Bar.

    Facilitete:
    Hoteli ofron keto facilitete: aquapark, banje turke, sauna, dhome avulli, Jacuzzi, parking, kasaforte, shezllong, peshqire plazhi, lavanteri, pastrim kimik, internet cafe, lunapark, doktor, masazhe, SPA, shopping centre, qender fitnesi, bilardo, tenis, bowling, ping-pong, mini golf, basketboll, volejboll ne plazh, kanoe, serf, animacion.

    Ekstra pagese
    : telefon, faks, bouling, bilardo, lojra ne kompjuter, internet cafe, topa tenisi, raketa tenisi, ndricim i fushes se tenisit, sporte motorike ne uje, SPA< qender bukurie, masazhe, shampanje nderkombetare, vere dhe likjor i cilesise se larte, brendi, konjak, uiski, lengje te fresketa frutash, restorantet a’la carte / pagese ekstra 5EUR per person /.

    Crystal Admiral Resort 5* Kemer

    Read More
  • 05/06/2019

    ARMAS LABADA 5* KEMER / 499 EURO

    Hotel Ultra All Inclusive qe ndodhet ne Camyuva prane bregdetit. Ndodhet 5 km larg nga Kemer, 50 km nga Antalia, 60 km larg nga Aeroporti i Antalyas.

    Detaje

    • 499 Euro
    • ULTRA ALL INCLUSIVE
    • Antalya
    • nisja 14 qershor
    • 6 netë/7dite

    Rreth hotelit :

    Hoteli ka ne total 389 dhoma,  290 dhoma standarte, 12 dhoma deluxe, 1 dhome per persona me aftesi te kufizuar, 37 dhoma connection, 34 junior suita, 11 dhoma family suite, dhe 2 suite. Te gjitha dhomat jane te kompletuara me ballkon, tualet me dush dhe tharese flokesh, telefon, minibar, kasaforte, televizor, dysheme me parket ose laminat, ballkon, minibar, sistem qendror ajer i kondicionuar.

    Restorante dhe Bare:

    Ambrosia – Restoranti kryesor, ne te cilin serviret mengjesi, dreka dhe darka

    Vakana – Snack restaurant

    Abeone – restorant per femije

    Fornank’s – pasticeri me gatime te ndryshme

    5 restorante A’la carte (Italiane, Japoneze, Turke, Peshku) ,

    Helios Bar ne zonen e pishines, Bakus bar, Calypso bar, Vakana beach bar, Karios beach, Artemis pool bar, Orfe disko,

    Helios Disko me dj rezident dhe muzike te perzgjedhur

    Aktivitete dhe sherbime :

    pishine per femije, salle mbledhjesh, kend lojrash per femije, salon bukurie, disko, klub vallzimi, palester, lehtesira per invalidet, sauna, berber, dyqane.

    2 pishina te brendshme dhe 3 pishina te jashtme, 2 pishina per femije, 2 pishina me rreshqitese, Aerobi dhe Gjimnastike, Ping-pong, Voleyboll ne plazh, Aktivitete ne uje, Shkolle per Diving, Bilardo, Darts me shigjeta, Loje Shahu, Skuader Animacioni, SPA center, Banjo Turke, Sauna, Disko.

    Programe dhe Aktivitete gjate dites, Show dhe Spektakel ne mbremje.

    Per femije :

    Mini club per femije, programe te ndryshme animimi, piktura, defrime, kend lojrash etj..

    Read More
  • 05/06/2019

    ROYAL GARDEN SELECT & SUITE 5* / 499 €

    Hotel All Inclusive luksoz ofron shërbimin dhe eksperiencat më te shkëlqyera gjatë gjithë qëndrimit tuaj. Royal Garden Select & Suite ndodhet në Konakli, në skaje të Maleve Taurus, përgjatë bregdetit të bukur mesdhetar dhe është vetëm 110 km nga aeroporti i Antalias dhe 40 km nga aeroporti Gazipasa. Hoteli është tepër i volitshëm për ju, pasi të gjitha atraksionet e Antalias janë në një distancë prej 14 kilometrash.

    Detaje

    • 499 euro
    • ALL INCLUSIVE
    • Antalya
    • nisja 14 qershor
    • 6 netë/7dite

    Informacion mbi dhomat: 
    Dhomat e Royal Garden Select & Suite do t’iu bëjnë të ndiheni si në shtëpi me dekorimin luksoz dhe modern. Royal Garden Select & Suite ka 418 dhoma në total. Dhomat në të dyja ndërtesat, Select dhe Suit variojnë në tre kategori të ndryshme, suita Familjare (2+2 & 3+1 pax), dhomë Dopio dhe dhomë Ekonomike. Të gjitha dhomat janë dizenjuar sipas një koncepti arkitekturor modern, të mbuluara tërësisht me tapet dhe me ballkon standart. Dhomat janë të pajisura me kondicionerë, shërbim telefonik, televizor me transmetim satelitor HD, transmetim muzike, kuti të ndihmës së shpejtë (e disponueshme te recepsioni me pagesë ekstra), një minibar (pije që rifreskohen çdo ditë), tharese flokësh, krevat dysh ose francez. Dhomat kanë ose pamje nga deti, ose nga kopshti.

    Bare & Restorante: 
    Royal Garden Select & Suite iu ofron një udhëtim fantastik gastronimik me ushqimet më të shkëlqyera nga kuzhina turke dhe kuzhina të tjera ndërkombëtare. Hoteli, po ashtu përgatit kokteile te jashtëzakonshme, të cilat serviren në baret tona. Koncepti All-Inclusive aplikohet në hotel ndërmjet orës 07:00 dhe 24:30 dhe pijet alkoolike, joalkoolike, kokteilet dhe pijet e nxehta iu ofrohen të ftuarve me markat e zgjedhura nga hoteli. Hoteli ka 6 restorante – dy restorante kryesore, 4 restorante à la Carte dhe pesë bare.

    Restorantet kryesore: Restorantet kryesore janë hapur në orën 07:00 – 10:00 për vaktin e mëngjesit, 12:30 – 14:00 për drekën dhe 19:00 – 21:00 për darkë. Bufeja vegjetariane dhe jo-vegjetariane është e disponueshme dhe ushqimi për bebet mund të përgatitet gjithashtu sipas një kërkese të veçantë.

    Restorantet à la Carte: La Pergola (restorant italian), Lagos (restorant produktesh deti), restorant kinez, the Candle (restorant turk). Nje rezervim paraprak kërkohet për të gjithë restorantet à la Carte.

    Beach Bar: 10:00 – 18:00 përditë. Ne iu rekomandojmë shumë të provoni gatimin tonë gözleme (një meze tradicionale turke) nga 10:30-12:30 dhe 15:30-17:30 çdo ditë.
    Green Bar: 21:00 – 24:00. Duke qënë në hapësirat e hotelit, mund të përfitoni nga performancat live të DJ-it që vazhdojnë gjatë gjithë mbrëmjes.
    Disco Bar: 23:00 – 24:00 çdo ditë.

    Facilitete:
    Aquapark për fëmijë dhe të rritur, pishinë të brendshme e të jashtme dhe një qendër Spa-je për t’u relaksuar.
    Sporte: lojëra në plazh, lojëra në pishinë, gjimnastikë në ujë, backgammon, mësime kërcimi në belly dancing, aerobi, boccia, water polo, ping-pong, darts dhe një shesh lojërash për fëmijë.
    Dhomë lojërash, bilardo. Supermarket, parukierë, internet café, qendër Spa-je (banjë turke, sauna, dhomë avulli, masazhe), lavanteri dhe asistenca e doktorit në shërbimin tuaj me pagesë ekstra.
    Mini club për fëmijët. Wireless në holl, akses i lirë në palestër, një dhomë me TV dhe disko.

    Read More
  • 05/06/2019

    15 XHAMITE ME ARKITEKTUREN ME IMPRESIONUESE, GUIDA

    Rreth një e katërta e popullsisë së botës është muslimane. Me fasadat e mbuluara me mozaikë, mermere të ndritshme, kulla spirale dhe kupola të mëdha, xhamitë janë me ndikim të madh arkitektonik, artistik, emocional dhe fetar për besimtarët.

    Brenda me tapete persiane dhe llambadarë madhështorë, ato theksojnë më tej madhështinë.
    Nga Timbuktu në Washington DC, këto vende të shenjta ofrojnë një dëshmi të jashtëzakonshme historike, kulturore dhe fetare, duke ilustruar identitetin e botës muslimane.
    Duke i respektuar këto imazhe, përgatituni për t’i vizituar atë sa më parë që të jetë e mundur, me rastin e udhëtimit tuaj të ardhshëm.

    LEXO EDHE: XHAMITE ME TE BUKURA NE BOTE, CILAT JANE?

    1. Xhamia Sultan Ahmet camii - Xhamia Blu

    E ndërtuar gjatë shekullit të 17-të, ndërtesa më e fotografuar në Stamboll merr emrin Xhamia Blu nga pllakat blu që zbukurojnë brendësinë e saj.

    2. Xhamia Nasir al Molk

    Të pazakonta në xhami, dritaret me xham të xhamisë iraniane të Nasir al Molk, në Shiraz, ndriçojnë qilimet e saj persiane me një kaleidoskop të njollave të lehta të dritës.

    3. Xhamia Istiqlal

    Nga koha e ndërtimit të saj, deri në fund të shekullit të njëzetë, xhamia Istiqlal në Xhakartë konsiderohet të jetë në pararojë për kupolën e minares së saj, e konsideruar “shumë arabe” për popullsinë myslimane lokale. Tradicionalisht, xhamitë Java kanë një kulm me tre shtresa.

    4. Xhamia Jama Masjid

    Xhamia indiane Jama Masid prezanton nga jashtë nga gur ranor dhe mermer të kuq, që i kushtohet perandorit Moghul, që për një kohë të gjatë ishte ndikuar nga Persia.

    5. Xhamia e Madhe Shaikh Zayed

    Xhamia e Madhe mbresëlënëse e Abu Dhabit përmban në oborrin e saj dhe në sallën e lutjes deri në 40 mijë besimtarë. Një qilim i madh persian shtrihet nën llambadarët e importuar nga Gjermania, të bëra me shiritia kristali Svarovski.

    6. Xhamia Sultan Hassan

    Qendra fetare e Kajros për rreth 300 vjet, edhe si shkollë, por edhe si një xhami, sulltani Hassan përfaqëson një arketip për ekspertët që mund të shpjegojnë se ku konsiston filozofia e Islamit.

    7. Xhamia Shah

    Një nga karakteristikat më të famshme të xhamisë Shah, në Iran, është zgjerimi dhe zhvillimi i saj, që vazhdoi për më shumë se 10 shekuj, duke përfaqësuar pothuajse një mijë vjet të artit islamik.

    8. Xhamia Kombëtare e Malajzisë

    Çatia e Xhamisë Kombëtare e Malajzisë, e ndërtuar në kryeqytetin Kuala Lampur në shekullin e XX, e merr frymëzimin nga pjesa e brendshme e një adre të hapur.

