Sunday May 19 2019

BUKA E PASHKES, PER NJE DREKE TE VEÇANTE…

Buka, një domosdoshmëri në tryezat tona, kthehet në diçka speciale për Pashkë. Me pak imagjinatë dhe shumë pasion në kuzhinë, është tepër e thjeshtë, gati si një lojë fëmijësh, përgatitja e bukës së Pashkës, një recetë unike, tipike e traditës, që do ta pasurojë tryezën tuaj me aromë dhe shijen e lashtë.

Veçoria e bukës së Pashkës qëndron në mundësinë e ngrënies së saj si ëmbëlsirë, ose për t’u shoqëruar me ushqimet e kripura. E pranishme në të gjitha tavolinat ku festohet Pashka, kjo bukë është një ushqim i domosdoshëm për Pashkët, si një shprehje e traditës së krishterë (vezët janë simbol i rilindjes).

 

 

BUKA E PASHKES

Kohëzgjatja: 2 orë
Përbërësit: për 4 persona

4 persona
500 g miell misri
500 g miell gruri të butë
250 g sheqer
200 ml qumësht
400 g vezë
50 g gjalpë
40 g maja birre
150 g rrush i thatë
lëkura e 1 limoni
3-4 vezë
pak kripë

PERGATITJA

1. Përzieni sheqerin me miellin. Shkrini majanë në qumësht në një temperaturë rreth 30 ° C dhe e hidhni mbi miell. Kur mielli ta ketë përthithur qumështin, shtoni gjalpin e butë, shtoni vezët, rrushin që e ekeni zbutur më parë me pak ujë, lëkurën e grirë të limonit dhe në fund kripën.

2. E lini të pushojë rreth 10 minuta, pastaj e ndani në tre pjesë dhe i jepni secilës pjesë formën e një shiriti skajet e të cilit i rrotulloni në krahë të kundërt, orar dhe kundraorar. Pas këtij rrotullimi, sjajet i bashkoni dhe brumi merr formën e një kurore.

3. I vendosni në një tavë të lyer lehtë me gjalpë dhe të pudrosur me miell. Pasi vëllimi i tyre të rritet dy herë, “fshihni” vezët brenda brumit dhe e keni gati për pjekje.

4. Piqeni në 200 ° C për rreth 40 minuta.

Share this:
Tags:

Add Comment

18 + six =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.