Sunday October 20 2019

DISNEYLAND, BILETAT SA KUSHTOJNE DHE KU T’I BLEJME

Për të vizituar Disenyland Paris mund të zgjidhni njërën nga këta alernativa të biletës:

  • për një ditë të vetme, për një park të vetëm (1J / 1P), 1 ditë/1 park
  • për një ditë të vetme, për të dy parqet (1J / 2P), 1 ditë/2 parqe
  • për dy, tre ose katër ditë.

1. Çfarë duhet të dimë për biletat!

Lexo edhe: DISNEYLAND, SI TE SHKONI DHE SA KUSHTON

Për biletat njëditore:

  • nëse blihet në internet, çmimi ndryshon në varësi të periudhës ose ditës së javës së zgjedhur,
  •  nëse blihet në zyrën e biletave në park çmimi është unik, por më i kushtueshëm.

Për bileta për dy, tre ose katër ditë:

  • shërbejnë gjithmonë për të dy parqet,
  • çmimi është unik dhe i barabartë si në internet ashtu edhe në zyrën e biletave të parkut,
  • ato janë të vlefshme menjëherë, mund të përdoren brenda një viti nga blerja dhe ditët gjithashtu mund të jenë jo-radhazi, por jo më vonë se 7 ditë nga hyrja e parë.
  • për vizita që përfshijnë 3 ose më shumë ditë, më mirë shërben një biletë vjetore.

Fëmijët nën 3 vjeç janë falas!

Fëmijët nga 3 deri në 11 paguajnë çmim të reduktuar.

Uljet e vetme të çmimit të biletave janë ato për personat me aftësi të kufizuara, të dokumentuar. Blihen vetëm në sportelet e biletave të parkut.

Nuk ka ulje çmimi për studentët dhe personat mbi të 60-tat.

Natyrisht, një herë të hyni brenda dhe të gjitha atraksionet janë të përfshira dhe ju mund t’i bëni ato aq shpesh sa dëshironi.

Mund të dilni dhe të riktheheni sa herë të dëshironi, përveç problemeve me rradhën kur të ktheheni.

Nëse keni një biletë 2P ju mund të kaloni lirshëm sa në njërin Park në parkun tjetër pa kaluar përsëri në kontrollin e sigurisë.

Nëse keni një biletë për vetëm një park 1P nuk ka rëndësi se cilin dëshironi të vizitoni, do të mund të vizitoni cilin të doni.

2. Sa kushtojnë biletat për Disneyland Paris?

Siç kemi thënë, çmimi mund të ndryshojë në varësi të ditës ose periudhës së vitit.

Disa bileta janë të vlefshme vetëm për një javë, të tjerët përjashtojnë pushimet shkollore franceze.

Çmimi nis nga 56 € për një park në mesjavë, deri në 107 € për dy parqe në ditët kryesore.

Eshtë më mirë të planifikoni me kujdes datat e udhëtimit tuaj bazuar në orarin e tarifave të Disneyland Paris.

3. Detaje për biletat

Bileta MINI është e vlefshme vetëm në ditët e gjelbërta, zakonisht nga e hëna në të premte, por jo gjatë verës. Ata janë më të lirat.

Bileta MAGIC është e vlefshme në ditët blu, zakonisht fundjavave, por jo gjatë Krishtlindjes, fundit të tetorit dhe festave.

Bileta SUPER MAGIC është e vlefshme në ditët rozë, zakonisht në disa fundjava dhe periudha të pikut.

Përveç kësaj ka karta speciale që janë të vlefshme në disa ditë të veçanta si Halloween dhe natën e Vitit të Ri.

Biletat MINI, MAGIC dhe SUPER MAGIC mund të blihen vetëm në internet dhe jo në sportele. Ato janë të vlefshme nga dita pas blerjes.

Për ta bërë edhe më të komplikuar jetën tonë gjatë blerjes, ngjyrat e ditëve në faqen e websait-it janë e kaltër e lehtë, e kaltër më e thellë dhe blu. Por koncepti është i njëjti.

Nëse keni blerë një biletë dhe dëshironi ta përdorni në një datë e cila nuk është e përfshirë në biletën tuaj, do të duhet të kaloni në sportel për të paguar diferencën.

Përkundrazi, mund të përdorni një biletë Superore në çdo datë më të ulët, pa të drejtën e rimbursimit.

Më në fund, nëse keni nevjoë urgjente për të kaluar një ditë në Disney, ju mund të blini biletën në sportelet e parkut, por çmimi është unik, pavarësisht nga dita, dhe më i shtrenjtë se kurrë. Natyrisht që është hyrja juaj aktivozhet menjëherë.

Në tabelën më poshtë, kemi përmbledhur të gjitha biletat që mund të blihen në faqen zyrtare të DisneylandParis, ose në sportelet e Parkut.

4. Si dhe ku t'i merrni biletat për Disneyland

Ju mund t’i blini ato në faqen e internetit të Disneyland Paris, në pjesën e Biletave për parqe.

Në biletat nuk ka dallime çmimesh në varësi të vendit nga jeni, kështu që zgjidhni si opsion për të proceduar, gjuhën që njihni më mirë.

Në ekranin e parë do të duhet të zgjidhni nëse do të blini biletën për një ditë ose për disa ditë.
Pastaj do t’ju kërkohet data që ju të zgjidhni për vizitën. Më pas do të pyeteni nëse dëshironi të shikoni njërin apo të dy parqet.

Më tej do të duhet të tregoni numrin e të rriturve dhe fëmijëve (3-11 vjeç).

Më në fund, kompletoni blerjen në internet duke paguar me kartë krediti, gjithashtu të parapaguar ose me kontratë, duke i kushtuar vëmendje shkrimit të emrit, mbiemrit të të gjithë pjesëmarrësve dhe adresës së postës elektronike.

Më pas merrni biletën elektronike në formatin pdf (mund të zgjasë deri në një orë), të cilën duhet ta shtypni në format A4 (bardh e zi ose me ngjyra nuk ka rëndësi, thjesht duhet të dallohet mirë bar kodi).

Silleni me vete, mos e harroni në shtëpi !!!

Çdo vizitor duhet të ketë të printuar biletën e tij, e cila është nominuese dhe ka të ngjarë që t’ju kërkohet edhe dokumenti i identifikimit (pasaporta e udhëtimit) për të verifikuar korrespondencën.

Një sugjerim: përveç printimit, dërgoni skedarin .pdf në disa arkiva, (si Google Drive). Nëse humbni biletën e printura, mund të hyni në një Internet Kafe dhe ta printoni përsëri biletën.

Në ditën e vizitës, mund të paraqiteni në hyrje me fletën e printuar, ose si alternativë së pari mund të kaloni nëpër sportele, për shkëmbimin e Voucher ku pasi të paraqitni fletën A4, do të merrni një biletë letre, të madhe sa një kartëvizitë, më e përshtatshme dhe më praktike. Kjo biletë e vogël do të mbetet gjithashtu si një suvenir.

Dhe së fundmi, mund të blini edhe biletën me “çmim të plotë”Dyqanin Disney në Paris (44, a Avenue des Champs Elysèes) ose pranë agjencisë Travelbar Tiranë.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

20 + seven =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.