    9. Xhamia e edukimit qytetar

    Kjo xhami në Doha është ngritur në pesë shtylla që përfaqësojnë pesë shtyllat e Islamit – shahada (ndërgjegjia), salat (lutja), zakat (mëshira), siyam (dinjiteti) e hajj (haxhi – pelegrinazhi), secila e gdhendur me vargje nga Kurani me kaligrafi elegante.

    10. Xhamia Hasani II

    Minarja 213 metra e lartë – më e larta në botë – është një ikonë e Casablancas, siç është State Building për New York-un.

    11. Xhamia Ibn Tulun

    Një nga xhamitë e ruajtura më mirë në Egjipt, ky kompleks madhështor me tulla të kuqe, u ndërtua në vitin 876 nga guvernatori turk i Egjiptit dhe Sirisë.

    12. Xhamia Suleymaniyyè

    Xhamitë otomane, të tilla si Xhamia Suleymaniyyè , në Stamboll, janë një tjetër tërheqje e madhe turistike në qytet.

    13. Qendra Islamike në Washington D.C.

    Qendra Islamike e Washingtonit është krijuar për të nderuar përzierjen e stileve dhe ndikimeve kulturore, në veçanti të Egjiptit, Iranit dhe Turqisë.

    14. Xhamia Shah Faisal

    E krijuar në fund të viteve 1970, xhamia Shah Faisal në Islamabad, është shtëpia e të gjitha riteve të ndryshme muslimane.

    15. Xhamia e madhe e Qayrawn

    Kjo xhami tuniziane, e vendosur në qytetin e parë islamik të Afrikës së Veriut dhe një nga katër qytetet më të shenjta për myslimanët, është frymëzuar nga arkitektura islame e shtëpisë së Muhammedit në Medinë, që konsiderohet xhamia e parë në botë.

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 04/06/2019

    XHAMITE ME TE BUKURA NE BOTE

    Vizita në një xhami është një eksperiencë me të vërtetë unike, një udhëtim jo vetëm drejt besimit, por edhe historisë, arkitekturës dhe traditës. Eshtë sublime të admirojmë disa nga kryeveprat e artit dhe arkitekturës islame.

    Në këtë shkrim ju propozojmë 8 xhami të mrekullueshme që duhet t’i shihni të paktën një herë në jetë.

    1. Masjid Al Haram - Meka

    Xhamia më e madhe në botë dhe vendi i parë i shenjtë i Islamit. E projektuar për të rrethuar Qaben, një prej vendeve më të shenjta në Islam, e ndërtuar rreth vitit 638, ndërtesa ka pësuar disa ndryshime gjatë shekujve.

    Pamja e saj aktuale është në thelb rezultat i ndërhyrjeve osmane në shekullin e 16-të, e ndjekur nga transformimet madhështore të filluara në vitet 1950.
    Struktura aktuale përfshin një sipërfaqe prej 356 800 metra katrorë duke përfshirë hapësirat e jashtme dhe të brendshme për falje dhe mund të mbajë rreth 1 milion besimtarë, ndërsa arrin

    5 milion besimtarë gjatë periudhës së Haxhit, që e bën një prej tubimeve më të mëdha të përvitshme të njerëzve në botë.

    2. Sultan Ahmet camii (Xhamia Blu) - Stamboll

    Xhamia e Sulltan Ahmedit, e njohur ndryshe si Xhamia Blu, është ndër xhamitë më të fotografuara në Stamboll. Është ndërtua nga viti 1609 deri në vitin 1616 gjatë sundimit së Ahmedit të I, sulltani e Perandorisë Osmane. Arkitekti i xhamisë është shqiptari Sedefqar Mehmet agë Biçakçiu.

    Xhamia asaj kohe u ndërtua në një pjesë të vendit të Pallatit të Madh të Kostandinopojës, përballë Hagia Sophia (në atë kohë xhamia më e nderuar në Stamboll) dhe hipodromit, një vend tjetër me vlerë të madhe simbolike.
    Emri i saj, Xhamia Blu, rrjedh nga 21 043 pllaka qeramike ngjyrë turquoise (të bruzta) të vendosura në mure dhe në kupolë.

    Në të vërtetë, bruz është ngjyra dominante në tempull. Muret, kolonat dhe harqet janë të mbuluara me İznik majolica, zbukuruar me tone që variojnë nga blu në të gjelbër.

    Të ndriçuar nga drita që filtron përmes 260 dritareve, ata i japin sallës së madhe të lutjes një atmosferë sugjestionuese dhe surrealiste. Xhamia Blu, e cila daton në shekullin e shtatëmbëdhjetë, është gjithashtu i vetmi që mund të mburret me gjashtë minare, të tejkaluar vetëm nga xhamia Ka’ba, në Mekë, e cila ka shtatë.

    Sipas gojëdhënave, Sulltani kishte një lozhë private në katin e sipërm, tek e cila mund të arrihej direkt me kalë.

    3. Xhamia Hassan II - Casablanca

    Ndërtuar nën sundimin dhe drejtimin e mbretit Hassai II, e projektuar mbi vendin e ish-pishinës komunale, ndërtimi i saj filloi më 12 korrik 1986 dhe inaugurimi i saj u bë më 30 gusht 1993.

    Pas shtatë vitesh punë, me një kosto totale 3.8 miliardë dirhemë, Xhamia Hassan, që shtrihet në një sipërfaqe prej nëntë hektarësh, përfshin një sallë lutjesh dhe një shesh që mban më shumë se 105.000 besimtarë, banjo, shkollë, bibliotekë dhe madje edhe një muze.

    Një çati e madhe e hapur, sipas dëshirës së mbretit Hassan II, lejon të lidhë këtë ndërtesë drejtpërdrejt me ajrin e hapur, që konsiderohet si një nga katër elementet e domosdoshme për jetën, si toka, zjarri dhe uji.

    4. Xhamia Sheikh Zayed - Abu Dhabi

    Me një sipërfaqe totale prej 22 412 m2, Xhamia Sheikh Zayed është një nga strukturat më të mëdha të mermerit, të ndërtuara ndonjëherë nga njeriu.

    Zotëron llambadarin dhe qilimin më të madh artizanal në botë. Ndërtimi i saj zgjati nga viti 1995 deri në vitin 2007, plot 12 vjet punë me një kosto totale prej rreth 2 miliardë dirhemesh në Emiratet e Bashkuara Arabe (rreth 400 milionë euro).

    Kjo kryeveëpr arkitekturore erdhi si rezultat i bashkëpunimit të inxhinierëve dhe artizanëve ndërkombëtarë dhe 2500 punëtorëve.

    Ndërtuar në një territor të shkretë prej mbi 22 000 m2, e ngritur mbi një bazament 9 m të lartë nga toka për të dominuar mjedisin rrethues, struktura e xhamisë Sheikh Zayed mbështetet në më shumë se 6000 shtylla çeliku, të dizajnuara për t’i rezistuar korrozionit të shkaktuar nga mjedisi i kripur.

    Kubeja kryesore, e vendosur në qendër të sallës qëndrore të namazit, shkon 85 m nga toka deri në majë të kupolës, me një diametër prej 32.8 m. Eshtë kupola më e madhe e një xhamie në botë.

    5. Xhamia Qol-Şärif - Kazan (Rusi)

    Quhet Qol- Şärif, me emrin e një burri shteti dhe imami i cili praktikonte në Khanate të Kazanit. Qol-Şärif vdiq atje me dishepujt e tij, duke mbrojtur Kazanin nga sulmi rus në vitin 1552.

    Hamendësohet se ndërtesa duhet të ketë pasur minare, në formë të kupolave ​si ​dhe në formën e tendave të dizajnit tradicional të khanatit bullgar të Vollgës. Në vitin 1552, xhamia u shkatërrua nga Ivani i tmerrshëm gjatë rrethimit të Kazanit. Që nga viti 1996, ndërtesa e re është ndërtuar me një pamje shumë moderne.

    Xhamia Qol-Şärif mund të mbajë rreth 6000 adhurues dhe është një nga shtyllat themelore të peizazhit arkitekturor në Kazan.

    Përveç xhamisë kryesore, ajo përfshin një bibliotekë, një shtëpi botuese, si dhe zyrën e Imamit. Sot xhamia shërben kryesisht si një muze i Islamit. Sidoqoftë, gjatë kremtimeve të mëdha muslimane, mijëra njerëz mblidhen atje për t’u lutur.

    6. Xhamia e Omar Ali Saifuddin - Brunei

    Shpesh konsiderohet si një nga xhamitë më të bukura në Azinë e Paqësorit, ajo mori emrin e Omar Ali Saifuddien III, Sultani i 28-të i Bruneit, i cili filloi ndërtimin e saj.

    Ndërtesa u përfundua në vitin 1958 dhe është një shembull i arkitekturës moderne islame. E ndërtuar në një lagune artificiale përgjatë lumit Brunei në Kampong Ayer, xhamia është një kombinim i përkryer i arkitekturës Mughal me stilin malajzian.

    Xhamia e Omar Ali Saifudinit është 52 metra e lartë dhe mund të shihet nga kudo në Bandar Seri Begawan.

    Përveç arit të pastër që mbulon kupolën, janë përdorur edhe materiale dhe objekte të tjera të çmuara për ndërtimin e kësaj xhamie: mermeri i importuar nga Italia, graniti i Shangait, llambadarët kristal, qilima anglez dhe saudit.

    7. Xhamia e Djenné - Mali

    Ndërtesa më e madhe në botë është ndërtuar me një teknikë të vjetër, djennè-ferey, (me kallepë toke të lagur që vendosen njëri pas tjetrit) Xhamia e madhe e Djenës ndodhet në qendër të qytetit të Djenës, në bregun e lumtit Bani.

    Ndërtesa e parë u ndërtua këtu rreth vitit 1240 nga Koi Kunbor.
    Peul Amadou Lobbo, i cili pushtoi Djennën pas një lufte të shenjtë, e shkatërruar xhaminë, e cila konsiderohej tepër e pasur, duke lënë vetëm një gardh që përmbante varret e prijësve vendorë.

    Në vitin 1906, guvernatori kolonial francez Uilliam Ponty pranoi, që të rindërtonte në mënyrë identike xhaminë e vjetër të mbretit Koi Komboro. Ndërtimi filloi në vitin 1906 dhe u përfundua në vitin 1907.

    8. Xhamia Badshahi - Lahore (Pakistan)

    E aftë për të mbajtur 10 000 besimtarë në sallën kryesore të lutjeve dhe 100 000 në oborr dhe në portikë, xhamia Badshahi ose xhamia mbretërore, mbeti xhamia më e madhe në botë nga viti 1673 deri në 1986, për një periudhë prej 313 vjetësh, më tej u tejkaluar në madhësi nga xhamia Islamabad Faisal.

    Ndërtimi i saj fillimisht ishte projektuar për të ruajtur reliktet dhe për të ruajtur flokët e Profetit.

