Thursday August 22 2019

18 ISHUJT E BUKUR TE GREQISE QE DUHET T’I VIZITONI

Greqia është një nga ato vende që nuk ju mërzit kurrë duke e shëtitur. Me mijëra ishuj të vegjël dhe me shtrirjen e mrekullueshme në kontinent, është një vend që vetëm të shtohet dëshira ta vizitosh. Ky i yni, është një udhëtim në disa nga ishujt më të bukur të Greqisë.

Me ishuj të vegjël si Skiathos si dhe me ishujt e mëdhenj (dhe të mrekullueshëm) si Kreta – secili ka hijeshinë e vet të veçantë, malet e gjelbëruara, ushqimin e shkëlqyeshëm dhe plazhet mahnitëse.

LEXO EDHE: 10 PJATAT QE DUHET T’I PROVONI PATJETER NE ATHINE

Këtu ne po ju prezantojmë janë disa nga ishujt më të bukur grek, që të paktën njërin prej tyre, është mirë që ta fusni në agjendën më të afërt të udhëtimeve të këtij viti.

1. Santorini

Po, e dimë, ndoshta po fillojmë me ishullin më të bukur të ishujve grekë, por kjo gjë e ka një arsye të mirë. Eshtë më se e sigurtë që Santorini është ndër ishujt më të famshëm në Greqi.

LEXO EDHE: GUIDE E STILIT GREK: ÇFARE TE VISHNI NE SANTORINI

Me fshatrat e tij plot shkëmbinj dhe pamjet e mahnitshme, ai është një nga ishujt unike grekë, që janë formuar masivisht nga një shpërthim vullkanik disa mijëra vjet më parë. Legjenda thotë se ishulli është në të vërtetë shtëpia e Atlantidës të cilën e gllabëroi deti para disa mijëra vitesh.

2. Mykonos (Mikena)

Mykonos është një vend i mrekullueshëm, veçanërisht me limanet e vogla dhe qytetin piktoresk.

Sigurohuni që të endeni nëpër rrugët me kalldrëm të qytetit Mykonos, të shkoni në ishullin Delos mbi një kaiki (varkë e vogël) dhe të vizitoni Manastirin e Panagia Tourliani. Mos harroni të shihni mullinjtë e famshëm të erës, që ndodhen në ishull dhe që në perëndim të diellit kanë një pamje të mrekullueshme.

Për një vakt të shijshëm, mos e lini pa provuar një pjatë të shijshme me fruta deti. Kudo që të shkoni për të ngrënë, do të jetë shumë mirë!

3. Corfu (Korfuzi)

I ndodhur në anën perëndimore të Greqisë dhe shumë pranë Shqipërisë, Korfuzi është një nga ishujt më të mëdhenj të veriut që ju duhet patjetër ta vizitoni.

Në të vërtetë ekziston një keqkuptim i zakonshëm që Korfuzi ka të bëjë me paketat tursitike sidomod për të rinjtë që shkojnë atje dhe bëjnë festa nga më të çmëndurat.

Në fakt, ka disa zona, të frekuentuara nga të rinj italianë që sapo mbarojnë maturën vërshojnë për të eskploruar Korfuzin në grup. Ka edhe shumë të rinj britanikë që bëjnë festa me birra deri në orët e para të mëngjesit. Por kjo gjë ndodh vetëm në zona të caktuara. Pasi shumica dërrmuese e ishullit është aq e qetë dhe e mrekullueshme për pushime! Një vend ideal për për ta eksploruar.

Bëni çmos të vizitoni Cape Drastis, Vlacherna Monastery dhe të shihni Kanalin e çuditshëm të dashurisë, Canal d’Amour.

4. Crete (Kreta)

Kreta është, pa dyshim, më i madhi dhe ndër më të bukur ishuj të Greqisë.
Gjëja më e mirë për Kretën është se ka kaq shumë gjëra për të parë, që do të thotë se fare mirë mund të justifikoni një ose dy javë qëndrimi. Shkoni atje edhe për një muaj në qoftë se ju dëshironi!

