Wednesday July 17 2019

10 DESTINACIONE TUNDUESE PER PASHKET

Fundjava e Pashkës është mundësia e parë e madhe për të përfituar disa ditë pushimi dhe për të shijuar diellin e parë të pranverës. Nëse jeni të vendosur për të vizituar disa nga qytetet më interesante të Europës, ku Pashka festohen bukur, ne kemi krijuar një udhëzues të dobishëm për destinacionet më të mira të Pashkës.

E kemi nisur klasifikimin tonë me destinacione të afërta, duke menduar për xhepat e shqiptarëve e duke propozuar udhëtime, pak a shumë ekonomike, por kemi guxuar të shkojmë edhe më larg nëpër Europë, duke u ndalur në destinacione që kanë tradita të veçanta të festimit të Pashkës, e ku eksperienca do të ishte e paharrueshme.
Le të nisim udhëtimin tonë festiv!

1. Dubrovnik - Kroaci

Për Pashkë është koha e përkryer për të bërë një udhëtim në Dubrovnik dhe për të shijuar më të mirën e qytetit, pa turmat e verës.
Turistët në qytet do të kënaqen me zakonet e lashta dhe traditat që sot janë ende të gjalla.

Të dielën e Pashkës do të kuptoni se çfarë do të thotë të festoni Pashkën në Dubrovnik. Qyteti krenohet me qendrën historike e cila shfaqet edhe në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Pasi të keni parë banorët në ceremonitë e festës dhe duke shpërndarë ëmbëlsirën që ka formën e një keku të ëmbël, pasi të keni hyrë e dalë në dyqanet e suvenireve, kafenetë e shumta, apo të keni vrojtuar qytetin nga pika të ndryshme interesante, mund të bëni edhe një udhëtim me varkë për të parë një nga ishujt e afërt.

Një destinacion i përkryer për të shëtitur me fëmijët.

Lexo: 10 GJERA QE DUHEN PARE PATJETER NE DUBROVNIK

2. Athinë- Greqi

Midis artit, historisë, kulturës dhe traditave të hershme, Pashka është rasti i duhur për një udhëtim me kosto të ulët në Athinë. Duhet të keni parasysh se kalendari i Pashkës katolike nuk përputhet me ato ordodokse, prandaj verifikoni më përpara se kur është Pashka ordodokse për t’i festuar në Greqi.

Në Athinë ka shumë gjëra për të bërë dhe për të parë, që nga vizita në Akropol dhe Pantenon, në zonën arkeologjike të Agorës, Tempullin e Zeusit në Olimp, për të vijuar me eksplorimin e pjesës më moderne, me muzetë, sheshin Syntagma dhe shumë restorante tipike.

Gjithashtu vizitoni portin e Pireut pamja e të cilit do ju lërë pa frymë dhe përfitoni nga një udhëtim një ditor në një nga ishujt e afërt. Ceremonitë fetare, mund t’i përjetoni duke vizituar kishat që të dielën e Pashkës presin më shumë se asnjëherë tjetër besimtarë dhe vizitorë.

3. Sofje- Bullgari

Kryeqyteti i Bullgarisë është një destinacion plot hijeshi, me karakteristika shumë të ndryshme nga qytetet e Europës perëndimore. Është e përkryer për periudhën e Pashkës, sepse në muajin prill temperaturat rriten dhe dita gjithashtu zgjatet. Edhe këtu festohen pashkët ortodokse.

Qëndrimi në këtë qytet do të jetë shumë i këndshëm, do të mund të vizitoni atraksionet kryesore të qytetit duke përfshirë Katedralen Aleksandër Nevski, Kishën Boyana dhe Muzeun karakteristik të Artit Socialist.

