Thursday November 14 2019

COSTA BRAVA: KESHILLA SI TE ZGJIDHNI PUSHIMET TUAJA

Costa Brava është një zonë shumë e veçantë e Spanjës, në gjendje të japë ndjesi unike për ata që e vizitojnë atë. Kjo shtrirje e bregdetit katalonas është e njohur për gjiret e saj, peisazhet e egra, fshatrat e simpatikë në bregdet dhe parqet natyrore; është një destinacion ideal për një pushim të shkurtër.

Gjeni se cilat janë destinacionet më të mira për të kaluar pushimet tuaja në Costa Brava bazuar në llojin e qëndrimit që ju preferoni.

Pushime në qytet
Pushime deti
Pushime luksoze
Pushime ekonomike
Pushime familjare
Pushime në fshat
Jeta e natës

Costa Brava është e lidhur në mënyrë të përsosur me autostradën AP-7 dhe është lehtësisht e arritshme, në sajë të distancës së shkurtër që e ndan atë nga aeroporti i Barcelonës dhe Gironës. Nga Shqipëria nuk ka fluturime direkte për në Barcelona apo Girona, por për fluturime direkte, mund të përdoren linjat e fluturimit për në Barcelona nga aeroportet afër, si Podgorica ose Shkupi.

Një mundësi tjetër është të përdorni tranzitin nga Italia për në aeroportin e Barcelonës ose aeroportin e Gironës. Gjithçka që duhet të bëni, është të jeni në kontakt me Travelbar agency per çmimet e fluturimeve për të kapur ofertën më të mirë. Mos i lini biletat për në momentin e fundit, sepse çmimet “fluturojnë”.

Costa Brava ofron për të gjithë

Costa Brava ofron destinacione për çdo nevojë, dashamirësit e qytetit mund të vizitojnë qytete si Girona dhe Figueras, por gjithashtu mund të vizitojnë edhe shumë vende që kombinojnë bukurinë natyrore të bregdetit me kulturën dhe historinë mesjetare. Me plazhe, muze, vende historike, bare dhe restorante, me siguri do të keni shumë gjëra për të zbuluar dhe eksploruar në Costa Brava.

Ky bregdet është i famshëm për plazhet e bukur e të artë. Tossa de Mar dhe Cadaqués janë vetëm dy nga destinacionet më të pëlqyer në Costa Brava plot hijeshi dhe atraksione, ideale për ata që i gëzohen një pushimi me diell në plazh. Këtu ju mund të shijoni bukurinë dhe qetësinë e Mesdheut në plazhet urbane të pajisura me të gjitha shërbimet, ose në gjiret e virgjër, me limane të shkëlqyera.

Nëse jeni duke kërkuar për një pushim luksoz në Costa Brava, nuk ka vend më të mirë se Empuriabrava. Sistemi ekskluziv i kanalit të qytetit ju lejon të eksploroni me anije.

Nëse doni të shpenzoni më pak, ju rekomandojmë të qëndroni në Estartit dhe Escala, qytete që ofrojnë plazhe të mrekullueshme dhe argëtime të shumta, ku mund të qëndroni me një buxhet më të vogël, pa humbur asgjë nga ajo që ofron Costa Brava.

Kush udhëton me familjen mund të kërkojë me emrin e markës “Turizmi Familjar”, emër që qeverisja katalanase ia jep zonave të tilla si, Roses dhe Platja d’Aro dhe që garantojnë shërbime të projektuara posaçërisht për familjet.

Fshati Pals për shembull, ofron një pushim ideal për ata që nuk i pëlqejnë turmat; ky fshat ndodhet në majë të një kodre me pamje nga fushat e orizit. Këtu mund të eksploroni natyrën duke u endur në shtigje duke bërë hiking, me autonomi të plotë, ose me biçikletën tuaj.