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 03/06/2019

    SULTAN OF DREAMS 5 * / 575 EURO

    Hotel All Inclusive qe ndodhet në zonën turistike të Antalyas, është 15 km larg qendrës së Manavgatit, 50 km larg qendrës së Alanyas, dhe 75 km larg aeroportit të Antalyas. Ka një siperfaqje 40.000 m2.

    Detaje

    • 575 euro
    • ALL INCLUSIVE
    • Antalya
    • nisja 14 qershor
    • 6 netë/7dite

    Akomodimi
    Hoteli ka në total 350 dhoma komode. Të gjitha dhomat janë të kompletuara me ajër të kondicionuar, tualet me dush dhe aksesorët e nevojshëm, telefon, tharëse flokësh, televizor satelitore, minibar, kasafortë, ballkon (një pjesë e dhomave), pamje nga deti (një pjesë e dhomave).

    Bare dhe restorante
    Restoranti kryesor ofron shërbim buffe me menu të pasur tradicionale dhe ndërkombëtare. Ka një kapacitet prej 800 persona në ambjentin e brendshëm dhe 400 persona në ambjentin e jashtëm.
    Restorantet “a la carte” janë të hapur 19:00-21:30

    Mëngjes buffe 07:00-10:00
    Mëngjes i vonë 10:00-10:30
    Drekë buffe 12:30-14:00
    Snack 23:00-24:00
    Darke buffe 19:00-21:00
    Bare : Lobby bar 24 orë i hapur, Pool bar (10:00-24:00), Disko bar (23:30-02:00)

    Facilitete
    Mini club për fëmijë, fushë lojërash për fëmijë, mini disko, water slide, pishinë të jashtme për të rritur dhe fëmijë, animacione, aqua park, sallon bukurie, makinë qera, staf multilingual, shërbim mjekësor, qendër biznesi, librari, banjo turke, dhomë me avull, sauna, qendër fitness, dart, boccia, ping-pong, volleyball, çadra dhe shezllone, peshqir, internet wifi, kasafortë.

    Read More
  • 03/06/2019

    CALIDO MARIS RESORT 5*- 499 Euro

    Hotel All Inclusive i lokalizuar në zonën e Sides, 15 km nga Avsallar, 23km nga Side, 15 km Manavgat, 40 km Alanya dhe 75 km nga aeroporti Gazipasa-s dhe 150m larg plazhit me gurë dhe rërë.

    Detaje

    • 499 euro
    • ALL INCLUSIVE
    • Antalya
    • nisja 14 qershor
    • 6 netë/7dite

    Akomodimi
    Calido Maris ofron për mysafirët e saj 426 dhoma të dekoruara me stil modern, me dritë të bollshme nga natyra, me orendi më komode dhe moderne, ballkonet shumë të këndshme ku mund të shijoni ajrin e freskët të Mediteranit. Të gjitha dhomat kanë pamje nga deti. Dhomat e lartëpërmendura janë të pajisura me kondicioner, telefon, kasafortë, televizion e satelitor, muzikë, frigorifer të vogël, tharëse për flokë, banjon dhe tualetin, terracën dhe ballkonin, ku këtu do të gjeni çdo gjë që ju nevojitet për një pushimë të këndshëm.

    Restorantet & Baret
    Hoteli Calido Maris ofron kuzhinën më të mirë tradicionale turke dhe ndërkombëtare në një atmosferë shumë komode, moderne e gjithëpërfshirëse . Përveç restorantit kryesor në të cilën shërbehet mëngjesi dhe mëngjesi i vonshëm, dreka, snacku, darka dhe supa e mesnatës, hoteli ofron edhe dy restorante Al a Carte me ushqim të pasur tradicional ottoman dhe restorantin italian.
    Al a Carte restorantet janë :
    Restoranti Italian – shërben kuzhinën tradicionale italiane me ushqimet më njohura dhe më të mira të këtij vendi.
    Restoranti Ottoman – shërben kuzhinën tradicionale turke me një llojllojshmëri ushqimesh.
    Calido Maris ka një përzierje perfekte të kuzhinave trandicionale turke dhe atyre ndërkombëtare më gjithëpërfshirëse vetëm për shijen tuaj.

    Calido Maris ka tre lloje të bareve ku Bistro Bar-i punon prej orës 10:00-24:00, baret tjera janë baret që do të përshtaten me shijen dhe komoditetin tuaj janë Pool Bar-i dhe Beach Bar-i. Hoteli po ashtu posedon edhe Pattiserinë e cila gjendet në hollin e hotelin ku shërbehen pije jo alkoolike dhe snack të llojllojshëm.

    Facilitetet
    Hoteli Calido Maris ka shumë afër plazhin, është e pajisur me një zonë shumë private për relaksim dhe not. Ky hotel ka pishinën e brendshme dhe të jashme me gjashtë rrëshqitëse shumë ngazëllyese. Peshqirët, dyshekët dhe çadrat janë të gjitha pa pagesë. Mund të përfitoni edhe nga aktivitetet e ndryshme siç është vollejbolli në plazh.

    Sherbimet e Hotelit
    Sherbimet e perfshira pa pagese:
    Miniklubi, Qendra e lojërave, Qendra e Fitnesit & Gymit, Masazhe, Terapitë e ndryshme holistike, Sallon për përkujdesja ndaj lëkurës, Banjat me avull, Banjat turke (Hammami), Pishina e brendshme me nxemje, Sauna, Xhakuzi
    Sherbimet e perfshira me pagese:

    · Sportet ujore si Jet-ski, Banana

    · Sërfi në erë

    Read More
  • 31/05/2019

    JOLIE VILLE GOLF & RESORT 5*- 599 EURO

    Hoteli është i lokalizuar 6 km larg nga Aeroporti i Sharm el Sheikh dhe 7 km nga Naama Bay. Gjendet buze detit, ka një ambjent shumë të këndshëm dhe një holl të madh e modern.

    Detaje

    • 599 euro
    • ALL INCLUSIVE
    • Sharm el-Sheikh
    • nisja 2 qershor
    • 6 netë/7dite

    Vendndodhja

    Hoteli ka ne perberje 418 dhoma duke perfshire: 18 Suita luksoze, 2 Suita Presidenciale dhe 6 Villa. Ato janë të pajisura me të gjitha orenditë moderne dhe luksoze: Ajër të kondiconuar, Tv me kanale satelitore, kasaforte sigurie dixhitale, mini bar, tharëse flokesh, internet ëireless, tavolinë pune me dritë, tualet me dush dhe të gjithë aksesorët e nevojshëm.

    Restorantet dhe Baret
    Les Palmiers – restoranti qëndror Buffet, ofron kuzhinë Internacionale të shoqëruar me muzikë live.
    Mandarin Restaurant – keni mundësi të shijoni ushqime të kuzhinës kineze.
    Jolie Bistro – mund të shijoni snacks, akullore dhe ushqime të tjera të kuzhines amerikane.
    Dolphin Restaurant – në ambjent të hapur serviren prodhime të freskeëa deti.
    Ascot Bar – bar tipik anglez në një atmosferë shumë elegante.
    Pool BBQ – restorant në ambjent të hapur, ku keni mundësi të shijoni ushqime dhe peshk të gatuara në Barbeque, të shoqëruara me sallatra të ndryshme
    Beach Bar – i lokalizuar pranë plazhit me pamje spektakolare të Detit te Kuq, ku mund të shijoni Coctails.
    19th Hole – i lokalizuar pranë fushës së Golfit, në të cilin mund të shijoni ushqime të lehta te kuzhinave iternacionale.

    Facilitete
    Ka pishinën më të madhe në Sharm el Sheikh, aquapark, pishinë me rrjedhën e lumit, kopësht, tarracë, fushë tenisi, kurs golfi, sporte ujore, sauna, fitness, spa, masazh, dhome me avull, plazh privat, sallë lojrash, library, kazino,s hesh lojrash për fëmijë, skuadër animimi, etj.

    Read More
  • 31/05/2019

    10 GJERA QE DUHET T’I BENI PATJETER NE SHARM EL-SHEIKH

    Po filloni të pyesni për Sharm el Sheikh-un dhe po ëndrroni botën nënujore? Po mendoni se kur është më bukur të shkoni atje, në vjeshtë apo në verë? Mos humbisni kohë!

    Kurdo që të shkoni, Sharmi ju pret krahëhapur, koralet dhe peshqit shumëngjyrësh gjithashtu.

    TRAVELBAR ju fton gjatë gjithë verës të shkoni atje, me udhëtime direkt me çartër, të ndërmerrni fluturimin tuaj drejt Afrikës e të takoni Parajsën.

    Ne do t’ju japim të gjitha informacionet rreth gjërave që duhet të shihni e të bëni në Sharm el Sheikh.

    1. Nama Bay

    Nama Bay është zona ku zhvillohet distrikti komercial dhe urbanizimi modern i Sharm el-Sheikh. Ujërat janë ideale për të dashuruarit pas zhytjes.

    Këtu ndodhen shkëmbinjtë më të bukur dhe më të famshëm të koraleve në të gjithë Egjiptin. Për dashamirësit e natës, ka edhe klube të shumta ku gjalërron jeta e natës.

    2. Ishulli Tiran

    Peshqit me ngjyra, deti i pastër, zhytjet nënujore janë një ndër gjërat më përrallore që duhet t’i bëni patjetër në ishullin Tiran. Zhytja këtu në fakt bëhet detyra më e rëndësishme.

    Por ishulli Tiran është gjithashtu një nga vendet më zbavitëse edhe për turistët jo zhytës. Pasi këtu do të keni mundësinë të hipni në një nga varkat që kanë fundin e tyre prej xhami dhe të shihni pasuritë e detit mahnitës.

    3. Parku Komëbtar i Ras Mohammed

    Nëse mendoni se jeni një zhytës i mirë i thellësive, duhet të vini patjetër këtu. Parku Kombëtar i Ras Mohammed është një domosdoshmëri.

    Nëse keni një liçencë për zgjytje, aq më mirë. Parku Kombëtar është një vend fantastik për zhtyje për profesionistët dhe përmban shumë pasuri nënujore.

    Këtu do të zbuloni krijesat më të mrekullueshme të detit, si poshtë detit, por edhe nëse e shtrini kokën në plazh.

    Nëse keni blerë një kamera që realizon foto poshtë ujit, mos hezitoni ta përdorni pikërisht këtu. Eshtë gjithashtu shumë e këndshme të hani diçka poshtë tendave të beduinëve.

    4. Shkretëtira Sinai

    Nëse jeni në Egjipt, një safari në shkretëtirë është një domosdoshmëri. Shkretëtira Sinai ju fton në safari me rërën e saj të artë. Nëse nuk keni qenë në Sharm El Sheikh në një tur, mos hezitoni që ta bëni.

    Pothuajse të gjitha hotelet dhe resortet do t’ju sugjerojnë ekskursione të këtij lloji. Ndërkohë, duhet të mos harroni të merrni syzet e diellit për të parandaluar hyrjen e rerës në sy.

    Duhet gjithashtu të kujtojmë se soditja e perëndimit të diellit në shkretëtirën Sinai është diçka që duhet të bëni patjetër në Sharm El Sheikh.

