Sunday October 20 2019

ÇFARE DUHET TE DINI PARA SE TE SHKONI NE EGJIPT?

Kur zbuloni një destinacion të ri turistik, menjëherë duhet të informoheni rreth tij.

Suksesi dhe kënaqësia e një udhëtimi varet edhe nga fakti se sa të përgatitur jeni  për atë që do të gjeni.

Në këtë shkrim do t’ju japim përgjigje disa pyetjeve që lidhen me Egjiptin.

Çfarë duhet të dini përpara se të shkoni në Egjipt?

Cilat janë dokumentet, si është moti atje, çfarë monedhe përdoret dhe a duhet të merrni masa mbrojtëse shtesë për shëndetin tuaj?

Të gjitha përgjigjet gjenden këtu:

LEXO EDHE: 10 GJERAT QE DUHEN BERE PATJETER NE HURGHADA

LEXO DHE: 10 GJERAT QE DUHET TE BENI PATJETER NE SHARM EL SHEIKH

1. Dokumentet e udhëtimit

Për të vizituar këtë vend të bukur, mjafton vetëm pasaporta shqiptare e cila duhet të përmbushë kushtet e vlefshmërisë së saj.

2. A duhet të bëni vaksina shtesë?

Ju konfirmojmë se për të shkuar në Egjiptit, nuk nevojiten vaksina të tjera përveç atyre që kemi të përfshira në skemën tonë të shërbimit të shëndetit parësor.

Gjëja e vetme që këshillojmë është të merrni me vete një kuti të vogël me ilaçet më të zakonshme të përdorimit personal, për çfarëdo emergjence që mund të keni.

Mos harroni të merrni me vete edhe ndonjë integrator( kompleks vitaminash dhe lëndësh ushqyrese për turpin)për të riekuilibruar florën intestinale.

Sistemi hidrik në vendet e Afrikës është i ndryshëm nga ai i Europës, prandaj bëni kujdes gjatë larjes së dhëmbëve, që të mos fusni ujin e rubinetit në gojë, pasi mund t’ju shkaktohen probleme intestinale.

Merrni masa për të përdorur ujë të blerë në shishe. Nëse jeni akomoduar në resorte, ky problem nuk ekziston.

3. Këmbimi valutor

Në Egjipt monedha lokale është lira ose stërlina egjiptiane (10 EGP = 1 Euro).

Për të mos u ngatërruar gjatë këmbimit të lekut me monedhën vendase, ju mund të përdorni euron e cila pranohet kudo, në hotele, dyqane, restorante, etj.

Prandaj këshilla jonë është kjo: nëse doni të bëni pak blerje, poshtë 100 euro, mos i këmbeni fare në lira, por nëse keni për të bërë shumë blerje, atëherë bëni këmbimin në lira dhe paguani me ato.

LEXO EDHE: HURGHADA, ME E BUKURA E NGJYRES BLU

4. Interneti dhe telefonatat me Shqipërinë

Zakonisht në fshatrat ekziston wifi, por nuk është kurrë falas: nëse vendosni të bleni paketa disa minutëshe ose i Gb ndoshta ju e dini se linja do të jetë e ngadaltë shumicën e kohës.

Çmimet ndryshojnë nga zona në zonë, por mesatarisht çmimi shkon nga 10 euro në 20 euro për një javë dhe siç e thamë linja do të ketë shumë ndërpreje.

Gjëja më e mirë për të bërë është blerja e kartës Sim egjiptiane, më e lira prej të cilave ka 3 Gb internet dhe kushton 15 € (vetëm interneti). Por ka edhe karta Sim të tipit internet + thirrje.

Gjëja më e mirë që rekomnadojmë është që të mos bëni blerejn e kartës brenda resorteve, të cilat do t’jua shesin me çmim të lartë, por më e mira është që ta blini në dyqanet e telefonisë celulare në Egjipt.

Natyrisht në resorte gjithaçka kushton më shtrenjtë!

5. Klima

Koha më e mirë për të shkuar me pushime në Egjipt ose në Detin e Kuq është nga maji deri në korrik ose shtator.

Në fillim të majit, në të vërtetë temperaturat janë pak më të ulëta, edhe pse ka diell të mirë! Gjatë ditës temperatura shkon 30 ° C, por në mbrëmje bën freskët. Në qershor, korrik e gusht temperaturat rriten ndjeshëm shkojnë nga 40 ° C – 45 ° C.

Prandaj duhet të bëni kujdes, në momentin kur dilni nga ambientet me ajër të kondicionuar, ku temperaturat janë 23° C – 25 ° C në të nxehtin përvëlues të Egjiptit.

6. Gratë a duhet të mbulohen?

Në Egjipt bashkëjetojnë tre fe të ndryshme: hebrenj, myslimanë dhe të krishterë. Kjo gjë nënkupton një tolerancë të madhe në raport me ato që nuk janë të mbuluar.

Megjithatë, është një rregull i mirë, të demostroni një minimum ndjeshmërie ndërsa jeni vizitor në këta vende, duke evituar veshjet e ekzagjeruara dhe ekzibicioniste.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

19 + eleven =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.