Monday September 16 2019

TRAVEL BAR PER PASHKE NE LUKSIN E KASOLLEVE TE DOLOMITEVE

Ajo çfarë e dallon një turist dembel nga një turist të guximshëm, është dëshira për turizmin e aventurës. Në malet e DolomiteveItalisë, në zemër të Alpeve të Europës mund të provohet kjo ndjesi.
Travel Bar, ka guxuar për t’u ngjitur atje. Në kohën kur pranvera po shpërthen gjithandej, duket se dimri në Alpet e Europës vazhdon, por me grahmat e fundit.

Me datë 25 Prill 2019, brenda një dite, nis aventura e Travel Bar për t’u ngjitur 2000 m mbi nivelin e detit. Kemi ecur fillimisht me makinë, pastaj kemi ecur në këmbë nëpër borë, për më shumë se një orë, për t’u mahnitur nga bukuria e rrallë e relievit të maleve më të larta të Europës. Duhet t’jua kujtojmë se jemi veç turistë, që po perpiqen te ecin për argëtime aventurë, por që nuk qenka edhe aq e lehtë!

Në bjeshkë, aty ku kemi shkuar ne dhe po vazhdojmë rrugën tonë, e cila ju e kuptoni se është e vështirë, për shkak të relievit në ngjitje dhe orëve që kemi ecur, të duket sikur i prek majat e maleve me dorë.

Nuk ka asgjë tjetër përveç shtëpive të fshatarëve dhe turistëve që po provojnë të njëjtën eksperiencë si ne.

Shumë gjëra mund të të vijnë nëpër mendje, ndërsa je mes malesh, borës, në zemër të Alpeve të Europës. Tituj librash, filmash, episode prej tyre, ose personazhe. Ne e lamë të lirë fantazinë tonë….

Shikoni Galerine e Fotove:

Kjo nuk është periudha e duhur për të bërë ski, pasi pistat e skijimit janë shkrirë, ashtu siç po shkrin edhe bora. Jemi në fund të prillit (25 prill 2019) dhe personeli që merret me mbarëvajtjen e impianteve të skive, tani ka detyra të tjera. (Kujtojmë se gjatë dimrit, këtu, pavarësisht nëse bie borë ose jo, në mungesë të borës, kujdesen për të krijuar borë artificiale dhe fushat e skive janë gjithmonë të gatshme për të pritur turistët dhe skiatorët që duan të aplikojnë këtë sport).

Lexo edhe: PUSHIME NE VAL DI FASSA, TE LUMTUR POR ME XHEPAT BOSH

Lexo edhe: 7 KESHILLA TE MIRA PARA SE TE NISENI PER SKI

Por Travel Bar e ka një qëllim në këtë aventurë të rradhës. Kemi vendosur të provojmë një nga restorantet më të veçantë dhe më tipik malor.
Kemi mbërritur në destinacionin tonë dhe shikoni se çfarë vitrinash fantastike dhe luksoze, “fshihen” pas njërës nga “shtëpitë e drurit” që pamë pak më përpara.

Benvenuti al Rifugio Fuciade al Passo San Pellegrino!

Duket në fakt si një shtëpi mikpritëse e shkëlqyer, ky vend që për shekuj ka shërbyer si kullotë malore, por që nga vitet 1960 është shndërruar në një destinacion të dashur malor.

Ky është rasti ku hambari, diku nga vitet ’80, është shndërruar në një strehë mikpritëse, në një restorant dhe hotel të shkëlqyer dhe të këndshëm. Nëse vini këtu për një vakt të shpejtë ose thjesht, doni të provoni shijen e traditës Ladine, një ndalesë këtu është e domosdoshme.
I rrethuar nga vargmalet Costabella dhe me një pamje të mahnitshme të Pale di San Martino dhe Col Margherita, është vendi ideal për ekskursione të të gjitha llojeve, nga më të lehta deri tek më të guximshmet.

Tani do ju zbulojmë të gjitha pjatat e veçanta dhe tradicionale që shijuam këtu.
Nëse keni eksperienca të ngjashme, mos hezitoni të komentoni në rrjetet tona sociale.

Ju presim në aventura të tjera!

Shikoni Galerine e Fotove:

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

thirteen + 2 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.