Thursday August 22 2019

Sofja sigurisht nuk është një nga kryeqytetet nga ku duhet nisur vizita për në Europë, pasi ajo nuk ka as rrënojat e Romës, as bukurinë e Parisit, e as bukurinë arkitektonike të kryeqyteteve të tjera europiane, si Praga apo Budapesti.

Por megjithatë, është një qytet shumë intereant për t’u vizituar, për shkak të historisë së saj, epokave që ka kapërcyer, duke përfshirë edhe faktin se ajo e ka ndryshuar tetë herë emrin e saj.

Duke ecur nëpër rrugët e gjera mund të ndeshni mbetjet e regjimit komunist vetëm pak metra nga muret e Serdicës së vjetër (emri i hershëm i qytetit). Mund të shihni Sofjen romake dhe vetëm pak metra më tutje një xhami, apo një banjë turke të transformuar në një muze.

Kishat, muzetë, sheshet dhe rrugët e saj, të ruajtura si s’ka më mirë, e bëjnë këtë qytet të lashtë një destinacion ideal për kombinimin e turizmit të cilësisë me një buxhet mjaft të vogël. Ka shumë atraksione interesante që ofron Sofja; mes tyre, kemi zgjedhur dhjetë pika që ju nuk mund t’i injoroni, nëse vendosni të vizitoni këtë qytet të gjallë.

1. Muzeu Kombëtar i Historisë

Turistët e dhënë pas historisë duhet ta nisin guidën e Sofjes, pikërisht nga ky muze.
Aty ruhen të gjitha thesaret e mëdha të historisë bullgare. Nëse doni të merrni një ide për të kaluarën e vendit dhe të shihni gjurmë të mrekullueshme të artit, vepra artizanale të bukura dhe sende të rëndësishme arkeologjike, ky është vendi i duhur.

Është pak larg nga qendra, prandaj planifikoni më shumë kohë për të arritur atje. Nëpër pavionet, ku secili ju njeh me një pjesë të historisë, do të gjeni që nga objektet e qeramikës, deri tek stofrat dhe kostumet tradicionale, që ndërtojnë historinë e Bullgarisë që nga kohët e hershme deri më sot.

  • Si të shkoni: Me makinë, përgjatë Rrugës 6, për rreth 17 minutia
  • Orari: E hënë – e premte, nga ora 09:00 – 17:30; e shtunë- e diel, nga ora 09:30 – 17:00
  • Çmimi: I plotë 5,10 €; për studentët dhe fëmijët deri në 7 vjeç- 0,50 €

2. Muzeu Historik i Sofjes

Keni akoma më shumë nevojë të mësoni për kryeqytetin bullgar, prandaj duhet patjetër një vizitë në Muzeun Historik të Sofjes. Sugjerojmë që të ktheheni në qendër të qytetit, të hyni në ndërtesën e ndritshme lyer me të verdhë e të kuqe, dikur ish-banjot termale, sot Muzeu Historik i Sofjes. E

kaluara e Sofjes paraqitet në një mënyrë shumë tërheqëse – një tramvaj retro, karroca e artë e mbretit bullgar Ferdinandi I, një dhuratë nga Marie Antoinette, një shtëpi neolitike dhe shumë më tepër objekte të ekspozuar që do t’ju transferojnë në kohë.

  • Si të shkoni: Me makinë, përgjatë Rrugës 6, për rreth 17 minutia
  • Orari: E hënë – e premte, nga ora 09:00 – 17:30; e shtunë- e diel, nga ora 09:30 – 17:00
  • Çmimi: I plotë 5,10 €; për studentët dhe fëmijët deri në 7 vjeç- 0,50 €

3. Katedralja Aleksandar Nevski

Pjesë e rëndësishme e Bullgarisë, janë kishat. Nëse pyesni ndonjë vendas, operator turistik ose njohës të Sofjes se cila është gjëja që tërheq më shumë në kryeqytetin bullgar, përgjigjja ndoshta do të ishte gjithmonë e njëjtë: katedralja Aleksandar Nevski. Kjo arkitekturë e jashtëzakonshme ortodokse, e ndërtuar në stilin neo-bizantin, u ndërtua në vitin 1904 për të festuar çlirimin e Bullgarisë, në nder të ushtarëve rus që ranë në betejë gjatë luftërave kundër hegjemonisë së Perandorisë Osmane. Eshtë ndër kishat më të mëdha ortodokse në botë dhe mban rreth 5000 njerëz brenda.

