Wednesday June 19 2019

ÇFARE DUHET TE DINI PARA SE TE SHKONI NE HURGHADA

Përpara se të niseni për në Hurghada, është mirë që të keni disa informacione rreth saj.  Shkëmbinjtë nënujorë të koraleve dhe ujërat perfektë ngjyrë turkeze e kanë bërë Hurghadën, në Bregun e Detit të Kuq Egjiptit, një qytet mjaft të pëlqyer turistik.

Ky është vendpushimi më i preferuar me pesë yje i Lindjes së Mesme gjatë viteve të fundit. Ujërat e mrekullueshëm të Detit të Kuq dhe rërës së ndritshme e bëjnë këtë vend të dallohet prej të tjerëve.

1. Pak histori

Është kryeqyteti i njësisë Al-Bahr al-Ahmar, me vetëm 42  mijë banorë, por me një bregdet të gjatë prej rreth 40 kilometra. Hurghada ka dy qendra urbane, Dahar – pjesa e vjetër e qyteti dhe Sekalla – pjesa e re e qytetit.

Deri në vitin 1905 Hurghada ishte një fshat i vogël peshkimi, i cili më vonë ka evoluar në atë që tani është – qendra më e njohur turistike në Detin e Kuq, pas Suezit.

Gjatë sundimit të mbretit Faruk, në Hurghada u ndërtua një qendër rekreative turistike, por pas shtetëzimit të industrive të naftës, ish-presidenti egjiptian, Nasser, ia dorëzoi këtë qytet forcave të armatosura, që e shndërruan në qendër të flotës detare.

Prej viteve të tetëdhjeta të shekullit të kaluar, qytetit iu kthye serish turizmit dhe tani me dhjetëra hotele luksoze dhe restorante të bukura shtrihen përgjatë vijës bregdetare të rajonit që administrohet prej tij.

Ishujt pranë qytetit Hurghada, Ebu Ramada, Fanadir, Giftun Kebir dhe Giftun Soraya janë pikat më të njohura turistike, të cilat përveç ujit të kthjelltë kanë edhe me dhjetëra hotele luksoze që presin turistë përgjatë gjithë vitit.

Deti është i pasur me peshq dhe bimë, por ato që e zbukurojnë më së shumti shtratin e tij, janë koralet shumëngjyrëshe. Prandaj zhytjet në ujë janë të pashmangshme, të organizuara nga resoret turistike.

2. Kontaktet

Para se të shkoni në Hurghada është mirë të keni një listë të plotë të kontakteve që edhe mund t’ju nevojiten gjatë qëndrimit atje.

Telefona të rëndësishëm:

  • Kodi i qytetit: +20 65
  • Policia: 160
  • Ambulanca: 123
  • Zjarrfikësit: 180
  • Ambasada shqiptare në Egjipt: +20 2 27361815
  • Aeroporti Ndërkombëtar i Hurghada: +20 65 443 976

3. Transporti në Hurghada

Transporti në Hurghada realizohet me autobusë, taksi dhe minibusë. Duke përdorur transportin publik, ju mund të reduktoni shpenzimet tuaja për transportin. Nëse doni të jeni më afër çdo gjëje, ju mund të merrni me qira një makinë.

4. Nga aeroporti në destinacion

Kur të arrini në Aeroportin Ndërkombëtar të Hurghada, nga efekt i ajrit të nxehtë, do të dëshironi që ta hidhni valixhen në dhomën tuaj dhe të kridheni në ujin e thellë blu.

Mënyra më e mirë për të shkuar në hotel është të marrësh me qira një makinë, që ndodhen me shumicë në aeroport. Taksitë përdoren shpesh në qytet. Nga aeroporti, qendra e qytetit është 5 km larg.

5. Pazar në Hurghada

Si një nga qytetet me rritjen më të shpejtë në Egjipt, ju mund të zgjidhni një nga qendrat e mëdha tregtare ku mund të blini në Hurghada, ku do të gjeni markat nga më të rëndësishmet e dizenjatorëve botërorë, deri tek alternativat në zonat turistike të qytetit.

Këtu opsionet e blerjes janë të shumta dhe ia bëjnë qejfin të gjithëve. Sugjerimi ynë është të shkoni tek sheshi i vjetër i qytetit, sepse aty keni edhe mundësi të blini, por të eksploroni qytetin.

Egjiptianet ashtu si turqit apo arabët në përgjthësi, janë mjeshtër të tregtisë dhe pazarit.

Kurr mos blini gjëra ditën e parë sapo të shkoni apo tek tregtari i parë që ju del përpara. Ambjentohuni me çmimet pastaj vendosni për të blerë.

El Dahar

Në dyqanet e vjetra në El Dahar, që përfaqësojnë cilësitë tradicionale të qytetit, ju mund të gjeni erëza, bizhuteri të punuar me dorë dhe suvenire të ndryshme, si përshembull papirusi. Është një nga qendrat tregtare më të këndshme në Egjipt.

Sahl Hasheesh

Sahl Hasheesh, rajoni turistik i qytetit, është zemra e blerjeve. Ju mund të gjeni gjithçka për veten dhe të dashurit tuaj në këtë zonë të pasur me qendra tregtare dhe dyqane.

Rruga Sekalla High

Një tjetër rrugë e rëndësishme tregtare në qytet është Sekalla High. Megjithëse ky rajon, i cili kërkohet shumë nga turistët, është i ngjashëm me atë të El Daharit, mund të thuhet se blerja në El Dahar është më e përshtatshme.

Marina e re (Sheraton Road)

Nëse dëshironi të blini nga dyqanet e famshme të markave me famë botërore dhe dyqanet e stilistëve të njohur, Rruga Sheraton e njohur si Zona e Re Marina është për ju!

Senzo Mall

Senzo Mall premton një pazar të këndshëm larg turmave, larg qendrës së qytetit, ku mund të kaloni orë pa u mërzitur nëse jeni ndër ata që pëlqejnë qendrat e qeta tregtare. Për më tepër, ju mund të gjeni gjithçka që ju nevojitet këtu.

 

 

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

fourteen + 5 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.