Përderisa jeni duke eksploruar ishullin, shkoni në ishullin Spinalonga për të parë kështjellën historike, merrni një varkë në fshatin e izoluar grek, Loutro dhe shëtisni rreth Lagunës Balos. Do t’ju dalë para sysh një pamje epike.

5. Rhodes (Rodi)

Rhodes është një ndër ishujt e famshëm të Greqisë. Ndërsa ju jeni atje, në fshatin Lindos, do të shihni Akropolin dhe sitin mesjetar brenda vetë qytetit të vjetër.

Për receta tradicionale autentike greke, shkoni në Ta Kardasia, ata bëjnë moussaka më të mirë në të gjitha Rodos-in.

6. Amorgos

Pjesë e grupit të ishujve Cicladi, Amorgos është një nga ata ishuj që ndodhet pak jashtë vëmendjes së turistëve, në raport me Santorinin përshembull.

Gjëja më e mirë e Amorgos është që shumë mirë mund ta kaloni kohën në ishull, vetëm duke u relaksuar, duke ngrënë peshk të freskët që vjen çdo mëngjes dhe duke parë pamje të mahnitshme, si përshëmbull Hozoviotissa, manastiri që ndodhet mbi shkëmbinj.

Për të ngrënë pulën më të mirë, drejtohuni në Chora dhe shkoni në restorantin e TranzisTo Raki. Vetëm sigurohuni që të arrini atje që herët, ose do të prisni për një tryezë. Ky vend është përherë i mbushur plot si nga vendasit, ashtu edhe turistët.

7. Zakynthos

I rrethuar nga deti Jon, Zakynthos është një ishull mahnitës për t’u vizituar. Me vende si Navagio Beach, Blue Caves (Shpella Blu) dhe Porto Limnionas, ju do të keni plot vende mahnitëse për të eksploruar.

Sigurisht, shumica e turistëve në ishull patjetër do të duan të shohin Navagio Beach, që do të thotë se do të ketë shumë ture me varka për të shkuar në plazh.

Ujërat janë magjepsëse blu dhe para sysh do t’ju dalin pamje mahnitëse. Si një vend mjaft i komentuar për bukuritë e tij, ju prisni që të shkoni atje dhe të gjeni fare pak njerëz, ta gjeni ishullin gati të virgjër, por plazhi do të jetë i mbushur plot me njerëz. Pasi ky plazh është një domosdoshmëri, ndërsa ju jeni në ishull.

Gjithashtu, mos harroni të vizitoni ishullin Marathonisi, aty afër.

8. Kefalonia

Një vend tjetër i mrekullueshëm në detin Jon, Kefalonia është një nga ishujt e bukur në Greqi që ju duhet të vizitoni patjetër.

Sigurohuni që të vizitoni kryeqytetin kodrinor historik të Argostolit, të eksploroni Melissani Cave (Shpellën mahnitëse Melissani) dhe të shkoni në Myrtos Beach.

Edhe pse nuk ju lejohet të notoni në Melissani Cave, mund të bëni një turne me varkë në këtë vend mahnitës. Duhet ta shihni që ta besoni!

9. Lefkada

Lefkada është një nga ishujt e vetëm në Greqi që mund të shkohet me rrugë tokësore, pasi është i lidhur me kontinentin nga rruga.

Eshtë një ishull shumë i veçantë për t’u vizituar posaçërisht pas eksplorimit të pikave të mrekullueshme në Greqinë kontinentale. Ju do ta shihni se është më i qetë (me vizitorë) se shumë ishuj të tjerë grekë.

Kaloni ditën duke bërë plazh tek Porto Katsiki dhe shijoni të gjithë ushqimet që ka në Restorant Basilico (në Nidri), ku gatuajnë kallamarin më të mirë të pjekur në skarë.

10. Paros

I vendosur në Detin Egje, ishulli i Parosit është rreth 80 km në veri të Santorinit. Kaloni ca kohë në Portin e VjetërNaoussës, zhytuni në Kolymbithres Beach dhe gërmoni në Markakis Restaurant (në Piso Livadi).
Ju me të vërtetë nuk do të gjeni një tavernë më autentike greke.

