Sunday May 19 2019

10 GJERA PER T’U PARE PATJETER NE PARIS

Është e vështirë të shkruash diçka rreth Parisit, që ende nuk është shkruar. Adhuruesit e kryeqytetit francez janë të shumtë, si dhe kundërshtarët e tij. Gjithmonë është konsideruar si qendra e romancës, i njohur edhe si kryeqyteti i të dashuruarve, Parisi rezervon aktivitete të panumërta dhe vende për t’u vizituar, për të gjithë llojet e turistëve.

Ka disa vende që paraqesin piketa thelbësore, në qoftë se keni vendosur të kërkoni dorën e të dashurës sua! Qyteti gjithashtu ka një trashëgimi të madhe kulturore, të shpërndarë në disa muze.

Sekreti për të vizituar Parisin siç duhet, është të jesh i përgatitur për të shmangur kurthet turistike, siç janë restorantet dhe klubet që aplikojnë çmimet stratosferike përballë një cilësie jo të mirë. Një listë e 10 gjërave për të parë në Paris është sigurisht shumë e shkurtër, por është një listë e mirë për të filluar.

Lexo edhe: 10 USHQIME STREET FOOD, QE DUHET T’I HANI PATJETER NE PARIS

1. Lagjia Montmartre

Kjo lagje mund të konsiderohet si një qytet brenda qytetit, me një reutacion jo të mirë. Ajo gjithmonë ka pasur një shpirt rebel dhe harbut. Në vitet 1800 këtu gjendeshin shtëpitë publike dhe klubet ku shkonin artistët pa para dhe borgjezët e mërzitur.

Këtu kanë jetuar Picasso, Van Gogh dhe Modigliani. I famshi Moulin Rouge ndodhej pikërisht këtu! Sot është një ndalesë e pamohueshme për çdo vizitor në Paris dhe, edhe nëse nuk ka më artistë të mëdhenj që e frekuentojnë atë (megjithatë ende është e mundur të shohësh piktorë që pikturojnë), ende është e mundur të ndjesh aromën e një atmosferë të veçantë.

  • Si të shkoni: Metro – Linja 12 ndalesa Jules Joffrin ose Abesses, Linja 2: Anvers ose Pigalle, pastaj teleferiku që do t’ju çojë deri në zemër të lagjes. Autobuzi 30, 31, 54, 80, 85, Montmartrebus.
  • Orari: nga e marta deri të dielën, nga ora 09.30 deri në 18.00, e enjte mbyllja në 21.45
  • Çmimi për biletat: bileta e plotë 12 Euro, e reduktuar 9 Euro. Falas të dielën e parë të muajit.

2. Musée d'Orsay

I vendosur në qendër të qytetit, ekzaktësisht përgjatë lumit Senna, ky muze është shumë i dashur për vizitorët, për shkak të karakterit të tij të lashtë dhe të çmuar.

Vetë ndërtesa është një vepër arti, me arkitekturën e saj moderne, ku gjithashtu mund të dallohet edhe struktura e postës së vjetër të Parisit, ndërtuar në vitin 1990.

Adhuruesit e artit, mund të vlerësojnë të gjitha veprat e artistëve të mëdhenj të vendosura në Muze, që nga lulëkuqet e Mone-së deri tek autoportreti i Van Gogh-ut apo vajzat tahitiane të Gauguin.

  • Si të shkoni: Metro-Linja 12 ndalesa Solférino, shërbimi hekurudhor urban i Parisit (RER) duke marrë linjën C deri tek stacioni “Musée d’Orsay”. Autobuzi 24, 63, 68, 69, 73, 83, 84, 94.
  •  Orari: Nga e hëna deri të dielën, nga ora 09.30 deri 18.00, të enjten mbyllja në 21.45.
  • Çmimi për biletat: Biletë e plotë 12 Euro, bileta për fëmijë 9 Euro. Falas të dielën e parë të muajit.

3. Muzeu i Louvre

I famshëm pasi aty ndodhet La Gioconda, Louvre (Luvri) është shumë më tepër, prandaj ne ju sugjerojmë të mos hezitoni, por të shkoni menjëherë për ta parë atë.

