Monday December 9 2019

10 GJERA QE DUHET T’I BENI PATJETER NE SHARM EL-SHEIKH

Po filloni të pyesni për Sharm el Sheikh-un dhe po ëndrroni botën nënujore? Po mendoni se kur është më bukur të shkoni atje, në vjeshtë apo në verë? Mos humbisni kohë!

Kurdo që të shkoni, Sharmi ju pret krahëhapur, koralet dhe peshqit shumëngjyrësh gjithashtu.

TRAVELBAR ju fton gjatë gjithë verës të shkoni atje, me udhëtime direkt me çartër, të ndërmerrni fluturimin tuaj drejt Afrikës e të takoni Parajsën.

Ne do t’ju japim të gjitha informacionet rreth gjërave që duhet të shihni e të bëni në Sharm el Sheikh.

1. Nama Bay

Nama Bay është zona ku zhvillohet distrikti komercial dhe urbanizimi modern i Sharm el-Sheikh. Ujërat janë ideale për të dashuruarit pas zhytjes.

Këtu ndodhen shkëmbinjtë më të bukur dhe më të famshëm të koraleve në të gjithë Egjiptin. Për dashamirësit e natës, ka edhe klube të shumta ku gjalërron jeta e natës.

2. Ishulli Tiran

Peshqit me ngjyra, deti i pastër, zhytjet nënujore janë një ndër gjërat më përrallore që duhet t’i bëni patjetër në ishullin Tiran. Zhytja këtu në fakt bëhet detyra më e rëndësishme.

Por ishulli Tiran është gjithashtu një nga vendet më zbavitëse edhe për turistët jo zhytës. Pasi këtu do të keni mundësinë të hipni në një nga varkat që kanë fundin e tyre prej xhami dhe të shihni pasuritë e detit mahnitës.

3. Parku Komëbtar i Ras Mohammed

Nëse mendoni se jeni një zhytës i mirë i thellësive, duhet të vini patjetër këtu. Parku Kombëtar i Ras Mohammed është një domosdoshmëri.

Nëse keni një liçencë për zgjytje, aq më mirë. Parku Kombëtar është një vend fantastik për zhtyje për profesionistët dhe përmban shumë pasuri nënujore.

Këtu do të zbuloni krijesat më të mrekullueshme të detit, si poshtë detit, por edhe nëse e shtrini kokën në plazh.

Nëse keni blerë një kamera që realizon foto poshtë ujit, mos hezitoni ta përdorni pikërisht këtu. Eshtë gjithashtu shumë e këndshme të hani diçka poshtë tendave të beduinëve.

4. Shkretëtira Sinai

Nëse jeni në Egjipt, një safari në shkretëtirë është një domosdoshmëri. Shkretëtira Sinai ju fton në safari me rërën e saj të artë. Nëse nuk keni qenë në Sharm El Sheikh në një tur, mos hezitoni që ta bëni.

Pothuajse të gjitha hotelet dhe resortet do t’ju sugjerojnë ekskursione të këtij lloji. Ndërkohë, duhet të mos harroni të merrni syzet e diellit për të parandaluar hyrjen e rerës në sy.

Duhet gjithashtu të kujtojmë se soditja e perëndimit të diellit në shkretëtirën Sinai është diçka që duhet të bëni patjetër në Sharm El Sheikh.

5. Ishulli i Faraonit

Ishulli i Faraonit gjendet në gjirin Aqba, rreth 250 m nga bregu. Një kryqëzim i ishullit dhe kështjellës mbresëlënëse, ndërtuar nga Kryqëzatat në shekullin e XII për të mbrojtu pelegrinët që spostoheshin nga Jeruzalemi dhe manastiri i Shën Katerinës.

Nga pjesa më e lartë e kështjellës shihet një spektakël unik dhe njëkohësisht mund të shihen mirë katër vende: Egjipti, Izraeli, Jordania dhe Arabia Saudite.

6. Star Gazer Night

Eshtë në fakt një nga turet më interesant që mund të bëni në Sharm el-Sheikh. Gjatë këtij turneu ju do të përjetoni shumë nga momentet më të mira të pushimeve tuaja.

Turneu i shkretëtirës së deveve do të fillojë gjatë ditës dhe do t’ju çojë në një tendë beduine. Kur dielli perëndon dhe bëhet errësirë, e vetmja gjë që ndriçon janë yjet dhe hëna në qiell.

Nëse vendosni të kaloni natën këtu duke numëruar yjet, Sharm El Sheikh mund të jetë vendi ku keni kaluar eksperiencën më të mirë në jetë.

7. Soho Square

Eshtë një nga vendet më të vizituar në Sharm el-Sheikkh.

Ju mund të shikoni shfaqjen muzikore të shatërvanit, mund të uleni në kafene apo në bare dhe të pini diçka.

Sheshi Soho, i cili ka gjithmonë gjallëri, është një nga atraksionet turistike më të pëlqyer të turistëve.

8. Monumentet e kulteve fetare

Rreth 90 % e popullsisë është muslimane, ndërsa 10 % janë të krishterë. Eshtë shumë interesante të shkoni në vendet e kulteve të tyre fetare, të përfaqësuara nga Xhamia Al- Mustafa dhe Katedralja e Heavenly-t.

Xhamia, me një stil unik dhe arkitekturë mahnitwse: me fasadën e mrekullueshme prej mermeri, një kupolë mbresëlënëse dhe disa minare është një vend adhurimi që transmeton paqe dhe relaksim. Aktualisht nuk është e mundur të hysh në të, por zona e jashtme vlen një vizitë.

Katedralja është kisha më e madhe ortodokse koptike në të gjithë Sharmin. Ajo konsiderohet si një nga kishat më të bukura në botë, dhe me të drejtë: brenda ka afreske mbresëlënëse dhe muraleve fetare me skena biblike.

9. Old Market

Qendra e qytetit, e njohur si Old Market, është një vend shumë i pasur dhe me gjallëri nga këndvështrimi i jetës kulturore.

Ky është vendi ku do të gjeni mundësinë për t’u bashkuar me vendasit, për ta parë më nga afër jetën e tyre. Old Market ose Pazari i Vjetër është një nga gjërat që duhet ta vizitoni patjetër në Sharm el Sheikh.

Përveç të tjerash, këtu do të gjeni edhe shumë restorante për të ngrënë sipas traditës egjiptiane.

Old Market është një vend perfekt për të bërë pazar dhe për të shijuar klimën tipike të Sharmit. Këtu do të gjeni suvenire të punuar me dorë, statuja të faraonëve egjiptianë, piramida, erëza, veshje tradicionale të vendit, etj.

Ju, nëse vizitoni Sharm el Sheikh detyrimisht duhet të blini suvenire për të përmbushur dëshirën e të dashurve tuaj, që edhe ata të keni një objekt nga Egjipti.

10. Provoni kuzhinën vendase

Kur shkojmë në një vend të ri, ne patjetër që dëshirojmë të përjetojmë kulturën vendase të ngrënies. Megjithëse nuk jep gjithmonë rezultate të shkëlqyera, është shumë e këndshme për të mësuar rreth kuzhinave të reja.

Sharm el Sheikh është një nga qytetet që do t’ju kënaqë në këtë drejtim.
Këtu ju do të mund të shijoni lokale të kuzhinës egjiptiane. Në të njëjtën kohë, qyteti ndikohet nga kuzhina libaneze dhe indiane.

Nuk duhet të ktheheni nga Sharm el Sheikh, që gjendet në bregun e Detit të Kuq, pa ngrënë peshq dhe ushqime deti.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

twenty − 10 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.