Sunday May 19 2019

STILI PARIZIAN NE FASHION: SI TE VISHENI ALLA FRANCEZE

E pamundur të keni qenë në Francë e të mos jeni ndjerë të joshur nga femrat franceze. Joshja e tyre buron nga stili i tyre. Një look minimalist por chic, që, më shumë se një mënyrë veshjeje, është një filozofi e vërtetë, një mënyrë për të ekzistuar.

Karakterizohet nga rregulla të përcaktuara mirë. Në fakt, mësimi i parë i stilit parizian në modë është të kujdeseni për vete: gjimnastikë, ushqyerja e duhur, kujdesi për lëkurën dhe një mënyrë e shëndetshme jetese.

Parfumi: Në Paris asnjë vajzë nuk do të dilte nëpër rrugët e qytetit pa vënë parfumin, një aromë që e lejon atë të identifikohet në mes të aromave të esencave franceze.

Flokët: kjo është një anë e aspektit estetik, që gratë pariziane ndjekin më shumë. Gjithmonë kanë kujdes për një prerje perfekte dhe ngjyrë të freskët. Për të ndjekur saktësisht stilin francez, ju duhet të kujdeseni shumë për flokët tuaj. Pamja me flokë të mbledhur është shumë e çmuar në Paris. Bishti i lartë apo chignon shumë i lartë, janë të preferuara.

Duart: kujdesi për ta është më i madh se shpenzimet për të blerë çanta dhe bizhuteri.

Toni i zërit: në mesin e rregullave të përsosura pariziane, përdorimi i zërit nuk mund të lihet mënjanë. Toni i femrave, në fakt, është gjithmonë i qetë dhe i ulët. Për të mos shqetësuar njerëzit përreth.

Gjërat e bukura: gjërat me vlerë që femrat zotërojnë, nuk i ruajnë, por i përdorin. “Ne duhet të përdorim më të mirën e asaj që kemi çdo ditë për veten tonë”.

Më pak është më shumë: Më mirë të hhqësh, sesa të shtosh. Një sasi e madhe zbukurimesh nuk të ndihmon, përkundrazi. Më mirë pak bizhuteri, por ato të duhurat.

Një “stil francez” i përsosur kërkon që ju të keni pak, por të gjitha të jenë të përzgjedhura. Duhet të bëni blerje, të investoni tek ato. Kryesisht çantat dhe këpucë, duhet të jenë më afër alta modës sesa stilit të rrugës. Në veshjet e ditës, vajzat mbajnë balerina, çizme deri tek kyçi, apo çizme të larta. Për mbrëmjen ose për ngjarjet më formale, sigurisht taka, por jo më shumë se 12 cm.

Bukuria e vajzave të Parisit është një bukuri e matur. Ata nuk dëshirojnë të shfaqin bukurinë e tyre dhe nuk e shfaqin haptasi sensualitetin. Prandaj, nëse doni të ndiqni shëmbullin e tyre, duhet të mbuloheni sa më shumë.

Vajzat e Parisit kanë një mënyrë të veshjes të krahasueshme me atë të vajzave të Nju Jorkut. Zgjedhja e ngjyrave është një tipar i përbashkët.

E zeza gjithmonë mbizotëron në veshjet e tyre. Pastaj vjen ngjyra gri dhe të gjithë gamat e ngjyrave neutrale. Këmishat dhe bluzat me vija marinare janë një domosdoshmëri klasike. Të veshura me xhinse, ato mbeten shumë të adoptueshme në ambientet informale dhe veshje të ratsësishme.

Një tjetër rregull për të ndjekur pamjen dhe veshjen pariziane është të shmangni koordinimin e markave të modës së lartë me ato të markave me kosto të ulët, në modalitetin “chic and cheap”. Ose të hiqni dotë nga gjuetia për veshje të dizenjuara nga stilistët me emër, nëpër tregjet e lira dhe dyqanet vintage.

Gjithashtu themelore është edhe se si prezantohet veshja. Asnjëherë mos vishni rrobat të pahekurosura, apo të masave më të mëdha apo më të vogla. Shpesh dyqanet në Francë kanë repart rrobaqepësie, që ju lejon të “përshtasni” rrobat e sapo blerë në mënyrë që ata të vishen në mënyrë të përkryer.

Share this:
Tags:

Add Comment

8 − 1 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.