Muzeu është i mrekullueshëm dhe nuk mjafton një ditë për ta parë. Prandaj ju këshillojmë që nëse ndodheni në Paris vetëm për një ditë, mos hyni fare pasi do ta kaloni gjithë ditën aty, pa parë asgjë tjetër dhe pa e shijuar të tërë muzeun.

Ia vlen të hyni tek Louvre nëse keni mundësi të kaloni 4-5 ditë në Paris. Në të kundërt, lëreni për një herë tjetër.

  • Si të shkoni: Metro- linja 6, ndalesa Bir-Hakeim, Linja 9 ndalesa Trocadero. RER Linja C, ndalesa Champs de Mars – Tour Eiffel.
  • Orari: Nga gjysma e qershorit deri në shtator, i hapur çdo ditë, nga ora 09.00 deri në mesnatë. Ndërsa gjithë ditët e tjera të viti nga ora 09.30 alle 23.00

  • Çmimi për biletat: Hyrja + ashensori për katin e dytë: të rriturit 11 Euro, të rinjtë nga 12 deri 24 vjeç 8.50 Euro, fëmijët nga 4 deri 11 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuar 4 Euro.                                                                                                                                            Hyrja + ashensori për katin e fundit: të rriturit 17 Euro, të rinjtë nga 12 deri 24 vjeç 14.50 Euro, fëmijët nga 4 deri në 11 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuar 8 Euro.

4. Kulla Eiffel

Simboli i Parisit dhe njëkohësisht simbol i të gjithë vendit Kulla Eiffel, është ndërtuar me 8038 copa metali dhe ka përfunduar së ndërtuari më 31 mars 1889.

E destinuar për t’u shkatërruar vetëm pas dy vitesh, ajo i ka rezistuar kritikave dhe poshtërimit dhe mbetet padiskutim një nga atraksionet më të vizituara në qytet. Çdo vit ajo vizitohet nga mbi 6 milion vizitorë. Fotografitë poshtë saj janë një domosdoshmëri për çdo kend që viziton Parisin.
Këshilla është që ta vëzhgoni edhe në errësirë për të shijuar ndriçimin dhe e kullës me drita që fillon çdo orë dhe zgjat rreth 10 minuta.

  • Si të shkoni: Metro Linja 6, ndalesa Bir-Hakeim, Linja 9 ndalesa Trocadero. RER Linja C, ndalesa Champs de Mars.

  • Orari: Nga gjysma e qershorit deri në shtator e hapur në të gjitha ditët, nga ora 09.00 deri në mesnatë, të gjithë ditët e tjera nga ora 09.30 deri në 23.00.
  • Çmimi për biletat: Hyrja + ashensori për katin e II: të rriturit 11 Euro, të rinjtë nga 12 deri në 24 vjeç 8,50 Euro, fëmijët nga 4 deri në 11 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuar 4 Euro.
    Hyrja + ashensorin për katin e fundit: të rriturit 17 Euro, të rinjtë nga 12 deri në 24 vjeç 14,50 Euro, fëmijët nga 4 deri në 11 vjeç dhe personat me aftësi të kufizuar 8 Euro.

5. Quartiere Latino

Edhe pse emri i lagjes sugjeron një atmosferë tipike braziliane, spanjolle dhe portugeze, zona është tipike franceze, por shumë aktive dhe e gjallë.

Mes elementeve ekzotikë të kësaj lagjeje spikat Instituti i botës arabe ( themeluar në 1987 për të bërë të njohur dhe për të mbrojtur kulturën arabe) dhe restorantet mbi sheshin Saint-Michel, ku shitet kebab (qebapë).

Ndodhet një numër shumë i madh kafenesh dhe baresh të hapura 24 orë në ditë, gjatë gjithë vitit, ku frekuentojnë më së shumti studentë dhe pedagogë nga Universiteti i Sorbonne-s aty pranë.

Lexo edhe: SHAKESPEAR AND COMPANY, LIBRARIA ME E FAMSHME NE BOTE

  • Si të shkoni:Në këmbë përmes Pont Au Doble, Petit Pont dhe Pont Sain Michel. Metro Linja 4, ndalesa St Michel, Linja 10 Cluny – La Sorbonne

  • Orari: Në çdo kohe
  • Çmimi për biletat: Gratis

6. Katedralja e Notre-Dame

Përballë kësaj katedraleje misterioze dhe elegante gjendet qendra e Francës. Në fakt, ekziston një yll bronzi, përmes të cilit llogariten distancat rrugore të të gjithë vendit. Për të ndërtuar këtë katedrale, paratë u kërkuan dhe u gjetën në të gjithë Parisin nga banoret e tij!

