Wednesday December 11 2019

NORVEGJI, NJE TUNEL LUNDRUES DO TE MAHNISE BOTEN

Akujt, fjordet dhe malet e mrekullueshëm e bëjnë Norvegjinë një vend me pamje fantastike natyrore. Por terreni i thyer nuk e bën shumë të lehtë transportin nga njëra pikë në tjetrën. Në bregun perëndimor jetojnë një e treta e 5.3 milionë banorëve të saj dhe një udhëtim prej 1100 kilometrash, nga Kristiansand për në Trondheim, iu merr atyre 21 orë dhe 7 kalime me traget.

Për të përgjysmuar këtë kohë, qeveria norvegjeze po mendon të realizojë një projekt të fjalës së fundit të teknologjisë, i cili do të kushtojë 40 miliardë dollarë.

Plani i saj është të ndërtojë një tunel që kalon tej për tej shkëmbinjve ujorë, ndërsa pjesa më ambicioze është një tunel nënujor lundrues që do të lejojë makinat të udhëtojnë në një thellësi 30 metra nën nivelin e detit.

Nëse ia del të realizojë këtë vepër, Norvegjia do të vendoste një rekord botëror, duke kaluar në këtë nismë shtete si Kina, Koreja e Jugut dhe Italia, të cilat po shohin realizimin e projekteve të ngjashëm. Punimet janë planifikuar të përfundojnë në vitin 2050.

Share this:
Tags:

Add Comment

one + six =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.