Monday December 9 2019

KU TE AKOMODOHENI NE MYKONOS, ZONAT ME EKONOMIKE

Nëse kërkoni të kuptoni se cila është zona më e mirë ku të qëndroni në Mykonos, përgjigjen do ta gjeni në këtë artikull.

Mykonos është i famshëm për jetën e tij të natës, për këtë arsye është shumë e kërkuar nga të rinjtë, të cilët pëlqejnë të argëtohen në bare, lokale dhe diskoteka.

Por Mykonos nuk ka vetëm kaos dhe trasgresion, ishulli ofron plazhet e tij me ujë të kristaltë dhe është shumë i përshtatshëm për çiftet dhe për familjet, që janë në kërkim të një pushimi, ku të ketë diell, plazh dhe relax.

Në bazë të pushimit që kërkoni, këtu më poshtë do të gjeni vendin se ku do të qëndroni në Mykonos.

Lexo edhe: MYKONOS, PARAJSA E PLAZHIT DHE E ARGETIMIT

1. Mykonos Town - argëtim dhe turizëm kulturor

Zgjidhja më e përshtatshme për të qëndruar në Mykonos në përgjithësi është Mykonos Town, kryeqyteti i ishullit, e njohur ndryshe edhe si Chora.

Avantazhi i fjetjes në Mykonos Town është që gjatë ditës mund të shkoni në plazhet më të mira, ndërsa në mbrëmje do të keni mundësi të shëtisni nëpër rrugicat simpatike të qytetit pa pasur nevojë të lëvizni, me makinë, motor, apo autobus.

Natyra e ishullit është pothuajse tërësisht e përqëndruar në Chora, përveç dy klubeve të njohura të natës, Cavo Paradiso dhe Paradise Club, të cilat ndodhen në Paradise Beach në jug të ishullit, tek të cilat gjithashtu mund të shkohet me autobus.

2. Pushime pranë detit

Nëse jeni duke kërkuar një vend më të qetë dhe mbi të gjitha me një det të bukur pranë vendit ku do të qëndroni, atëherë do të duhet të kërkoni një hotel pranë plazhit. Në këtë rast zonat më të mira për të qëndruar në Mykonos janë Ornos ose Platys Gialos.

- Platys Gialos

Platys Gialos është një vend i mrekullueshëm, ka plazhe të bukura, restorante dhe bare. Vendndodhja është gjithashtu strategjike për të shëtitur të gjithë ishullin, ndodhet vetëm dy hapa larg nga plazhi Psarou (2 km), 5 minuta me motor nga Ornos dhe më pak se 10 minuta nga qyteti i Mykonos.

Nga Platys Gialo ju mund të lëvizni të qetë edhe me autobus dhe të shkoni në plazhe të tjera si Elia, Paradise dhe Super Paradise.

Nëse doni të qëndroni afër detit dhe jo shumë larg jetës së natës, Platys Gialos është vendi më i mirë për të qëndruar në Mykonos.

Një zgjidhje e shkëlqyer ku të qëndroni në Platys Gialos janë apartamentet, të cilat ofrojnë një raport të mirë cilësi/ çmim. Për ato që duan të shpenzojnë më shumë, ka mundësi shumë të mira për hotele.

- Ornos

Si një alternativë e Platys Gialos është Ornos, një zgjidhje tjetër interesante, se ku të flini në Mykonos.

Plazhi i bukur i Ornos, është shumë tërheqës, ka dy dalje të hapura në det, ka det të kristaltë si ujërat e të gjithë ishullit, ka taverna, bare dhe restorante. Eshtë një zgjedhje e shkëlqyer qëndrimi.

Avantazhi i Ornos-it në krahasim me Platys Gialos është se Ornos është i vendosur edhe më afër qytetit të Mykonos, 5 minuta me autobus, distancë shumë e shkurtër dhe e përshtatshme për të kaluar një mbrëmje të këndshme në rrugicat e qytetit.

Zgjedhja e Ornos si një vend për të qëndruar në Mykonos është ideale për ata që kërkojnë diell, det dhe relaksim dhe që dëshirojnë të qëndrojnë jashtë kaosit të natës, por edhe të përfshihen sa herë që duan në këtë kaos.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

fourteen − seven =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.