Sunday May 19 2019

NE HOLANDE, NESE KE NJE LIBER NE DORE, NUK PAGUAN NE TREN

Të apasionuarit e librit në Holandë do të udhëtojnë falas. Jo gjithmonë: një fundjavë në vit. Në ditën e librit, të gjithë ata që hipin në një tren dhe paraqiten tek kontrollori me një libër në dorë, nuk do ta paguajnë biletën.

Kështu ata mund të udhëtojnë në të gjithë vendin pa shpenzuar asnjë qindarkë për një fundjavë të tërë, thjesht duke mbajtur një vëllim të vogël në dorë, për të treguar pasionin për leximin.

Që nga viti 1932, ose që nga java kur ka nisur java e librit, Boekenweek, Holanda inkurajon bashkatdhetarët e saj për të lexuar, duke organizuar festivale letrare dhe prezantime me autorë në të gjithë vendin.

Sipas traditës, çdo vit, për këtë rast, një shkrimtar i famshëm holandez shkruan një roman të veçantë, që shpërndahet falas në të gjitha libraritë, për të gjithë ata që blejnë të paktën një libër. Dhe i njëjti autor prezanton librin e tij në një nga trenat holandezë në ditën e fundit të javës së librit.

Kompania kombëtare e hekurudhave e Holandës, Nederlandse Spoorwegen (NS), ka sponsorizuar javën e librit për shumë vite, sepse është e bindur se leximi është mënyra më e mirë për të kaluar kohën e udhëtimit në tren. Dhe për këtë arsye nisi iniciativën e bukur të udhëtimit pa biletë në tren, nëse udhëtarët kanë një libër në vend të biletës.

Prezantimet e librit, leximet dhe takimet me autorët janë disa nga aktivitetet e organizuara në bordin e vagonëve.

Kjo nuk është e vetmja iniciativë hekurudhore holandeze për të promovuar leximin në bordin e trenave të tyre. Disa kohë më parë ata transformuan një vagon të tërë në një bibliotekë udhëtuese. Një vend ku, në vend të valixheve apo çantave, nëpër vendet e bagazheve janë vendosur libra.

Përveç librave, i gjithë vagoni është shndërruar në një bibliotekë të vërtetë: qilima në dysheme, llampa leximi, tavolina për të mbështetur vëllimet e librave, etj. Secila tavolinë është e pajisur me një libër të rekomanduar nga stafi i hekurudhave, por natyrisht që udhëtarët mund të ndjehen të lirë të zgjedhin një libër tjetër për të ndriçuar udhëtimin.

Share this:
Tags:

Add Comment

six + sixteen =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.