11. Andros

Andros është një ishull malor dhe dramatik që do të dëshironit të vizitoni. Me një grumbull të tërë të maleve dhe fshatrave të thyer bregdetar, do ju duket sikur jeni kthyer pas në kohë.

Për një plazh të mrekullueshëm me rërë, shkoni në Agios Petros. Nëse keni dëshirë të eksploroni historinë, shkoni në Manastirin e Panachrantos.

Gjithashtu, nëse doni të ushqeni pasionin tuaj të eksploruesit, zbrisni në shpellën dramatike Foros. Me të vëretët do t’ju çudisë.

12. Milos

Shumë afër me Kretën, Milos është një ishull mahnitës, pak vullkanik, që me të vërtetë ju kujton Santorinin – sidomos me shkëmbinjtë e tij.

Një nga vendet e preferuar për pak relax, është Firopotamos. Eshtë një vend fantastik për t’u zhytur në ujë.

Për darkë, në Ergina Restuarant. Nuk do të zhgënjeheni.

13. Antipaxos

Antipaxos është një ishull i vogël me vetëm rreth 20 njerëz që jetojnë në të, prandaj do të priteni me mjaft dashuri.

Një nga mënyrat më të lehta për të arritur në Antipaxos është nga vetë ishulli Paxos (që është rreth 2 km larg), që është një udhëtim mjaft i lehtë për aq kohë sa mund të merrni me qira një varkë.

Vërtet që ishulli është i vogël, por konsiderojeni si një udhëtim që nuk duhet humbur!

14. Syros

Syros është një ishull i vogël dhe mjaft popullor për banorët e qytetit të Athinës, të cilët vijnë shpesh këtu për një pushim të vogël dhe kuptohet lehtë pse.

Ky është një ishull i mrekullueshëm për t’u eksploruar. Ecni nëpër rrugët e ngushta të Hermoupolis, shihni bukurinë e Teatrit Apollon dhe drejtohuni tek Allou Yialou për disa ushqime tipike të ishullit.

15. Inouses

Ishulli i Inouses është vetëm rreth 3 km nga Turqia kontinentale, i vogël në krahasim me ishujt si Kreta, por kjo nuk duhet t’ju ndalojë që ta vizitoni.

Ishulli është krejtësisht i bukur! Ju mund të merrni edhe me qira një varkë dhe të bëheni vetë kapiten duke vozitur për një udhëtim një ditor.

Vetëm sigurohuni që të merrni shumë furnizime si ujë dhe bateri për celularin. Është i mrekullueshëm për një largim të vogël.

16. Lesbos

Lesbos është një nga ishujt më të bukur në Greqi. E ku tjetër mund të eksploroni Kështjellën Molivos, të shihni një pyll të ngurtësuar dhe të vizitoni një fabrikë që prodhon Uzo (në Plomari).

LEXO EDHE: SHPIRTI GREK: UZOJA, ÇFARE ESHTE DHE SI TA PISH?

Për një vend të bukur për të ngrënë (me ushqim të shijshëm), drejtohuni drejt Tropicana (në Molyvos), ku ata shërbejnë qengjin më të mirë të pjekur me kumbulla. Do ta pëlqeni vërtet.

17. Skiathos

Skiathos është një nga ishujt më të vegjël grekë, i mrekullueshëm për ta vizituar për një pushim relaksues. Pasi të keni kaluar orë të tëra në Lalaria Beach, shkoni në Kastro, për të parë muzgun dhe për t’u kënaqur me ushqimin e përzgjedhur grek, në dhjetëra taverna të vogla.

Restoranti Windmill (në qytetin Skiathos) është i mahnitshëm, nëse jeni duke kërkuar një eksperiencë me kuzhinë speciale.

18. Symi

Shtëpitë me ngjyra në Symi duken shumë piktoreske ashtu siç janë dhe e bëjnë ishullin ndër më të bukurit e Greqisë, që duhet vizituar patjetër.

Pak larg nga shtëpitë e bardha të Santorinit, por Symi plot ngjyra dhe gjallëri, është një ishull që ju do ta adhuroni patjetër.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

three × 5 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.