Katedralja ka kaluar nëpër kohë të lumtura, por edhe të errëta, deri në ringjalljen përfundimtare, falë romanit të Victor Hugo me të njëjtin emër. Katedralja gjithashtu përmban relike të rëndësishme për besimin e krishterë, duke përfshirë një gozhdë të pretenduar që i përket kryqit ku vdiq Jezu Krishti dhe kurorën e tij të gjembave.

Lexo edhe: 10 FAKTET E “PADJEGURA” TE NOTRE DAME DE PARIS

  • Si të shkoni: Metro Linja 4, ndalesa Cité ose Saint-Michel, Linja 1 dhe 11, ndalesa Hôtel de Ville, Linja 10, ndalesa Maubert-Mutualité ose Cluny – La Sorbonne, Linja 7, 11 dhe 14, ndalesa Châtelet. RER: Linja B, ndalesa Saint-Michel – Notre-Dame, Linja C, ndalesa Saint-Michel – Notre-Dame. Autobuzi 21, 24, 38, 47, 85, 96

  • Orari: Hapur nga ora 08.00 deri me 18.45, të shtunën dhe të dielën deri në 19,15. Kullat janë të hapura nga data 1 prill deri më 20 shtator, çdo ditë nga ora 10.00 deri në orën 18.30, në korrik dhe gusht të premten dhe të shtunën mbyllen në 23.00, nga 1 tetori deri më 31 mars nga ora 10.00 deri në 17.30. Mbyllen më 1 janar, 1 maj dhe 25 dhjetor.

  • Çmimi për biletat: Hyrja është e lirë, bileta për hyrjen në kulla kushton 8 euro në tërësi dhe 5 euro çmim i reduktuar.

7. Pallati i Versailles

Të gjithë fëmijët e viteve tetëdhjetë dhe nëntëdhjetë e kujtojnë me siguri filmin e animuar Lady Oscar. Ngjarjet e tij ndodhin shpesh në këtë pallat madhështor, në oborrin dhe në kopshtin e tij.

Pallati i Versajës është një nga pallatet më të bukura dhe më të mëdha në botë! Kapriçozi Mbreti Diell, Louis XIV, dëshironte fort një pallat të denjë për jetën e tij të zjarrtë, ku mund të strehohej nga komplotet që fisnikët parizienë organizonin kundra tij.

Dhomat e pallatit u emëruan me emrat e planeteve dhe salla qendrore, ku mbreti ulej në fronin e tij, quhet Salloni i Apollo-s (Salloni i Perëndisë së Diellit).

  • Si të shkoni: RER Linja C5, ndalesa Versailles Rive Gauche.

  • Orari: Nga 1 prilli deri më 31 tetor, Pallati është i hapur çdo ditë nga ora 09.00 deri në orën 18:30, i mbyllur çdo të hënë dhe me darë 1 maj. Pallatet e Trianonit dhe Shtëpia e Marie Antoinette janë të hapura çdo ditë nga ora 12.00 deri në orën 18:30, të mbyllura çdo të hënë dhe 1 maj.Kopshtet janë të hapura çdo ditë nga ora 08.00 deri në orën 20:30, të mbyllura në orën 17:30 të shtunën gjatë shfaqjes së shatërvanit, mbyllet në orën 18:30 me datat 14 dhe 15 korrik.
    Parku është i hapur çdo ditë nga ora 08.00 deri në orën 20:30. Në sezonin e ulët, prej 1 nëntorit deri më 31 mars, Pallati është i hapur çdo ditë përveç të hënës nga ora 09.00 deri në 17:30. Pallatet e Trianonit dhe Shtëpisë së Marie-Antoinette çdo ditë përveç të hënës nga ora 12.00 deri në 17:30. Kopshtet dhe parku janë të hapura çdo ditë nga ora 08.00 deri në 18.00. 
  • Çmimi për biletat: Hyrja në Pallatin Mbretëror 18 Euro, Bileta Passepartout 1 ditë për të gjithë Versailles 20 Euro, Bileta Passepartout 1 ditë + Ujërat e Mëdha Muzikore +Kopështet Muzikore 27 Euro.

