Monday September 16 2019

SHPIRTI GREK: UZOJA ÇFARE ESHTE DHE SI TA PISH

Pija më e famshme në Greqi është një pije e distiluar me një shije retro, e aftë të befasojë cilindo. Po flasim për uzon, një distilim popullor që përdoret si aperitiv në Greqi dhe është ndër pijet më të dashura për grekët dhe turistët që duan ta provojnë patjetër.

Me etiketat dhe shishet që i ngjajnë pijeve që shiten nëpër baret e lagjeve, uzo prodhohet nga distilimi i mushtit të rrushit dhe aromatizohet me anice ose më rrallë me nenexhik ose karafil. Ky liker nuk ka një histori të lashtë dhe momenti i saktë i lindjes së tij nuk është i njohur mirë, por kjo nuk ka dëmtuar pretendimin tradicional të alkoolit grek. Deri më sot, zona më e madhe e prodhimit është zona e Plomorit, që i përket komunës së ishullit Lesbos.

Ashtu si të gjitha pijet e distiluara ka një përmbajtje të dukshme alkoolike, rreth 40-50 °, por grekët e dinë se si të kënaqen mirë pa tejkaluar masën. Ata e kanë praktikë të zakonshme ta zbusin uzon me pak ujë duke e kthyer në një aperitiv që shuan etjen në vapën e madhe të verës.

Konsumi i uzos është popullor dhe i njohur në të gjitha nivelet e shoqërisë: është një shenjë e qartë e dëshirës për relaksim dhe argëtim, aq sa mund ta quash një pije të padisiplinuar.

Lexo edhe: 10 PJATA QE DUHET T’I PROVONI PATJETER NE ATHINE

Tradita kërkon që uzo të konsumohet në mënyrë spartane, pa nxituar dhe gjithmonë e shoqëruar nga meze të vogla, që kanë si bazë peshkun, oktapodin, sardelet, kallamarin, ose perimet dhe djathin. Mezet duhet të jenë të kripura fort, në mënyrë që të dallohet aroma e fortë dhe ëmbëlsia e uzos.

Një tjetër veçori e këtij likeri është ngjyra e tij, një e bardhë qumështi. Këtu lind pyetja: distilimi nuk qenka transparent? Normalisht që është, por duke u nisur nga loja e kimisë mësojmë se alkooli është një tretës i përsosur për vajrat esenciale që janë të shpërndara në të.

Duke shtuar ujë, ose akull, zvogëlohet fuqia alkoolike e pijeve dhe, si pasojë, vajrat thelbësore shpërndahen në ujë duke e bërë ndryshimin e ngjyrës së pijeve, nga transparente në të bardhë. Vetëm për këtë arsye është e pamohueshme dëshira për të organizuar një aperitiv grek në shtëpi dhe për të mahnitur miqtë me efektin optik.

Përgatitja e një kokteji freskues grek zakonisht është e thjeshtë, sepse nuk ka rregulla fikse, shërbehet vetëm uzo, ujë dhe akull: sasinë mund të zgjidhni ju, sipas shijes dhe sipas faktit se sa e tmerrshme ishte dita. Nëse e pëlqeni shumë uzon puro, ajo është një pije e përsosur si një tretës pas ngrënies dhe në këtë rast duhet të konsumohet pas një vakti të mirë, drekë apo darkë.

Por pavarësisht mënyrës sesi e pini, mos harroni të vendosni Sirtaki si muzikë në sfond, kështu që edhe një shtëpi në periferi të Tiranës, Korçës apo Shkodrës, apo cilitdo qytet tjetër do t’ju shfaqet përballë Mesdheu.

Share this:
Tags:

Add Comment

10 + 10 =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.