Qytetet e Lloret de Mar ose Blanes, nga ana tjetër, janë perfekte për ata që e duan gjallërinë e natës spanjolle, në të vërtetë ka shumë klube që organizojnë festa dhe evente që përfundojnë në orët e hershme të mëngjesit.

Zgjidhni ku të qëndroni në Costa Brava dhe zbuloni disa ide se çfarë duhet të bëni në këto vende gjatë pushimeve tuaja.

1. Pushime në qytet

- Girona

Girona ndodhet disa kilometra nga Costa Brava dhe është qyteti i dytë më i madh në Katalonja; në këtë vend ju do të jeni në gjendje të vlerësoni aspektet e historisë dhe kulturës, të çliruar nga ngutja dhe kaosi tipik i qyteteve të mëdha. Ju mund të kaloni ditët tuaja duke shëtitur në labirintin e rrugëve të shtruara dhe në mesin e ndërtesave shekullore të lagjes hebraike (më të ruajturat dhe më të mirat në Europë). Admironi katedralen madhështore që dominon qytetin nga lart dhe muret e tij të lashta romake, duke shijuar panoramën e shkëlqyer të Pirenejve në distancë.

Girona mund të vizitohen gjatë gjithë vitit, megjithatë një periudhë e rekomanduar veçanërisht është muaji maj, kur festohet “Temps de Flors” (Festivali i Luleve). Rrugët e qytetit mbushen me kompozime me lule, të çdo lloji dhe ngjyra, të cilat mbulojnë çdo ballkon.

Mos hezitoni të rezervoni shtëpinë tuaj të pushimit në Girona për një qëndrim të paharrueshëm në qytet.

Hotel në Girona: B & B Hotel Girona 3* 

- Figueres

Figueres është një tjetër destinacion ideal për një pushim të shkurtër në qytet, në Costa Brava. Pavarësisht se është e vogël, qendra historike është plot me jetë, sidomos gjatë muajve të verës, kur qyteti pret një numër të madh ngjarjesh ndërkombëtare. Ndër atraksionet më të njohura të këtij vendi janë Muzeu i Lojrave dhe Muzeumi i Verës Empordà.

Një pikë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Figueres është Muzeu i Teatrit Dalí. Projektuar nga vetë artisti katalanas, për të ekspozuar veprat e tij, muzeu është veçanërisht i dallueshëm në sajë të ngjyrave të tij dhe të kupolave rrethore.

Hidhni një sy sugjerimeve tona për një pushim në Figueres dhe zbuloni vende si Castillo de San Fernando, kështjella më e madhe në Europë. Admironi artin e Salvador Dalí dhe sekretet e Costa Brava-s duke prenotuar shtëpinë tuaj të pushimit në Figueres.

Hotel në Figueres: Duran Hotel & Restaurant 3 *

2. Pushime në plazh në Costa Brava

Shtëpitë e pushimit në plazhin e Costa Brava janë të përsosur për të shijuar mot të mirë gjatë pushimeve tuaja, me një pamje të bukur. Ky bregdet është i mirënjohur për plazhet e tij të gjatë, me rërë të shkëlqyer me ngjyrë të artë dhe plazhet e organizuara mirë.

Këtu ju mund të relaksoheni në një nga baret e shumta në plazh, ose të bëni banjo dielli. Për të apasionuarit e sporteve të ujit ka mundësi të marrin me qira pajisje për snorkeling, windsurf dhe kayak, aktivitete që janë shumë të njohura në këto zona.

