Monday July 22 2019

MYKONOS, PARAJSA E PLAZHIT DHE ARGETIMIT

Kozmopolitan, modern, spektakolare, i tepruar, me shumë fytyra, Mykonos është një nga ishujt më të famshme Cikladike në botë. Zgjidhet si destinacioni i pushimeve verore, çdo vit nga mijëra turistë nga e gjithë bota.

Sidomos të rinj, tërhiqen nga plazhet e Mykonos, por më shumë nga mundësia për të gjetur vendin më high në Europë, sa i përket argëtimit dhe jetës së natës gjatë sezonit të verës: diskot dhe baret gjithmonë plot, nga perëndimi i diellit në dritën e parë të agimit.

Lexo edhe: KU TE AKOMODOHENI NE MYKONOS,ZONAT ME EKONOMIKE

1. Plazhet

Në fakt, çdo moment është i përsosur për të krijuar dhe për të bërë gjëra të reja: nga pasditja deri në perëndim, mund të kërceni në baret e plazheve si, Paradise, Super Paradise e Paraga; në mbrëmje rrugët e qytetit të Mykonos, kryeqytetit të vogël të ishullit, pushtohen nga zhurmat e njerëzve që kalojnë nga një vend në tjetrin, në një atmosferë festive që përfshin të gjithë qytetin.

Natën e kanë radhën festat e plazhit ose party në disko.
Plazhet e tjera më të njohura të Mykonos janë Platys Gialos dhe Psarrou. Ndonjëherë ata janë të mbushur me shumë njerëz dhe kështu që ju duhet të kërceni mbi motor, ose të merrni timonin e makinës dhe të rrotulloheni nëpër ishulli, në kërkim të një qosheje të qetë.

Bregdeti jugor i Mykonos karakterizohet nga plazhe të plota, ndërsa pjesa veriore, e goditur nga Meltemi (erë që godet Greqinë dhe Turqinë), është një parajsë për të dashuruarit pas windserf dhe kitesurfing.

2. Çfarë nuk dimë

Sfidues deri në fund, por me një shpirt elegant, Mykonos filloi të fitonte reputacionin e kryeqytetit veror dhe kryeqytetit të tolerancës, në vitet ’80 dhe ’90, kur ai u bë një destinacion i preferuar për turizmin homoseksual.

Sot për të thënë që Mykonos është ishulli i homoseksualëve është një paragjykim i pavlerë, sepse përveç çifteve të të njëjtit seks që kalojnë pushimet e tyre këtu në fshehtësi të plotë, frekuentohet shumë edhe nga çiftet heteroseksuale që janë në kërkim të romancës, nga djemtë që kërkojnë aventura verore dhe nga familjet që kërkojnë pushim dhe qetësi.

Të bësh pushimet në Mykonos nuk nënkupton vetëm që të përfshihesh nga lumi i të rinjve dhe të moshave të tjera, të cilët kanë argëtimin nëpër festa si qëllim të tyre të vetëm, por edhe të shtrihesh në plazh, duke lënë diellin t’ju përkëdhelë dhe të laheni në ujërat e tij të freskëta blu; të humbisni nëpër rrugicat e tij në perëndim të diellit dhe të darkoni në tavernat tipike duke dëgjuar sirtaki ose rebetiko.

3. Peizazhi dhe historia

Megjithëse kërkesa turistike është gjithmonë e fortë, ishulli kurrë nuk e ka ulur kokën e tij para betonizimit: nuk ka megastruktura të shëmtuara të hoteleve, sepse Mykonos ka dashur të ruaj hijeshinë e saj autentike. Identiteti i ishullit zbulohet në arkitekturën cikladike dhe në gëzimin e tij për të krijuar momente të paharrueshme.

Mykonos është një ishull i thatë dhe shkëmbor: toka e saj është djegur nga dielli, por përkëdhelet nga Meltemi, një erë që vjen në verë për t’i dhënë një frymëmarrje lehtësuese të vogël. Bukuria e plazheve me pamje nga deti Egje dhe bardhësia verbuese e shtëpive me dritare dhe dyer të kaltër, shtigjet e shtruara dhe mullinjtë e saj, janë imazhe universale të njohura, simbole të një historie që kurrë nuk do të përfundojnë, gjithmonë e gatshme për të treguar diçka të re dhe interesante.

Në ishull ka shumë kisha: tradita tregon se banorët e saj, marinarët (si dhe piratët), kur rrezikuan jetën e tyre të përfshirë në stuhi, u zotuan të ndërtonin një kishë nëse do të shpëtonin.

Informacione të nevojshme

Të gjithë qytetarët e Republikës së Shqipërisë, mund të hyjnë në Greqi, vetëm me pasaportë, e cila duhet të jetë e vlefshme te pakten deri në 3 muaj brenda datës së skadencës.

Gjuha zyrtare që përdoret në Mykonos është greqishtja moderne, por të gjithë aty flasin anglisht dhe një pjesë e madhe, flet edhe italisht. Të gjitha tabelat e rrugëve janë gjithmonë të shkruara edhe në alfabetin latin, përveç se në disa vende jo turistike.

Klima në Mykonos

Mykonos ka klimë mesdhetare që në verë shkojnë nga 30 ° C deri në 35 ° C, por nivelet e lagështisë së ajrit e bëjnë të përballueshme temperaturën e perceptimit.

Ndonjëherë mund të jetë e nevojshme që të hidhni diçka krahëve, sidomos nëse lëvizni me motor, si dhe mbrëmjeve. Sezoni i plazhit është shumë i gjatë: mund të bëni banjo dielli nga maji deri në shtator dhe, ka raste kur temperaturat janë kaq të përshtatshme, sa që mund të bëhet plazh edhe në prill dhe në tetor.

Gjatë muajve të verës, era tipike e veriut që fryn nga deti Egje, arrin në pjesën veriore të ishullit: se shpesh paraqitet si një gji i këndshëm ku bën shumë ngrohtë, duke shkaktuar edhe dallgë në det.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

1 × 2 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.