Sunday May 19 2019

CHEFCHAOUEN I MAROKUT, MBRETERESHA E INSTAGRAMIT

Qyteti piktoresk i Chefchaouen është i vendosur në rajonin malor të Marokut verior. Qyteti konsiderohej i shenjtë për shekuj dhe madje të huajve u ishte ndaluar edhe hyrja. Vetëm kohët e fundit – në vitet 1950 – gjërat kanë ndryshuar dhe kjo është arsyeja pse Chefchaouen tani njihet në botë dhe është bërë një destinacion turistik, ndonëse akoma konservator. Derisa arriti Instagrami.

Chefchaouen quhet qyteti blu sepse të gjitha ndërtesat, dyert, dritaret, shatërvanet dhe rrugët janë pikturuar me nuancat e blusë. Medina, qyteti i vjetër, është një labirint i rrugëve të gjata të ngushta me ngjyrë blu. Ku ka subjekt më të mirë për Instagramin?

Megjithatë, arsyeja pse çdo gjë është blu, është thjesht fetare dhe jo estetike. I banuar nga popujt berberë, u themelua nga spanjollët që vinin nga Andaluzia, të cilët u internuan në Marok në shekullin e 15-të, ja pse pjesa e vjetër e qytetit ka një pamje shumë të ngjashme me ato të fshatrave andaluziane, me rrugë të vogla me një pamje të ç’rregullt. Shumica e banorëve të qytetit sot ende flasin spanjisht.

Lexo edhe: 10 GJERA QE DUHET TE BENI PATJETER NE MAROK

Lexo edhe: MAROK, RREGULLA KULTURORE QE DUHEN ZBATUAR

Qendra e qytetit është sheshi i Outa-el-Hammam, ku ka një kështjellë të shkëlqyer dhe një xhami me një kullë tetëkëndore. Brenda në Kasbah(Muzeumi Etnografik) ka kopshte të bukura të harlisura në bimë e lule.

E deklaruar si pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s, Chefchauoen ka mbetur jashtë destinacioneve kryesore turistike të Marokut për vite me rradhë.

Miliona turistë dynden çdo vit në qytetet historike perandorake: Marrakech, Fes, Meknes, Rabat ose vizitojnë Essaouira, me pamje nga Oqeani Atlantik. Sot ka ardhur koha të shohim edhe këtë qytet.
Mënyra më e lehtë për të shkuar në Chefchaouen është me autobus. Ka linja të shpeshta nga Fèz dhe Tetouan, por gjithashtu nga Casablanca, Rabat, Meknes, Taneri dhe Ceuta.

Share this:
Tags:

Add Comment

five × 2 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.