Sunday May 19 2019

JAPONI: PELLGU DUKET SI NJE PIKTURE E MONET

Eshtë mbiquajtur “Pellgu i Monet” dhe turistët vijnë deri këtu për ta admiruar. Ky liqen i vogël, pranë qytetit Seki, në prefekturën Gifu, Japoni, të kujton ciklin e pikturave të artistit të njohur impresionist Claude Monet kushtuar zambakëve të ujit, të frymëzuar nga kopshti Giverny, që artisti francez kishte krijuar në shtëpinë e tij në Normandinë e Sipërme, ku sot ndodhet “Musée des impressionnismes Giverny” dhe “Fondation Claude Monet”.

Zambakët e ujit dhe nimfat me tonalitete të ndryshme, i japin ngjyrë ujërave të kthejllta, të cilat janë tepër të pastra për shkak të rrymave malore që rrethojnë zonën – si një pikturë.

Pellgu është pjesë e shenjtëroit Nemichi, një nga shumë shenjtërorët Shinto, që gjenden në të gjithë vendin të realizuar në ndërtim prej druri, për të shenjtëruar perënditë e fesë së lashtë japoneze.

Share this:
Tags:

Add Comment

nineteen + 1 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.