Tipari dallues i bregdetit të Costa Brava janë pa dyshim limanet e fshehura dhe gjiret e vogla, të mbyllura midis shkëmbinjve të pjerrët. Jo larg nga qyteti i Roses dhe Cadaqués ju mund të vizitoni limanet e Cape de Creus. Shumë të njohura për bukurinë e tyre janë Grotte di Player, Portaló dhe Culleró ku, nëse jeni me fat, do të keni rastin të gjeni një gji të vogël vetëm për ju.
Qyteti i Cadaqués është shtëpia e plazheve të mrekullueshme, disa prej të cilave janë të vendosura brenda hapësirës urbane si Playa Grande, Playa es Sortell ose Playa es Pianc. Nëse doni plazhe të egra, atëherë ju mund të shijoni perëndimet befasuese mbi gjirin e Capo di Creus, ku do të vlerësoni pamjet e një bukurie të paprekur në Costa Brava. Zbuloni shtëpitë më të mira të pushimit në Cadaqués, merrni me vete kremin e plazhit dhe gëzoni diellin, detin dhe rërën e artë.

Kudo që të shkoni në Costa Brava do të gjeni plazhe të pabesueshme, por për t’ju ndihmuar me kërkimin tuaj, këtu janë disa këshilla nga Travelbar për plazhet më të mira në Costa Brava.

Tossa de Mar ju mund të gjeni akomodim në shtëpi që ndodhen vetëm dy hapa larg nga plazhi, pranë Playa Gran, i cili është vetëm një nga plazhet e bukura të Tossa de Mar.

Këtu ju mund të relaksoheni shtrirë në diell dhe të bëni shëtitje përgjatë mureve imponuar mesjetare që rrethojnë plazhin. Cala Futadera dhe Cala Giverola janë vetëm disa nga plazhet spektakolare të Costa Brava-s, vende ideale për një shëtitje në kontakt me natyrën, ku edhe ju mund të eksploroni thellësitë e detit në një ekskursion mbi një varkë me fund transparent.

Hotel në Cadaques: Hostalet de Cadaques

3. Pushime luksoze në Costa Brava

Falë 214 kilometrave të gjatësisë së bregut, Costa Brava ofron peizazhe dhe pamje shumë të ndryshme, të cilat mund të kënaqin çdo lloj interesi për pushimet tuaja. Empuriabrava dhe Calella de Palafrugell janë destinacionet ideale për ata që kërkojnë një pushim luksi.

Nëse nuk ju mjafton fakti që, duke u akomoduar këtu, do të jeni të rrethuar nga plazhe të një bukurie të pabesueshme dhe parqe natyrore, atëherë duhet të shtoni argumentin se duke marrë me qera një vilë në Empuriabrava, mund të hyni në shtëpi direkt nga anija, në sajë të sistemit të veçantë të kanaleve në qytet.

Empuriava në fakt është quajtur “Venecia e Spanjës”; ju mund të merrni me qera një varkë, të relaksoheni në diell dhe, duke vazhduar të lundroheni, mund të kaloni drejtpërdrejt në bankinë në një nga fushta e shumta të golfit.

Një qytet sinonim i luksit është Calella de Palafrugell, këtu ju mund të gjeni shtëpi pushimi luksoze të shumta. Peizazhi karakterizohet nga ndërtesa të bardha dhe plazhe të veçuara me ujëra bruz, që ju kujton imazhin klasik të qytetit tipik mesdhetar.

Përveç plazheve të saj të pabesueshme, Calella organizon evenimente të shumta gjatë gjithë vitit dhe është e njohur për restorantet e saj, ku mund të kaloni momente romantike me qirinj të ndezur mbrëmjeve dhe të shijoni pamjen e detit.

Këtu gjendet edhe kopshti botanik i Cap Roig, i cili me pamje nga Mesdheu, shpesh organizon ekspozita dhe lloje të ndryshme ngjarjesh me artistë ndërkombëtarë.

Për të admiruar këtë cep të parajsës, rezervoni shtëpinë tuaj të pushimit në Calella de Palafrugell dhe lëreni veten të përkëdheleni nga bukuria e këtij vendi.

Hotel në Empuriabrava: Ampuria inn 3*

4. Ku të flini me çmime ekonomike

Nëse largoheni nga chiringuitos (janë bare dhe restorante buzë detit) dhe shëtitoret, do të gjeni bare dhe restorante me çmime më të ulta. Ju gjithashtu mund të gjeni shumë shtëpi të lira me qera në Costa Brava pa pasur ndjenjën e humbjes së cilësisë.

