Thursday August 22 2019

ÇFARE DUHET TE DINI PARA SE TE SHKONI NE SHARM EL- SHEIKH?

Sharm el-Sheikh, parajsa e pushimeve në Egjipt, ju bën thirrje të shijoni detin e kristaltë dhe të kthjellët, ku ndodhet edhe një nga qendrat më të mira të zhytjes në botë, në të cilën mund të notoni bashkë me peshqit shumëngjyrësh. E vendosur në brigjet e Detit të Kuq, Sharm el- Sheik ofron gjithçka që ju nevojitet për një pushim të përsosur.

Për më tepër, Sharm el- Sheikh është një nga paketat preferenciale që TRAVELBAR disponon për klientët e saj gjatë sezonit të verës, megjithëse turizmi këtu nuk rresht në asnjë stinë të vitit.

E vendosur në gadishullin Sinai dhe në brigjet e Detit të Kuq, Sharm el- Sheikh është një nga destinacionet turistike më të njohura në Egjipt.

Mund të thuhet se qyteti, i cili mund të vizitohet pothuajse çdo muaj të vitit, është pika e përbashkët e atyre që duan të shpëtojnë nga të ftohtit dhe duan të pushtohen nga të nxehtit.

LEXO EDHE: 10 GJERA QE DUHET T’I BENI PATJETER NE SHARM EL SHEIKH

LEXO EDHE: ÇFARE DUHET TE DINI PARA SE TE SHKONI NE EGJIPT?

1. Pak histori

A jeni gati për të njohur sfondin historik të qytetërimit dhe piramidat e Egjiptit, një nga thesaret e zemrës sonë? Ne jemi të sigurt që ju do ta dëshironi Sharm el- Sheikh-un, perlën e Detit të Kuq.

Para vitit 1967, Sharm el- Sheikh ishte një fshat i vogël peshkatarësh, fati i të cilit ndryshoi kur izraelitët ndërtuan konceptin e parë për turizmin.

Vetëm gjatë konfliktit me Izraelin, në fund të viteve 60, qyteti nisi të njihte  zhvillimin e parë si një vendpushim turistik dhe ky zhvillim nuk ka mbaruar ende. Fshati i vogël dikur vetëm me 100 banorë, sot ka 10.000 banorë dhe është bërë një nga qytetet më moderne në Egjiptin bashkëkohor.

Sharm el- Sheikh sot është shndërruar në një nga parajsat e turizmit në botë.

Kur në vitin 1982 qytetin e morën në dorë sërish egjiptianët, ata vazhduan ta zhvillonin idenë e turizmit të territorit, duke hartuar edhe ligje në favor të ruajtjes së peizazhit dhe bukurive natyrore.

2. Kontaktet

Para se të shkoni në Sharm el-Sheikh është mirë të keni një listë të plotë të kontakteve që edhe mund t’ju nevojiten gjatë qëndrimit atje.

Telefona të rëndësishëm:

  • Kodi i Qytetit +20 69
  • Policia: 160
  • Ambulanca: 123
  • Zjarrfikësit: 180
  • Ambasada shqiptare në Egjipt: +20 2 27361815
  • Aeroporti ndërkombëtar i Sharm El Sheikh: +20 69 360 1140

3. Transporti në Sharm El-Sheikh

Nëse nuk jeni pjesë e një udhëtimi të organizuar, i cili ka planifikuar të gjitha lëvizjet, si nëpër qytetet e tjera, ashtu edhe për ekskursionet në shkretëtirë, ose përgjatë bregdetit, lëvizja në Sharm El-Sheik mund të jetë e komplikuar.

Kjo për shkak se shërbimet e autobuzëve dhe oraret shpesh nuk përputhen me atë që është shkruar dhe taksitë janë shumë të shtrenjta për shkak të numrit të lartë të turistëve. Më mirë të negociosh me kujdes para se të hidhesh në një taksi.

Një tjetër mjet ekonomik i transportit, shpesh i përdorur nga popullata lokale, janë minibusët, (tuk-tuk), të cilët mund të gjenden kudo dhe nuk kanë ndalesa reale, por thirren si taksitë në rrugë.

Aeroporti është 18 km nga qendra e qytetit.

4. Nga aeroporti në destinacion

Nëse merrni një taksi, duhet t’i kushtoni vëmendje taksimetrit, pasi taksistëve nuk është shumë për t’i zënë besë kur bëhet fjalë për çmimin.

Këshilla jonë është t’ju tregoni që në fillim se ku do të shkoni dhe të bëni pazar për çmimin, para nisjes. Bëni marrëveshje të shtrënguar me taksistin.

Por nëse do të udhëtoni me TRAVELBAR në ndonjërin nga resortet që ne disponojmë, atëherë transferta është e garantuar nga ne, nga aeroporti për në resortin e përzgjedhur nga ju.

5. Pazar në Sharm el-Sheikh

Sharm el- Sheikh është një nga zonat tregtare më të ngarkuara në Egjipt. Duke qenë një nga qendrat më të mëdha të zhytjes në botë me pasurinë e saj nënujore, këtu është e mundur të gjeni shumë alternativa për blerje të suvenireve por jo vetëm, edhe për të bërë një pazar të mirë.

Në Sharm do të kuptoni se në këtë qytet turistët nuk vijnë vetëm për zhtyjet, por edhe për të bërë pazar.

Naama Bay është zemra e pazareve, veçanërisht në qytet, në të cilën mund të gjeni dyqanet luksoze të stilistëve të famshëm.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

20 + two =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.