Struktura e katedrales, është pak të themi, se është monumentale, me 12 këmbanat e saj të shpërndara në një strukturë 50 metra të lartë. Për të mos u humbur një vizitë në në kriptë që mirëpret Muzeun e Artit Antik me ikona, fragmente murale dhe vepra të tjera. Nëse keni mundësi, është më mirë të vizitoni Katedralen në mëngjes herët, para se autobuzët të zbrakojnë me mijëra turistë.

  • Si të shkoni: Nga qendra e qytetit, ecin në më pak se një çerek orë, në drejtim të jug-lindjes, drejt Sheshit Aleksandar Nevski
  • Orari: E hënë – e diel , nga ora 09:00 – 18:00
  • Çmimi: 6 Lev (3 € )

4. Kisha e Shën Sofisë

Pranë katedrales Aleksandër Nevski mund të admironi kishën e Shën Sofisë, që i ka dhënë emrin qytetit. Kisha e Shën Sofisë u ndërtua në shekullin e IV mbi rrënojat e disa kishave të mëparshme në gjurmët e qytetit që njihej si Serdica.

Banorët e donin atë aq shumë sa që në shekullin e 14-të ata vendosën të ndryshonin emrin e qytetit të tyre, duke e quajtur atë Sofje. Për fat të keq gjatë dominimit turk u kthye në një xhami dhe afresket u shkatërruan. E rinovuar, ajo u hap për publikun në 1998. Mos humbisni një vizitë në kripet me pllaka transparente, që ju lejon të ecni mbi nekropolin (mbetjet e kishave dhe qytetit të mëparshëm).

Një kuriozitet: kisha nuk ka këmbanë, prandaj kur ushtria ruse mundi turqit në 1878, banorët ngjitën një këmbanë në një pemë jashtë kishës, për të thirrur popullatën në shërbesë. Këmbana është ende atje dhe kulla e këmbanës nuk u ndërtua kurrë më!

  • Si të shkoni: Nga qendra e qytetit, ecin në më pak se një çerek orë, në drejtim të jug-lindjes, drejt Sheshit Aleksandar Nevski
  • Orari: E hënë – e diel, nga ora 07.00 – 18.00 (nga prilli në tetor) dhe 07.00 – 19.00 (nga nëntori deri në mars).  E hene – pushim
  • Çmimi: 6 Lev (3 € )- për të parë necropolin

5. Rotonda e Sveti Georgi

Këtu gjendet vepra më e vjetër arkitektonike e Sofjes, Rotonda e Sveti Georgi (Shën Gjergji). Pamja është e pazakontë: ndërtesat ku ndodhen zyrat publike formojnë një lloj patkoi që rrethon një kishë me tulla të kuqe me një plan rrethor.

Gërmimet në ajër të pastër dhe mbetjet e Serdikës së lashtë që datojnë në shekullin e katërt, çuditërisht nuk stonojnë me ndërtesat gri prapa tyre, që i përkasin gjysmës së dytë të shekullit të kaluar, përkundrazi, kontrasti nuk është aq i fortë. Ndoshta sepse ngjyrat janë mjaft të buta dhe në këtë përzierje të së shkuarës me të tashmen, ka një lloj harmonie.

  • Si të shkoni: Në qendër të Sofjes, 700 m nga Katedralja. Me metro, ndalesa në Serdica.
  • Orari: 09.00 – 18.00 
  • Çmimi: Gratis

6. Shëtisni në Bulevardin Vitosha

Harroni për një moment muzeumet dhe kishat. Eshtë koha të çlodhni këmbët me një shëtitje frymëzuese. Bëni një shëtitje në Bulevardin Vitosha.

Ky bulevard është zemra e qytetit, plot me kafene, restorante dhe dyqane të nivelit të lartë. Një vend i mrekullueshëm për të parë artistët e rrugës, për të shijuar kafen të dielën në mëngjes, ose thjesht të sodisni njerëzit. Vërtetë një rrugë e bukur, nga e cila shihet një pamje e bukur e malit.

Ajo formon aksin veri-jug të qytetit të vjetër romak. Stacioni i metrosë Serdika është në gjysmë të rrugës dhe ka një muze të hapur ku shfaqen rrënojat e lashta që u zbuluan gjatë ndërtimit të fundit të metrosë.

  • Si të shkoni: Bulevardi  “Vitosha” 6, 1000 Sofia Center, Sofia, Bulgaria
  • Orari: Ne çdo kohe
  • Çmimi: Gratis

7. Sheshi i Tolerancës

Sofja është i vetmi qytet europian që ka vende adhurimi për katër fe të ndryshme, brenda një blloku të vetëm, shumë pranë njëri-tjetrit.