    5. Ishulli i Faraonit

    Ishulli i Faraonit gjendet në gjirin Aqba, rreth 250 m nga bregu. Një kryqëzim i ishullit dhe kështjellës mbresëlënëse, ndërtuar nga Kryqëzatat në shekullin e XII për të mbrojtu pelegrinët që spostoheshin nga Jeruzalemi dhe manastiri i Shën Katerinës.

    Nga pjesa më e lartë e kështjellës shihet një spektakël unik dhe njëkohësisht mund të shihen mirë katër vende: Egjipti, Izraeli, Jordania dhe Arabia Saudite.

    6. Star Gazer Night

    Eshtë në fakt një nga turet më interesant që mund të bëni në Sharm el-Sheikh. Gjatë këtij turneu ju do të përjetoni shumë nga momentet më të mira të pushimeve tuaja.

    Turneu i shkretëtirës së deveve do të fillojë gjatë ditës dhe do t’ju çojë në një tendë beduine. Kur dielli perëndon dhe bëhet errësirë, e vetmja gjë që ndriçon janë yjet dhe hëna në qiell.

    Nëse vendosni të kaloni natën këtu duke numëruar yjet, Sharm El Sheikh mund të jetë vendi ku keni kaluar eksperiencën më të mirë në jetë.

    7. Soho Square

    Eshtë një nga vendet më të vizituar në Sharm el-Sheikkh.

    Ju mund të shikoni shfaqjen muzikore të shatërvanit, mund të uleni në kafene apo në bare dhe të pini diçka.

    Sheshi Soho, i cili ka gjithmonë gjallëri, është një nga atraksionet turistike më të pëlqyer të turistëve.

    8. Monumentet e kulteve fetare

    Rreth 90 % e popullsisë është muslimane, ndërsa 10 % janë të krishterë. Eshtë shumë interesante të shkoni në vendet e kulteve të tyre fetare, të përfaqësuara nga Xhamia Al- Mustafa dhe Katedralja e Heavenly-t.

    Xhamia, me një stil unik dhe arkitekturë mahnitwse: me fasadën e mrekullueshme prej mermeri, një kupolë mbresëlënëse dhe disa minare është një vend adhurimi që transmeton paqe dhe relaksim. Aktualisht nuk është e mundur të hysh në të, por zona e jashtme vlen një vizitë.

    Katedralja është kisha më e madhe ortodokse koptike në të gjithë Sharmin. Ajo konsiderohet si një nga kishat më të bukura në botë, dhe me të drejtë: brenda ka afreske mbresëlënëse dhe muraleve fetare me skena biblike.

    9. Old Market

    Qendra e qytetit, e njohur si Old Market, është një vend shumë i pasur dhe me gjallëri nga këndvështrimi i jetës kulturore.

    Ky është vendi ku do të gjeni mundësinë për t’u bashkuar me vendasit, për ta parë më nga afër jetën e tyre. Old Market ose Pazari i Vjetër është një nga gjërat që duhet ta vizitoni patjetër në Sharm el Sheikh.

    Përveç të tjerash, këtu do të gjeni edhe shumë restorante për të ngrënë sipas traditës egjiptiane.

    Old Market është një vend perfekt për të bërë pazar dhe për të shijuar klimën tipike të Sharmit. Këtu do të gjeni suvenire të punuar me dorë, statuja të faraonëve egjiptianë, piramida, erëza, veshje tradicionale të vendit, etj.

    Ju, nëse vizitoni Sharm el Sheikh detyrimisht duhet të blini suvenire për të përmbushur dëshirën e të dashurve tuaj, që edhe ata të keni një objekt nga Egjipti.

    10. Provoni kuzhinën vendase

    Kur shkojmë në një vend të ri, ne patjetër që dëshirojmë të përjetojmë kulturën vendase të ngrënies. Megjithëse nuk jep gjithmonë rezultate të shkëlqyera, është shumë e këndshme për të mësuar rreth kuzhinave të reja.

    Sharm el Sheikh është një nga qytetet që do t’ju kënaqë në këtë drejtim.
    Këtu ju do të mund të shijoni lokale të kuzhinës egjiptiane. Në të njëjtën kohë, qyteti ndikohet nga kuzhina libaneze dhe indiane.

    Nuk duhet të ktheheni nga Sharm el Sheikh, që gjendet në bregun e Detit të Kuq, pa ngrënë peshq dhe ushqime deti.

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 31/05/2019

    ÇFARE DUHET TE DINI PARA SE TE SHKONI NE SHARM EL- SHEIKH?

    Sharm el-Sheikh, parajsa e pushimeve në Egjipt, ju bën thirrje të shijoni detin e kristaltë dhe të kthjellët, ku ndodhet edhe një nga qendrat më të mira të zhytjes në botë, në të cilën mund të notoni bashkë me peshqit shumëngjyrësh. E vendosur në brigjet e Detit të Kuq, Sharm el- Sheik ofron gjithçka që ju nevojitet për një pushim të përsosur.

    Për më tepër, Sharm el- Sheikh është një nga paketat preferenciale që TRAVELBAR disponon për klientët e saj gjatë sezonit të verës, megjithëse turizmi këtu nuk rresht në asnjë stinë të vitit.

    E vendosur në gadishullin Sinai dhe në brigjet e Detit të Kuq, Sharm el- Sheikh është një nga destinacionet turistike më të njohura në Egjipt.

    Mund të thuhet se qyteti, i cili mund të vizitohet pothuajse çdo muaj të vitit, është pika e përbashkët e atyre që duan të shpëtojnë nga të ftohtit dhe duan të pushtohen nga të nxehtit.

    LEXO EDHE: 10 GJERA QE DUHET T’I BENI PATJETER NE SHARM EL SHEIKH

    LEXO EDHE: ÇFARE DUHET TE DINI PARA SE TE SHKONI NE EGJIPT?

    1. Pak histori

    A jeni gati për të njohur sfondin historik të qytetërimit dhe piramidat e Egjiptit, një nga thesaret e zemrës sonë? Ne jemi të sigurt që ju do ta dëshironi Sharm el- Sheikh-un, perlën e Detit të Kuq.

    Para vitit 1967, Sharm el- Sheikh ishte një fshat i vogël peshkatarësh, fati i të cilit ndryshoi kur izraelitët ndërtuan konceptin e parë për turizmin.

    Vetëm gjatë konfliktit me Izraelin, në fund të viteve 60, qyteti nisi të njihte  zhvillimin e parë si një vendpushim turistik dhe ky zhvillim nuk ka mbaruar ende. Fshati i vogël dikur vetëm me 100 banorë, sot ka 10.000 banorë dhe është bërë një nga qytetet më moderne në Egjiptin bashkëkohor.

    Sharm el- Sheikh sot është shndërruar në një nga parajsat e turizmit në botë.

    Kur në vitin 1982 qytetin e morën në dorë sërish egjiptianët, ata vazhduan ta zhvillonin idenë e turizmit të territorit, duke hartuar edhe ligje në favor të ruajtjes së peizazhit dhe bukurive natyrore.

    2. Kontaktet

    Para se të shkoni në Sharm el-Sheikh është mirë të keni një listë të plotë të kontakteve që edhe mund t’ju nevojiten gjatë qëndrimit atje.

    Telefona të rëndësishëm:

    • Kodi i Qytetit +20 69
    • Policia: 160
    • Ambulanca: 123
    • Zjarrfikësit: 180
    • Ambasada shqiptare në Egjipt: +20 2 27361815
    • Aeroporti ndërkombëtar i Sharm El Sheikh: +20 69 360 1140

    3. Transporti në Sharm El-Sheikh

    Nëse nuk jeni pjesë e një udhëtimi të organizuar, i cili ka planifikuar të gjitha lëvizjet, si nëpër qytetet e tjera, ashtu edhe për ekskursionet në shkretëtirë, ose përgjatë bregdetit, lëvizja në Sharm El-Sheik mund të jetë e komplikuar.

    Kjo për shkak se shërbimet e autobuzëve dhe oraret shpesh nuk përputhen me atë që është shkruar dhe taksitë janë shumë të shtrenjta për shkak të numrit të lartë të turistëve. Më mirë të negociosh me kujdes para se të hidhesh në një taksi.

    Një tjetër mjet ekonomik i transportit, shpesh i përdorur nga popullata lokale, janë minibusët, (tuk-tuk), të cilët mund të gjenden kudo dhe nuk kanë ndalesa reale, por thirren si taksitë në rrugë.

    Aeroporti është 18 km nga qendra e qytetit.

    4. Nga aeroporti në destinacion

    Nëse merrni një taksi, duhet t’i kushtoni vëmendje taksimetrit, pasi taksistëve nuk është shumë për t’i zënë besë kur bëhet fjalë për çmimin.

    Këshilla jonë është t’ju tregoni që në fillim se ku do të shkoni dhe të bëni pazar për çmimin, para nisjes. Bëni marrëveshje të shtrënguar me taksistin.

    Por nëse do të udhëtoni me TRAVELBAR në ndonjërin nga resortet që ne disponojmë, atëherë transferta është e garantuar nga ne, nga aeroporti për në resortin e përzgjedhur nga ju.

    5. Pazar në Sharm el-Sheikh

    Sharm el- Sheikh është një nga zonat tregtare më të ngarkuara në Egjipt. Duke qenë një nga qendrat më të mëdha të zhytjes në botë me pasurinë e saj nënujore, këtu është e mundur të gjeni shumë alternativa për blerje të suvenireve por jo vetëm, edhe për të bërë një pazar të mirë.

    Në Sharm do të kuptoni se në këtë qytet turistët nuk vijnë vetëm për zhtyjet, por edhe për të bërë pazar.

    Naama Bay është zemra e pazareve, veçanërisht në qytet, në të cilën mund të gjeni dyqanet luksoze të stilistëve të famshëm.

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 29/05/2019

    SHARM DREAMS RESORT 5*-559 EURO

    Sharm Dream Resort ndodhet në zemër të Sharm el- Sheikh dhe ka një plazh shkëmbor fantastik. Ky resort i vendosur vetëm 200 metra larg nga Naama Bay, ofron dhoma të bollshme, një kazino, një qendër për zhytje dhe 9 pishina.

    Detaje

    • 559 euro
    • ALL INCLUSIVE
    • Sharm el-Sheik
    • nisja 2 korrik
    • 6 netë/7dite

    Dhomat janë të pajisura me orendi moderne, banjo private me tharëse flokësh, kasaforta dhe minibare. Disa kanë një ballkon të mobiluar dhe disa të tjera kanë edhe një sallon të arreduar.

    Restoranti Le Jardin, i vendosur në tarracë, karakterizohet nga një pamje gjithëpërfshirëse të malit Sinai dhe shërben kuzhinë egjiptiane. Sharm Dreams Resort gjithashtu ka edhe një restorant italian dhe një restorant tjetër të specializuar në kuzhinën teksase -meksikane. Bar tropikal-style ofron kokteje në pishinë.

    Parku ujor dhe plazhi privat janë vetëm 5 minuta larg. Aktivitetet e fëmijëve janë në dispozicion gjatë ditës.

