Monday December 9 2019

DISNEYLAND, SI TE SHKONI DHE SA KUSHTON

Disneyland Paris mund të shkoni direkt nga aeroportet:
Nëse ndodheni në aeroportin Charles de Gaulle, apo në aeroportin Orly, është shumë e thjeshtë për të shkuar në Disneyland.

Mjafton të merrni autobuzin Magical Shuttle Charles de Gaulle, ose autobuzin Magical Shuttle Orly, të cilët shkojnë direktDisneyland Paris dhe kushtojnë 23 € për të rriturit, 10 € për fëmijët nga 2 deri në 12 vjet, falas për fëmijët nën 2 vjeç.

Kjo është linja më ekonomike, sepse ka edhe linja të tjera më të shtrenjta, si përshembull autobuzi i i linjës private Disney Minicab, që nga Orly kushton 70 € për person, ndërsa nga aeroporti i Beauvais 130 €.

Këto zgjidhje janë veçanërisht të përshtatshme për ata që qëndrojnë në një nga hotelet e Parkut.

Biletat e Disneyland Paris: çmimet dhe llojet

Disneyland Paris përbëhet nga dy parqe:

  1. Parku Disneyland
  2. Walt Disney Studios

Disneyland Park është parku kryesor, është vendi ku personazhet e përrallave shfaqen në jetën e viziorëve, njëlloj si në përralla.

Nga ana tjetër, Walt Disney Studios është parku ku zbulohen të gjitha sekretet që fshihen pas tregimeve të Disney.

Lexo edhe: DISNAYLAND, BILETAT SA KUSHTOJNE DHE SI T’I BLEJME

  • Biletat e hyrjes për Disneyland Paris mund të blihen online ose direkt në zyrat e biletave të Parkut. Le t’i shohim çmimet së bashku:
  • Nga 53 € deri në 79 € për të rriturit të hyrënjërin nga dy Parqet dhe nga 48 deri në 72 € për fëmijët nga 3 deri në 11 vjeç. (Biletë ditore), në varësi të ofertave në internet dhe sezonit
  • 99 € për të hyrë në dy Parqet (biletë ditore)
  • Biletat e Disneyland Paris për dy ditë kanë çmime që fillojnë nga 150 € për të rritur dhe 133 € për fëmijë, nga 3 deri në 11 vjeç
  • Bileta tre-ditore duke filluar nga 185 € për të rritur dhe 166 € për fëmijë
  • Bileta katër ditore që fillojnë nga 266 € për të rritur dhe 180 € për fëmijë, 89 € biletë për të rritur për të hyrë në një Park + autobuzi, 85 € bileta për fëmijë nga 3 deri në 11 vjeç
  • 106 € bileta për të rritur për dy Parqe + autobuz, 99 € për fëmijë
  • ka edhe bileta për ngjarje speciale siç është Halloween (69 € për të hyrë nga ora 17.00 dhe për të qëndruar deri në orën 2 të mëngjesit) dhe për Vitin e Ri (99 € për të hyrë nga ora 17.00 deri në 1 të mëngjesit)
  • paketa për vigjiljen e Vitit të Ri, ku përfshihet hyrja në Park dhe darka në një nga restorantet, me çmime që shkojnë nga 199 € deri në 289 € për të rritur dhe nga 119 € deri në 144 € për fëmijë
  • paketat hyrësedarkë me çmime që variojnë midis 65 dhe 80 €.
  • Ekzistojnë gjithashtu paketa Hotel + Hyrje në Park, madje edhe paketa Fluturime+ Hotel + Hyrje në Park, të cilat mund të rezervohen në faqen zyrtare të internetit të Disneyland Paris.
  • Gjatë ditës mund të dilni dhe të ktheheni në parqe disa herë, duke treguar biletën e tuaj hyrëse dhe duke përsëritur kontrollet e sigurisë.

Disneyland Paris: data dhe koha e hapjes

Parqet Disney janë të hapura gjatë gjithë vitit, por oraret varen nga stinët dhe ngjarjet e veçanta. Për t’i njohur ato në detaje ju sugjerojmë të lidheni me këtë link dhe të zgjidhni ditën që ju pëlqen nga kalendari.

Sidoqoftë, Disneyland hapet në 10 të mëngjesit dhe mbyllet pas shfaqjes së muzikës, dritave dhe fishekzjarreve në Kështjellën e Bukuroshes së Fjetur (diku mes orës 20.00 dhe 23.00), ndërsa Walt Disney Studios hapet nga ora 10.00 e mëngjesit dhe mbyllet diku mes orës 18.00 deri në 21.00.

Ata që kanë zënë hotel për të fjetur në një nga hotelet Disneyland mund të shijojnë gjithçka me qetësi, dy orë shtesë në Park para orëve të hapjes.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

eighteen − 5 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.