Thursday August 22 2019

ANTALYA: SI TE BESH PUSHIME PASANIKESH, PA QENE I PASUR

Gjithmonë me ardhjen e pranverës, njerëzit nisin e mendojmë për pushimet e sezonit të nxehtë dhe me një sy tek buxheti i familjes zemra shkon drejt Antalyas, kësaj perle të Mesdheut, që me paketën All Inclusive dhe Ultra All Inclusive ka firmosur suksesin e një turizmi në rritje.

Ushqime pa limit, pije, fruta dhe ëmbëlsira, akomodime të një standarti shumë të lartë, ambiente frymëzuese, plazh dhe pishina marramendase, të gjitha këto përbëjnë referencën më të mirë për vendosjen e piketës drejt një resorti të ri në Antalya.

LEXO EDHE: ANTALYA, PERSE TA ZGJEDHIM PER PUSHIME

1. Mësoni të zgjidhni çfarë bën për ju

Lirë apo shtrenjtë? Lara apo Belek? Kemer apo Alanya? Ka një mundësi të mirë për të gjitha buxhetet dhe dëshirat.

Agjencitë zakonisht reklamojnë paktetat turistike dhe çmimet e tyre përkatëse. Normalisht, në kurthin e parasë, sytë ju shkojnë tek ato më të lirat, ndonëse zemra ju udhëheq drejt atyre më luksoze.

Atëherë ç’duhet bërë? Si të zgjidhni më mirë dhe pa u penduar, kur nuk keni mundësi të paguani paketat më të shtrenjta?!

2. Ushqimi, garancia e suksesit

Nëse resorti të cilin jua lejon xhepi, nuk ju duket se ka ndonjë farë luksi, një gjë ta keni të qartë: Tek ushqimi turqit nuk të falin.

Pavarësisht standartit të akomodimit, ushqimi është një nga pikat e forta dhe ju do ngeleni të kënaqur. Bufetë e hapura (ku ju mund të zgjidhni sasinë dhe llojet që dëshironi sa herë të mundi), me bollëkun e tyre, ofrojnë kënaqësi për pushuesit.

Ndërsa zbrisni në aeroportin e Antalyas, (fluturimet direkte me charter kryhen në orët e para të mëngjesit) ju do të shihni hektarë të tërë me sera nga të cilat sigurohet baza kryesore e produkteve bimore, zarzavate dhe fruta, të një cilësie të lartë.

Resortet kanë kontrata me to për t’u furnizuar çdo ditë me produkte cilësore dhe të freskëta, të cilat do i gjeni në tryezat tuaja.

3. Zgjidhni afër qendrave të banuara

Nëse hoteli që ja keni vënë syrin është i vogël dhe ekonomik, kujdesuni që të jetë në një zonë të aksesueshme me zonën qëndrore në të cilin bën pjesë.

Atë çfarë nuk e gjeni dot në hotelin tuaj, do të mund ta zëvëndësoni duke shëtitur në qytet dhe duke marrë të gjitha kënaqësitë që merr një turist.

4. Njihuni me traditën vendase

Nëse jeni akomoduar në një hotel me 5 *, ULTRA ALL INCLUSIVE, keni shpenzuar një grusht me euro dhe sigurisht që keni dëshirë të konsumoni luksin e resortit dhe sa më shumë nga shpenzimet e tua.

Pra ju do të përpiqeni të kaloni çdo minutë në resort, “për të nxjerrë paratë e investimit tuaj për pushimet”. Por, nëse keni zgjedhur një hotel ekonomik, atëherë nuk do ta keni problem të largoheni për disa orë, ose edhe një mbrëmje nga resorti, për të njohur cepat e qytetit, atraksionet historike dhe arkeologjike, të hani në ndonjë restorant të vogël lagjeje, siç bëjnë turqit e vërtetë, të bëni pazar për suveniret e të dëgjosh muzikën live që luhet në baret dhe restorantet tradicionale.

E shihni se sa mirë mund të kalohet, edhe duke prenotuar një paketë ekomonike për në Antalya?

Se deti është i njëjti det, dielli ngroh njësoj dhe ajri ngelet i njëjtë! Mjafton dëshira dhe shpirti yt improvizues për të bërë pushime pasanikësh pa qenë i pasur.

5. Kënaquni me atë që mundni

Kjo këshillë vlen për të gjithë ato që kthehen nga pushimet. Ky rregull duhet të zbatohet sapo të ktheheni nga pushimet, periudhë kur janë kthyer edhe të tjerët dhe ju nisni të shkëmbeni eksperiencat tuaja.

Resorti i atij tjetrit, mund të ketë qenë “më kështu”, e “më ashtu” se i juaji. Por mos harroni. Çdo shërbim extra paguhet. Çdo luks përkthehet në lek apo euro.

Prandaj mos ia zini vetes në fyt pushimet tuaja duke ju ngrënë zilia për atë tjetrin, por jetoni me kujtimet e një vere të paharruar, në bregun e Mesdheut.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

one × 4 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.