Zonat më të lira për të qëndruar në Costa Brava janë Estartit dhe Escala, ju mund të gjeni shtëpi me qera në Estartit nga € 27 në natë. Në Estartit, ju keni mundësinë të vizitoni tre plazhe të ndryshme urbane, por edhe limane më të vogla, më të izoluara.

Një vend tjetër për të bërë pushime të lira është Escala, që ndodhet vetëm 90 minuta nga Barcelona dhe afër aeroportit të Girona-s. Ky qytet është shumë i populluar nga ato që praktikojnë sporte të ndryshme të ujit dhe gjithashtu mund të admirojnë dunat e saj të mahnitshme të rërës.

Hotel në Estartit: Hotel Nereida 3*

5. Ku të kaloni pushime me familjen në Costa Brava

Nëse jeni duke udhëtuar me familjen tuaj është e rëndësishme të zgjidhni një destinacion që ofron aktivitete të shumta për të argëtuar fëmijët. Shumë lokalitete në këtë zonë janë të specializuara për pushime familjare, duke e bërë më të lehtë të kërkoni shtëpi pushimi për familjet në Costa Brava.

Qytetet e Roses dhe Platja d’Aro kanë akuaparqe të mëdhenj, si Aquadiver dhe Aquabrava, të cilët me siguri do ta bëjnë çdo fëmijë të lumtur. Këtu ka shumë atraksione për të gjithë familjen: rrëshqitjet, pishinat që krijojnë valë dhe kazanët e nxehtë, por gjithashtu mund të vizitoni parqet aventureske si Parc AventuraPlatja d’Aro. Ju mund të argëtoheni duke zbritur me litar mes pemëve, mund të bëni hedhje elastike nga ura të lidhur në mes, si dhe shumë gjëra të tjera. Zgjidhni shtëpinë tuaj të pushimit në Platja d’Aro për një pushim të paharrueshëm të familjes.

Një nga aktivitetet më të mira për të gjithë familjen në Costa Brava është shtegu i Paratge de la Tudela në Cap de Creus. Gjatë këtij ekskursioni do të keni mundësinë të prekni me duart tuaja formacionet e pazakonta gjeologjike që frymëzuan disa nga veprat e Salvador Dali. Këtu ju mund të lini imagjinatën tuaj të egër për të identifikuar formën e një gorille, një luani apo edhe një deveje, duke ecur në këtë peizazh që të lë pa frymë.

Roses është e mundur të eksploroni zonat përreth nga bordi i një treni, duke bërë tur me tren, i projektuar veçanërisht për fëmijët, për të admiruar peizazhet e bukura; ose, nëse ju pëlqen pak aventurë dhe veprim, vozisni përgjatë plazheve në kajak ose kanoe. Nëse vendosni të qëndroni në Roses, fëmijët tuaj me siguri do të gëzohen shumë dhe çdo ditë do të jetë si një festë plot aktivitete në natyrë.

Me kështjellën e saj imponuese dhe të zhytur në atmosferën e saj mesjetare, Tossa de Mar ofron aktivitete të shumta për familjen si paintball, plazhe që të bëjnë të ëndërrosh, ose eksursione duke ecur përgjatë shtigjeve të tij.

Hotel në Roses: Hotel Risech 2*

6. Pushime në fshat në Costa Brava

Gjithnjë e më shumë njerëzit po kërkojnë destinacione pushimi në fshat, për t’u larguar nga rutina e jetës së përditshme. Aspekti më i këndshëm i turizmit rural në Costa Brava është që ju të mund të shijoni paqen dhe qetësinë e fshatrave të vegjël dhe njëkohësisht të keni mundësi të eksploroni historinë dhe kulturën duke vizituar qytetet më të mëdha aty pranë.

