Monday July 22 2019

BUDAPEST, SHEN VALENTIN INTIM NE BANJOT TERMALE

A keni menduar se çfarë do t’i dhuroni vetes dhe partnerit tuaj për Ditën e Shën Valentinit? Plafikimi i një udhëtimi kërkon kohë dhe organizim? Paketat e organizuara kushtojnë shumë dhe nuk e përballoni dot? Atëherë ne e kemi zgjidhjen.

Ne duam t’ju japim frymëzim për të gjitha hapat e vegjël, për çdo aspekt të dhuratës suaj, duke sugjeruar se ku të shkoni në Ditën e Shën Valentinit apo se çfarë të bëni në Ditën e Shën Valentinit.

Por, se me kë do të shkoni Ditën e Shën Valentinit, këtë duhet ta vendosni vetë.

Me këshillat tona do të mund të rezervoni gjithçka vete, duke shmangur çmimet e udhëtimeve të organizuara, duke pasur gati itinerarin dhe duke i bërë gjërat në privatësi!

Shën Valentin në banjot termike (llixha)

Kur flasim për banjot termale, ose e thënë në gjuhën e komunikimit masiv, llixha, mendja na shkon tek ca vende me ujë të ngrohtë, andej nga Peshkopia, ku shkojnë gjyshet apo nënat tona që vuajnë nga reomatizma. Ndaj nuk na vjen aspak mirë, nëse pikërisht llixha na propozohet si destinacion romantik për festën.

Por ne na duhet të mësohemi me një koncept krejt tjetër të banjove termale dhe duhet ta ngulim mirë në kokë se banjot termale nëpër Europë janë romantike dhe pikë. Por janë edhe të shëndetshme si dhe një destinacion perfekt për t’iu shmangur rutinës.

Shën Valentini në banjot termike është një dhuratë fantastike që ne e këshillojmë me bindje të plotë. Përveçse ju ofron pushim personal, favorizon edhe intimitet për çiftin, duke iu shmangur kaosit të jetës në qytet.

Të dhuroni një ditë në banjot termike për Shën Valentin, është një opsion mjaft i personalizuar: Ju sugjerojmë Budapestin dhe banjot e tij termale.

Shën Valentin në Budapest

Budapesti është i famshëm për banjot termale dhe elegancën e qytetit. Në shkurt, moti mund të mos jetë i mirë, por kjo gjë nuk do t’ju pengojë aspak, sepse nuk do keni nevojë për diell që të shijoni banjot e mbylluara termale.

Së pari ju duhet të rezervoni fluturimin për në Budapest.


Çfarë të bëni në Budapest

Si ta organizoni udhëtimin? Sigurohuni që të zgjidhni gjithçka bazuar tek shijet tuaja dhe ato të partnerit, pastaj kaloni një ditë të tërë në banjot termale.

Këshilla jonë është që të zgjidhni një nga qendrat më të njohura për banjot termale, Szechenyi SPA Baths, ose Gellert SPA Baths. Duke qenë një nga më të njohurat, nuk është çudi që me vështirësi të gjeni vend, pasi kjo ide dhuratë për Ditën e Shën Valentinit është veçanërisht e pëlqyer dhe nuk është çudi që shumë të tjerë ta kenë bërë të njëjtën zgjedhje me ju.

Çmimet janë të mira: rreth 15 euro për kaluar tërë ditën. Megjithatë, ka shumë mundësi zgjedhjeje: shumë prej tyre kanë zona të përziera me burra / gra, por për siguri ju mund të kontaktoni institucionet për t’u siguruar që përpara prenotimit.

Ku të flini në Budapest

Në këtë pikë ju duhet një vend për të fjetur. Nëse buxheti juaj është pak i kufizuar dhe ju doni që të kurseni diçka nga paratë tuaja (ndoshta ta kaloni festën vetëm me një darkë romantike), rezervojini një dhomë dopio në Maverick City Lodge, një hostel që me çmime konkuruese mund të ofrojë një atmosferë të mirë dhe një vend për të fjetur super të përshtatshëm në qendër!

Nëse dëshironi që gjithçka të jetë e veçantë, atëherë hoteli për ju duhet të jetë ose Klotild Palota, ose Hotel Corintia.

Buda Bar Klotild Palota është i shkëlqyer dhe padyshim i veçantë për përdoruesit, si dhe vendi i përsosur për të vazhduar ditën e spa -së në relaksim ekstrem. Përfundimisht, Kempinski Hotel Corvinus gëzon përshtypje pozitive veçanërisht për pishinën!

Çfarë tjetër duhet të bëni në ditën e Shën Valentinit në Budapest?

Para së gjithash, të merrni një shall të ngrohtë dhe këpucë gjithashtu të ngrohta! Pastaj dilni për të parë qytetin, urat, ishullin Margaret, Kështjellën e Budës, Muzeun e Arteve të Bukura, Pallatin e Parlamentit.

Lexoni itinerarin tonë për të vizituar Budapestin, por le të frymëzoheni nga vendasit dhe të improvizoni pak: ju jeni dy, bashkoni interesat tuaja dhe vendosni se ku do të hani darkë. Por edhe çfarë do të hani për darkë?

Bëni listën tuaj të udhëtimit:

  1. Prenotoni fluturimin për në Budapest
  2. Prenotoni banjot termale në Budapest (rekomandojmë banjot termale Szechenyi dhe banjot termale Gellert) – çmimet: nga 15 Euro
  3. Prenotoni hotelin në Budapest (rekomandojmë: Buda Bar Klotild Palace) – Çmimet: nga 6 euro për një natë
  4. Informoni partnerin për dhuratën tuaj!
Share this:
Tags:

Add Comment

16 − eleven =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.