Thursday August 22 2019

XHAMITE ME TE BUKURA NE BOTE

Vizita në një xhami është një eksperiencë me të vërtetë unike, një udhëtim jo vetëm drejt besimit, por edhe historisë, arkitekturës dhe traditës. Eshtë sublime të admirojmë disa nga kryeveprat e artit dhe arkitekturës islame.

Në këtë shkrim ju propozojmë 8 xhami të mrekullueshme që duhet t’i shihni të paktën një herë në jetë.

1. Masjid Al Haram - Meka

Xhamia më e madhe në botë dhe vendi i parë i shenjtë i Islamit. E projektuar për të rrethuar Qaben, një prej vendeve më të shenjta në Islam, e ndërtuar rreth vitit 638, ndërtesa ka pësuar disa ndryshime gjatë shekujve.

Pamja e saj aktuale është në thelb rezultat i ndërhyrjeve osmane në shekullin e 16-të, e ndjekur nga transformimet madhështore të filluara në vitet 1950.
Struktura aktuale përfshin një sipërfaqe prej 356 800 metra katrorë duke përfshirë hapësirat e jashtme dhe të brendshme për falje dhe mund të mbajë rreth 1 milion besimtarë, ndërsa arrin

5 milion besimtarë gjatë periudhës së Haxhit, që e bën një prej tubimeve më të mëdha të përvitshme të njerëzve në botë.

2. Sultan Ahmet camii (Xhamia Blu) - Stamboll

Xhamia e Sulltan Ahmedit, e njohur ndryshe si Xhamia Blu, është ndër xhamitë më të fotografuara në Stamboll. Është ndërtua nga viti 1609 deri në vitin 1616 gjatë sundimit së Ahmedit të I, sulltani e Perandorisë Osmane. Arkitekti i xhamisë është shqiptari Sedefqar Mehmet agë Biçakçiu.

Xhamia asaj kohe u ndërtua në një pjesë të vendit të Pallatit të Madh të Kostandinopojës, përballë Hagia Sophia (në atë kohë xhamia më e nderuar në Stamboll) dhe hipodromit, një vend tjetër me vlerë të madhe simbolike.
Emri i saj, Xhamia Blu, rrjedh nga 21 043 pllaka qeramike ngjyrë turquoise (të bruzta) të vendosura në mure dhe në kupolë.

Në të vërtetë, bruz është ngjyra dominante në tempull. Muret, kolonat dhe harqet janë të mbuluara me İznik majolica, zbukuruar me tone që variojnë nga blu në të gjelbër.

Të ndriçuar nga drita që filtron përmes 260 dritareve, ata i japin sallës së madhe të lutjes një atmosferë sugjestionuese dhe surrealiste. Xhamia Blu, e cila daton në shekullin e shtatëmbëdhjetë, është gjithashtu i vetmi që mund të mburret me gjashtë minare, të tejkaluar vetëm nga xhamia Ka’ba, në Mekë, e cila ka shtatë.

Sipas gojëdhënave, Sulltani kishte një lozhë private në katin e sipërm, tek e cila mund të arrihej direkt me kalë.

3. Xhamia Hassan II - Casablanca

Ndërtuar nën sundimin dhe drejtimin e mbretit Hassai II, e projektuar mbi vendin e ish-pishinës komunale, ndërtimi i saj filloi më 12 korrik 1986 dhe inaugurimi i saj u bë më 30 gusht 1993.

Pas shtatë vitesh punë, me një kosto totale 3.8 miliardë dirhemë, Xhamia Hassan, që shtrihet në një sipërfaqe prej nëntë hektarësh, përfshin një sallë lutjesh dhe një shesh që mban më shumë se 105.000 besimtarë, banjo, shkollë, bibliotekë dhe madje edhe një muze.

Një çati e madhe e hapur, sipas dëshirës së mbretit Hassan II, lejon të lidhë këtë ndërtesë drejtpërdrejt me ajrin e hapur, që konsiderohet si një nga katër elementet e domosdoshme për jetën, si toka, zjarri dhe uji.

4. Xhamia Sheikh Zayed - Abu Dhabi

Me një sipërfaqe totale prej 22 412 m2, Xhamia Sheikh Zayed është një nga strukturat më të mëdha të mermerit, të ndërtuara ndonjëherë nga njeriu.

Zotëron llambadarin dhe qilimin më të madh artizanal në botë. Ndërtimi i saj zgjati nga viti 1995 deri në vitin 2007, plot 12 vjet punë me një kosto totale prej rreth 2 miliardë dirhemesh në Emiratet e Bashkuara Arabe (rreth 400 milionë euro).

