Monday September 16 2019

PARFUMI QE VJEN NGA TRENDAFILI BULLGAR, LUKSI 500 VJEÇAR

Ka një sekret bukurie që vjen nga Bullgaria. Një sekret 400 vjeçar, një traditë shekullore e konvertuar në formula magjike. Famën e mori në Hollywood, ku pasi e përdorën Marilyn Monroe dhe Ava Gardner, shumë stilistë e futën në linjat e tyre, duke prodhuar parfume dhe kremëra të mrekullueshëm. Bëhet fjalë për Trëndafilin Bullgar, ose ndryshe Trëndafili i Damaskut.

Nëse shihni me vëmendje gratë bullgare, kanë një lëkurë të bukur e plot vitalitet, ndihen të qeta dhe të relaksuar. Sekreti i bukurisë së tyre, buron nga toka e tyre. Sepse në Bullgari rriten trëndafilat më të bukur në botë, ndaj brez pas brezi gratë kanë mësuar që jo vetëm t’i marrin erë, por ta konsiderojnë trëndafilin si eliksirin e bukurisë dhe të shëndetit.

Lexo edhe: 10 GJERA QE DUHET T’I SHIHNI PATJETER NE SOFJE

Sekreti i luksit

Trëndafili bullgar ose Trëndafili i Damaskut “Damask Rose”, njihet si kremi i trëndafilit dhe kultivohet në Bullgari prej gati katër shekujsh. Rajoni i njohur si Lëndina e Trëndafilave në Bullgari prodhon performancën më të lartë të esencës së vajit të trëndafilit në botë. Suksesi vjen nga dy gjëra: nga teknikat perfekte të prodhimit si dhe nga vetitë e mrekullueshme të trëndafilit që janë përftuar nga kultivimi brez pas brezi, në këtë zonë të përshtatshme unike dhe gjeografike të Ballkanit.

Nëse bëni kërkime në Instagram, do ta kuptoni se sa shumë njerëz të modës e përdorin atë, në formën e parfumit, apo kremit. Do e gjejmë tek stilistë të vjetër e të rinj.

Përshembull Tom Ford ka prodhuar parfumin Cafe Rose, Yves Saint Laurent ka prodhuar Paris Premieres Roses dhe Narciso Rodriguez ka prodhuar Rose Musc.

Distilimi dhe estrakti nga vaji i trëndafilit bullgar

Vaji i trëndafilit është ndër më të vështirët për t’u distiluar: për të marrë një litër vaj esencial nevojiten 6 ton petale, prandaj çmimi i tij është shumë i lartë. Procesi i distilimit të Trëndafilit të Damaskut bëhet sipas traditës, në enë të mëdha bakri të mbushur me petale trëndafili dhe ujë, ku lihen të zihen nga 60 – 105 minuta.

Me anë të proceseve të kondensimit, merret një vaj shumë i koncentruar, ndërsa uji i marrë nga avullimi distilohet përsëri dhe pastaj rikombinohet me vajin.

Parfumi i këtij vaji është i fortë, por i këndshëm: esenca përdoret si parfum, ndërsa uji i distiluar përdoret si aromatizues për ushqimin, po ashtu edhe për për kujdesin e lëkurës.

Duke qenë se është një esencë me kosto shumë të lartë, shumë prodhues përdorin esenca sintetike për të zëvendësuar esencën bimore, por nuk është e njëjta gjë. Në këtë rast as vetitë estetike, relaksuese apo kuruese të estraktiti nuk janë më të njëjtat.

Lexo edhe: SOFJA, ÇFARE DUHET TE DINI PARA SE TE SHKONI?

Parfum! Po tjetër?

Përfitimet që mund të nxirren nga përdorimi i vajit të trëndafilit janë të shumta. Nëse aplikohet direkt në lëkurë, përbërësit qetësues të këtij ekstrakti luajnë një rol rigjenerues, pasi nxisin elasticitetin e lëkurës dhe luftojnë plakjen. Nëse aplikoni në fëtyre vajin e trëndafilit, në mëyrë të vazhdueshme, do të keni një lëkurë të shëndetshme, të re dhe të freskët.

Vetitë qetësuese të vajit të trëndafilit gjithashtu sjellin përfitime nëse përdoren në masazhe: për shembull, aplikimi në bark me lëvizje rrethore është në gjendje të lehtësojë dhimbjet menstruale.

Këto masazhe janë gjithashtu efektive për deformimet e lëkurës së barkut gjatë shtatzënisë, duke e bërë lëkurën më elastike dhe njëkohësisht më të fortë.

Për më tepër, me thelbin e ëmbël dhe delikat, vaji i trëndafilit prodhon një efekt zbutës, i dobishëm për luftimin e ankthit dhe nervozizmit të shkaktuar nga ndryshimet hormonale.

Nga ana tjetër, esenca e vajit të trëndafilit ka edhe efekt afrodiziak, e aftë për të krijuar harmoni dhe predispozitë për dashuri.
Në përgjithësi, ky është një vaj shumë delikat, është një ekstrakt i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, sidomos për ata që kanë lëkurë të hollë, të brishtë dhe të thatë, të ndjeshme ndaj acarimit dhe skuqjes.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve ose fotove të këtij siti pa lejen e autorëve! Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Mbështet Travelbar….

 

… ne jemi një grup i vogël gazetarësh që punojmë vullnetarisht të sjellim në këtë faqe, shkrime, materiale dhe informacione jokomerciale në interes të publikut. Nëse ky shkrim ju ka pëlqyer, lutemi të mbështesni Travelbar.al me vetëm 1 € – mund ta bëni në pak minuta. Faleminderit!

Title Tooltip
Share this:
Tags:

Add Comment

13 + five =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.