Monday July 22 2019

10 QYTETET ME TE BUKUR TE MAROKUT

Maroku: toka e traditës dhe e gjallërisë, e ngjyrave të jashtëzakonshme dhe shiritave të gjatë të shkretëtirës, ujërave të kthjellta dhe maleve të thyer. Ky është një vend i jashtëzakonshëm, që meriton të vizitohet nga lart poshtë.

Por ne të gjithë e dimë mirë, se kjo gjë nuk është gjithmonë e mundur. Për këtë arsye Travel Bar ka zgjedhur 10 qytetet më të bukura në Marok, të cilët nuk mund t’i humbisni, nëse bëni një vizitë në këtë vend të mrekullueshëm afrikan.

Lexo edhe: 10 GJERA QE DUHET TE BENI PATJETER NE MAROK

Lexo edhe: MAROK,  RREGULLA KULTURORE QE DUHEN ZBATUAR

1. Marrakech

Ndoshta është qyteti më i famshëm në Marok dhe kjo e ka një arsye. I vendosur në jug të vendit, Marrakech është i pasur me ngjyra, gjallëri dhe jetë.

Mes tregjeve të tij, tezgave dhe rrugëve gati si labirint, ju mund të thithni ajrin e Marokut dhe të humbisni duke kërkuar aroma dhe bizhuteri karakteristike.

2. Rabat

Kryeqyteti i Marokut, qyteti i Rabatit me siguri meriton të përmendet ndër qytetet e vendit për t’u vizituar.

Mes një qyteti modern dhe një fortese të lashtë, Rabati mund të mburret me bulevardet e gjata të veshura me pemë të bukura palme, si dhe me Mauzoleun e Mohammad V, në mermer të bardhë të shkëlqyer.

3. Tangier

Mban era Spanjë, qyteti që ndodhet në kufirin verior të vendit.

Po flasim për Tangier, një destinacion i preferuar për turistët andaluzianë, që duan të bëjnë një udhëtim jashtë qytetit, në një nga qytetet më të bukura në Marok, nga të cilat ata janë të ndarë vetëm për shkak të ngushticës së famshme të Gjibraltarit. Një qytet i pasur në histori dhe bukuri, Tangeri duket si një treg i madh në ajër të hapur.

4. Casablanca

E vendosur në bregun e Atlantikut, Casablanca është kryeqyteti ekonomik dhe financiar i Marokut, si dhe një nga qytetet më të bukura të tij.

Mes monumenteve më të famshme të Casablankës, të denja për një vizitë, nuk mund ta humbisni Xhaminë Hassan II, më e madhja në Afrikë dhe e treta në botë për nga madhësi. Mos e humbisni Medinën e vjetër dhe Kishën Katolike të Notre Dame de Lourdes.

5. Fès

Ndër qytetet më të rëndësishme dhe të bukura në Marok, Fès është vendi i shenjtë par excellence i vendit, i mbushur me vende adhurimi.

Fryma e traditës kulturore arabe këtu është e garantuar: Medina e saj, e ruajtur në mënyrë të përkryer është shpallur Trashëgimisë Botërore e UNESKO-s dhe është shtëpia e universitetit më të vjetër në botë, Universiteti Al-Qarawiyyin.

6. Asilah

Kush, dëshiron të shijojë pak relaksim nga deti, pa dyshim do ta marrë në konsideratë një vizitë në Asilah, një destinacion bregdetar në bregun verior të vendit.

Ndarë në dy zona kryesore (Medina dhe periferitë), ajo karakterizohet nga shtëpi të bardha dhe blu dhe një plazh të shkëlqyer.

7. Chefchaouen

Perla blu e Marokut, Chefchaouen është pa dyshim një nga vendet më karakteristike të vendit.

Vetëm një orë larg nga Tangier, qyteti ka një arkitekturë që duket pak si Greqi dhe pak si Andaluzi, me shtëpitë e saj të pabesueshme blu të rrethuar me gjelbërim. Nga qyteti ju gjithashtu mund të shkoni në Parkun Kombëtar Talassemtane, i cili ju çon në ujëvarat Akchour.

Lexo edhe: CHEFCHAOUEN, MBRETERESHA E INSTAGRAMIT

8. Essaouira

Essaouira e vogël, tre orë me makinë nga Marrakech, gjendet në bregun perëndimor të Marokut dhe është një nga vendet më të ruajtura në vend.

Medina e saj është një vend i trashëgimisë së UNESCO-s dhe, nga muret e qytetit, ju mund të shijoni një pamje të shkëlqyer të bukurisë së jashtëzakonshme natyrore që e rrethon.

9. Meknès

Edhe në këtë rast, kemi të bëjmë me një vend të trashëgimisë botërore të UNESKO-s: Meknès është një qytet historik, i rrethuar nga mure të larta të fortifikuara, dyert e të cilit janë të zbukuruara me motive tipike arabe.

Përkundër kësaj, është një nga qytetet më perëndimorë në Marok, për shkak të rolit strategjik që luan në tregtinë e jashtme.

10. Ouarzazate

Së fundi Ouarzazate. Për kë e rekomandojmë vizitën? Për të gjithë, sigurisht, por sidomos për tifozët e kinemasë. Është pikërisht këtu, në fakt, vend ndodhja ku janë xhiruar shumë filma të mrekullueshëm, si “Gladiatori”, “Mumja” dhe “Lorenci i Arabisë”.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

1 + 4 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.