8. La Sainte-Chapelle

Për të ruajtur denjësisht një nga pjesët e kryqit ku vdiq Jezusi, një nga thonjtë që plagosën duart dhe kurorën e Krishtit, mbreti shumë katolik, Louis IX, ndërtoi të mrekullueshmen Sainte-Chapelle. Edhe pse reliket ende nuk janë njohur si autentike nga Kisha.

Ajo ende ruan një magjepsje jo vetëm shpirtërore, por edhe estetike, falë arkitekturës së saj gotike, xhamave plot ngjyra që shtrihet mbi 600 metra katrorë dhe prezencës së mbi 1000 skenave të ilustruara biblike që nga Kopështi i Edenit deri tek Apokalipsi.

  • Si të shkoni: Metro Linja 4, ndalesa Citè. RER Linja B dhe C, ndalesa St-Michel Notre-Dame. Autobuzi linja 21, 27, 38, 85, 96.

  • Orari: Nga 1 mars deri më 31 tetor çdo ditë nga ora 09.30 deri 18.00, nga 1 nëntori deri më 28 shkurt çdo ditë nga ora 09.00 deri në 17.00. Mbyllur më 25 dhjetor, 1 janar dhe 1 maj

  • Çmimi për biletat: Të rriturit 10 Euro, i reduktuar 8 Euro, falas për fëmijët nën 18 vjeç dhe për ata nën 26 vjeç që jetojnë në një nga vendet e Bashkimit Europian.

9. Tregu i pleshtave të St-Ouen

Një ndalesë ideale për të gjithë dashamirësit e antikave, por edhe për ata që duan shporta të të gjitha llojeve, ndoshta edhe të vjetra.

Tregu zhvillohet të shtunave, të dielave dhe të hënave dhe tërheq qindra shikues që kërkojnë për blerje të mëdha ose ndonjë suvenir origjinal dhe të çuditshëm.

Ju do të shihni shitjet e organizuara sipas seksioneve, që përfshijnë libra, mobilje, veshje, por edhe muzikë dhe disqe.

  • Si të shkoni: Metro Linja 4, ndalesa Porte de Clignancourt, ose Linja 13, ndalesa Garibaldi.

  • Orari: Hapur e shtunë nga 09.00 deri në 18.00, të dielën nga ora 10.00 deri në 18.00 dhe të hënën nga 11.00 deri në 17.00.
  • Çmimi për biletat: Hyrja pa pagesë.

10. Harku i Triumfit

Është një monument i kërkuar nga Napoleon Bonaparti për të festuar veprat e tij ushtarake, në veçanti fitoren në betejën e Austrerlitz.

Perandori dhe ushtarët e tij kurrë nuk arritën të kalonin përmes tij (ndërtimi përfundoi 30 vjet më vonë), të paktën në jetë, pasi Napoleoni arriti të kalonte, por vetëm një herë – në arkivol për t’u djegur dhe për t’u transportuar në Les Invalides (ndërtesa ku ndodhet varri i Napoleonit.

Në Hark ndodhet gjithashtu një muze i vogël që mban disa objekte, të cilat datojnë që nga periudha e Luftës së Parë Botërore dhe të tjera që i përkisnin Napoleonit.

  • Si të shkoni: Metro linja 1, 2 dhe 6, ndalesa tek Charles de Gaulle – Étoile. Autobuzi 22, 30, 31, 52, 73, 92. RER, ndalesa Charles de Gaulle. 
  • Orari: Linjat e metrosë 1, 2 dhe 6, ndalet në Charles de Gaulle – Étoile. Autobuzi nr. 22, 30, 31, 52, 73, 92. RER, ndalesa në Charles de Gaulle. 
  • Çmimi për biletat: E plotë 8 euro, e reduktuar 5 euro.

© Ndalohet kopjimi ose riprodhimi i të gjithë materialeve, si tekst apo audio, ose fotove pa lejen e autorëve!

Për fotot ilustruese, ndonjëherë jemi të detyruar të përdorim fotografi nga interneti. Nëse kjo gjë prek interesin e personave të interesuar, na sinjalizoni dhe ne menjëherë do i heqim ato!

Share this:
Tags:

Add Comment

eighteen + seven =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.