Monday September 16 2019

10 PJATAT ME TE SHIJSHME GREKE SIPAS TRAVELBAR

E zhytur në histori dhe e mbuluar nga deti Mesdhe, Greqia është shtëpia e disa përbërësve gastronomikë më të mirë në botë. Provoni një pjatë tradicionale greke së bashku me një gotë ouzo.

Greqia ka qenë prej shumë kohësh një ndër destinacionet e pëlqyer të familjeve, me ujërat e saj blu, plazhet e vegjël dhe ushqimin e bollshëm, të përgatitur nga përbërës të freskët. Sigurohuni që t’i shijoni të gjitha, pasi ky vend ka shumë për t’ju ofruar. Në po propozojmë për ju dhjetë pjatat më tradicionale, pa përfshirë ëmbëlsirat, të cilat janë një mbretëri më vete.

Para se të fillojmë me këto pjata të shijshme, vlen të përmendet se Greqia është e njohur për ullinjtë dhe vajin e ullirit, kështu që këta dy përbërës do të jenë pjesë e shumicës së këtyre pjatave.

LEXO EDHE: 18 ISHUJT E BUKUR TE GREQISE QE DUHET T’I VIZITONI

1. Taramasalata

Eshtë një tip salce që gekët e përdorin si antipastë ose sic e quajnë ata, “meze”.

Ajo gatuhet nga vezët e peshkut, (putarkat) dhe ka një shije shumë delikate. Grekët e kanë shumë të preferuar në tryezat e tyre.

LEXO EDHE: SHPIRTI GREK: UZOJA, ÇFARE ESHTE DHE SI TA PISH

2. Tzatziki

Tzatziki është një tjetër recetë klasike greke, e cila përdoret për të shoqëruar pjatat me mish, peshk, ose të skuqurat.

Është e gatuar me kos, kastravec, hudhër dhe pak kopër. Ka shije të freskët dhe shijon gjithmonë, por sidomos në stinën e verës.

3. Dolmades

Një recetë klasike për të cilën zihen se e kujt është, grekët, turqit, shqiptarët, serbët, boshnjakët, gati i gjithë Ballkani.

Por ajo që na intereson në këtë shkrim, është shija e tyre. Japrakët janë shumë të pëlqyer në Greqi.

Receta dihet nga të gjithë, por grekët i bëjnë me mish qingji brenda dhe e konsumojnë si finger food.

4. Moussaka

Moussaka është një nga pjatat më popullore greke në të gjithë botën dhe është më e paharrueshme për udhëtarët që vizitojnë Greqinë.

Gatuhet me patëllxhane, patate dhe mish të grirë, sipër i hidhet salcë beshamel. Është shumë e shijshme dhe e mirë për ta ngrënë të ngrohtë.

5. Gyros and Souvlaki

Moussakas është popullore, por Gyros dhe Souvlaki janë mbretërit e ushqimit të shpejtë grek.

Mishi i Gyros mund të jetë si mish derri ashtu edhe mish pule, si bazë e mbushjes përdoren pita (petë brumi të pjekura) të mbushur me përbërës të tjerë të shijshëm sipas zgjedhje së klientit.

Kjo është një pjatë shumë e lirë dhe e gjithanshme dhe mund të hahet e mbyllur ose e hapur si një racion.

6. Levreku në skarë

Me klimën mesdhetare, me detin Egje dhe Jon dhe me kodrat e saj, Greqia është e njohur për prodhimet e detit.

Një nga pjatat më tradicionale është levreku i skarës, ose sardelet e skuqura, të cilat mund t’i gjeni në të gjitha tavernat pranë detit, tek të gjithë fshatrat grekë.

7. Qofte me kunguj

Qoftet me kungull, janë të ngjashme me qoftet me mish, por në vend të mishit, ato bëhen me kungull të njomë, patate dhe erëza të tjera.

Janë shumë të shijshme dhe të përkryera si meze. Nëse i provoni, s’do të doni që t’ju largonin prej tyre.

8. Oktapod skare

Siç u pëlqen grekëve të mburren, ushqim i detit grek është një nga më të mirët në botë dhe oktapod i pjekur në skarë është nënshkrim saj.

I shoqëruar me vaj ulliri me dhe limon, është një pjatë e këndshme, ndërsa sodisni detin me ujërat e kristaltë.

9. Feta dhe Saganaki

Djathi i bardhë, djathi klasik shqiptar, po kaq klasik është edhe në Greqi.

Megjithatë e gjithë bota e njeh si Feta Grek dhe me këtë emër eksportohet në të gjithë botën.

Është shumë i shijshme dhe shumë i shëndetshëm. Por shija fiton edhe më shumë, kur djathi Feta skuqet dhe bëhet më i shumë se i shijshëm.

10. Pastiçio

Së fundi, kemi pastiçion, pjatën më popullore tradicionale greke.

Ngjason me moussaka se bëhet me mish të grirë dhe salcë beshamel, por ndryshimi është se në vend të patëllxhanit, kjo recetë gatuhet me makarona.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

1 × five =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.