Lexo: 10 GJERA QE DUHET T’I SHIHNI PATJETER NE SOFJE

Lexo: SOFJA, ÇFARE DUHET TE DINI PARA SE TE SHKONI

4. Sevilje - Spanjë

Ndër destinacionet më interesante për të kaluar Pashkën është Sevilja, e klasifikuar sipas “Lonely Planet”, si vendi më i mirë për t’u vizituar për Pashkën, një vend interesant me një klimë të butë.

Nëse jeni të interesuar të merrni pjesë në ceremonitë fetare, ky është destinacioni ideal. Java e Shenjtë e Spanjës është ngjarja më e rëndësishme e Pashkës në botë. Festimet e “Semana Santa” fillojnë të Dielën e Palmave dhe zgjasin deri detin e Pashkës.

Muzika, ngjyrat, aromat e jashtëzakonshme të luleve të portokallit zhyten në ajër. Me mijëra njerëz enden rrugëve. Përfitoni për të parë disa nga atraksionet më interseante të qytetit, si dhe për provuar kuzhinën tradicionale.

5. Paris- Francë

Siç thotë Audrey Hepburn, Parisi është gjithmonë një ide e mirë, por është shumë më tepër interesant në pranverë kur zgjohet. Mund të ndodhë që disa atraksione tradicionale t’i gjeni të mbyllura për festë, por mos e humbni shpresën! Moti i mirë ju lejon të vlerësoni disa vende të mrekullueshme më pak konvencionale.

Përfitoni nga dielli për një shëtitje fantastike në ajër të hapur: Jardin du Luxenbourg, Parc Monceau, Champ de Mars, janë të gjitha kopshte jashtëzakonisht të bukura. Ne gjithashtu rekomandojmë një vizitë në varrezat e artistëve, Peré Lachaise ose ndoshta një udhëtim romantik në Sienë.

Lexo: 10 GJERA PER T’U PARE PATJETER NE PARIS

Lexo: 10 USHQIMET STREET FOOD, QE DUHET T’I HANI PATJETER NE PARIS

6. Rome- Itali

Pashka pa dyshim është koha më e mirë për të organizuar një udhëtim në Romë. Veçanërisht nga këndvështrimi klimatik, është koha ideale për të vizituar kryeqytetin italian. Nga ana tjetër, me siguri, do të gjeni një turmë të madhe njerëzish, por mos hiqni dorë: në Romë ka vend për të gjithë!
Të shumë janë besimtarët që ndjekin Via Crucis të Premten e Madhe, një ceremoni që kalon nëpër qendrën historike të Romës, si dhe shumë njerëz që marrin pjesë në të Dielën e Palmës me Atin e Shenjtë. Ju mund t’i shijoni këto momente si turistë, ose besimatarë.

Të gjitha muzeumet e Romës janë të hapura për fundjavën e Pashkëve dhe përveç ekspozitat më të famshme dhe më të vizituara gjatë viti, do të gjeni gjithashtu shumë ekspozita të përkohshme.

Ide të tjera për të hënën e Pashkës, është shëtitja me biçikletë, pikinik, ose shëtitje në një ga vilat romane që janë të hapura për publikun, si Villa Borghese, Villa Ada, Villa Torlonia ose Villa Pamphili.

Lexo: 10 GJERA PER T’U PARE NE ROME

7. Mynih- Gjermani

Mynih është një qytet dinamik, i gjallë dhe me shumë mundësi për argëtim. Me birraritë, restorantet, muzetë, parqet, mundësitë për të blerë dhe shumë atraksione të tjera, këtu ka shumë mundësi për të kaluar ca ditë pushimesh të paharruara për Pashkë.

Ditën e parë të fundjavës suaj mund të bëni një turne në muze dhe të shikoni atraksionet më të rëndësishme të qytetit. Meqë jeni në ditë feste, mos e humbisni rastin të vizitoni një turne në fabrikat historike të qytetit: nga Paulaner BräuhausHofbräuhaus, nga AugustinerkellerLöwenbräukeller. Por nëse birra në Mynih është e shkëlqyeshme, ushqimi nuk është shumë prapa: kështu që mos humbisni një shije të kuzhinës tradicionale në restorantet më të mira në qytet.

