Monday September 16 2019

DUBROVNIKU, ÇFARE TE BESH ME SHUME SE TE TJERET?

“Nëse doni të shihni qiellin në tokë, shkoni në Dubrovik”, thonte George Bernard Show. Nëse doni të shihni parajsën në tokë, ejani në Dubrovnik!
Një qytet monumental që qëndron mbi një shkëmb mjaft dramatik me mure imponuese guri.

Duke e parë nga brenda kuptoni se këtu lufta i ka lënë rrugë romancës, makinat janë të pakta, ndërsa macet gjenden kudo. Këtu mund të thithësh vetëm ajër të pastër deti.
Turistët dhe vendasit mblidhen në shesh për të blerë prodhime të freskëta deti, fruta dhe perime, bizhuteri të punuara me dorë, mjaltë dhe bimë.

Dubrovniku është një vend i përkryer për ca ditë të qeta pushimesh, ose pushime plazhi. Ndërkohë ne do japim sugjerimet tona, si mund ta kaloni kohën në Dubrovnik, përtej guidave që ju drejtojnë drejt veprave arkitektonike, monumentale dhe historike, me të cilat me të drejtë Dubrovniku krenohet. Ja një guidë e thjeshtuar e gjërave të thjeshta, por shumë cool.

Lexo edhe: 10 GJERA QE DUHEN PARE PATJETER NE DUBROVNIK

1. Hani mëngjes dalmat

Filloni ditën tuaj në mënyrë tipike dalmate: me një kafe dhe një produkt prej brumi (byrek). Kroatët preferojnë një mëngjes të lehtë, kontinental dhe nëse nuk jeni stacionuar në ndonjë hotel, nuk ka gjasa që të gjeni një kafene autentike që shërben mëngjes të gatuar – përveç kurtheve turistike.

Dubrovniku është i mbushur me furra që përgatisin produkte brumi të freskëta me një shije fantastike, të ëmbla dhe të kripura. Prandaj blini ndonjë prej tyre, pastaj uluni në ndonjë nga kafenetë përgjatë Stradun, shëtitores mesjetare të Dubrovnikut. Është bërë zakon që njerëzit ta pinë kafen e parë të mëngjesit aty.

2. Zbuloni qytetin, shmangni turmat

Çdo mëngjes, mijëra pushuesit derdhen nga anijet turistike për në Qytetin e Vjetër. Me një planifikim paraprak, ju mund t’i shmangeni rrjedhave të këmbësorëve dhe të eksploroni qytetin historik dhe fortifikimet e tij mesjetare, pa dyndjet e njerëzve. Kjo do të thotë ta vendosni orën tuaj në alarm shumë herët në mëngjes, ose të rrini deri vonë. Duke lënë mënjanë turmat, ecja në mëngjes, ose shëtitja në mbrëmje, do e bëjë një eksperiencë më të rehatshme, pasi rruga ofron edhe mundësi për ndalesa, për të shpëtuar nga dielli i nxehtë i mesditës.

3. Blini suvenire dhe produkte vendase

Hiqni dorë nga dyqanet e suvenireve që ndodhen në Placa dhe drejtohuni për treg në mëngjes (çdo ditë përveç të dielës), në sheshin Gundliceva, ku shiten specialitete kroate të vajit të ullirit, lëvozhgave të ëmbla të portokallit dhe vajit të livandës, së bashku me frutat, perimet dhe peshkun. Të bësh pazar këtu, është një eksperiencë shumë lokale, njëlloj siç bëjnë banorët e Dubrovnikut. \

Prodhuesit vijnë nga zona pjellore e Neretva në veri të qytetit, për të shitur produktet e tyre, fruta dhe zarzavate. E premtja është dita e peshkut dhe e butakëve, të sjella nga ishujt Elafiti.
Qëndisjet lokale ofrohen në dyqanet artizanale të Dubrovnikut dhe ngelen si gjithmonë ide të mira për të marrë një kujtim nga Dubrovniku.


4. Ndaloni në bar dhe shijoni pamjen

Ndërsa shëtisni, bëni ndalesa, për një kafe të dytë, në një nga baret e shumta përgjatë mureve të fortesës pranë detit, përpara se t’ju dalin para syve këmbanat e kishës. Ka disa pamje të mrekullueshme që mund t’i shijoni. Ndoshta më e mira është në Fort Minceta, në ekstremitetin veri- perëndimore, që kalon mbi të gjithë qytetin e vjetër dhe mbërrin në det. Mos harroni të bëni fotografi apo ndonjë filmim.