I ashtuquajturi Sheshi i Tolerancës Fetare përfshin kishën ortodokse Shën Nedeleya, Xhaminë Banya Bashi, Katedralen Katolike të Shën Jozefit dhe Sinagogën e Sofjes dhe ata bashkëjetojnë në mënyrë paqësore së bashku.

  • Si të shkoni: Bulevardi  “Vitosha” 6, 1000 Sofia Center, Sofia, Bulgaria
  • Orari: Ne çdo kohe
  • Çmimi: Gratis

8. Statuja e Shën Sofisë

Në të vërtetë nuk është një monument i jashtëzakonshëm, por meriton një vizitë për historinë e saj unike që është e ndërthurur me atë të qytetit: është një statujë në gjysmë të rrugës, një përzierje imazhi e një aktoreje me një statujë greke. Pas rënies së komunizmit, nisur nga nevoja për t’i kthyer simbolet e krishtera në modë, hodhën statujën e Leninit dhe ngritën në piedestal statujën e dedikuar martirëve të shenjtë të Kishës Katolike.

Çështja është se Sofja nuk është quajtur kështu për shenjtorin, por sepse Justiniani dëshironte të paguante haraçin e mençurisë së Zotit (Sophia) në greqisht duke ngritur kishën homonime, nga e cila kryeqyteti mori emrin. Ndonëse dy skulptorët (autorët) kishin qenë të informuar për keqinterpretimin, ata shkuan shumë larg me punën e tyre. Pra, sot këtu është Santa Sofia me gjinjtë e ngritur lart dhe me dy simbole pagane: bufi në njërën dorë dhe kurora e dafinës në dorën tjetër, me të cilën shenjtori nuk pranoi të nderonte, kështu që ajo u vra!

  • Si të shkoni: Në qendër, pranë Pallatit Presidencial
  • Orari: Ne çdo kohe
  • Çmimi: Gratis

9. Tregu i Grave (Zhenski Pazar) dhe Tsentralni Hali

Një nga aspektet interesante që nuk duhet ta humbisni kur vizitoni një qytet të ri. Dhe këtu në Sofje, ndryshe nga ajo që ndodh në qytete të tjera europiane, tregjet kryesisht kanë për qëllim njerëzit që jetojnë atje, jo turistët. Dhe janë të bukur pikërisht për këtë gjë.

Tregu i grave (Zhenski Pazar) mbi të gjitha, ku në mesin e tezgave që ofrojnë fruta, perime, djathë dhe ushqime të ndryshme frymëzon atmosferën e shtëpisë, jetën e përditshme, gjërave dhe momenteve reale. Shikon gjyshërit që bëjnë pazar, fëmijët që hanë dhe duan të shijojnë të gjitha ëmbëlsirat e ekspozuara, zonjat që kërkojnë këshilla për produktet më të freskëta për t’i blerë.

Dhe pastaj, ndoshta më pak autentike, por edhe interesante, tregu i madh, përballë xhamisë, i cili përmbledh pak nga gjithçka që është tipike, që nga erëzat deri tek produktet. Këtu nuk ka tezga, por mini-dyqane të vërteta.

  • Si të shkoni: Në këmbë, duke ndjekur drejtimin e veriut drejt Boulevard Knyaginya Maria Luiza për 4 minuta
  • Orari: Ne çdo kohe
  • Çmimi: Gratis

10. Kisha Boyana

Më shumë se një kënd i ri i qytetit, kjo strukturë ndërtuar nga turqit, deri në fillim të viteve të shekullit XIX, shërbente si pikë e shpërndarjes së ujit. Tani është një zonë e Beogradit shumë elegante dhe e pershtatshme, ideale per blerjet luksoze.

Këtu ndodhet Hotel Moska, hoteli më prestigjioz i qytetin, por edhe dyqane te markave si Emporio Armani, MaxMara e Burberry. Këtu mund ta ndieni veten mjaft rehat, duke drekuar në ndonjë nga restorantet që ndodhen buzë rrugës, ose në njërën nga pastiçeritë e shumta të sheshit.

  • Si të shkoni: Rruga: Boyansko Ezero a Bojana, 30 minuta me makinë nga Sofia.
    Me Autobuzin 63, por mënyra më e shpejtë është me taksi, çmimi nga 7-10 euro.
  • Orari: Nga prilli në tetor 09:30 deri në 17:30. Nga nëntori në mars, nga ora 09:00 deri në 17:00.

  • Çmimi: 10 Luv, 5 €.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

18 − 8 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.