    Aeroporti Ndërkombëtar i Sharm El Sheikh, ndodhet vetëm 20 minuta larg nga Sharm Dreams Resort. Shërbimi i recepsionit është i hapur 24/24 orë. Mund të praktikoni udhëtimin mbi deve apo zhytjen në det.

    Read More
  • 29/05/2019

    OLD VIC RESORT 5* – 479 EURO

    I vendosur në Sharm El Sheikh, 5 km nga Naama Bay, Old Vic Sharm Resort krenohet me pishinën e saj të hapur, me barbecue-në, një verandë të madhe, nje qendër estetike dhe termike, një restorant dhe internet pa pagesë.

    Detaje

    • 479 euro
    • ALL INCLUSIVE
    • Sharm el - Sheikh
    • nisja 2 korrik
    • 6 netë/7dite

    Dhomat janë të gjitha me ajër të kondicionuar dhe televizorë me ekran flat që transmetojnë kanale satelitore. Të gjitha dhomat kanë banjo me vaskë apo dush dhe çdo aksesor të nevojshëm, që nga shampot deri tek tharësja e flokëve.
    Në brendësi të hotelit ndodhen disa dyqane, ndërsa restoranti shërben 24/24 orë.

    Old Vic Sharm Resort është 1.8 km larg nga Aqua Park dhe 1.9 km nga Sharm Supermarket. Aeroporti më i afërt është Aeroporti Ndërkombëtar Sharm el-Sheikh, 17 km nga hoteli.

    Read More
  • 29/05/2019

    SENTIDO NUMA BAY 5 *- 575 EURO

    Hoteli ndodhet në zonën turistike të Alanyas, 3 km larg qytetit të Sides,
    104 km larg aeroportit të Antalias dhe 22 km larg qytetit të Antanyas. Ky hote ndodhet në zonën më të bukur të detit Mesdhe, në Turkler, Alanya. Zona është e pasur me plazhe spektakolare.

    Detaje

    • 575 euro
    • ALL INCLUSIVE
    • Antalya
    • nisja 14 qershor
    • 6 netë/7dite

    Hoteli ka në total 285 dhoma: dhoma dyshe, superiore, dhoma dyshe me akses në pishinë, dhoma standarte, dhoma familjare. Të gjitha dhomat janë
    të pajisura me telefon, televizor me satelit, tharëse flokësh, tualet me dush dhe
    të gjitha aksesorët e nevojshëm), minibar, kasafortë, ajër të kondicionuar dhe ngrohje qëndrore.

    Restorante dhe bare
    Restoranti kryesor ofron cilësi të lartë të ushqimit dhe pijeve në 3 retorante “a la carte”.
    “Numa Bay”, restoranti kryesor, shërben mëngjes, drekë dhe darkë buffe, si për të rritur dhe për fëmijët. Në restorantin “Barbeque” “a la carte” mund të shijoni specialitetet internacionale.
    “Asian restorant” “a la carte” ku mund të shijoni specialitetet nën hijen e pemëve, “Ali Baba Beach restorant”(menu peshku)- ky restorant nuk është i përfshirë në paketën all-inclusive.

    Facilitete dhe sherbime 

    Hoteli ofron shërbime në pishinën e brendshme dhe të jashtme, miniclub, minidisko, banjot turke, sallon bukurie, fitness, mbrëmje shoë, music live, animacione, dancing, night club, etj.

    Read More
  • 29/05/2019

    SUNMELIA BEACH RESORT 5*- 525 EURO

    Hoteli ndodhet në zonen Kizilagac-Manavgat, në distancë 70km nga aeroporti i Antalyas. Hoteli ka 70 000 m2, të tipit standart, familjare, për persona me nevoja të veçanta), me dy ambiente (conncection rooms) dhe suita.

    Detaje

    • 525 euro
    • ALL INCLUSIVE
    • Antalya
    • nisja 14 qershor
    • 6 netë/7dite

    Dhomat janë të pajisura me aksesorët e nevojshëm për akomodim sa më të rehatshëm: air condition, TV me satelit, telefon, minibar, tharëse flokësh.

    Hotelet dhe Baret
    Hoteli posedon restorantin kryesor me kapacitet prej 1700 vende. Po ashtu A’la Carte Restorantet me kuzhine tradicionale turke, iltaliane, kineze e meksikane.
    Po ashtu, pjesë e hotelit janë baret luksoze në Lobby Bar, Snack Bar, Pool Bar, Beach Bar, etc.
    Koncepti All INCLUSIVE për pijet alkoolike dhe joalkoolike është i vlefshëm gjatë gjithë kohës.

    Faciltetet te hotelit
    Hoteli ka pishinë të brendshme dhe të jashtme, pishinë me aquapark, pishinë për fëmijë dhe pishinë relaksuese 170m2.

    Shërbime të tjera

    Shërbim lavanderie, doktor, dado për fëmijë, market, banjo turke, sauna, fitness, masazhe dhe parking.

    Read More
  • 28/05/2019

    ANTALYA: SI TE BESH PUSHIME PASANIKESH, PA QENE I PASUR

    Gjithmonë me ardhjen e pranverës, njerëzit nisin e mendojmë për pushimet e sezonit të nxehtë dhe me një sy tek buxheti i familjes zemra shkon drejt Antalyas, kësaj perle të Mesdheut, që me paketën All Inclusive dhe Ultra All Inclusive ka firmosur suksesin e një turizmi në rritje.

    Ushqime pa limit, pije, fruta dhe ëmbëlsira, akomodime të një standarti shumë të lartë, ambiente frymëzuese, plazh dhe pishina marramendase, të gjitha këto përbëjnë referencën më të mirë për vendosjen e piketës drejt një resorti të ri në Antalya.

    LEXO EDHE: ANTALYA, PERSE TA ZGJEDHIM PER PUSHIME

    1. Mësoni të zgjidhni çfarë bën për ju

    Lirë apo shtrenjtë? Lara apo Belek? Kemer apo Alanya? Ka një mundësi të mirë për të gjitha buxhetet dhe dëshirat.

    Agjencitë zakonisht reklamojnë paktetat turistike dhe çmimet e tyre përkatëse. Normalisht, në kurthin e parasë, sytë ju shkojnë tek ato më të lirat, ndonëse zemra ju udhëheq drejt atyre më luksoze.

    Atëherë ç’duhet bërë? Si të zgjidhni më mirë dhe pa u penduar, kur nuk keni mundësi të paguani paketat më të shtrenjta?!

    2. Ushqimi, garancia e suksesit

    Nëse resorti të cilin jua lejon xhepi, nuk ju duket se ka ndonjë farë luksi, një gjë ta keni të qartë: Tek ushqimi turqit nuk të falin.

    Pavarësisht standartit të akomodimit, ushqimi është një nga pikat e forta dhe ju do ngeleni të kënaqur. Bufetë e hapura (ku ju mund të zgjidhni sasinë dhe llojet që dëshironi sa herë të mundi), me bollëkun e tyre, ofrojnë kënaqësi për pushuesit.

    Ndërsa zbrisni në aeroportin e Antalyas, (fluturimet direkte me charter kryhen në orët e para të mëngjesit) ju do të shihni hektarë të tërë me sera nga të cilat sigurohet baza kryesore e produkteve bimore, zarzavate dhe fruta, të një cilësie të lartë.

    Resortet kanë kontrata me to për t’u furnizuar çdo ditë me produkte cilësore dhe të freskëta, të cilat do i gjeni në tryezat tuaja.

    3. Zgjidhni afër qendrave të banuara

    Nëse hoteli që ja keni vënë syrin është i vogël dhe ekonomik, kujdesuni që të jetë në një zonë të aksesueshme me zonën qëndrore në të cilin bën pjesë.

    Atë çfarë nuk e gjeni dot në hotelin tuaj, do të mund ta zëvëndësoni duke shëtitur në qytet dhe duke marrë të gjitha kënaqësitë që merr një turist.

    4. Njihuni me traditën vendase

    Nëse jeni akomoduar në një hotel me 5 *, ULTRA ALL INCLUSIVE, keni shpenzuar një grusht me euro dhe sigurisht që keni dëshirë të konsumoni luksin e resortit dhe sa më shumë nga shpenzimet e tua.

    Pra ju do të përpiqeni të kaloni çdo minutë në resort, “për të nxjerrë paratë e investimit tuaj për pushimet”. Por, nëse keni zgjedhur një hotel ekonomik, atëherë nuk do ta keni problem të largoheni për disa orë, ose edhe një mbrëmje nga resorti, për të njohur cepat e qytetit, atraksionet historike dhe arkeologjike, të hani në ndonjë restorant të vogël lagjeje, siç bëjnë turqit e vërtetë, të bëni pazar për suveniret e të dëgjosh muzikën live që luhet në baret dhe restorantet tradicionale.

    E shihni se sa mirë mund të kalohet, edhe duke prenotuar një paketë ekomonike për në Antalya?

    Se deti është i njëjti det, dielli ngroh njësoj dhe ajri ngelet i njëjtë! Mjafton dëshira dhe shpirti yt improvizues për të bërë pushime pasanikësh pa qenë i pasur.

    5. Kënaquni me atë që mundni

    Kjo këshillë vlen për të gjithë ato që kthehen nga pushimet. Ky rregull duhet të zbatohet sapo të ktheheni nga pushimet, periudhë kur janë kthyer edhe të tjerët dhe ju nisni të shkëmbeni eksperiencat tuaja.

    Resorti i atij tjetrit, mund të ketë qenë “më kështu”, e “më ashtu” se i juaji. Por mos harroni. Çdo shërbim extra paguhet. Çdo luks përkthehet në lek apo euro.

    Prandaj mos ia zini vetes në fyt pushimet tuaja duke ju ngrënë zilia për atë tjetrin, por jetoni me kujtimet e një vere të paharruar, në bregun e Mesdheut.

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 28/05/2019

    ANTALYA, PERSE TA ZGJEDHIM PER PUSHIME

    E njohur si Perla e Mesdheut, Riviera Turke që sipas themeluesit të Turqisë është cilësuar si “vendi më i bukur në tokë”, Antalya ka shumë për të jetuar.

    Me motin e bukur, hotelet luksoze dhe pamjet mahnitëse, Antalia është destinacioni perfekt për festën tuaj të verës.

    • Antalya është vetëm një fluturim larg, 2.5 orë nga Tirana.
    • Hotelet me cilësi të lartë 4 * dhe 5 * All Inclusive e bëjnë Antalyan një vend të shkëlqyer për pushimet.
    • Ka diçka për të gjithë turistët, nga çiftet tek familjet me fëmijë, nga ato që pushojnë vetëm, tek grupet.
    • Turqit janë shumë të sjellshëm me të gjithë, kryesisht ne shqiptarët, e ndiejmë vetem më mirë se të tjerët atje.

    1. Plazhet dhe qëndrimi

    Antalya është shtëpia e një sërë plazhesh fantastike, duke e bërë atë një bazë ideale për pushime luksoze. Ndër zonat më të pëlqyera janë Belek, Lara Beach, Side dhe Alanya.