Kjo kryeveëpr arkitekturore erdhi si rezultat i bashkëpunimit të inxhinierëve dhe artizanëve ndërkombëtarë dhe 2500 punëtorëve.

Ndërtuar në një territor të shkretë prej mbi 22 000 m2, e ngritur mbi një bazament 9 m të lartë nga toka për të dominuar mjedisin rrethues, struktura e xhamisë Sheikh Zayed mbështetet në më shumë se 6000 shtylla çeliku, të dizajnuara për t’i rezistuar korrozionit të shkaktuar nga mjedisi i kripur.

Kubeja kryesore, e vendosur në qendër të sallës qëndrore të namazit, shkon 85 m nga toka deri në majë të kupolës, me një diametër prej 32.8 m. Eshtë kupola më e madhe e një xhamie në botë.

5. Xhamia Qol-Şärif - Kazan (Rusi)

Quhet Qol- Şärif, me emrin e një burri shteti dhe imami i cili praktikonte në Khanate të Kazanit. Qol-Şärif vdiq atje me dishepujt e tij, duke mbrojtur Kazanin nga sulmi rus në vitin 1552.

Hamendësohet se ndërtesa duhet të ketë pasur minare, në formë të kupolave ​si ​dhe në formën e tendave të dizajnit tradicional të khanatit bullgar të Vollgës. Në vitin 1552, xhamia u shkatërrua nga Ivani i tmerrshëm gjatë rrethimit të Kazanit. Që nga viti 1996, ndërtesa e re është ndërtuar me një pamje shumë moderne.

Xhamia Qol-Şärif mund të mbajë rreth 6000 adhurues dhe është një nga shtyllat themelore të peizazhit arkitekturor në Kazan.

Përveç xhamisë kryesore, ajo përfshin një bibliotekë, një shtëpi botuese, si dhe zyrën e Imamit. Sot xhamia shërben kryesisht si një muze i Islamit. Sidoqoftë, gjatë kremtimeve të mëdha muslimane, mijëra njerëz mblidhen atje për t’u lutur.

6. Xhamia e Omar Ali Saifuddin - Brunei

Shpesh konsiderohet si një nga xhamitë më të bukura në Azinë e Paqësorit, ajo mori emrin e Omar Ali Saifuddien III, Sultani i 28-të i Bruneit, i cili filloi ndërtimin e saj.

Ndërtesa u përfundua në vitin 1958 dhe është një shembull i arkitekturës moderne islame. E ndërtuar në një lagune artificiale përgjatë lumit Brunei në Kampong Ayer, xhamia është një kombinim i përkryer i arkitekturës Mughal me stilin malajzian.

Xhamia e Omar Ali Saifudinit është 52 metra e lartë dhe mund të shihet nga kudo në Bandar Seri Begawan.

Përveç arit të pastër që mbulon kupolën, janë përdorur edhe materiale dhe objekte të tjera të çmuara për ndërtimin e kësaj xhamie: mermeri i importuar nga Italia, graniti i Shangait, llambadarët kristal, qilima anglez dhe saudit.

7. Xhamia e Djenné - Mali

Ndërtesa më e madhe në botë është ndërtuar me një teknikë të vjetër, djennè-ferey, (me kallepë toke të lagur që vendosen njëri pas tjetrit) Xhamia e madhe e Djenës ndodhet në qendër të qytetit të Djenës, në bregun e lumtit Bani.

Ndërtesa e parë u ndërtua këtu rreth vitit 1240 nga Koi Kunbor.
Peul Amadou Lobbo, i cili pushtoi Djennën pas një lufte të shenjtë, e shkatërruar xhaminë, e cila konsiderohej tepër e pasur, duke lënë vetëm një gardh që përmbante varret e prijësve vendorë.

Në vitin 1906, guvernatori kolonial francez Uilliam Ponty pranoi, që të rindërtonte në mënyrë identike xhaminë e vjetër të mbretit Koi Komboro. Ndërtimi filloi në vitin 1906 dhe u përfundua në vitin 1907.

8. Xhamia Badshahi - Lahore (Pakistan)

E aftë për të mbajtur 10 000 besimtarë në sallën kryesore të lutjeve dhe 100 000 në oborr dhe në portikë, xhamia Badshahi ose xhamia mbretërore, mbeti xhamia më e madhe në botë nga viti 1673 deri në 1986, për një periudhë prej 313 vjetësh, më tej u tejkaluar në madhësi nga xhamia Islamabad Faisal.

Ndërtimi i saj fillimisht ishte projektuar për të ruajtur reliktet dhe për të ruajtur flokët e Profetit.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

fourteen + eleven =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.