Monday September 16 2019

HISTORIA E KEPUCEVE NE BREG TE DANUBIT

Në brigjet e Danubit, përballë ndërtesës së Parlamentit hungarez, qëndrojnë 60 palë këpucë hekuri, të drejtuara nga lumi. Një pamje prekëse në thjeshtësinë e saj, një histori tragjike qëndron pas këtij memoriali për qindra njerëz që humbën jetën si rezultat i mizorive të kryera nga militantët nazistë, pjesë e grupimit “Nyilaskeresztes Párt”, (Shigjeta e Kryqëzuar), që qëndroi në pushtet nga 15 tetori 1944 deri më 28 mars 1945, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ndërsa Lufta e Dytë Botërore hyri në vitet e fundit, ky grupim mori kontrollin në Hungari. Udhëhequr nga Ferenc Szálasi, partia ndoqi të njëjtat parime me Partinë Naziste të Gjermanisë – përfshirë antisemitizmin. Gjatë sundimit 5 mujor ata bashkëpunuan me nazistët në kapjen, dënimin dhe persekutimin e mijëra civilëve (kryesisht hebrenj).

Ata u dërguan në kampet e skllevërve të punës, ose u vranë. Militantët e kësaj organizate naziste, dilnin rrugëve të Budapestit duke bërë masakra çnjerëzore. 10 000 njerëz u vranë në rrugë dhe 80 000 të tjerë u dërguan në kampet e përqendrimit.

Gjatë kësaj kohe, hebrenjtë në Budapest shpesh dërgoheshin në brigjet e Danubit, përpara se të qëlloheshin në breg të lumit, i cili i merrte më pas trupat e tyre. Edhe më trishtues është fakti, që ata detyroheshin të hiqnin këpucët, pasi këto ishin një mall i vlefshëm gjatë luftës; vrasësit e tyre do t’i shisnin ose t’i përdorin vetë.

Në kujtim të atyre që humbën jetën gjatë sundimit të “Shigjetës së Kryqëzuar”, më 16 prill 2005 u ngrit memoriali “Shoes on the Danube”. Krijuar nga regjisori i filmit Can Togay dhe skulptorja Gyula Pauer, memoriali merr formën e 60 palë këpucëve, të derdhura në hekur dhe të ankoruara në tokë.

Mund të shohim stile dhe madhësi të ndryshme, duke na treguar se askush nuk ishte i sigurt – as burra, gra apo fëmijë.

Sot, në këpucë janë vendosur, qirinj, lule dhe gjithashtu një pllakë që thotë : “Për kujtimin e viktimave të qëlluara në Danub nga militantët e “Nyilaskeresztes Párt” në 1944-45. E ngritur më 16 prill 2005″.

Share this:
Tags:

Add Comment

two × five =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.