    Plazhi i Larës është plazhi më i gjatë dhe më popullor i qytetit. Këtu, ju do të gjeni hotele apo resorte me rërë të bardhë dhe të butë, që kanë seksionin e tyre privat.

    Plazhi i Konyaaltit është qendra më e afërt turistike me qendrën e qytetit dhe është një zonë mjaft e preferuar për vendasit dhe turistët. Gjithsej, ju keni mundësinë fantastike për të zgjedhur plazhin që ju pëlqen, në mbi 400 milje plazhe fantastike.

    2. Historia e lashtë

    Ka më shumë për të treguar për Antalyan sesa thjesht një destinacion i shkëlqyer plazhi.

    Qyteti dhe zonat përreth janë të mbushura me vende të panumërta historike dhe gërmadha që ruajnë vlerën e kohës.

    Zbuloni të kaluarën e lashtë të qytetit ndërsa ecni nëpër rrugët e ngushta të qytetit të vjetër, Kaleiçi, me arkitekturën tradicionale otomane.

    Ose vazhdoni pak më larg dhe admironi shkëqimin e amfiteatrit romak të Aspendos, të ruajtur jashtëzakonisht mirë.

    3. Hani dhe pini sipas qejfit tuaj

    Pavarësisht nga lloji i pushimeve që kërkoni, të jeni të sigurtë, se do të gjeni gjithçka në Antalya. Shumë nga resortet që TRAVELBAR  rekomandon, u ofrojnë klientëve të tyre struktura të jashtëzakonshme spa, duke siguruar një pushim në maksimum, gjatë qëndrimit tuaj në Turqi.

    Për më aktivët, zona e Belekut ka një përzgjedhje të madhe të fushave të golfit.

    Ndërsa për ata që janë në kërkim të një sfide, “Lycian way”, është një rrugë e shkëlqyer, prej 320 kilometrash që lidh Antalia me Fethiye.

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 28/05/2019

    SULTAN OF SIDE HOTEL & SPA 5*- 575 EURO

    Hoteli ndodhet në zonën turistike të Sides, është 12 km larg Manavgatit, 65 km larg Antalya city. Ka një siperfaqe prej 20.000 m2. Plazhi është 250 metër larg.

    Hoteli ka në total 334 dhoma komode dhe të kompletuara me ajër të kondicionuar, ballkon, tualet me dush dhe aksesorët e nevojshëm, tharëse flokësh, telefon, minibar, kasafortë, televizor.

    Detaje

    • 575 euro
    • ALL INCLUSIVE
    • SIDE
    • nisja 14 qershor
    • 6 netë/7dite

    Hoteli ofron këto shërbime dhe facilitete : animacione, aktivitete ditore, music live, mbrëmje show, shërbim mjekësore, pishinë të jashtme për të rritur dhe fëmijë, relax pool, aqua park, pishinë të brendshme, qender tregtare, sallon bukurie, fotograf, staf multilingual, volleyball, tenis, minifootball, aerobi, sporte ujore, gym, darts, ping-pong, bowling, water polo, waterpark, waterslide, teatër, hammam, sauna, qendër fitness, dhomë me avull, darts, boccia, ping-pong, volleyball, çadra dhe shezllone.

    Restoranti kryesor ka një kapacitet prej 500 personash në ambjentin e brendshëm dhe 300 persona në ambjentin e jashtëm.

    Restorante a la carte : Fish & Ottoman & Italian.

    Bare :  Lobby bar, Pool Bar, Beach Bar, Relax Pool Bar, Harem Disko Bar.

    Me pagesë: sporte ujore, qendër wellness & spa, shërbim lavanderie, internet corner, masazhe, bilardo, makinë me qera, shërbim mjekësor.

    Read More
  • 27/05/2019

    SUNNY DAYS EL PALACIO 4* – 499 Euro

    Të gjitha dhomat e Sunny Days El Palacio Resort janë të bollshme dhe kanë një ballkon private me pamje nga deti, TV satelit dhe ajër të kondicionuar.

    Në baret dhe restorantet e resortit, përveç menusë internacionale, figuron edhe një restorant i specializuar me kuzhinën italiane, si dhe një restorant i shkëlqyer peshku në det. Në shërbimin e klientëve ka një bufe të hapur dhe të bollshme.

    Detaje

    • 499 euro
    • ALL INCLUSIVE
    • Hurghada
    • nisja 17 korrik
    • 6 netë

    Ju mund të përfitoni gjithashtu nga qendra për fitness, të luani volejboll në plazh, apo në ujë. Gjithashtu, këtu mund të gjeni një pishinë për të praktikuar zhytjen, windsurf dhe sporte të tjera ujore.

    Resorti ka një qendër të madhe tregtare me mbi 42 dyqane, një internet kafe dhe parukeri. Aeroporti i Hurghadës ndodhet vetëm 9 km dhe 3 km larg nga hotelet e resortit.

    Read More
  • 27/05/2019

    EMERALD RESORT 5*- 549 EURO

    Eksluzivisht për çifte dhe familje, Emerald Resort & Aquapark ndodhet 15 minuta larg qytetit të Hurghadës dhe aeroportit.

    Detaje

    • 549 euro
    • ALL INCLUSIVE
    • Hurghada
    • nisja 17 korrik
    • 6 netë

    Resorti përmban një aquapark dhe një qendër të çertifikuar për zhytje, për të eksploruar koralet dhe shkëmbinjtë nënujor. Gjithashtu përfshin një palestër, fushë tenisi, minigolfi, etj.

    Ofron akomodime në dhoma panoramike me ballkone. Restorantet shërbejnë specialitete ndërkombëtare. Ka një restorant kryesor dhe disa më të vegjël.

    Po kështu ka bare të brendshëm dhe të jashtëm, bare në pishinë dhe swim up bar. Ka qendra SPA dhe wellness

    Read More
  • 27/05/2019

    PARADISE & BEACH RESORT 5* – 489 EURO

    Me një pamje madhështore të maleve, me një pishinë në qendër, me një pamje shumë të bukur të detit, ky resort ofron luks dhe kënaqësi.

    Detaje

    • 489 euro
    • ALL INCLUSIVE
    • Hurghada
    • nisja 17 korrik
    • 6 netë

    Nëse akomodoheni në këtë resort, ju do të keni mundësi të zbrisni në plazh me teleferik duke kaluar edhe mbi pishinën e resortit.

    Dhomat janë mjaft komode dhe të pastra.
    Resorti ofron kuzhinë ndërkombëtare, si dhe në orë të caktuara edhe specialitete të kuzhinës ruse dhe gjermane.

    Shumë i përshtatshëm për familje me fëmijë, pasi përveç të tjerave mund të zhvillojnë sporte të ndryshme, si shëtitja me varka, sërf, shëtitje me kuaj, tenis, golf, etj.

    Read More
  • 24/05/2019

    ÇFARE DUHET TE DINI PARA SE TE SHKONI NE HURGHADA

    Përpara se të niseni për në Hurghada, është mirë që të keni disa informacione rreth saj.  Shkëmbinjtë nënujorë të koraleve dhe ujërat perfektë ngjyrë turkeze e kanë bërë Hurghadën, në Bregun e Detit të Kuq Egjiptit, një qytet mjaft të pëlqyer turistik.

    Ky është vendpushimi më i preferuar me pesë yje i Lindjes së Mesme gjatë viteve të fundit. Ujërat e mrekullueshëm të Detit të Kuq dhe rërës së ndritshme e bëjnë këtë vend të dallohet prej të tjerëve.

    1. Pak histori

    Është kryeqyteti i njësisë Al-Bahr al-Ahmar, me vetëm 42  mijë banorë, por me një bregdet të gjatë prej rreth 40 kilometra. Hurghada ka dy qendra urbane, Dahar – pjesa e vjetër e qyteti dhe Sekalla – pjesa e re e qytetit.

    Deri në vitin 1905 Hurghada ishte një fshat i vogël peshkimi, i cili më vonë ka evoluar në atë që tani është – qendra më e njohur turistike në Detin e Kuq, pas Suezit.

    Gjatë sundimit të mbretit Faruk, në Hurghada u ndërtua një qendër rekreative turistike, por pas shtetëzimit të industrive të naftës, ish-presidenti egjiptian, Nasser, ia dorëzoi këtë qytet forcave të armatosura, që e shndërruan në qendër të flotës detare.

    Prej viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, qytetit iu kthye serish turizmit dhe tani me dhjetëra hotele luksoze dhe restorante të bukura shtrihen përgjatë vijës bregdetare të rajonit që administrohet prej tij.

    Ishujt pranë qytetit Hurghada, Ebu Ramada, Fanadir, Giftun Kebir dhe Giftun Soraya janë pikat më të njohura turistike, të cilat përveç ujit të kthjelltë kanë edhe me dhjetëra hotele luksoze që presin turistë përgjatë gjithë vitit.

    Deti është i pasur me peshq dhe bimë, por ato që e zbukurojnë më së shumti shtratin e tij, janë koralet shumëngjyrëshe. Prandaj zhytjet në ujë janë të pashmangshme, të organizuara nga resoret turistike.

    2. Kontaktet

    Para se të shkoni në Hurghada është mirë të keni një listë të plotë të kontakteve që edhe mund t’ju nevojiten gjatë qëndrimit atje.

    Telefona të rëndësishëm:

    • Kodi i qytetit: +20 65
    • Policia: 160
    • Ambulanca: 123
    • Zjarrfikësit: 180
    • Ambasada shqiptare në Egjipt:  +20 2 27361815
    • Aeroporti Ndërkombëtar i Hurghada: +20 65 443 976

    3. Transporti në Hurghada

    Transporti në Hurghada realizohet me autobusë, taksi dhe minibusë. Duke përdorur transportin publik, ju mund të reduktoni shpenzimet tuaja për transportin. Nëse doni të jeni më afër çdo gjëje, ju mund të merrni me qira një makinë.

    4. Nga aeroporti në destinacion

    Kur të arrini në Aeroportin Ndërkombëtar të Hurghada, nga efekt i ajrit të nxehtë, do të dëshironi që ta hidhni valixhen në dhomën tuaj dhe të kridheni në ujin e thellë blu.

    Mënyra më e mirë për të shkuar në hotel është të marrësh me qira një makinë, që ndodhen me shumicë në aeroport. Taksitë përdoren shpesh në qytet. Nga aeroporti, qendra e qytetit është 5 km larg.

    5. Pazar në Hurghada

    Si një nga qytetet me rritjen më të shpejtë në Egjipt, ju mund të zgjidhni një nga qendrat e mëdha tregtare ku mund të blini në Hurghada, ku do të gjeni markat nga më të rëndësishmet e dizenjatorëve botërorë, deri tek alternativat në zonat turistike të qytetit.

    Këtu opsionet e blerjes janë të shumta dhe ia bëjnë qejfin të gjithëve. Sugjerimi ynë është të shkoni tek sheshi i vjetër i qytetit, sepse aty keni edhe mundësi të blini, por të eksploroni qytetin.

    Egjiptianet ashtu si turqit apo arabët në përgjthësi, janë mjeshtër të tregtisë dhe pazarit.