Fshati simpatik i Pals është një destinacion i preferuar për ata që kërkojnë një pushim romantik në Costa Brava. I vendosur në majë të një mali të vogël, Pals është i rrethuar nga një natyrë mahnitëse që krijon një atmosferë pothuajse përrallore.

Qendra historike, e cila ndodhet në afërsi të Parkut Natyror Montgri, është e rrethuar nga rrugë të shtruara dhe shtëpi guri, të cilat kanë ruajtur bukurinë e tyre mesjetar.

Gastronomia në Pals bazohet tek orizi, i cili kultivohet gjerësisht në ligatinat fqinje. Këto kultura mund të vizitohen duke bërë ture me biçikleta. Nëse dëshironi të ktheheni nga pushimet tuaja të mbushura me energji dhe të ndiheni plotësisht të pushuar, mos hezitoni të rezervoni një shtëpi me qera në Pals.

Qëndrimi në Begur është një tjetër mundësi e shkëlqyer për t’u larguar nga valët e bregdetit, në fakt ky është një qytet i vogël, i rrethuar nga kodra dhe fshatra të kultivuara. Këtu ndodhet një kështjellë mesjetare, ku mund të admironi disa nga pamjet më të bukura panoramike të Costa Brava. Zbuloni “shtëpitë indiane” në Begur, të cilat janë ndërtuar në stilin latin-amerikan, nga banorët që emigruan në Kubë në shekullin e 19-të.

Nëse doni të dini historinë mesjetare të Costa Brava-s, Calonge është vendi ideal për të qëndruar; ky qytet është i ndarë në dy pjesë të dallueshme dhe aty ndodhet një kështjellë imponuese, e cila ruan një ekuilibër të përsosur midis modernizmit dhe traditës.

Nëse zgjidhni Costa Brava-n për pushimet tuaja në fshat, ju do të shijoni bukurinë e qyteteve, bukurinë e plazheve të saj dhe të limaneve të pacënuar.

Hotel në Colonge: Hotel Mars 1670

7. Jeta e natës në Costa Brava

Qytetet në Costa Brava janë mjaft të vegjël dhe në mot të mirë, duke filluar nga fundi i majit, ata tërheqin shumë turistë, falë shumë festivaleve që karakterizojnë natën e këtij bregu.

Lloret de Mar është padyshim një nga destinacionet më të mira për të ndjekur festat në Costa Brava. Qyteti është vetëm 70 kilometra nga Barcelona dhe është shumë i njohur për organizimet e tij. Gjatë ditës ju mund të shijoni plazhin dhe trashëgiminë e tij kulturore, që përfshin një varrezë moderniste, kishën e Santa Romës dhe kopshtet e Santa Clotilde. Por kur dielli perëndon, ju do të zhyteni në atmosferën e gjallë të chiringuitos, bareve dhe restoranteve të modës. Ka shumë diskoteka ku mund të kërceni deri në agim duke përfshirë: Hollywood Disco, Disco Tropics, Disco Colossos dhe Moëf Gaga.

Platja d’Aro, Blanes dhe Empuriabrava janë gjithashtu të njohur për jetën e natës, kështu që në Costa Brava, ju nuk do të humbisni kurrë asnjë shans për të festuar. Nëse preferoni një mbrëmje paksa të qetë, qytetet si Cadaqués, Roses dhe Tossa de Mar kanë bare dhe restorante ku mund të shijoni një atmosferë më të këndshme.

Ka shumë arsye të mira për të vizituar Costa Brava, si për të mësuar rreth qyteteve të pasura me kulturë dhe histori, ashtu edhe për pushime në plazh, apo edhe për të gjetur një gji të izoluar në det. Zbuloni të gjitha gjërat që bregdeti katalanas ka për t’ju ofruar dhe ju nuk do të zhgënjeheni.

Hotel në Lloret de Mar: Hotel Maeva 1*

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

4 × 5 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.