Sunday May 19 2019

NESE KE TE FTOHTE NE SUEDI, ESHTE MURI I MIRESISE

Uppsala, në Suedi, është ngritur “muri i mirësisë”, një inisiativë bamirësie për të dhuruar një rrobë të ngrohtë për atë që ka nevojë.
Bëhet fjalë për një inisiativë të një agjencie të pasurive të patundshme, që është pagëzuar si “muri i mirësisë”.

Muri i mirësisë inkurajon njerëzit që të dhurojnë (sidomos në muajt e ftohtë të vitit) rrobat që nuk përdoren më, në mënyrë që njerëzit me më pak fat të mund t’i përdorin për të mbrojtur veten nga temperaturat e ulëta. Në një nivel më praktik, është një mur me grepa dhe varëse rrobash të vendosura jashtë në rrugë, ku çdokush që dëshiron mund të lërë veshjet, rrobat e ngrohta që pastaj mund të merren nga më nevojtarët.

Me sa duket, “muri i mirësisë” i parë u shfaq në Iran, me iniciativën e një anonimi. Motoja e iniciativës ishte “Leave If You Do Not Need”, domethënë “Lëreni nëse nuk jeni nevojë”. Fenomeni bamirës, pas debutimit të tij në Iran, filloi të përhapej në pjesë të tjera të botës, si në Pakistan, Kinë dhe tani në Suedi.

Në Uppsala, Suedi, muri i mirësisë u shfaq para Krishtlindjeve 2018. Në rrugë u shfaq një kub maxi, i dekoruar me dritat e Krishtlindjeve ku me të kuqe shkruheshin fjalët: “Muri i Mirësisë” dhe “Merrni një rrobë nëse keni ftohtë. Lëreni një rrobë nëse nuk e përdorni më!” Për të sponsorizuar idenë erdhi në ndihmë një agjenci lokale e pasurive të patundshme, e cila zgjodhi të reklamonte veten në këtë mënyrë origjinale, duke i kushtuar vëmendje nevojtarëve që u përballën me ftohtësinë e akullt të dimrit.

Fotot janë shfaqur në internet dhe qytetarët suedezë, u janë përgjigjur pozitivisht thirrjes që promovon iniciativën për bamirësi duke lënë një pallto ose rroba të tjera të ngrohta në murin e mirësisë.

Share this:
Tags:

Add Comment

5 − two =

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.