    Kurr mos blini gjëra ditën e parë sapo të shkoni apo tek tregtari i parë që ju del përpara. Ambjentohuni me çmimet pastaj vendosni për të blerë.

    El Dahar

    Në dyqanet e vjetra në El Dahar, që përfaqësojnë cilësitë tradicionale të qytetit, ju mund të gjeni erëza, bizhuteri të punuar me dorë dhe suvenire të ndryshme, si përshembull papirusi. Është një nga qendrat tregtare më të këndshme në Egjipt.

    Sahl Hasheesh

    Sahl Hasheesh, rajoni turistik i qytetit, është zemra e blerjeve. Ju mund të gjeni gjithçka për veten dhe të dashurit tuaj në këtë zonë të pasur me qendra tregtare dhe dyqane.

    Rruga Sekalla High

    Një tjetër rrugë e rëndësishme tregtare në qytet është Sekalla High. Megjithëse ky rajon, i cili kërkohet shumë nga turistët, është i ngjashëm me atë të El Daharit, mund të thuhet se blerja në El Dahar është më e përshtatshme.

    Marina e re (Sheraton Road)

    Nëse dëshironi të blini nga dyqanet e famshme të markave me famë botërore dhe dyqanet e stilistëve të njohur, Rruga Sheraton e njohur si Zona e Re Marina është për ju!

    Senzo Mall

    Senzo Mall premton një pazar të këndshëm larg turmave, larg qendrës së qytetit, ku mund të kaloni orë pa u mërzitur nëse jeni ndër ata që pëlqejnë qendrat e qeta tregtare. Për më tepër, ju mund të gjeni gjithçka që ju nevojitet këtu.

     

     

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 22/05/2019

    ÇFARE DUHET TE DINI PARA SE TE SHKONI NE EGJIPT?

    Kur zbuloni një destinacion të ri turistik, menjëherë duhet të informoheni rreth tij.

    Suksesi dhe kënaqësia e një udhëtimi varet edhe nga fakti se sa të përgatitur jeni  për atë që do të gjeni.

    Në këtë shkrim do t’ju japim përgjigje disa pyetjeve që lidhen me Egjiptin.

    Çfarë duhet të dini përpara se të shkoni në Egjipt?

    Cilat janë dokumentet, si është moti atje, çfarë monedhe përdoret dhe a duhet të merrni masa mbrojtëse shtesë për shëndetin tuaj?

    Të gjitha përgjigjet gjenden këtu:

    LEXO EDHE: 10 GJERAT QE DUHEN BERE PATJETER NE HURGHADA

    LEXO DHE: 10 GJERAT QE DUHET TE BENI PATJETER NE SHARM EL SHEIKH

    1. Dokumentet e udhëtimit

    Për të vizituar këtë vend të bukur, mjafton vetëm pasaporta shqiptare e cila duhet të përmbushë kushtet e vlefshmërisë së saj.

    2. A duhet të bëni vaksina shtesë?

    Ju konfirmojmë se për të shkuar në Egjiptit, nuk nevojiten vaksina të tjera përveç atyre që kemi të përfshira në skemën tonë të shërbimit të shëndetit parësor.

    Gjëja e vetme që këshillojmë është të merrni me vete një kuti të vogël me ilaçet më të zakonshme të përdorimit personal, për çfarëdo emergjence që mund të keni.

    Mos harroni të merrni me vete edhe ndonjë integrator( kompleks vitaminash dhe lëndësh ushqyrese për turpin)për të riekuilibruar florën intestinale.

    Sistemi hidrik në vendet e Afrikës është i ndryshëm nga ai i Europës, prandaj bëni kujdes gjatë larjes së dhëmbëve, që të mos fusni ujin e rubinetit në gojë, pasi mund t’ju shkaktohen probleme intestinale.

    Merrni masa për të përdorur ujë të blerë në shishe. Nëse jeni akomoduar në resorte, ky problem nuk ekziston.

    3. Këmbimi valutor

    Në Egjipt monedha lokale është lira ose stërlina egjiptiane (10 EGP = 1 Euro).

    Për të mos u ngatërruar gjatë këmbimit të lekut me monedhën vendase, ju mund të përdorni euron e cila pranohet kudo, në hotele, dyqane, restorante, etj.

    Prandaj këshilla jonë është kjo: nëse doni të bëni pak blerje, poshtë 100 euro, mos i këmbeni fare në lira, por nëse keni për të bërë shumë blerje, atëherë bëni këmbimin në lira dhe paguani me ato.

    LEXO EDHE: HURGHADA, ME E BUKURA E NGJYRES BLU

    4. Interneti dhe telefonatat me Shqipërinë

    Zakonisht në fshatrat ekziston wifi, por nuk është kurrë falas: nëse vendosni të bleni paketa disa minutëshe ose i Gb ndoshta ju e dini se linja do të jetë e ngadaltë shumicën e kohës.

    Çmimet ndryshojnë nga zona në zonë, por mesatarisht çmimi shkon nga 10 euro në 20 euro për një javë dhe siç e thamë linja do të ketë shumë ndërpreje.

    Gjëja më e mirë për të bërë është blerja e kartës Sim egjiptiane, më e lira prej të cilave ka 3 Gb internet dhe kushton 15 € (vetëm interneti). Por ka edhe karta Sim të tipit internet + thirrje.

    Gjëja më e mirë që rekomnadojmë është që të mos bëni blerejn e kartës brenda resorteve, të cilat do t’jua shesin me çmim të lartë, por më e mira është që ta blini në dyqanet e telefonisë celulare në Egjipt.

    Natyrisht në resorte gjithaçka kushton më shtrenjtë!

    5. Klima

    Koha më e mirë për të shkuar me pushime në Egjipt ose në Detin e Kuq është nga maji deri në korrik ose shtator.

    Në fillim të majit, në të vërtetë temperaturat janë pak më të ulëta, edhe pse ka diell të mirë! Gjatë ditës temperatura shkon 30 ° C, por në mbrëmje bën freskët. Në qershor, korrik e gusht temperaturat rriten ndjeshëm shkojnë nga 40 ° C – 45 ° C.

    Prandaj duhet të bëni kujdes, në momentin kur dilni nga ambientet me ajër të kondicionuar, ku temperaturat janë 23° C – 25 ° C në të nxehtin përvëlues të Egjiptit.

    6. Gratë a duhet të mbulohen?

    Në Egjipt bashkëjetojnë tre fe të ndryshme: hebrenj, myslimanë dhe të krishterë. Kjo gjë nënkupton një tolerancë të madhe në raport me ato që nuk janë të mbuluar.

    Megjithatë, është një rregull i mirë, të demostroni një minimum ndjeshmërie ndërsa jeni vizitor në këta vende, duke evituar veshjet e ekzagjeruara dhe ekzibicioniste.

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 21/05/2019

    10 GJERA QE DUHEN BERE PATJETER NE HURGHADA

    Me gjiret e saj unike që i ngjajnë një akuariumi, malet e larta dhe historinë, Hurghada është një qytet që mund ta eksplorosh me çdo cep të saj. I famshëm për botën e saj nënujore, ky qytet është një nga zonat më të vizituara për turistët që duan të shijojnë rërën e detit dhe diellin.

    Hurghada gjithashtu ka shumë dyqane, muze dhe vende historike, të cilat ofrojnë shumë alternativa për mysafirët të cilët gëzojnë aktivitete të ndryshme nga natyra, paqja dhe qetësia.

    LEXO EDHE: HURGHADA, ME E BUKURA E NGJYRES BLU

    1. Ishujt

    Ishujt pranë qytetit Hurghada, Ebu Ramada, Fanadir, Giftun Kebir dhe Giftun Soraya janë pikat më të njohura turistike, të cilat përveç ujit të kthjelltë kanë edhe me dhjetëra hotele luksoze që presin turistë përgjatë gjithë vitit.

    2. Makadi Water World

    Nëse ju keni shkuar bashkë me familjen në Hurghada, gjëja më e bukur që mund të bëni, është të zbuloni botën magjike të ujit në Makadi.

    3. Bike Egypt - Aventura extreme në shkretëtirë

    Nëse jeni të interesuar në sportet motorike, ju rekomandojmë që të mos humbisni këtë turne ekstrem të shkretëtirës. Kurrë nuk do të pendoheni që keni përjetuar këtë përvojë, që nuk do t’ju ndodhë shumë herë në jetë.

    4. Mbi deve ne shkretetire

    Një tjetër mënyrë e jashtezakonshme  për të vizituar shkretëtirën do të jetë udhëtimi mbi deve. Mos harroni të bëni një udhëtim të tillë. Koha gjatë perëndimit të dellit konsiderohet si koha më e mirë për ta bërë këtë gjë.

    5. Qendra e zhytjes Scuba Hurghada

    Ju mund të zhyteni në asistencën e një ekipi profesionist të Qendrës së zhytjes në Hurghada, një nga qendrat më të rëndësishme të zhytjes në botë. Ata që e provojnë zhytjen si eksperencë të parë, mbeten shumë të kënaqur.

    6. City Sand

    City Sand është një muze i shkëlqyer në ajër të hapur me skulptura rëre. Ju mund të vizitoni hapësirën e personazheve historike si dhe personazheve të animuar për fëmijët.

    7. Qyteti i Vjetër

    Nëse dëshironi të largoheni nga hotelet moderne të Hurghadës, në detin simpatik dhe të shihni fytyrën e saj më tradicionale, duhet të bëni një turne në Qytetin e Vjetër.

    8. Mini Egjipt Park

    Nëse dëshironi të qëndroni në Hurghada dhe të shihni ndërtesat e rëndësishme të Egjiptit, ju mund të vizitoni këtë park në natyrë ku të gjitha ndërtesat janë në miniaturë.

    Nëse dëshironi të qëndroni në Hurghada dhe të shihni ndërtesat e rëndësishme të Egjiptit, ju mund të vizitoni këtë park në natyrë ku të gjitha ndërtesat janë në miniaturë.

    9. Provoni kuzhinën vendase

    Shawarma

    Është një nga pjatat më të rëndësishme të kuzhinës arabe, e cila mund të përgatitet me mish të kuq ose të bardhë dhe ofron një shije të përsosur si rezultat i gatimit të ngadalshëm dhe të gjatë të mishit.

    Qoftet
    Një shumë e qofteve pikante, të gatuara në zgarë është një shije që nuk mund ta lini pa e provuar gjatë qëndrimit në Hurghada.

    Supa
    Më e shijshmja është supa e detit, me produkte të ndryshme deti, me erëza dhe shije të fortë.

    10. Blini suvenire

    Mos u largoni pa blerë ndonjë suvenir për të dashurit tuaj, ose thjesht si kujtim personal të udhëtimit. Në dyqanet që përfaqësojnë cilësitë tradicionale të qytetit, ju mund të gjeni erëza, bizhuteri të punuar me dorë dhe suvenire të ndryshme, si përshembull papirusin. Gjithashtu mund të blini suvenre ari apo argjendi.

