Sunday October 20 2019

HURGHADA: ME E BUKURA E NGJYRES BLU

Nëse ndiheni të lodhur nga Mesdheu, ekziston një qytet në veri të Afrikës, që ju josh me magjinë e Detit të Kuq! Ky qytet quhet Hurghada dhe përbën një nga destinacionet më të spikatura të viteve të fundit.

E veçanta e plazheve të Egjiptit, është se aty mund të shkoni në çdo stinë, edhe kur ju mbani palltot e trasha dhe shkelni borën me këmbë. Ndërsa gjatë sezonit të verës, përbëjnë një nga alternativat më të mira të sezonit, për shkak të kompleksitetit të mundësive që ofron.

Ky është vendpushimi më i preferuar me pesë yje i Lindjes së Mesme gjatë viteve të fundit. Ujërat e mrekullueshëm të Detit të Kuq dhe rërës së ndritshme e bëjnë këtë vend të dallohet prej të tjerëve.

Por gjithashtu me mundësitë që ky qytet ofron për sportet e ujit, natyrën dhe historinë, bëhet një vend shumë i dashur për turistët, sidomos nëse kemi parasysh edhe afërsinë me qytetet e rëndësishme të Egjiptit, i famshëm për piramidat dhe tempujt.

Për më tepër, ky vend është shumë i njohur për turnetë në safari prej të cilëve përfitohen përvoja interesante.
Me pak fjalë, kushdo që zgjedh pushimet në Hurghada, po qëllon me një gur shumë zogj!

LEXO EDHE: ÇFARE DUHET TE DINI PARA SE TE SHKONI NE EGJIPT?

1. Resortet, mundësia më e mirë për turistët

Resortet janë në krye të propozimeve për pushime super luksoze, në plazhet e Detit të Kuq, aty ku “ngopesh” me det, rërë dhe diell.

Qyteti, i cili është shndërruar në një parajsë pushimi në sajë të investime të mëdha, ka shpresuar gjithnjë që të kthehet në një destinacion pushimi të lakmuar.

Sot është i mbushur me resorte dhe hotele super luksoze, ku do të gjeni akomodim me pesë yje, det joshës, pishina të bukura, restorante tradicionale dhe ndërkombëtare, mundësi për sporte ujore, duke filluar nga zhytjet, e deri tek garat me varka.

Në këto resorte ju ofrohen shërbime SPA, makina me qera (nëse doni të dilni jashtë resortit) shëtitje në vende të spikatur të qytetit, një jetë nate pa limit dhe gjithashtu pije aloolike pa kufi (në dallim me pjesët e tjera të qytetit, ku pijet alkoolike për vendasit janë të ndaluara).

Në resortet që ofrohen gjithçka është e përfshirë në pakten ultra all inclusive.

Një paketë pa kokëçarje, që përveç akomodimit merr përsipër të sigurojë edhe transportin tuaj deri në destinaconin final, duke shtuar edhe kthimin në Tiranë.

Kjo është mundësia më e mirë për të pushuar, për të kaluar një eksperiencë të re, për të vizituar një vend të ri dhe për ta njohur nga një tjetër dimension.

Nëse zgjidhni të shkoni në Hurghada, patjetër që duhet të përfitoni edhe nga mundësia për të shijuar atmosferën e lashtë të Egjiptit, si dhe të bëheni pjesë e tureve me safari nëpër shkretëtirat e arta, që ndodhen shumë afër qytetit dhe ku mund të gjeni këshillat më të mira për jetën si beduin.

Është zgjedhja juaj.

2. Uji i Detit të Kuq

Asgjë më shumë nuk josh sesa zhytja në Detin e Kuq.

Plazhet ku ngrihen resortet dhe hotelet luksozë, janë mahnitës dhe ju nuk do ëndërroni gjë tjetër, veçse të kridheni në ujë, të hasni në algat e kuqe që i japin detit ngjyrë si dhe zhyteni në botën e pasur nënujore, unike në llojin e saj.

Alternativa më e mirë për t’u zhytur është Scuba Hurghada Diving Center (Qendra e zhytjes së Hurhadës Scuba). Nëse nuk keni përvojë me zhytje nënujore, ekipi profesionist i zhytjes do t’ju ndihmojë.

3. Jeta e gjallë e natës

Vendi më i famshëm i qytetit, që tregon anën më moderne të urbanizimit gjeografik, është Hurghada Marina. Ky vend është mjaft modern, ai zotëron rreth 200 kapacite për ankorimin e jahteve.

Qyteti është shtëpia e kafeneve dhe restoranteve më të njohura dhe është plot gjallëri në çdo orë të ditës. Edhe nëse ndodheni në resortin që keni prenotuar Ultra All Inclusive, mos e humbisni rastin që vetëm për një natë, të dilni nga resorti dhe të zbuloni jetën tjetër të  Hurghadës.

Në këtë zonë ju mund të thithni argjilenë dhe të sodisni detin që nuk mund ta gjeni askund tjetër në botë.

Për ata që duan të shohin një natë më të gjallë në Hurghada , ne rekomandojmë baret në të njëjtën zonë, ku në klubet më të famshme të natës, luhen shfaqje orientale.
Dhe nëse të gjitha këto i keni provuar, mund të shkoni edhe në El Memsha. Këtu do të gjeni argëtimin unik që kërkoni. Lokalet më të famshme, Hard Rock Cafe dhe Little Buddha janë të vendosura në këtë rajon.
Me pak fjalë, ka mundësi të pafundme për t’u përhumbur mbrëmjeve në Hurghada .

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

7 + 7 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.