5. Mos refuzoni një gotë verë

Me vreshtat e Pelješac aq afër, Dubrovniku gjithmonë ka furnizuar me markat më të mira të verës, të gjithë restorantet e Kroacisë. Duke mbajtur dhe servirur qindra varietete kombëtare poshtë të njëjtës çati, bari numër 1 i verës, “Vera e Dubrovnikut, në zemër të qëndrës historike, ju lejon të shijoni disa nga varietet më të mira, si të famshmen Grgic Plavac Mali nga Peljesac.

Pjatat me djathë janë shoqërueset më të mira të verës. Kush dëshiron të dijë më shumë rreth verës kroate, mund të regjistrohet për të bërë një tur vere.

6. Festa e frutave të detit

Rrugët e vogla, kanë kafene të shumta, restorante dhe piceri. Për një drekë apo darkë plot shije, ne rekomandojmë produkte deti. Pasi produktet e detit janë zemra e çdo menuje në Dubrovnik dhe ju duhet të përpiqeni të gjeni specialitete dalmate, duke përfshirë risotto me sepie të zezë, fruta deti të skuqura dhe sallatë të ftohtë me oktapod.

Ka shumë vende ku mund të hani, por ne propozojmë restorant Nautika, për cilësinë dhe çmimet e pranueshme që ofron. Ka një pozicion fantastik në një tarracë mbi det dhe ia vlen të shkosh sidomos natën e fundit para ikjes nga Dubrovniku, si për t’i kujtuar vetes se sa romantik dhe joshës është ky qytet.

7. Tur me kajak

Nëse Dubrovniku ka një aktivitet sportiv të nënshkruar, është padyshim kajaku. Turet organizohen si aventura gjysëm ditore, me një drekë pikniku në ndonjë plazh të izoluar që mund të arrihet vetëm nga deti. Këto ture ju ndihmojnë ta eksploroni vendin nga një perspektivë krejtësisht e ndryshme. Një tur që zgjat rreth dy orë e gjysmë do t’ju lejojë të shkoni me kajak nga qyteti i vjetër, përmes ishullit të Lokrumit dhe shpellave të mrekullueshme të fshehura. Ose një tur në muzg, me të njëjtën rrugë, por që në kthim shpërblehet me një shishe verë.

Fillestarëve u jepet një udhëzim bazë përpara se të fillojë turi. Kufiri i moshës zakonisht është 8 vjeç dhe rregulli është që të rritur të shoqërojnë fëmijët deri në moshën 16 vjeç.

8. Porti i Dubrovnikut

Porti i Dubrovnikut është një vend mjaft i dashur për vendasit, prandaj mos e humbni as ju këtë rast.
Këtu do të gjeni restorante, bare dhe anije të shumta duke përfshirë edhe ato anije që do t’ju lejojnë të bëni udhëtime me varkë edhe në ishujt e afërt.
Por kujdes, në ditë të caktuara era në port mund të jetë aq e fortë, sa mund të bëjë lëmsh mendimet tuaja.

9. Plazh si vendasit, në Sveti Jakob

Të gjeni një plazh në Dubrovnik, është e thjeshtë. Mjafton të kaloni Portën Ploče nga Qyteti i Vjetër dhe Banje ndodhet pikërisht aty. Duke qenë në qytet, Banje është një plazh i afërt dhe ofron bar, restorant dhe zhezlongë. Por ky vend më shumë përzgjidhet nga turistët.

Vendasit në fakt pëlqejnë Sveti Jakov, pak më në periferi, sapo kaloni hotel “Villa Dubrovnik”. Me këpucët e gomës për bregun me guralecë, ky plazh është mjaft tërheqës. Ai përfshin edhe një bar të vogël si dhe një pamje përrallore tw bregut tw Dubrovnikut.

10. Shkoni në Gjirin Lapad

Plazhet e Dubrovnikut nuk janë të gjata, por ofrojnë not të mirë me brigjet e tyre të qeta dhe pamje tw mrekullueshme. Për një aventurë më shumë ne ju propozojmë plazhet e vogla me zall dhe ujërat e qarta të Gjirit Lapad. Atje mund të shkoni me autobusin 4 që niset nga Porta Pile.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

17 − twelve =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.