Wednesday July 17 2019

PEKINI DO TE KETE AEROPORTIN ME TE MADH NE BOTE

Aeroporti ndërkombëtar, i Pekinit do të jetë aeroporti më i madh në botë. Ndërtimi i tij do të jetë gati deri në fund të vitit 2019 dhe do të ketë një trafik prej 72 milion pasagjerësh deri në vitin 2025.

I dizenjuar për të optimizuar lëvizjet e brendshme të udhëtarëve, me distanca të shkurtra midis dyerve të kontrollit (check-in) dhe çdo porte të daljes, çdo dalje do të ketë lidhje të drejtpërdrejtë me terminalin qendror, me të gjitha shërbimet në dispozicion të udhëtarëve.

Një koncept i lidhur ngushtë me filozofinë dhe arkitekturën kineze që synon të organizojë hapësirat e ndërlidhura rreth një oborri qendror. Ndërtesa që do të strehojë terminalet do të jetë 700 mijë metra katrorë.

Aeroporti do të mbulohet nga një ndërtesë parabolike që fillon nga toka dhe ngrihet, duke shfytëzuar dritën natyrore.

Aeroporti i Pekinit është projektuar për të minimizuar konsumin e energjisë dhe për këtë arsye trenat e brendshëm nuk do të nevojiten për të lidhur mjediset e ndryshme, pasi gjithçka është e përqendruar në një hapësirë të vetme.

Megjithatë, do të ketë shërbime të reja të transportit të jashtëm, që do të lidhin aeroportin me qendrën e Pekinit, duke përdoru trena me shpejtësi të lartë.

Aeroporti i ri ndërkombëtar do të jetë në gjendje të mbështesë një trafik ajror prej 630 mijë fluturimesh në vit me katër pikat e ngritjes dhe uljes në dispozicion.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

one × four =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.