Sunday November 17 2019

AERODROMET E FORMULA 1 DHE MOTOGP NE ITALI

Autodromi Kombëtar në Monza

Autodromi Kombëtar në Monza është vendosur brenda parkut të qytetit.

Autodromi Kombëtar në Monza është një nga më të mëdhenjtë në Botë dhe vendi ku zhvillohet Çmimi i Madh i Italisë. Nga 1950 këtu është zhvilluar edhe Gran Premio dhe Formula 1.

Autodromi Enzo e Dino Ferrari në Imola

Autodromi në Imola është i vendosur në qytetin me të njëjtin emër

Autodromi në Imola, është quajtur Enzo Ferrari, themeluesi i famshëm i automobilistikës dhe djali i tij Dino. Eshtë një nga të paktat pista në të cilat garat zhvillohen në kahun e kundërt të orës. Aty sot zhvillohen garat e Çmimit të madh të Italisë, Superbike si dhe shumë lloje të tjera garash automobilistike të rëndësishme. Aty gjendet edhe Museo Checco Costa, ku janë të ekspozuar dokumente, mokete dhe foto që tregojnë historinë e autodromit.

Autodromi Ndërkombëtar në Mugello

Autodromi Ndërkombëtar në Mugello, i quajtur edhe Circuito Mugello

Kjo pista është e gjatë 5.245 metra dhe ka 15. Në vitin 1988, është blerë nga Ferrari që ka ristrukturuar impiantin, duke përmirësuar infrastrukturën ekzistuese por duke mbajtur në konsideratë trafikun, meqë është një nga më të rëndësishmet për pilotët.

Pista Ndërkombëtare në Misano, Marco Simoncelli

Në vitin 2012, Pista Ndërkombëtar Santa Monica u quajt me emrin Marco Simoncelli

Pista motorike është e vendosur në Misano Adriatico, në provincën e Riminit, në lagjen Santa Monica. Që nga viti 1991 ka organizuar garën e Kampionatit Botëror të Superbike dhe Çmimin e Madh të San Marino dhe Riviera Rimini të Kampionatit Botëror. Pista u emërua pasi Marco Simoncelli, motoçiklisti i famshëm italian vdiq në 2011.

Pista e Fioranos

Pista Fiorano është një pistë e bërë nga Skuderia Ferrari

Pista Fiorano përdoret nga Skuderia Ferrari për të kryer teste. Ajo është e vendosur në Fiorano Modenese, jo shumë larg nga Maranello, shtëpi e fabrikës së prodhuesit të famshëm të makinave.

Pista qytetase e Formula E në Romë

EPrix në Romë është gara e shpejtësisë së makinave elektrike

EPrix në Romë është një ngjarje e rëndësishme e makinave elektrike të kampionatit Formula E që zhvillohet çdo vit. Gara zhvillohet në një pistë 2.860 metra e gjatë dhe përbëhet nga 21 kthesa. Nisja bëhet në Via Cristoforo Colombo, ndërsa vija e finishit është e vendosur në zonën e Obeliskut të Marconit.

Share this:
Tags:

Add Comment

two × four =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.