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 21/05/2019

    HURGHADA: ME E BUKURA E NGJYRES BLU

    Nëse ndiheni të lodhur nga Mesdheu, ekziston një qytet në veri të Afrikës, që ju josh me magjinë e Detit të Kuq! Ky qytet quhet Hurghada dhe përbën një nga destinacionet më të spikatura të viteve të fundit.

    E veçanta e plazheve të Egjiptit, është se aty mund të shkoni në çdo stinë, edhe kur ju mbani palltot e trasha dhe shkelni borën me këmbë. Ndërsa gjatë sezonit të verës, përbëjnë një nga alternativat më të mira të sezonit, për shkak të kompleksitetit të mundësive që ofron.

    Ky është vendpushimi më i preferuar me pesë yje i Lindjes së Mesme gjatë viteve të fundit. Ujërat e mrekullueshëm të Detit të Kuq dhe rërës së ndritshme e bëjnë këtë vend të dallohet prej të tjerëve.

    Por gjithashtu me mundësitë që ky qytet ofron për sportet e ujit, natyrën dhe historinë, bëhet një vend shumë i dashur për turistët, sidomos nëse kemi parasysh edhe afërsinë me qytetet e rëndësishme të Egjiptit, i famshëm për piramidat dhe tempujt.

    Për më tepër, ky vend është shumë i njohur për turnetë në safari prej të cilëve përfitohen përvoja interesante.
    Me pak fjalë, kushdo që zgjedh pushimet në Hurghada, po qëllon me një gur shumë zogj!

    LEXO EDHE: ÇFARE DUHET TE DINI PARA SE TE SHKONI NE EGJIPT?

    1. Resortet, mundësia më e mirë për turistët

    Resortet janë në krye të propozimeve për pushime super luksoze, në plazhet e Detit të Kuq, aty ku “ngopesh” me det, rërë dhe diell.

    Qyteti, i cili është shndërruar në një parajsë pushimi në sajë të investime të mëdha, ka shpresuar gjithnjë që të kthehet në një destinacion pushimi të lakmuar.

    Sot është i mbushur me resorte dhe hotele super luksoze, ku do të gjeni akomodim me pesë yje, det joshës, pishina të bukura, restorante tradicionale dhe ndërkombëtare, mundësi për sporte ujore, duke filluar nga zhytjet, e deri tek garat me varka.

    Në këto resorte ju ofrohen shërbime SPA, makina me qera (nëse doni të dilni jashtë resortit) shëtitje në vende të spikatur të qytetit, një jetë nate pa limit dhe gjithashtu pije aloolike pa kufi (në dallim me pjesët e tjera të qytetit, ku pijet alkoolike për vendasit janë të ndaluara).

    Në resortet që ofrohen gjithçka është e përfshirë në pakten ultra all inclusive.

    Një paketë pa kokëçarje, që përveç akomodimit merr përsipër të sigurojë edhe transportin tuaj deri në destinaconin final, duke shtuar edhe kthimin në Tiranë.

    Kjo është mundësia më e mirë për të pushuar, për të kaluar një eksperiencë të re, për të vizituar një vend të ri dhe për ta njohur nga një tjetër dimension.

    Nëse zgjidhni të shkoni në Hurghada, patjetër që duhet të përfitoni edhe nga mundësia për të shijuar atmosferën e lashtë të Egjiptit, si dhe të bëheni pjesë e tureve me safari nëpër shkretëtirat e arta, që ndodhen shumë afër qytetit dhe ku mund të gjeni këshillat më të mira për jetën si beduin.

    Është zgjedhja juaj.

    2. Uji i Detit të Kuq

    Asgjë më shumë nuk josh sesa zhytja në Detin e Kuq.

    Plazhet ku ngrihen resortet dhe hotelet luksozë, janë mahnitës dhe ju nuk do ëndërroni gjë tjetër, veçse të kridheni në ujë, të hasni në algat e kuqe që i japin detit ngjyrë si dhe zhyteni në botën e pasur nënujore, unike në llojin e saj.

    Alternativa më e mirë për t’u zhytur është Scuba Hurghada Diving Center (Qendra e zhytjes së Hurhadës Scuba). Nëse nuk keni përvojë me zhytje nënujore, ekipi profesionist i zhytjes do t’ju ndihmojë.

    3. Jeta e gjallë e natës

    Vendi më i famshëm i qytetit, që tregon anën më moderne të urbanizimit gjeografik, është Hurghada Marina. Ky vend është mjaft modern, ai zotëron rreth 200 kapacite për ankorimin e jahteve.

    Qyteti është shtëpia e kafeneve dhe restoranteve më të njohura dhe është plot gjallëri në çdo orë të ditës. Edhe nëse ndodheni në resortin që keni prenotuar Ultra All Inclusive, mos e humbisni rastin që vetëm për një natë, të dilni nga resorti dhe të zbuloni jetën tjetër të  Hurghadës.

    Në këtë zonë ju mund të thithni argjilenë dhe të sodisni detin që nuk mund ta gjeni askund tjetër në botë.

    Për ata që duan të shohin një natë më të gjallë në Hurghada , ne rekomandojmë baret në të njëjtën zonë, ku në klubet më të famshme të natës, luhen shfaqje orientale.
    Dhe nëse të gjitha këto i keni provuar, mund të shkoni edhe në El Memsha. Këtu do të gjeni argëtimin unik që kërkoni. Lokalet më të famshme, Hard Rock Cafe dhe Little Buddha janë të vendosura në këtë rajon.
    Me pak fjalë, ka mundësi të pafundme për t’u përhumbur mbrëmjeve në Hurghada .

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 26/04/2019

    TRAVEL BAR PER PASHKE NE LUKSIN E KASOLLEVE TE DOLOMITEVE

    Ajo çfarë e dallon një turist dembel nga një turist të guximshëm, është dëshira për turizmin e aventurës. Në malet e DolomiteveItalisë, në zemër të Alpeve të Europës mund të provohet kjo ndjesi.
    Travel Bar, ka guxuar për t’u ngjitur atje. Në kohën kur pranvera po shpërthen gjithandej, duket se dimri në Alpet e Europës vazhdon, por me grahmat e fundit.

    Me datë 25 Prill 2019, brenda një dite, nis aventura e Travel Bar për t’u ngjitur 2000 m mbi nivelin e detit. Kemi ecur fillimisht me makinë, pastaj kemi ecur në këmbë nëpër borë, për më shumë se një orë, për t’u mahnitur nga bukuria e rrallë e relievit të maleve më të larta të Europës. Duhet t’jua kujtojmë se jemi veç turistë, që po perpiqen te ecin për argëtime aventurë, por që nuk qenka edhe aq e lehtë!

    Në bjeshkë, aty ku kemi shkuar ne dhe po vazhdojmë rrugën tonë, e cila ju e kuptoni se është e vështirë, për shkak të relievit në ngjitje dhe orëve që kemi ecur, të duket sikur i prek majat e maleve me dorë.

    Nuk ka asgjë tjetër përveç shtëpive të fshatarëve dhe turistëve që po provojnë të njëjtën eksperiencë si ne.

    Shumë gjëra mund të të vijnë nëpër mendje, ndërsa je mes malesh, borës, në zemër të Alpeve të Europës. Tituj librash, filmash, episode prej tyre, ose personazhe. Ne e lamë të lirë fantazinë tonë….

    Shikoni Galerine e Fotove:

    Kjo nuk është periudha e duhur për të bërë ski, pasi pistat e skijimit janë shkrirë, ashtu siç po shkrin edhe bora. Jemi në fund të prillit (25 prill 2019) dhe personeli që merret me mbarëvajtjen e impianteve të skive, tani ka detyra të tjera. (Kujtojmë se gjatë dimrit, këtu, pavarësisht nëse bie borë ose jo, në mungesë të borës, kujdesen për të krijuar borë artificiale dhe fushat e skive janë gjithmonë të gatshme për të pritur turistët dhe skiatorët që duan të aplikojnë këtë sport).

    Lexo edhe: PUSHIME NE VAL DI FASSA, TE LUMTUR POR ME XHEPAT BOSH

    Lexo edhe: 7 KESHILLA TE MIRA PARA SE TE NISENI PER SKI

    Por Travel Bar e ka një qëllim në këtë aventurë të rradhës. Kemi vendosur të provojmë një nga restorantet më të veçantë dhe më tipik malor.
    Kemi mbërritur në destinacionin tonë dhe shikoni se çfarë vitrinash fantastike dhe luksoze, “fshihen” pas njërës nga “shtëpitë e drurit” që pamë pak më përpara.

    Benvenuti al Rifugio Fuciade al Passo San Pellegrino!

    Duket në fakt si një shtëpi mikpritëse e shkëlqyer, ky vend që për shekuj ka shërbyer si kullotë malore, por që nga vitet 1960 është shndërruar në një destinacion të dashur malor.

    Ky është rasti ku hambari, diku nga vitet ’80, është shndërruar në një strehë mikpritëse, në një restorant dhe hotel të shkëlqyer dhe të këndshëm. Nëse vini këtu për një vakt të shpejtë ose thjesht, doni të provoni shijen e traditës Ladine, një ndalesë këtu është e domosdoshme.
    I rrethuar nga vargmalet Costabella dhe me një pamje të mahnitshme të Pale di San Martino dhe Col Margherita, është vendi ideal për ekskursione të të gjitha llojeve, nga më të lehta deri tek më të guximshmet.

    Tani do ju zbulojmë të gjitha pjatat e veçanta dhe tradicionale që shijuam këtu.
    Nëse keni eksperienca të ngjashme, mos hezitoni të komentoni në rrjetet tona sociale.

    Ju presim në aventura të tjera!

    Shikoni Galerine e Fotove:

    © Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

    Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

    Read More
  • 19/04/2019

    PISTA BLU E BIÇIKLETAVE NE POLONI ESHTE SPEKTAKOLARE

    Një pistë biçikletash blu, e cili shkëlqen natën, si për çiklistët, ashtu edhe për shoferët dhe këmbësorët, të cilëve u është rezervuar edhe atyre një korsi. Përveçse është spektakolare dhe shumë sugjestive, kjo pistë është mjaft e sigurtë për të gjithë, pasi të gjithë e dallojnë atë, si çiklistët, ashtu edhe shoferët apo këmbësorët.

    Pista ndodhet në Poloni, në qytetin e Lidzbark Warminski dhe është bërë shpejt e famshme në të gjithë botën, duke u shndërruar në një atraksion për turistët.

    Një projekt që të kujton rrugën e ciklit holandez, në nder të Van Gogh-ut, e cila ndriçon blu gjatë natës: krijuesit e rrugës së ciklit blu në fakt e kanë pranuar se ishin të frymëzuar nga kjo pikturë e Van Gogh-ut për projektin e tyre.

    Kur bie mbrëmja, shtegu i biçikletave ndriçon me një ngjyrë blu elektrike si me magji, në sajë të një materiali fosforeshent, i cili gjatë ditës thith dritën e diellit për ta kthyer atë kur errësohet, duke nisur që nga perëndimi i diellit dhe gjatë gjithë natës.

    Read More
Page 1 of 6