Për të hënën e Pashkës, mund të vizitoni rrethinat e Mynihut ose të bëni një piknik në parqet më të bukura në Mynih, si Olimpiapark ose Englischer Garten, vendet ideale për të kaluar ditën, të zhytur në mushkëritë e gjelbra të qytetit.

Lexo: 10 GJERA QE DUHET T’I SHIHNI ABSOLUTISHT NE MYNIH

Lexo: KUR TE SHKONI NE MYNIK, KLIMA DHE KESHILLA

Lexo: ME FEMIJET NE GJERMANI, JA KU TE SHKONI

8. Lisbona-Portugali

Duket se Lisbona po përjeton një sezon shumë të lumtur turistik: miliona turistë e vizitojnë atë çdo vit dhe gjithnjë e më shumë njerëzit ëndërrojnë ta vizitojnë kryeqytetin portugez. Falë klimës së butë dhe me flad të lehtë, Lisbona është një nga destinacionet ideale për t’u vizituar në pranverë: Lisbona është një nga destinacionet më të mira për fundjavën e Pashkës.

Nëse jeni në qytet në prill, mos humbisni “Lisboa Fish and Flavors”, një festival i kuzhinës. Gjatë kësaj kohe qyteti do të gjallërohet nga spektakle të gatimit, shijimit dhe darkave gourme, në 10 restorante të reja. Marrin pjesë kuzhinierët më të mirë nga Portugalia dhe bota të cilët do të gatuajnë për ju. Të gjithë në Portugali!

9. Berlin- Gjermani

Gjatë festimeve të Pashkës në Berlin ka një atmosferë jashtëzakonisht kulturore. Ngjarjet, festat dhe tregjet karakterizojnë periudhën dhe e bëjnë atmosferën unike. Ndër tregjet më të famshme ne përmendim atë në Alexanderplatz, një nga sheshet më interesante në qytet.

Aktivitete të ndryshme organizohen nëpër qendra argëtuese për fëmijë, si përshembull në kopshtin zoologjik të qytetit. Fëmijët mund të shikojnë shfaqje, ose të marrin pjesë në gjuetinë e zakonshme të thesarit për të zbuluar foletë e vezëve të Pashkës.

Por qyteti rezulton të jetë po aq i mbushur me aktivitete për të rinjtë, të cilët zakonisht organizojnë barbecue fantastike në ambientet e jashtme, të cilat në përgjithësi shndërrohen në party fantastike gjatë perëndimit të diellit.

Lexo: 10 GJERA QE DUHET TE SHINI PATJETER NE BERLIN

Lexo: 10 GJERA QE NUK DUHET T’I BENI NE BERLIN

Lexo: BERLIN, 10 PJATA AUTENTIKE QE DUHET T’I PROVONI PATJETER

10. Utrecht- Holandë

Pak minuta me tren nga kryeqyteti i Holandës dhe mbërrini tek ky xhevahir me shtëpi tradicionale, kanale ujërash dhe lule pranverore. Utrecht me të vërtetë nuk ka asgjë për t’ia patur zili Amsterdam-it, apo qyteteve të tjera që shfaqen në këtë listë!

Utreht ka një katedrale të shkëlqyer me një kullë karakteristike 112 m të lartë, aty pranë ka dhjetëra rrugica të vogla me kalldrëm, të mbushura me dyqane dhe kafene. Mos e humbisni vizitën në Muzeun Van Speelklok tot Pierement si dhe në sitin historik DOMunder: është një rrugë nëntokësore ku mund të admironi mbetjet e fortifikimeve romake. Një udhëtim 2000 vite përapara në kohë, deri në 5 metra thellësi. Një festë e historisë dhe bukurisë

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

18 + 3 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.