KORONAVIRUSI NUK “HIPEN” DOT NE AVION

Në kohën e koronavirusit, a është e sigurt të fluturosh, apo ka të ngjarë të infektohesh nga ata që e kanë sëmundjen?

Me urgjencën shëndetësore që shkëputi lidhjet midis Kinës dhe pjesës tjetër të botës dhe anuloi disa fluturime me Italinë, shumë e kthyen vëmendjen e tyre drejt kabinës së avionëve, veçanërisht u përqëndruan tek ajri me të cilin marrin frymë pasagjerët edhe për 17-18 orë (në rastin e fluturimeve ndërkontinentale).

Përgjigja e pyetjes, e cila tani shtyn mijëra njerëz të anulojnë rezervimet dhe të shtyjnë pushimet ose udhëtimet e punës, është veçse një: Përveç, nëse i sëmuri, është i ulur pranë jush (distanca e sigurisë mes dy personave duhet të jetë 1.8 metra) nuk ka rreziqe.

Në kabinë

Dyshimet në fakt, janë mëse të ligjshme. Avionët janë ambiente të mbyllura, ku pasagjeri është në kontakt të ngushtë me udhëtarët e tjerë, pothuajse të gjithë janë të panjohur dhe e kaluara, kontaktet dhe udhëtimet e mëparshme të tyre, nuk dihen.

Kështu që, edhe teshtitja apo kollitja më e vogël shkakton sirenën e alarmit, këto ditë edhe më shumë. Nuk është rastësi që kur flasim për mjedisin në aeroplan, përshkrimet më të shpeshta janë “të ndyra, të mbushura me mikrobe, të neveritshme”.

Studimet

“Në realitet, ajri është shumë i pastër dhe me të vërtetë i sigurt”, sqarojnë nga IATA, shoqata ndërkombëtare që mbledh 300 linja ajrore në të gjithë globin.

Dhe për të konfirmuar këtë janë dy studime, që datojnë nga viti 2017, nga EASA, agjencia e pavarur evropiane për sigurinë e aviacionit.

Këto dokumente pretendojnë se cilësia e ajrit në kabinë është e ngjashme, ose edhe më e mirë se ajo që regjistrohet normalisht në mjedise të mbyllura siç janë zyrat, shkollat, shtëpitë.

Po si është e mundur? Sistemi është projektuar për të qarkulluar ajrin i cili, 50% merret nga jashtë dhe 50% është i brendshëm, por i filtruar.

Në disa raste, të tilla si Delta Air Lines ‘Boeing 717s, ajri merret tërësisht nga jashtë.

Filtra të sofistikuar

Shkurtimisht: thithim diçka që është “gati” sterile.

Po në çfarë sasie?

Avionët, veçanërisht ato të gjeneratës së fundit, “kanë filtra të tillë efikas dhe modern, të quajtur ajër grimcash me efikasitet të lartë (Hepa), që janë identike me ato të spitaleve dhe për këtë arsye arrijnë të kapin dhe bllokojnë deri në 99,97% të mikrobeve të pranishme “, përllogarit IATA.

Një përqindje e cila, siç tregojnë disa kompani fluturimi, në bordet e tyre rritet në 99.999%, duke ndaluar kështu edhe viruse të vegjël me madje 0.01 mikrometër në diametër.

Koronaviruset kanë një madhësi që varion nga 0.08 në 0.16 mikrometra.

Ajri i freskët çdo 2-3 minuta

Jo vetëm kaq.

Ata theksojnë në Airbus “A350 ajri në kabinë ndrërrohet çdo 2-3 minuta”. E njëjta gjë ndodh edhe me Boeing 787.

Nuk duhet harruar që kjo gjë zakonisht nuk ndodh në klasa, kinema ose në punë. Mjedisi i brendshëm i avionit gjithashtu dezinfektohet rregullisht.

“Rreziku i kontaktimit të virusit nga një person i infektuar në lartësi të madhe është me të gjitha gjasat më i ulët se ai i hapësirave të mbyllura siç janë zyrat”, vazhdon IATA, e cila kujton se si të gjitha linjat ajrore anëtare u kërkohet të rinovohen, duke u konsultuar me një bazë të dhënash speciale të brendshme për shoqatën ndërkombëtare.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

About Travel Bar

WE LIKE TO TRAVEL! WE MAKE IT!

  • Website
  • Instagram
  • Email

Add Comment

1 × 3 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.